Image 01 Image 02 Image 03 Image 03

Devijimi i trasės sė autostradės, domosdoshmėri

Autor: Kushtrim Gashi E hėne 15 Shkurt 2010 09:15 AM

 

Me 19 janar në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës ishte miratuar vendimi i komitetit ndërministror për të shpallur fituesin për ndërtimin e autostradës Vërmicë-Merdar, ku nga 7 komapanit parakualifikuese ishin seleksionuar dy kompani me renome ndërkombëtare konzorciumin Bechtel & Enka dhe Strabag.Këto kompani kishin bërë edhe ofertat e tyre, që ndryshonin nga njëra tjetra jo vetëm nga traseja, por edhe nga kostoja.

Strabag kishte bërë ofertën për ndërtimin e autostradës sipas projektit cili ekzistonte shumë kohë me parë dhe i cili kalonte nga Merdarja, Prishtina, Lipjani, Suhareka, Prizreni, Vërmica dhe kostoja e tërë kësaj, sipas kësaj kompanie me tunele do të kushtonte 1 miliard e 300 milion euro.

Oferta e konzorciumit Bechtel & Enka ishte projekt sipas të cilit eliminoheshin tunelet dhe traseja kalonte nga Merdarja, Prishtina, Sllatina që lidhte aeroportin dhe kalonte nga rruga ekzistuese në Komoran, Arllat, ku me pastaj vazhdonte drejtë Malishevës, Suharekës dhe Prizrenit, gjë që buxhetit të Kosovës kjo ofertë ia kursente 500 milion euro.

Meqenëse oferta e kompanisë Bechtel & Enka ishte me e favorshme dhe në dobi të vendit tonë, vendimi i komitetit ndërministror që të filloj bisedimet me ketë kompani për ndërtimin e autostradës së kombit ishte shume i drejtë.

Ky vendim ishte mirëpritur nga qytetarët e Kosovës sepse me në fund ëndrra e jetësimit të rrugës së kombit, po behët realitet dhe jo vetëm kaq, por një projekt i tillë madhor do të ketë ndikime shumë të leverdishme në fushën ekonomike, kulturore, komunikuese dhe politike.

Mirëpo akoma pa përfunduar bisedimet me kompaninë Bechtel & Enka për ndërtimin e autostradës, filloj edhe tentimi për politizimin e këtij projekti nga ana e disa partive politike, duke shikuar vetëm eksperiencat e disa shteteve të rajonit gjatë shekullit të kaluar dhe devijimin e trasesë së rrugës si jo të arsyeshme.

Një gjë duhet ta kemi të qarte së duhet mënjanuar interesat e grupeve të caktuara në projekte madhështore dhe duhet të shikojmë së pari interesin kombëtar, së dyti interesin ekonomik dhe së treti interesin integrues në Bashkimin Evropian.

Në njërën anë rrethanat në vendin tonë ndryshojnë dukshum në krahasim me disa vende të rajonit dhe atë në dobin tonë, ndërsa në anën tjetër devijimi i trasës së rrugës është ofertë e kompanisë e jo e Ministrisë, si dhe nuk është hera e parë që shikohet si alternative devijimi, sepse dihet botërisht që shumë vite me parë nga drejtoria e rrugëve të Kosovës ka pasur alternativa të tilla në menyrë që t’i iket terrenit të vështire dhe kostos sa me të lartë.

Megjithatë të mendojmë për një moment nëse do të fitonte kompania Strabag, projekti i së cilës ka qen ai me tunele.Në pjesën e terrenit të vështire prej 25 kilometra oferta e kompanisë ishte, se 1 kilometër tunel do të kushtonte 20 milion euro, ndërsa 25 kilometra gjithsej 500 milion euro.Pastaj terë kësaj ku të ia shtosh punët shtesë (nëse do të dilte ndonjë e papritur) dhe mirëmbajtja e tuneleve, pjese e së cilës do të ishin kamerat e sigurisë, personeli 24 orë, energjia elektrike non stop etj etj, të gjitha këto sipas eksperteve të komunikacionit, do t’i kushtonte Kosovës 30 milion euro në vit.

Kur dihet se financimi i autostradës e cila do të ja mundësoj Kosovës daljen në detin Adriatik do të bëhet përmes partneritetit publiko-privat, përkatësisht një pjesë do të financoj shteti dhe pjesa tjetër përmes kredive, atëherë kostoja e rrugës me tunele për vendin tonë do ishte e papërballueshme dhe do t’i futeshim në borxhe të mëdha edhe gjeneratat e ardhshme.

Pra duke marrë parasysh se tunelet ndërtohen vetëm nëse nuk ka zgjidhje tjetër, gjëgjësisht kur nuk mund tu shmangesh dhe kostoja e tyre shumë e lartë për buxhetin tonë, atëherë mund të konkludojmë se devijimi i trasesë së autostradës është i domosdoshëm për dy arsye, së pari, ky devijim, Kosovës ja kursen rreth 500 milion euro dhe së dyti, Kosova nuk do të mund të përballon një kosto aq të lartë, gjë qe do të pamundësohej ndërtimi i autostradës së kombit e cila edhe për një kohë do të mbetej vetëm një ëndërr e bukur.

Nëse duam që rruga e bashkimit të jetësohet, atëherë të shpallet fitues konzorciumi Bechtel & Enka, e cila njihet për projektet e saja në Lindjen e Mesme, Kanada, Rusi, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe të fillojnë punimet në Marsin e lavdishëm.

 

Autori është student i fakultetit Juridik në studimet postdiplomike-Master, drejtimi civil, si dhe absolvent në departamentin e shkencave politike dhe administratës publike në UP.

Opinionet e autorėve nuk paraqesin domosdoshmėrisht edhe opinionin e redaksisė sė portalit www.mesazhi.com

Komentet

Ky artikull eshte komentuar 3 here
  • blerina E diel 21 Shkurt 2010 19:14

    Valla ti zotni koke zedhendes i fort i qeveris thaqi po ku pe di ti se qfar qellimi ka ky devijim ku ende nuk asht shiku mir nga kjo firm dhe sa kushton ky projekt e ti po thu kushton 300 milion ero me shtrejt . brravo brravo

    Reply

  • shala E marte 23 Shkurt 2010 17:07

    Z blerina ky djalosh per moshen qe paska nga foto ,po me duket se nuk po e lenka pa e shti hunden gjithkund ,po besoj se shum shpejt i skuqet ,Ky jo qe qenka nje zagar i qeveris ,po nje pjate lepiresi thaqit .Keti i paska mbetur me e paraqit qmimin e rruges .Ky djalosh keto i ka te pregaditura veq i shpalos per t,i matur pulsin popullates .Komenti i im,esht :shko shko e meso ma mir e mos i rras hundet ku nuk e kije vendin ,se nje selam ta dergova per thaqin dhe shtepite publike te tij e sa i ke kuptuar nuk e di .

    Reply

  • Leli E mėrkure 24 Shkurt 2010 15:26

    Pse mi lodh njerzit me mesazhe te tilla si ky ngase sen nuk dihet se qka ka mu ba a ka mu shtru edhe nese shtrohet sa shtrohet edhe qka bahet ky djalosh i jep qmimin rruges po ky nuk jep pergjegjsi per problemet e rruges me vone e mase nuk jep kurrfar pergjegjsie mos i lodh njerzit me prralla. sa studentin e ka prishtina sa punimi Seminarik shkruhet gjat dites mi publiku krejt sikur ti e mu ba krejt na u kish dasht shum kohe mu mirr me lexime plot punime por ktu duhet te postohen te rendesishme nese jam i vetmi qe kerkoj nje gje te tille ateher mos e miratoni mendimin tim nese kam perkrahes ateher beni diq.

    Reply

REGULLAT E KOmentIMIT
  1. Komenti te kete lidhje me temen.
  2. Ndalohet perdorimi i fjalorit ofendues.
  3. Redaksia e portalit mesazhi.com mbane te drejten e fshirjes se komenteve te papershtatshme.
karaktere te mbetura.

Arkivi i autoreve