Korrupsioni bën pjese në grupin e nocioneve të cilave është vështirë t’u përcaktosh përmbajtjen, sepse kuptimi i tij ndryshon në kontekst të ndryshëm kohor, shoqëror dhe politik.
Megjithatë korrupsioni është një sjellje devijuese nga ajo normale e ushtrimit të një detyre publike më qellim të përfitimit personal. Më fjalë të tjera me korrupsion nënkuptojmë shkeljen e rregullave juridike më qellim të përfitimit personal.
Kjo dukuri mund të analizohet nga, më se paku, në tri këndvështrime dhe atë juridik, ekonomik si dhe politik. Nga këndi juridik korrupsioni përkufizohet jo vetëm si vepër e dënueshme, por edhe shkelje e rendit juridik të një vendi. Në këndvështrimin ekonomik korrupsioni është një dukuri shkatërrimtare, e cila iu kundërvihet ligjshmërisë dhe parimeve të ekonomisë.
Sipas këndvështrimit politik, korrupsioni paraqet rrezik për parimet e shtetit dhe të së drejtës dhe për interesin e përgjithshëm.
Korrupsioni paraqitet në mënyra të ndryshme, të cilat janë: mitoja, abuzimi, mashtrimi, favorizimi etj. Në fakt këto janë dukurit që e përbejnë korrupsionin.
Shtrohet pyetja se si mund të luftohet korrupsioni? Përgjigja është e dyanshme se lufta kundër dukurisë së korrupsionit mund të këtë dy përmasa dhe atë përmasën preventive dhe përmasën represive.
Përmes përmasës preventive parandalohet korrupsioni, duke hartuar programe të posaçme qeveritare si dhe të formohen agjenci kombëtare për luftimin e kësaj dukurie.
Ndërsa përmes përmasës represive ndëshkohet korrupsioni, duke hartuar një legjislacion i cili lufton ketë dukuri.
Komisioni Evropian në raportin e progresit për Kosovën thekson se vendi ynë ka shënuar progres të kufizuar në luftimin e korrupsionit. Në raport me tej theksohet se Agjencia Kosovare kundër korrupsionit është plotësisht operacionale dhe me staf të plotë. Agjencia ka nënshkruar një numër të marrëveshjeve të mirëkuptimit më institucionet e tjera relevante, siç janë Komisioni i pavarur Prokurorial dhe Gjyqësor, përkatësisht për shkëmbimin e informatave mbi korrupsionin në sistemin gjyqësor, me Qendrën e Inteligjencës Financiare, me Kreun e prokurorve të EULEX-it dhe me Avokatin e popullit.
Sidoqoftë baza ligjore për adresimin e korrupsionit duhet të përmirësohet. Deri me tani ka munguar bashkëpunimi në mes të aktereve relevant, sidomos ndërmjet Agjencisë dhe Zyrës së Prokurorit.
Mirëpo vendimi i Qeverisë së Republikës se Kosovës për themelimin e një departamenti special me të cilin do të luftohet korrupsioni, edhe pse shihet nga opozita me pesimizëm është një vendim i drejtë sepse do të këtë përgjegjësi të cilat nuk i ka Agjencia kundër korrupsionit, prokuroria dhe gjyqësia.
Po ashtu ky departament do të jetë një urë lidhëse në mes këtyre institucioneve ekzistuese, gjegjësisht në mes Agjencisë, prokurorisë dhe gjyqësisë.
Ky departament përveç që do të ndikojë në përmirësimin e bashkëpunimit ndërmjet Agjencisë dhe Prokurorisë, gjë e cila kërkohet edhe nga raporti i progresit, poashtu merret edhe me hetimet dhe procedimet e rasteve të korrupsionit.
Ky vendim i Qeverise për themelimin e Taks Forcës Antikorrupsion është mirëpritur edhe nga faktori ndërkombëtar në Kosove, sipas të cilëve me krijimin e kësaj strukture do të sigurohet luftimi efikas i korrupsionit nga drejtësia vendore.
Ndërsa në raportin vjetor të departamentit amerikan të shtetit thuhet se korrupsioni, ndërhyrja e qeverisë në forcat e rendit e të sigurisë dhe në gjyqësor mbeten, mbeten ndër problemet kryesore në Kosovë. Por nuk duhet harruar edhe anën pozitive të këtij raporti, në të cilin theksohet se legjislacioni në Kosove në masën me të madhe ofron mbështetjen e nevojshme për respektimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut, në shumë fusha dhe atë respektimin e lirive themelore, lirinë e shprehjes, mbrojtjen dhe pakicat, gratë e fëmijët etj.
Kohëve të fundit kemi edhe rastet, ku janë arrestuar në disa qytete të Kosovës njerëz që kanë keqpërdoru pozitën zyrtare, gjë që dëshmon se megjithatë Qeveria e Republikës se Kosovës është duke punuar dhe përparuar në këtë drejtim.
Përveç Qeverisë dhe strukturave tjera shtetërore edhe qytetaret mund të ndihmojnë në luftën kundër korrupsionit, nëse sjellin informacione për njerëzit të cilët duhet të ndëshkohen.
Një efekt të jashtëzakonshëm në luftën kundër korrupsionit ka edhe hulumtimi, nga ana e medieve në mjedise të caktuara.
Komisioneri evropian për zgjerim Stefan Fule, para disa jave kur vizitoj vendin tonë deklaroj se tani është shumë e rëndësishme që autoritetet e Kosovës të angazhohen në reformat që kanë të bëjnë me Bashkimin Evropian, veçanërisht në fushën e sundimit të ligjit, luftën kundër korrupsionit, luftën kundër krimit të organizuar dhe qeverisjen e mirë. Ai më tutje shtoi se në këtë drejtim është e rëndësishme jo vetëm të dëgjojmë fjalë, por të kemi edhe veprime konkrete.
Mbetet të shihet se përveç përpjekjeve të deritanishme të Qeverise për luftimin e korrupsionit dhe dukurive të tjera negative, në këtë drejtim të veprohet edhe në mënyrë konkrete.
Për të dërguar koment së pari duhet të Kyçeni ose të Regjistroheni në mesazhi.comReklama 229 x 170.png)
Sali Shasivari
Nexhmedin Spahiu
Mr. Bashkim Aliu
Mr. Ajni Sinani
Mr. Muhidin Ahmeti
Nexhmedin Spahiu
Artan Musliu
Blerim Gashani
Mr. Iljasa Salihu
Xhevahire Abazi
Milazim MUSTAFA
Opinione te lexuesve
Merjem Gashi
Reklama 228 x 90.png)