E kam ndier veten të përbuzur. Të nënçmuar.
Sa gjatë!
Që nga shkolla fillore.
Arsimtari më thoshte vazhdimisht se a nuk t’a kanë gjetur një emër më të keq!
Unë isha e re. E njomë. Truri im dhe shpirti im nuk kan mund t’i bartin këto poshtërime.
E urreja gjyshën dhe gjyshin. E urreja babain dhe nënën!
Të them vetëm se babai më kishte treguar se si kishte luftuar me Shaban Polluzhën. Por, ishte e kotë. Edhe më keq të dinte dikush për këto!!!
E urreja emrin dhe prandaj i urreja edhe namazin e tyre. Edhe shaminë e nënës sime.
Pse nuk më kishin zgjedhur një emër tjetër!
Jo nuk e duaja Islamin. Isha nga familja muslimane.
Nuk e njihja fenë Islame. Nuk doja ta njohja.
O sa shumë më kanë përqesh arsmitarët.
Sa shumë ma kanë përqeshur fenë time.
Kështu ishte atëherë.
Kështu është edhe sot.
Sa shumë kam vuajtur kur më pyetnin për emrin.
Ata që kishin çfarëdo emra e edhe emra të krishterë, edhe pse ishin muslimanë, i lakmoja!!!
Meqë, ne që kishim emra musliman na përbuznin!
Pastaj të mos flasim për propagandën antiIslame të lektyrës shkollore. Apo të mësimeve të lëmive tjera.
Nën ndikimin e këtyre propagandave ne nuk i donim turqit dhe emrat turk, arabët dhe emrat arab, muslimanët dhe emrat mulsiman. E urrenim fenë Islame, edhe pse ne agjëronim në fillim.
Unë quhem Safije.
M’u desht 25 vite të kuptoj, se në vend se të mburrem, unë dhe shokët e shoqet e mia urrenim veten tonë!!!
Neve na u bë kompleks Islami, feja jonë!!!
Ky ishte program i antimuslimanëve, por ku ta dinim ne atëhërë!!!
Kështu ne ishim bërë viktima të planeve të armiqëve, ndërsa arsimtarët tanë ishin bërë viktima të planeve të tyre!!!
Sa më dhimbsen sot motrat muslimane të mbuluara që ndaj tyre po vazhdon përbuzja nëpër shkolla!!!
Edhe pse ato duhet të jenë të forta.
Nganjëherë nuk po e di se a po e dinë arsmitarët se në sistemin e kujt kanë hyrë dhe shërbëtorë të kujt janë!
Si bënë të jenë kundër vullnetit dhe besimit të popullit të tyre!!!
Ani më flasin për të drejtat dhe liritë!
E shërbëtorë të armiqëve!
P.S. Kështu këtyre ditëve, një femër më tregoi historinë e saj .
Kanë filluar herët me propagandën anti Islame, e emrat kanë qenë vetëm një pikë e planit të tyre të madh kundër Islamit dhe kundër muslimanëve!!!
Reklama 229 x 170.png)
Mr. Ajni Sinani
Mr. Muhidin Ahmeti
Nexhmedin Spahiu
Milazim MUSTAFA
Opinione te lexuesve
Merjem Gashi
Blerim Gashani
Mr. Ardian Ramadani
Artan Musliu
Qerim Isufi
Reklama 228 x 90.png)
Komentet
Ky artikull eshte komentuar 18 hereSelam Alejkum Ubejd.Shume shkrim i mire, po ma kujton femijerine, komunizmin. Kur ata te cilet kishin emra te civilizuar ishin me te privilegjuar edhe ne shkolle, kurse neve te tjereve me emra Arab, na thonin se jemi katundar. Tani, e falenderoj Allahun qe me ka udhezuar dhe ndihem krenar me emrin qe kam.
Pershendetje i nderuari...une personalish i kam percjell shkrimet te MESAZHE RAMAZANI dhe thuajse i kam lexuar te gjitha shkrimet...Padyshim qe me kan lene shum mbresa....Tani jam shum i lumtur qe ju shoh te ky portal...
Flm vella per kete shkrim te bukur. Eh po sikur te kete nga ata qe lexojne dhe kuptojne!
I nderuar shkrues i ketij artikulli. Tanime ka kaluar koha kur gjerat duhet vajtuar dhe kam verejtur edhe nga shkrimet tjera te fletushkave te ramazanit se tere artikujt vetem vajton dhe vazhdimisht perdoret e njejta retorike Ata po na thojne ata po na bajne.... Une e di se qifutet duke u qare per holokausin shfrytezojn benifite por ato benifite nuk i kam marr nga vajtimi por ata ben fuqin ndersa vajtimin e perdorin si pretekst per mos ta treguar se ato benifite i marrin me force.Kam deshire te lexoj nga ti dicka ne frymen optimiste jo gjithnje te shikohet gota gjysem e zbrazet por te shikohet edhe gjysem e mbushur. Me respket per punen tuaj. Gjithnje me selame
s.a vella i dashtur Allahu te shperbleft qe je ka jua qel kapak syt atyre qe hala jan ka shohnme at syrin e komunistave se me te vertet per fat te keq akoma neper shkollat tona mesohet ajo propagand anti islame dhe anti njerezore e sjan ka mbledhin mend ata mesimdhnes ne te gjihta shkollat shqipetare ku jan vetum musliman pa asnji te vetmin katolik apo ortodoks e mesojn per historn e tyre te rejshme dhe kursesi te ndalen nga keto genjeshra e te marin e te mesoj nji here e pergjithmon atė qe duhet me e dit secili njei dhe secila familje, edhe pse historija jon esht edhe njo model se si duhet me jetue njeriu me mar mesim nga te paret tane te paster e inshAllah se shpejti vjen edhe kjo dit me pa se po mesohet neper shkollat tona mesimi i vertet e edhe me njerz te vertet .
Selam alejkum....ju uroj per shkrimin e bukur,dhe prekes.Une mendoj se duhet shkruar per ate se si jane trajtuar muslimanet shqiptare ne te kaluaren,nga shqiptaret ecivilizuarne menyre qe edhe ne gjeneratat me te reja te dijme dicka per dhembjen qe e kane perjetuar prinderit tane kur kane qene ne moshen tone.Por padyshim se duhet te jemi krenare me ate qe e kemi,me Islamin tone te bukur,sepse nese ju kane sulmuar kur keni qene femije sepse keni qene nga nje familje fetare apo sepse keni mbajtur emer te ndonje personaliteti te shquar musliman kjo do te thote se vleni shume,sepse vetem gjerat qe vlejne dhe sulmohen,per ato te pavlefshmet nuk diskuton askush sepse ato tashme jane te pavlefshme...qenin e ngordhur askush nuk e rrah...Allahu ju shperblefte..
Selam Alejkum All-llahu te shperbleft vella Ubejde per deshifrimin e qellimeve te armiqve te Islamit
Selam Alejkum axha Ubejd na ke munguar me shkrimet e tua, inshalla te jep Allahu ymer e vazhdon me tema interesante ashtu si din me i shkru
S A o vla i dashur .Moti skam lexu naj shkrim aq te mir ALLAHU teshperbleft. Por kot esht edin edhe vet se Allahu pa ja qel syt kot esht.Analizo vetem pak rethin tan shoket te tan qe po falen me ty dhe mua ne xhami. Fa let vjen ne gjuma namazin ndigjon vazin dhe kqyr ne shpin tina plot e perplot nipa dhe mbesa me emra krishtere e4 thojn esht moderne dhe historis kurgjo sesht qe ka qen me kruq.Moderno moderno kja na myti lakuriq,larg nga gjamija emra krishtere kto jan pasojat e modernizmit gtjahil.Te kishim me shum ybejda jam i bindun qe barem pak ma ndryshe ish kon flm. per vendin selam alejkum motra dhe vllazer.
Es-selamu Alejkum,vlla Ubejd !All-llahu s.v.t,te shperblefte dhe te meshirofte,per shkrimet dhe kontributin qe po jep ne perkujtim te asaj qe kemi kaluar dhe vazhdojme te perjetojme,nuk eshte kjo e tepert si po mendon ndonje vella nga komentet,vazhdimisht duhet perkujtuar historia,sepse do shohim driten me mire.Ju pershendese me selam te gjitheve.
Kush e kupton kete shkrim mendoj qe meriton vleresim te merituar. Autori me ngjall respekt per faktin qe ka trajtu nje teme shume te randesishme ne fakt, simbas mendimit tem, Kosovaret ne pergjithsi meritojne per tu nderue ne krahasim me Shqiptaret e Shqipnise ne lidhje me problemin e emnave Por kohet e fundit nga te dyja anet po vazhdojne te gabojne rande ne lidhje me venjen e emnave femijeve te tyreZoti i udhezofte Shqiptaret me pergjegjesine Islame per te vu emna Islame pasardhesve te tyre. respekte per Mr Ubejde Gashi.
No COMMENT / Tlumt
i ki do shkrime sui generis, Allahu te shperbleft veq vazhdo
Selam Alejkum.Se pari ju falenderoj per kete shkrim kaq kaq te bukur me nje teme te tille.Une jam nje moter qe tani kam diplomuar ne degen e gjuhes dhe letersise angleze.Qysh e vogel kam marre shume komplimente per emrin tim te bukur dhe modernnga te afermit dhe rrethi im,ponjashtu edhe nga arsimtaret dhe profesoret e mi modern dhe bashkekohor.Fale ALLAHUT ne universitet u takova me nje moter muslimane nga e cila kam mesuar shume rreth fese sime te ndritur dhe tani kam kuptuar se sa te kota ishin ideologjite e mesimdhenesve tane modern dhe bashkekohorju falenderoj edhe juve qe me shkrimet tuaja po na tregoni te vertetat jetesore e jo perralla komuniste ku shume njerez ende e vazhdoje jeten e tyremodernene gjume.ALLAHU ju shperblefte.Selam Alejkum.
Hallall te koft, islamofobia luftohėt duke i zgjuar njerezit nga gjumi i propagandes katolike !