Bashkëautorët: Avni Xhemajli & Berat Dajaku
- Reagim ndaj shkrimit: Fantazma e Sulltanit sillet mbi Kosovë
Rreth tri javëve më parë në të përditshmen Infopress, njëfarë Hamdi Thaqi, na sevroi një shkrim me fantazma nga më të ndryshmet, për nga iluzionet të ngjashme me ato të botës së Hari Poterit. Fantazmat e tij, të sajuara në një frymë tejet tendencioze dhe urrejtnxitëse, për shënjestër kanë BIRK-un si dhe besimtarët islam. Por megjithëkëtë, ideja se Hamdi Thaqi ka arritur t’ia dalë që t‘i bëjë përshtypje opinionit publik me fantazmat e tij, sikundër që deklaron edhe vet se i referohet me atë shkrim, në të vërtetë janë përpjekje koti dhe mund i shkuar huq. Sepse lloji i tillë i fantazmave dhe i përrallave në fakt nuk e bindin askënd dhe nuk i bëjnë përshtypje askujt, me përjashtim të gardës fantazmë të Car Llazarit që edhe sot mban pezëm sulltanët, si pasojë e disfatës së pësuar më 1389 në betejën e Fushë-Kosovës, si dhe të botës së njerëzve të paformuar dhe fëmijëve problematik, të cilët edhe ashtu nuk paraqesin kurrfarë influence a relevance në një shoqëri.
Për t’i marrë vesh shpifjet, fyerjet dhe të gjitha elementet denigruese ndaj BIRK-ut dhe besimtarëve islam, në shkrimin e tij “Fantazma e Sulltanit sillet mbi Kosovë”, nuk është e nevojshme as diploma e shkollës së mesme. Në fakt, këto janë fund e krye fantazma, përralla dhe kopalla të Hamdi Thaqit, të cilat nuk kanë të bëjnë asgjë me sulltanin. Me fjalë të tjera, Hamdia në fantazmat e tij nuk e le askënd të mirë përveç vetes. Në vend të fantazmave sulltanore inekzistente, do t’i sugjeronim që më mirë të merret me fantazmat e prekshme, reale, ato të gardës së Car Llazarit që po sillen për vite në Kosovë si në bahçe t’babës, duke punuar çdo ditë për ndarjen e pjesës veriore nga shteti i Kosovës.
Ne fillim të artikullit ai tekstualisht thotë: “Bashkësia Islame e Kosovës ka kohë që ka filluar një fushatë kundër shkollës shqipe në Kosovë, duke u përpjekur që gjithë vlerat e saj t’i nënçmojë e t’i hedhë poshtë me konstatimin se shkolla shqipe nuk di as nuk mundet ta edukojë drejt rininë tonë shkollore, prandaj me çdo kusht duhet futur lënda fetare, si mjet i vetëm dhe i domosdoshëm për edukimin e brezit të ri shqiptar, por tash si brez i ri mysliman.” Kjo vërtet është një fantazmë sui generis e sojit të Hamdi Thaqit. Po të analizohet vetëm ky paragraf i tij, që është shkruar kundër BIRK-ut, BIRK-u vërtet e ka çdo të drejtë ta padis atë për nxitje të urrejtjes islamofobike ndaj saj dhe ndaj besimtarëve islam, për shpifje, fyerje, racizëm dhe për trillime prej fantazmash.
Por këto nuk janë fantazmat e vetme të fabrikuara prej tij. Gjykimi subjektiv përplot islamofobi i shkrimit të Hamdi Thaqit totalisht i pabazuar në fakte a argumente, por i shkruar në një retorikë boshe, përkon plotësisht me metodologjinë e realizmit socialist të periudhës së ish-komunizmit të diktaturës enveriste në Shqipëri. Ja si shembull kur autori në shkrimin e tij “Fantazma e Sulltanit...” thotë: “Është interesant se fenë islame kurrë nuk e kanë penguar regjimet e kaluara monarkike dhe okupuese” – gjë që nuk qëndron aspak, as në historinë e Kosovës dhe as në atë të Shqipërisë. Komunizmi në Shqipëri ka qenë regjimi më i egër, duke e shpallur Shqipërinë madje edhe si të vetmin shtet ateist në botë, gjë që në atë kohë e pati habitur mbarë botën, madje edhe vet vendet ku kishte lindur kjo ideologji famëkeqe.
Përveç që regjimi komunist e shpalli shtetin shqiptar ateist dhe atë madje edhe në bazë të aktit më të lartë juridik të shtetit- pra me kushtetutë, regjimi diktatorial pati rrënuar po ashtu edhe mbi 2000 xhami si dhe shumë kisha, të cilat edhe pas më shumë se 20 vitesh nga përmbysja e komunizmit në Shqipëri, nuk është arritur ende të rindërtohen dhe të restaurohen të gjitha objektet fetare, me gjithë përpjekjet e mëdha të komuniteteve fetare atje. Megjithatë, Hamdi Thaqi vazhdon dhe prapë mundohet që me afishet e tij prej fantazmash t’ia mbathë trurin opinionit publik, duke shtuar në vazhdim: “Bile as në kohë të kralit e as të Millosheviqit kush nuk i ka ndaluar”.
Por e vërteta edhe këtu është krejt ndryshe. Hamdi Thaqi në shkrimin e tij që me aq dëshirë e përmend kralin dhe kasapin e Ballkanit -Millosheviqin, si duket, nuk e paska dëgjuar asnjëherë frazën famoze-shovjeniste të tij, që ishte bërë refreni më i shpeshtë i Millosheviqit, kur thoshte se “unë do ta shkatërrojë magjistralen e gjelbër’’, që me fjalë të tjera për të nënkuptonte shfarosjen e popujve me përkatësi myslimane të Ballkanit, konkretisht BeH, Sanxhakun, Kosovën dhe shqiptarët në pjesët e tjera të Ballkanit, gjë që edhe u vërtetua shumë mirë në dekadën e fundshekullit të 20.
Kështu, për t’ia shkundur Hamdi Thaqit nga trutë mjegullën e fantazmave të tij irracionale, mjafton t’i referohemi vetëm fakteve historike të luftës së fundit të vitit 1998-1999 në Kosovë, që janë të njohura për opinionin tonë publik dhe për të gjithë botën. Vet regjimi i egër shovjenitst i Millosheviqit të cilin autori e përmend me kaq pasion në shkrimin e fantazmave të tij, njëjtë si prifti Don Kçira, tashmë i njohur nga të gjithë; i ka shkatërruar 218 xhami në Kosovë, i ka zhdukur dhe i ka vrarë ngjashëm si në Sebrenicë mbi 20000 mijë shqiptarë prej të cilëve mbi 95% me përkatësi myslimane, ku një pjese të madhe të viktimave, sot e asaj dite familjarët as eshtrat e tyre ende nuk po munden t’ua gjejnë. Në mesin e të vrarëve ka edhe hoxhallarë, të cilët edhe vet kanë qenë pjesë aktive madje edhe në vijë të parë në luftën për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
vazhdon
Muhamed Murtezi
Mr. Ajni Sinani
Nexhmedin Spahiu
Mr. Bashkim Aliu
Mr. Muhidin Ahmeti
Mr. Ajni Sinani
Nexhmedin Spahiu
Opinione te lexuesve
Hamdi Nuhiju
Opinione te lexuesve
Opinione te lexuesve
Opinione te lexuesve
Mr. Iljasa Salihu
Hamdi Nuhiju
Reklama 228 x 90.png)
Komentet
Ky artikull eshte komentuar 2 hereNese esht fjala per Hamdi Thaqin profesorin e historis ne gjimnazin sami frashi prishtin ,mos u quditni kaq shum per shkrimet e tij sepse ai esht ateist ,dhe ka urrejtje te madhe ndaj islamit,atij veq Zoti ja boft qaren se i duket vetja se aj osht ma i dituri nkosov,lirsht futja blloc delete/ selam alejkum ...
Para se te shkruaj dicka tjeter Avni dhe Berat ju falenderoj per kete shkrim / reagim qe e keni bere. Eshte reagim i plote-arsyshem dhe i argumentuar shume mire dhe me plote fakte. Keni shkruar ky reagim do te vazhdoj por une ju them se edhe vetem kjo cka eshte shkruar mjafton per ti mbushur mendjen ketij te mencurit.Komentuesi para meje thote se nese eshte fjala per Hamdi Thacin profesor i historise ne shkollen Sami Frasheri ne Prishtine ... Nuk mundem me marre me mend qe nje i tille me qene profesor, por edhe nese eshte kisha me thene lirisht se qenka njeriu me i pamerituar ne krejt Kosoven me qene profesor, e aq me pak profesor i historise. Po me duket se ky i mjere shume pak paska njohuri per historine ose historia e tij bazohet ne fantazma dhe eshte e llojit sui generis.