Image 01 Image 02 Image 03 Image 03

Dėmi dhe dobia e ngjarjeve tė Marsit

Autor: Kushtrim Gashi E mėrkure 17 Mars 2010 15:06 PM

 

Gjashtë vjet më parë, në vendin tonë, në një fshat të qytetit të Mitrovicës ishin mbytur tragjikisht tre fëmijët shqiptar, ngjarje e cila tronditi të gjithë opinion shqiptar.

Çdo gjë kishte filluar kur fëmijët shqiptar të fshatit Qaber duke ikur nga kriminelet serb, të cilët ua kishin vërsulur qentë, në pamundësi që të iknin kishin dy rruge dhe të vetme, të qëndronin në vend dhe të shihnin vdekjen me sy, përkatësisht të vriteshin nga hordhitë serbe apo të zhyteshin në lumin Iber që të mos bien në duart e kriminelëve serb, të cilët i ndiqnin.

Si duket ata e zgjedhën këtë të fundit, ku u zhyten në lum në mënyrë që ta kalonin atë, por nuk arritën dot dhe si pasoje 3 fëmijët shqiptar në mënyrë tragjike humben jetën në lumin Iber.

Pastaj më të dëgjuar lajmi ditën e nesërme në qytetin e Mitrovicës, pra me 17 Mars, ditë e mërkurë (sikurse dita e sotme) qytetaret shqiptar të revoltuar më mbytjen e tre fëmijëve shqiptar filluan protestat në qendër të qytetit, ku më pas thyen barrikadat e KFOR-it dhe UNMIK-ut dhe kaluan në pjesën veriore të qytetit ( i cili është i ndarë edhe sot), duke filluar përleshjet më serbet e asaj pjesë dhe si pasoje e kësaj u vranë dhjetëra shqiptar dhe u plagosen qindra të tjerë.

Gjithashtu atë bote edhe në qytetet tjera të Kosovës në shenjë solidarizimi më qytetaret e Mitrovicës filluan protestat, të cilat në fillim ishin të qeta dhe më pastaj eskaluan në gjithë Kosovën, filluan demolimet dhe djegiet e veturave të UNMIK-ut, (por jo edhe të KFOR-it) dhe kjo dhune vazhdoj deri në orët e mbrëmjes.

Pra më 17 Mars revolta ishte e drejtuar kundër UNMIK-ut më të drejtë, por me 18 Mars ishin implikuar shërbime të huaja sekrete, të cilat kishin drejtuar revoltën e qytetareve në dem të Kosovës dhe të ardhmes së saj. Atë kohë edhe pse të gjithë krerët e institucioneve vendore dhe liderët e partive politike, së bashku më faktorin ndërkombëtar ju benë apel qytetareve të Kosovës në ndaljen e dhunës, prapë se prapë vazhdoj revolta.

Qytetaret e Kosovës në të gjitha viset e saj shkatërruan jo vetëm makinat e UNMIK-ut, por edhe filluan djegiet e shtëpive dhe kishave në të gjithë qytetet e Kosovës, si shenjë pakënaqësie ndaj mbytjes së fëmijëve shqiptar dhe status qoes së atëhershme.

Djegia e shtëpive, kishave dhe manastireve ishte gabimi më i madh i cili na kushtojë shumë dhe sot e asaj dite ballafaqohemi më këto probleme. Këto manastire dhe kisha nuk ishin djegur në luftën e UCK-së, për dy arsye dhe atë se përfaqësonin kultin si dhe këto monumente të cilat sot konsiderohen si monumente ortodokse serbe, siç pretendohet nga ana e serbeve, ishin monumente të moçme iliro-arbërore.

Të mos harrojmë se si rezultat i këtij gabimi, kishat dhe manastiret më paktën e Ahtisaarit u serbizuan dhe fituan statusin e zonave eksterritoriale, duke përvetësuar qindra hektar tokë.

Vlen të përmendet së Kreu i atëhershëm i Qeverise së Kosovës Bajram Rexhepi dha një kontribut të çmueshëm në uljen e tensioneve.

Shkaqet qe quan në shpërthimin e trazirave të marsit para gjashte vitesh ishte pakënaqësia e qytetareve më gjendjen e cila mbretëronte atë kohë.

Ana tjetër e këtyre ngjarjeve është se për nxitjen e trazirave atë botë u fajësuan mediet, ku Komisioneri i përkohshëm i medieve kritikoj ashpër tri televizionet nacionale për transmetimin e ngjarjeve, të cilat sipas tij i kishin nxitur televizionet kombëtare që kanë berë ndërprerjen e programit të rregullt dhe kanë mbuluar akte dhune, ku sipas tij kanë ngritur tensione ndërqytetare. Poashtu për mbulimin e ngjarjeve të marsit, kritika në drejtim të medieve patën ardhur edhe nga OSBE-ja.

Një vlerësim i tille i Komisionerit të përkohshëm të medieve dhe të OSBE-së, atë bote, për mbulimin ngjarjeve të marsit ishin të paragjykuara, më të cilat paragjykime tentonin t’i venin nën kontroll televizionet nacionale, posaçërisht transmetuesin publik.

Komisioneri i përkohshëm i medieve në vend se t’i mbronte televizionet, ai i akuzonte ato padrejtësisht, duke ua hedhur fajin për dhunën e marsit.

Kjo dhune patë shpërthyer sepse qytetaret e Kosovës ishin të pakënaqur më proceset e ngadalshme të cilat po zhvilloheshin në vendin tonë, duke filluar stagnimi ekonomik, burgosja e çlirimtareve, ndarja e qytetit të Mitrovicës, mos definomi i statusit final të Kosovës e deri të mbytja tragjike e fëmijëve shqiptar në lumin Iber.

Për këto akte dhune të cilat patën ndodhur në vendin tonë, fajtoret e vetëm dhe dështim plotë ishin administrata e përkohshme ndërkombëtare dhe Institucionet e përkohshme të Vetëqeverisjes, ndërsa të vetmit të cilët nuk dështuan dhe raportuan drejtë dhe saktë ishin mediet.

Dhe në fund mund të konkludojmë se ngjarjet e marsit të vitit 2004 përveç pasojave që ja sollën Kosovës dhe dobësuan pozitën e saj në arenën ndërkombëtare, ato edhe përshpejtuan pavarësinë e saj.

 

Autori është student i fakultetit Juridik në studimet postdiplomike-Master, drejtimi civil si dhe absolvent në departamentin e shkencave politike dhe administratës publike të UP-së.

Opinionet e autorėve nuk paraqesin domosdoshmėrisht edhe opinionin e redaksisė sė portalit www.mesazhi.com


Për të dërguar koment së pari duhet të Kyçeni ose të Regjistroheni në mesazhi.com

Arkivi i autoreve