Para disa javësh një grup intelektualesh përmes një letre të hapur adresuar presidentit shqiptar, Bamir Topi kërkuan qe të gjithë shqiptareve brenda kufijve të Shqipërisë etnike dhe në diasporë t’u jepet shtetësi shqiptare. Një vendim të tillë kërkuan nga presidenti përmes një dekreti qe do t’ua mundësonte shqiptareve jashtë kufijve të Shqipërisë londineze të pajisen me pasaporta të shtetit shqiptar.
Një kërkesë e tillë e intelektualëve shqiptar u mirëpritë nga të gjithë shqiptaret si në Kosovë, Maqedoni, Mal te Zi, Preshevë dhe Diasporë.
Mirëpo patë edhe një pjese të qytetarëve dhe analistëve qe e cilësuan këtë ide si të vonuar dhe të panevojshme, duke theksuar se “pajisja me pasaporta të Shqipërisë në kohën kur shqiptaret e Maqedonisë, Serbisë, Malit te Zi tanimë i kanë pasaportat biometrike qe lëvizin pa viza dhe në kohën kur Kosova është në proces të liberalizimit të vizave, nuk është ide e qëlluar.”
Në kohën kur shqiptaret në Maqedoni diskriminohen dhe vazhdimisht provokohen nga Maqedonasit, në kohën kur shqiptareve të Luginës së Preshevës iu mohohen të drejtat elementare për jetuar nga shteti Serbë, në kohën kur shqiptaret në Mal te Zi konsiderohen si qytetarë të dorës së dytë, në kohën kur shqiptaret e Kosovës për shkaqe ekonomike janë duke u pajisur me pasaporta të Serbisë, me shprese se do të mund të punësohen në shtetet e BE-së, në mënyrë qe të rrisin mirëqenien ekonomike të tyre dhe familjeve të tyre, atëherë cila do të ishte zgjidhja më e mirë? Padyshim Zgjidhja më e mirë dhe e domosdoshme është pajisja me pasaporta shqiptare, ku shteti Shqiptar do t’i fuste nën ombrellën e tij të gjithë shqiptaret si dhe do t’ua lehtësonte jetën e tyre.
Megjithatë dikush do të mund të thoshte se një vendim i tillë do të shkaktonte shpërnguljen e shqiptareve drejtë Shqipërisë londineze?
Assesi përgjigja nuk do të jetë e komplikuar, por shumë e qartë për të shpjeguar dhe atë si dëshmi konkrete i kemi tri luftërat qe ndodhen në hapësirat shqiptare, ku si pasojë e dhunës, represionit, gjenocidit, një pjesë e shqiptareve u shpërngulen, por pas mbarimit të luftërave Çlirimtare shqiptaret me entuziazmin më të madhë u kthyen dhe treguan shembullin më të mirë se si duhet atdheu. Prandaj kur në kohë luftë nuk u shpërngulen nga trojet e tyre, po tani as qe ekzistojnë gjasat më të vogla të ndodh një gjë e tillë.
Fitimi i shtetësisë shqiptare do të ishte privilegj dhe në dobi të të gjithë shqiptareve sepse në njërën anë personat bipatrid (dy e me tepër shtetësi) janë vetëm ata persona qe tregojnë zotësi dhe shkathesi në fusha të ndryshme të jetës, si në kulturë, sport, dituri etj, andaj edhe u jepet shtetësia e dytë, kurse në anën tjetër jemi koshient se shumë vende të Evropës juglindore ia kanë mundësuar bashkëkombësve të tyre qe të kenë edhe shtetësinë e dytë, siç kemi rastin me Rumaninë, Bullgarinë, Serbinë, Maqedoninë etj.
Tek e fundit presidenti Topi e ka për obligim, moral, kombëtar dhe kushtetues për t’ua dhënë shtetësinë shqiptare të gjithë shqiptareve kudo qe ndodhen.
Presidenti shqiptar është i vetmi qe ka të drejtën për të dhënë apo për të hequr shtetësinë shqiptare në bazë të ligjeve në fuqi, këtë kompetence presidenti Bamir Topi e ushtron në bazë të nenit 92 të Kushtetutës. Jo me larg se në muajin mars kreu i shtetit shqiptar firmosi lënien e shtetësisë shqiptare për tetë persona qe kishin dashur të heqin dorë prej saj. Gjithashtu në të njëjtin muaj presidenti Topi firmosi dhënien e shtetësisë shqiptare për shtatë persona qe e kishin kërkuar atë, me propozimin e Ministrit të Brendshëm.
Tani është koha qe presidenti Bamir Topi, jo vetëm qe të zbatojë Kushtetutën, të kryej obligimin moral dhe atë kombëtar, por edhe të jetësojë premtimin e kreut të Qeverisë Sali Berisha, të cilin e patë dhënë në vitet 90-ta kur kishte pohuar se çdo shqiptar në botë është shtetas i Shqipërisë.
Futja e të gjithë shqiptareve nën ombrellen e shtetit shqiptar do të ishte ndërim për mundin, sakrificën dhe gjakun e derdhur për liri sepse duke ndëruar dëshmoret ndërojmë të kaluarën tonë të lavdishme, prandaj ky do të ishte një hapë para drejtë jetësimit të ëndrres tonë të kahershme, drejtë bashkimit të kombit shqiptar.
Me bashkimin kombëtar nuk duhet të nënkuptojmë vetëm bashkimin në një shtet të vetëm territorial (vetëm për territore), por duhet kuptuar edhe si bashkim shpirtëror dhe bashkim i vullnetit të popullit.
Reklama 229 x 170.png)
Sali Shasivari
Nexhmedin Spahiu
Mr. Bashkim Aliu
Mr. Ajni Sinani
Mr. Muhidin Ahmeti
Nexhmedin Spahiu
Artan Musliu
Blerim Gashani
Mr. Iljasa Salihu
Xhevahire Abazi
Milazim MUSTAFA
Opinione te lexuesve
Merjem Gashi
Reklama 228 x 90.png)
Komentet
Nuk ka komente per kete artikull