Image 01 Image 02 Image 03 Image 03

artikuj

Merjem Gashi

Prishtina, Kosovė

Femra dhe Facebook-u

Autor: Merjem Gashi E diel 29 Janar 2012 18:07 PM

 

‘Çka lypë çika n’Facebook, ha? Çka lypë çika? Çka lypë çika me vu fotografi t’veten n’Facebook? Me kontaktu aty me djemtë n’t’djathtë e n’t’shmajtë? Çka lypë femna n’Facebook? Ku janë baballarët dhe nanat që s’i kontrollojnë çikat e veta’

Ishte kjo një pjesë e një ligjerate, nga njëri prej hoxhallarëve të Kosovës, që më shtyu të shkruaj diçka për aplikimin e standardeve të dyfishta pothuaj në çdo sferë. Koncepti Njeri vazhdon të ketë kuptim varrësisht nga vendi (Lindje-Perëndim), raca (e bardhë-e zezë), pozita klasore (i pasur-i varfër), gjinia (mashkull-femër), etj. Një diskurs i trajtimit ndryshe që i bëhet “Tjetrit”.

Duke dëgjuar ligjeratën, me vete thosha, ‘Atëherë, çka lypë djali n’Facebook? Çka lypë djali me vu fotografi n’Facebook? Me kontaktu aty me vajza n’t’djathtë e n’t’shmajtë?’. A nuk është e lejuara e lejuar, si për mashkullin si për femrën? A nuk vlejnë ndalesat si për mashkullin si për femrën? A nuk jemi të barabartë para Zotit? Pse turpi për femrën është më i madh se sa për mashkullin? Një logjikë e tillë e të menduarit a ka bazë në Islam apo në të menduarit kanunor? Ne, a jemi viktimë e mësimeve Kur’anore apo e traditës kanunore?

Konsideroj se interpretimi Islam – të paktën në nivelin e diskursit publik- është fushë e monopolizuar nga burrat.

Dy burimet bazë të dijes në Islam janë Kur’ani dhe Sunneti i Muhammedit a.s. Nëse të gjithë pajtohemi në këtë pikë, atëherë zgjidhja e problemit do të jetë shumë e lehtë. Të shohim se çka thotë Kur’ani.

‘Ti thuaju besimtarëve të ulin shikimet e tyre dhe të kujdesen për pjesët e turpshme të trupit të vet. Ajo është punë më e pastër për ata, kurse Allahu është, me siguri, i informuar ç’bëjnë ata. (24:30)

‘Thuaju edhe besimtareve le të ulin shikimin e tyre dhe të kujdesen për pjesët e turpshme të trupit të vet, dhe le të mos i ekspozojnë stolitë e tyre, përveç asaj që edhe ashtu është e jashtme (duket). Le t’i mbulojnë krahrorët e tyre me mbulesa dhe të mos ua tregojnë zbukurimet e tyre askujt, përveç bashkëshortëve të tyre ose baballarave të tyre; baballarëve të burrave të tyre, djemve të tyre ose djemve të burrave të tyre; vëllezërve të tyre ose djemve të vëllezërve apo djemve të motrave të tyre; ose grave (shoqeve) të tyre, robëreshave të tyre, shërbëtoreve, të cilët nuk ndiejnë nevojë për femra, ose fëmijëve, të cilët akoma nuk dinë se çka janë pjesët e turpshme të trupit të femrës; Le të mos rrapllojnë me këmbët e tyre për të shfaqur fshehtësinë e stolive të tyre. Dhe të gjithë pendohuni te Allahu, o besimtarë, që të arrini sukses’.

Për dallim nga perspektiva e hoxhës, Allahu së pari i tërheq vëmendjen burrave për ruajtje të shikimit, e pastaj grave. Në analogji me ligjëratën, do t’i binte, që së pari Hoxha të thoshte ‘çka lypë djali në Facebook, dhe pastaj çka lypë vajza në Facebook’

Nëse konsiderojmë veten si ndjekës të traditës së Muhammedit a.s., atëherë të shohim se cila ishte pozita dhe roli i gruas në atë kohë.

Hatixhja r.a., gruaja e parë e të Dërguarit, dhe pranuesja e parë e mesazhit Islam, ishte mbështetsja më e madhe në misionin e tij me plotë e përplot sfida. Cili vit njihet si Vit i Hidhërimit në historinë Islame? Viti kur vdiq gruaja, kurajodhënësja më e madhe e Muhammedit a.s.

Aishja r.a., ishte njëra ndër gratë më të ditura të kohës, njëra ndër transmetueset më të mëdha të haditheve, njohëse e rrallë e historisë dhe poezisë arabe. Në atë kohë, gruaja ishte pjesëmarrëse në luftëra, i përgatiste armët, shërbente me ujë, shëronte të plagosurit.

Kë e përgëzoi Muhammedi a.s. për guximin që kishin në marrjen e diturisë? Gratë e Medines, të cilat nuk ndjehenin të turpëruara për pyetjen e çdo gjëje që iu interesonte, qofshin ato edhe intime.

Pozita e rëndësishme dhe kontributi i gruas muslimane vazhdoi edhe pas vdekjes së Muhamedit a.s.

Fatimah bint el-Hussein Ibn Ali, ishte gruaja më e ditur e kohës së saj. Ibn Is’haku dhe Ibn Hishami janë bazuar në tregimet e saj gjatë regjistrimit të haditheve. Nafissa bint al-Hassan Ibn Zaid Ibnu al-Hassan Ibn Ali, kishte marrë pjesë në ligjëratat e Imam Malikut në Medine. Pas shkuarjes në Egjipt, filloi të mbante ligjërata në të cilat shkonin studiuesit më të shquar të kohës, përfshirë Imam Shafiun.

Fatima al-Fihria ndërtoi Xhaminë el-Karaween në Fes në vitin 859. Pak më vonë, xhamia u bë Universiteti i parë Islam në botë. Motra e saj, Merjemi, gjithashtu ndërtoi Xhaminë el-Endelus në Fes. Njëra nga transmetueset më të mëdha të hadithit në Fes ishte grua, Um el-Hassan bin Sulejman. Um Amru Ibn Zahr, motra e fizicientit të njohur Ebu Bekr Ibn Zahr, kishte njohuri të thella teorike dhe praktike në mjekësi. Vajza e njërit nga dijetarët e shquar të Fesit, et-Tajeb bin Kiran, kishte mësuar Logjikë në Xhaminë el-Endelus në Fes. Ajo u dha leksione burrave dhe grave. Biles, leksionet e saja i kishte mbajtur edhe në regjione tjera të botës Islame si në Egjipt, Damask, Mesopotami, Persi, Turqi dhe Indi.

Krahaso rolin dhe kontributin e grave muslimane atëherë me sot. Sot, na ligjërohet se roli ynë më i rëndësishmi është brenda shtëpisë. Duke qenë një grua, amvise dhe nënë e shkëlqyer për fëmijët, ke bërë gjënë më të shtrenjtë dhe më të dashur për Allahun. Fjala Ikre, nuk ka zbritur vetëm për burrat. Urdhëri “Lexo” është për të dy gjinitë. Dikush në këtë mes nuk e ka kuptuar Islamin si duhet, ose ne, ose ata të mëhershmit!

Për vajzat që varroseshin për së gjalli Allahu thotë: “Dhe kur të pyetet e varrosua për së gjalli, që është mbytur çka kishte faj” (81:8-9). Pyes veten, çfarë nëse edhe shumë gra nesër do të kërkojnë llogari nga vëllezërit, baballarët apo burrat e tyre për ndrydhjen, shkeljen, shterjen, zbehjen e ambicieve dhe dhënies së mundësisë që të kontribuojnë aktivisht në shoqërinë, komunitetin, apo grupin ku ato operojnë.

Burra, të kërkosh të jesh aktive jashtë shtëpisë, nuk do të thotë të neglizhosh rolin dhe përgjegjësitë që i ke brenda shtëpisë. Më thoni, pse duhet ta përjashtojnë njëra tjetrën?

Opinionet e autorėve nuk paraqesin domosdoshmėrisht edhe opinionin e redaksisė sė portalit www.mesazhi.com
Mesazhi

Komentet

Ky artikull eshte komentuar 12 here
  • E hėne 30 Janar 2012 12:30

    Selame. Te thena shkurt dhe troq, tupani po bie per ata qe kan vesh ta degjojne. Kronologji edhe analize shume koncize, te dali dikush e ta kontestoi. Vertet eshte fat i keq qe nen ombrellen ISLAME po futen gjera te Islami i vertete nuk i kerkon madje shpesh ato edhe bien ndeshe me te. Urojme qe gjeneratat e reja ta ngrejne zerin e tyre per te realizuar te dretat e tyre qe Zoti ua ka dhene dhe asksuh nuk guxon tua cenoj

    Reply

  • E hėne 30 Janar 2012 16:45

    selam. fetkeqesisht, disa nga hoxhallaret tane jane shqiptare te rritur dhe edukuar nen frymen e kanunut e fatkeqesia me e madhe eshte se nje grup tjeter i hoxhallareve jane edukuar nen frymen e kanuneve tjera te cilet nuk jane aspak ndryshe nga kanuni shqiptare edhe pse as gjuha e as tradita nuk na lidhe aspak, por shpresoj qe te rinjet tane te lexojne me shume e te vetedijesohen nga leximi dhe duke bere krahasime nga burimet e ndryshme, se perndryshe do te jemi viktime e nje ligjerate......

    Reply

  • E hėne 30 Janar 2012 20:00

    Ku e ke foton prane artikullit autore e nderuar??te lumte per artikullin!

    Reply

  • E hėne 30 Janar 2012 21:52

    edhe pse nuk e lexova temen por vetem fillimin kuptova se qysh u akuzu ai hoxha per diskriminim ndaj gjinis femerore po ashtu dhe autorja qenka e ndikuar nga feminizmi. Adaj te ken kujdes te dy polet dhe te pasojn mesataren. Eshte normale qe te kritikohen femrat me teper per facebookun se sa meshkujte kjo ngase me teper po viktimizohen ne nder femrat se sa meshkujte dhe po ashtu femra eshte iniciatore e prostiotucionit ashtu siq argumentohet me kuran ky ajeti per te paralajmeruar ate qe e meriton epitetin lavir ka filluar laviren dhe lavirin dhe autore e nderuar kthehu tek komentatoret se per cfare Allahu e ka permendur laviren para lavirit.

    Reply

  • E marte 31 Janar 2012 13:24

    ju lumt ju komentusi i fundit. ndal dhe shikoi argumentet dhe lexo pak ma shume e pastaj gjyko.

    Reply

  • faton E enjte 2 Shkurt 2012 8:05

    selamun alejkum.nuk du te polimizoj me askend.mir motra ka dasht me than diqka ne at aspektin qe me rujt drejtesin ne islam,po mendoj se jan disa kushte dhe rregulla ilsame sa i perket dejtave te gruas dhe burrave,krejt eshte normale qe jena te barabart para Allahut.mirpo ne kendin e veprimtaris dhe parparsise eshte burri aj qe duhet te jet.Allahu thot:dhe burrat jan me te fuqishem se grat.apo ekanligjshmerin mbi to.ndersa per grat thote:dhe rrini ne shtepit e juaja,dhe mos u zbuloni sikur qe jan zbuluar ne kohen e injorancesgjahiljetitkjo eshte me e mire per ju>mendoj qe sot per sot sa i perket shkollimit apo drejtes se femres ne vendet e tona ,jo qe islami i ka ngushtu rredhet e tyrefemravemirpo ambijenti ne te cilin jetojm eshte shum veshtire nese i jepet lirija ndo nje vajze ...

    Reply

  • Aron E enjte 2 Shkurt 2012 19:32

    Jam shume e lumtur qe po lexoj nje artikull te shkruar nga kendi i gruas, femres myslimane. Ke te drejte per cdo gje qe ke thane! Te lumte!

    Reply

  • Re-Han E hėne 6 Shkurt 2012 12:09

    Duke dėgjuar ligjeratėn, me vete thosha, ‘Atėherė, ēka lypė djali n’Facebook? Ēka lypė djali me vu fotografi n’Facebook? Me kontaktu aty me vajza n’t’djathtė e n’t’shmajtė?’. A nuk ėshtė e lejuara e lejuar, si pėr mashkullin si pėr femrėn? A nuk vlejnė ndalesat si pėr mashkullin si pėr femrėn? A nuk jemi tė barabartė para Zotit? Pse turpi pėr femrėn ėshtė mė i madh se sa pėr mashkullin? Njė logjikė e tillė e tė menduarit a ka bazė nė Islam apo nė tė menduarit kanunor? Ne, a jemi viktimė e mėsimeve Kur’anore apo e traditės kanunore?******Selam Alejkum e nderuar....te lumt per artikullin, sidomos kete nalt...: Allahu te ruajt dhe te inspiriroft ne Drejtsi, dhe Mbaresi...

    Reply

  • alban E marte 7 Shkurt 2012 11:58

    esselajmu alejkum. artikulli eshte shume i bukur dhe me vend. Doja te shtoja edhe nje ndodhi nga jeta e profetit a.s ne haxhxhin e lamtumires , kur ai pa nje djalosh qe u hutua nga bukuria e nje vajze myslimane dhe disa here ai e merrte koken e djaloshit dhe ia kthente ne drejtimin tjueter. Pra ai i terhiqte vemendje djalit dhe jo vajzes , ne rradhe te pare. selam

    Reply

  • xhela E premte 10 Shkurt 2012 20:30

    Motra me kete artikull medoje qe me shume ka vene ne pah drejtesine qe duhet te kemi ndaj gjinise femrore ne kuptimin e te drejtave qe kane femrat nga ana e Zotit Fuqiplote dhe te te Derguarit te Tij,per ndryshe ligjerata e hoxhes qe paska degjuar dhe shmbullin qe ka marrur autorja anasjelltas per djemt dhe fotot ne FB mendoj qe ehste krejtesisht nje teme tjeter,ngase dihet mirefilli qe Islami nuk ndalon shkollimin e femres me perjashtim ne profesione te caktuara ku nuk i pergjigjet natyrshmerise femrore,per ndryshe aty ku i pergjigjet nayrshemrise femrore asesi Allahu nuk ka ndaluar shkollimin e saj dhe pervetesimin e asaj lemie,...Ne te kunderten ceshtja e FB mendoje qe ehste me shume pergjegjesi e dhenies se fetvase nga nje institucion fetaro islam ne bote apo ne Evrope....

    Reply

  • Isa E premte 10 Shkurt 2012 22:09

    Esselemau alejkum,pėr mendimin tim artikulli ėshtė i njėanėshėm,si autorja si hoxha po anojnė ka gjinia e vet e nuk po e flasin hakun,edhe pėr mendimin tim nuk kanė ēfarė tė kėrkojnė as femrat e as meshkujt nė Facebook,nuk ka hajr prej tij,po ajo qė po mė brengos ma shumė se ēka po kėrkojnė hoxhollarėt nė Facebook,edhe ata po ekspozojnė foto tė shumėta aty,po na tregojnė si e kanė shetitur botėn,nuk bėhet davet nė njė vend ku janė tė pėrziera dy gjini edhe chat online,pse a nuk ka mjaftė Website islam kanale nė youtube veq Facebook na ka mbetė,Allahu na udhėzotė, jahuditė nuk e kanė hapur pėr hajr ,kanė ndodhur me mijėra shkurorėzime si pasojė e ekspozimit tė fotove nga tė dyja gjinitė nė kėtė rrejtė tė fitnes.

    Reply

  • OMERI E shtune 11 Shkurt 2012 0:46

    Gruja ne islam ka te drejta ndaj burri dhe burri ka te drejta ndaj gruas.Me gjithate ne duhet ti heqim nga mendja mendimet qe ende ekzistojn per femren. femra ne islam ka pozit te lart dhe ate ja ka caktu Allahu xh.sh. Kush jemi ne qe te mos i rrespektoj ato.Sot nga nje femer e mir,ndoshta behet edhe nje grua e mir,e ndoshta besa edhe nje nene e mir,e nga nena e mir dhe e devotshem natyrish qe ajo femijet e vet i edukon ashtu qysh eshte me se miri pra ne frymen islame.Prandaj ti heqim nga mendjet tona qe femra zduhet te shkolluar,femra duhet te izoluar.etj.Te mos sillen me kurr ne mendjet tona ksi lloj mendimesh shum te kqija.Pra femra ne islame duhet te rrespektohet ne maksimum ashtu siq eshte me se miri

    Reply

REGULLAT E KOmentIMIT
  1. Komenti te kete lidhje me temen.
  2. Ndalohet perdorimi i fjalorit ofendues.
  3. Redaksia e portalit mesazhi.com mbane te drejten e fshirjes se komenteve te papershtatshme.
karaktere te mbetura.

Arkivi i autoreve