Vazhdim i debatit maratonë: Edukata Fetare – miliona fakte pro (2)
Çështjet teknike
Kur diskutohej për Edukatën Fetarë ndër të tjera përmendej çështja e buxhetit të mundshëm për ligjëruesit, pastaj kush do të ishin këta ligjërues, materialet mësimore çka,si dhe kush do të i përgatitej dhe ndonjëherë çështja e statusit si lëndë zgjedhore apo obligative e kjo e fundit më butë me që kishte alternativa .
Me paret e kujt?!
Çështja e buxhetit për implementimin të kësaj kërkese nxjerri edhe hipokrizinë dhe mungesën e moralit të shumë qytetarëve. Kur i dëgjoje këtë tek diskutonin njerëz moshë rritur ishte e habitshme që nuk dallonte fortë nga komplekset e fëmijëve të vegjël. Buxheti i MASHT është buxhet që ndërtohet nga të hyrat e këtyre njerëzve që po kërkojnë të fusin këtë lëndë , si mundet njerëzit të pyesin nga do të marrë MASHT mjetet për pagimin e pagave të këtyre ligjëruesve. Nëse themi që buxheti ynë është i varfër atëherë le të ulin shpenzimet e festimit të festave të kote,le ti reduktojnë shpenzimet e qeverisë dhe të ngjashme. Por ne nuk jemi edhe aq fukara. Diku më patë habitur edhe një mendim dhe një frikë smirëzezë ku thuhej që po duan me futë Edukatën Fetare sepse ka shumë teologë të pa punë dhe dëshirojnë t’i punësojnë. E ky mendim ishte vërtetë hipokrit. Këta teologë, mësues të mundshëm për të cilët po frikësohesh se mos po gjejnë vende pune (ta zvogëlojnë papunësinë e shtetit tonë) janë pikërisht ata që për shumë kohë e mbajtën gjallë jetën sociale të kombit. Ata ishin i mjet i Marketingut kur kërkohej që masës së gjerë të popullit shqiptarë të Kosovës të i rikujtohet pagimi i taksave për pagat e mësuesve, arsimtarëve dhe profesorëve edhe për të tjera institucione që populli ynë i mbante paralel me taksat që ia paguante shtetit të atëhershëm serb . Vërtet kjo është më e pakta që kanë bërë këtë teolog e që nga kjo nuk fitonin vet por fitonin pikërisht këta kritikues dhe hipokritë . Ndoshta është e kot të presim falënderim prej njerëzve të tillë. Njeriun nëna e tij e bartë me mund për 9 muaj, pastaj e lind, e rrit e kujdeset për të dhe shpeshherë fëmijët dinë të tregohet mos falënderues edhe ndaj saj. Por çështja nuk duhet të dal jashtë ligjit, moralit dhe respektit tradicional human sepse atëherë askush’ nuk merr përgjegjësi për veprimet e masës.
Çështja e ligjëruesve
Ndonjë ish student i departamentin e biologjisë a po muzikës nuk mund të imagjinohet të ligjëroj lëndë të tillë që ka të bëjë me teologjinë. S’do mend se ligjëruesit do të ishin ata që kanë përgatitje shkollore e akademike për teologji. Çështja e individëve është çështje tjetër. Kjo do të paraprihet nga konkursi dhe kushtet që do të vë MASHT dhe BIRK. Gjegjësisht ligjëruesit për disa javë do të ndiqnin një trajnim për ligjërimin e Edukatës Fetare me metodat bashkëkohore dhe do të certifikohesh nga komisionin i përfaqësuesve të kualifikuar të metodikës nga MASHT dhe BIRK.
Gjithçka përpos fesë
Në debate jepeshin edhe alternativa të llojeve të ndryshme , gjithçka pos mësimit të fesë . Feja ndërtohet nga parimet e besimit, adhurimit dhe moralit , nëse këto nuk inkorporohen në materialet mësimore është e kotë të thuhet se është realizuar kërkesa e qytetarëve. Ata që do të mësojnë këto njohuri thelbësore të fes kurrsesi që do ti bëj ata teolog siç nuk i bënë mjek shkolla e mesme e mjekësisë apo inxhinier shkolla e mesme teknike nxënësit e tyre . E drejta për edukim është e drejt natyrale dhe ligjore dhe të ngulfatesh këtë drejtë do të thotë mbash një kuti të mbyllur që përgjithmonë do të mbetet dëshirë e nxënësve për tu hapur. Duke dashur për të hapur kutin që tani po kërkojmë tua lëmë sekrete është rrezik që mund të hapin kuti tjera të cilat mund të ua vuajmë pasojat të gjithë neve. Shumë me rëndësi për të rinjtë tanë që të informohen edhe për fenë dhe jo vetëm për ngritjen shpirtërore për edhe për hapjen e horizonteve të rinisë. Sepse gjitha gjykimet kundër nisen nga mungesa e njohjes për fenë e kjo veç po thellon ndasitë mes fetarëve dhe jo fetarëve. Në rast të një edukatë të përgjithshme këta kundërshtar të Edukatës Fetare minimumi do të tregoheshin tolerant që ta pranonin si kërkesë tonën dhe për më tepër të lobonin për të si të drejt e jona që nuk i obligon asgjë ata.
Inspektimi ekskluziv
‘Inspektimi ekskluziv’ i ligjëruesve të lëndës së Edukatës Fetare është edhe një çështje që u ngrit duke kritikuar paraprakisht punën e inspektoratit të arsimit dhe këtë herë ende pa hyrë kjo lëndë në korrikulat shkollore , kanë filluar paragjykimet e pa baza . Inspektimi është punë e inspektorëve të arsimit për të gjitha lëndët dhe të gjitha çështjet të shkollave dhe është shumë hipokritet të potencohet ekskluzivisht për këtë lëndë. Nëse duhet të flitet për punën e inspektoratit atëherë duhet të flitet për inspektimin e disa profesorëve (sidomos të filozofisë, biologjisë) të cilët në elaborimin e materialeve të parapara nuk tregohen shkencore për të cilën janë të thirrur por mbajnë anë në tezat e tyre dhe kryesisht të ateizmit duke e fyer fetaren gjë që bien ndesh me Kushtetutën e Kosovës , madje në më shumë se një nen .
Debati për çështje teknike vërtet që nuk mund të merret si kundër apo pro, por është relativ. Ne duhet të dalim për tej perceptimeve materiale për të shikuar nëse qëllimi dhe objektivat e saj janë të rëndësisë vitale për popullin tonë.
E populli i së ardhmes ndërtohet sot, vakuumi shpirtëror prej një dekade ka krijuar një popull që me pasojat e cilit po merremi tani e më mirë se kurimi është thënë që të jetë parandalimi. Duhet të i lëmë politikat dhe komplekset botërore e të merremi pak me popullin tonë siç po merren gjithë shtetet tjera.
Vijon ...
Për të dërguar koment së pari duhet të Kyçeni ose të Regjistroheni në mesazhi.comReklama 229 x 170.png)
Mr. Bashkim Aliu
Nexhmedin Spahiu
Mr. Ajni Sinani
Mr. Muhidin Ahmeti
Nexhmedin Spahiu
Artan Musliu
Blerim Gashani
Mr. Iljasa Salihu
Xhevahire Abazi
Milazim MUSTAFA
Opinione te lexuesve
Merjem Gashi
Reklama 228 x 90.png)