Image 01 Image 02 Image 03 Image 03

Edukata Fetare – miliona fakte pro (1)

Autor: Gentian Jetishi E hėne 22 Mars 2010 14:33 PM

 

Çështja e futjes së Edukatës Fetare në shkollat publike në Kosovë mbetët një sfidë ende e pa mbaruar dhe si barometër i pafuqisë qytetare të komunitetit mysliman për të ndikuar në realizimin e kësaj kërkese. Zvarritja prej një dekade e paraqet turp në vete për qeveritarët që kaluan dhe që janë tani në fron, njëjtë sa është turp për komunitetin mysliman, shoqërinë civile dhe qytetarët e thjeshtë. Mungesa e guximit qytetar dhe intelektual për të insistuar deri në realizim është çështje në veti dhe kjo barrë duhet të ndjehet nga secili qytetar i Kosovës prind,analist, teolog apo aktivist i shoqërisë civile.

Vitin e kaluar (2009) kemi pasur një fushatë drejt artikulimit të kësaj kërkese që nisi me thirrjen e Kryeimamit të Kosovës Hirësisë së tij Sabri Bajgora, për të vazhduar më pas me disa shkrime dhe debate të pabarabarta në pak medie të Kosovës. Kulmi i tyre ishte një debat i mbajtur në emision Konfront në KTV- Kohavision Kosovë ku mysafirë ishte profesori i nderuar Qemjal Morina dhe disa të tjerë që nuk kishin përgatitje profesionale për të folur për temën, por që si duket organizatori ishte kujdesur të ftonte kundërshtarët më ekstrem të kësaj kërkese.

Me tepër se përkrahësit e idesë për futjen e Edukatës Fetare në shkollat publike, kundërshtarët e saj u treguan më të zëshëm dhe këtu shtoja edhe përkrahjen mediatike që haptazi është parë sikur qëllimi ishte të inferiorizoheshin përkrahësit që kurrë më të mos marrin guximin për të artikuluar këtë kërkesë.

Ato në emër të debatit masakruan dispozitat fetare e as këto dezinformime publike të Islamit nuk u kundërshtuan nga analistët, teologët, studentët e teologjisë e lëre më të ofrojnë fakte për vlerën dhe rëndësinë e jashtëzakonshme që ka Edukimi Fetar. Ato pak shkrime mund të i llogarisim si përjashtim dhe si reflektim i nevojës jo pse ekulibriuanë debatin. Përkrahësit e idesë për futjen e Edukatës Fetare janë më shumë në numër por artikuluesitë e kësaj kërkese janë më të paktë dhe të inferiorizuar. Nëse vërtet kjo kërkesë është e gjithë qytetarëve , pse të paktën mos të kemi mbi 1000 shkrime për vlerën e saj dhe kjo të mos mbetet çdoherë në dorë të neve të rinjve por këtë përgjegjësi ta ndjejnë edhe të rriturit dhe intelektualët, akademikët dhe analistët të cilët ne i çmojmë shumë .

Që nga emisioni i lartë përmendur ne nuk kemi pasur ndonjë lëvizje për këtë kërkesë por kjo kurrsesi nuk na bënë të kuptojmë se kemi heq dorë apo kemi harruar.

Ditët në vazhdim shpresojmë të kemi një fushat më të shprehur dhe dinjitoze por edhe insistuese deri në realizim të kësaj kërkese.

Ndonëse deri tani janë prezantuar me qindra fakte bindëse dhe arsyeshme, kundërshtarët minor të kësaj kërkese i konsideroni të pakta dhe të pamjaftueshme.

Pak a shumë e gjithë kjo i ka ngjarë çështjes së Pavarësisë së Kosovës për të cilën na është dashur të ofrojmë me qindra fakte se e meritojmë si përkundër kundërshtarët e saj i konsideronin të pamjaftueshme. Vërtet ka shumë ngjashmëri me çështjen në fjalë por se janë të natyrave të ndryshme dhe se çështja duhet të zbret në nivelin që kjo është kërkesë qytetare dhe shteti i Kosovës e ka për obligim të realizoj kërkesat e qytetarëve të saj. Ndoshta dikush mendon se myslimanët në Kosovë janë vetëm për sasi në kohë kur duhet që dikush të derdh gjak e të sakrifikohet për tu bërë kurban për çështje të mëdha, ose se janë sasi për të arritur më shumë vota për të arritur në pushtet një formacion politik a po se janë vetëm për pagim të taksave dhe se për çështje tjera duhet të heshtin. Myslimanët përbërjen shumicën absolutet të shtetit të Kosovës , nuk janë gjynah dhe as që ua kanë falur shtetin atyre që nuk janë fetarë.

Çështjen duhet ta marrim me seriozit në mënyrë që nga shtatori i viti 2010 të futet në plan programet shkollore, para se gjithash të sqarojmë keqkuptimet që ndodhën me rastin e debatit sepse është krijuar një mendësi kundrejt saj edhe tek ata që kanë qenë përkrahës, E kjo erdhi si rezultat i heshtjes së njerëzve adekuat për të sqaruar realitetin. Është thënë që kur të sinqertët heshtin, flasin hipokritët. Duhet që tua bëjmë të qartë se frika e paarsyeshme ndaj kësaj kërkese është vetëm paragjykim dhe jo fakt dhe se përkundrazi predispozitat janë që në një periudhë disa vjeçare mund të i shohim frytet e saj , si përkundër që kemi filluar që 10 vjet pas luftës të i ndjemë pasojat e vakuumit të mungesës së edukimit shpirtëror-fetarë.


Vijon

Opinionet e autorėve nuk paraqesin domosdoshmėrisht edhe opinionin e redaksisė sė portalit www.mesazhi.com


Për të dërguar koment së pari duhet të Kyçeni ose të Regjistroheni në mesazhi.com

Arkivi i autoreve