Image 01 Image 02 Image 03 Image 03

Goditja e rradhės

Autor: Mr. Bashkim Aliu E hėne 11 Janar 2010 15:10 PM

 

Republika e maqedonisë që prej themelimit të saj nga ana e Titos dhe ish regjimit komunist jugosllav, ka patur një sërë problemesh të brendëshme dhe të jashtme. Si probleme më të theksuara të natyrës së jashtme janë problemet me shtetet fqinje të cilët ia mohojnë identitetin popullit sllav që jeton në Maqedoni, e që e mori si trashigimi eksluzive përkatësinë maqedonase, gjë që i shkakton kokëçarje të mëdha në proceset euro-atlantike.

Problemi i trashigimisë së maqedonizmit antik dhe antikvizimi që promovohet me të madhe nga strukturat nacionaliste djathtiste në Maqedoni, doli në shesh si pengesë kryesore e integrimit të Maqedonisë në kohën e fundit, kur Maqedonia u përfshi në grupin e shteteve kandidate për pranim në NATO dhe BE. Samiti i NATO-s në Bukuresht në 2008-tën dhe samiti i Këshillit Evropian në Bruksel në Dhjetor të 2009-tës, dëshmuan qartë se Maqedonia ballafaqohet me probleme serioze dhe nuk ka perspektivë evropiane nëse vazhdon me këtë kurs të një politike nacional-romantiste dhe përvetësimit të trashigimisë kulturore dhe historisë së tjerëve.

Në planin e brendshëm probleme as që mund t’u gjindet fundi. Kur është fjala për shqiptarët, më mirë është të parashtrohet pyetja se çfarë probleme pushteti sllavo-maqedon nuk u bën shqiptarëve e jo se çfarë problemesh u bën, ngase problemet që nuk ua bën mund të njihen në gishta, ndërkaq ato që ua bën nuk kanë numër.

Po ashtu, Maqedonia ballafaqohet me probleme të mëdha ekonomike, të cilat qeveria aktuale mundohet t’i kamuflojë me alarmimin e luftës gjoja për mbrojtjen e identitetit nacional të maqedonëve dhe shpëtimin e kombit nga fshirja prej listës së popujve të botës. Për këtë qëllim ata kanë diktuar një politikë tipike moniste të kohëve të kaluara kur për ideale të partisë dhe ideologjisë duhej ngrënë edhe bar. Në vend që të mendojë se si t’i dal në krye problemit, qeveria vazhdon të jetojë në botën e ëndrave duke e bombarduar opinionin me reklama mediale për të arriturat e mëdha, në fakt inekzistente, të qeverisë.

Por, nga veprimet e deritashme të të gjitha qeverive sllavo-maqedonase, është bërë shumë e qartë se nuk janë vetëm reklamat ambalazha me të cilën qeveria e mbulon paaftësinë e vet dhe humbjet e mëdha në ekonominë e vendit, por në këtë drejtim ata kanë përdorur edhe një metodë mjaft të mbrapsht të trashiguar nga baballarët komunist të ish jugosllavisë e pse jo edhe të kohëve më të hershme, gjegjësisht montimin e proceseve të caktuara për ta tërhequr vëmendjen e opinionit dhe për ta larë veten para popullit se ja, gjoja Maqedonia na qenka në rrezik. Kështu, qeveria aktuale dhe ato të mëparshme, në viset shqiptare kanë intervenuar në formën ma brutale për të zënë një person të kërkuar nga ata, ndërkaq të njejtin e kanë patur para syve për çdo ditë. Realisht, ata nuk kanë patur për qëllim të zënë dikë, por thjesht të demonstrojnë forcë mbi shqiptarët, të sulmohen fshatrat shqiptare me helikopterë e mjete të blinduara, që u ngjajnë më tepër skemave të luftës. Këashtu ndodhi në Brodec të Tetovës, në Haraçin të Shkupit e në shumë vise tjera, mos i numërojmë të gjitha. Mu në ato vende ku gjatë luftës nuk mundi të depërtojë ushtria e Ljupço Georgievskit, vojvoda tjetër i VMRO-s, Nikolla Gruevski, premier aktual i Maqedonisë, deshi të tregoi se ai mund të shkel në ato vise me policinë e tij speciale dhe ta maltreton popullatën shqiptare.

 

Cila është goditja e rradhës?

Për t’i kamufluar problemet serioze në planin e integrimeve euro-atlantike dhe të financave dhe ekonomisë, Gruevski kësaj rradhe ka gjasa të monton diçka kundër veprimtarëve islam, gjë që e ka bërë edhe ma herët.

Nga vizita e fundit që ia bëri qeverisë cioniste izraelite, u ngrit problemi i gjoja funksionimit të Al-Kaidës në Ballkan, e në këtë kontekst edhe në Maqedoni.

Realisht, kjo nuk është kurgjë tjetër pos një tentim për të gjetur fajtor kujdestar dhe për t’u goditur veprimtaria islame që aspak nuk ka të bëjë me aspektin militar në Maqedoni dhe në vendet tjera në Ballkan.

Ekziston rrezik i madh që në emër të luftimit të Al-Kaidës dhe terrorizmit të luftohen shoqatat joqeveritare islame në Maqedoni, të cilat zhvillojnë aktivitete kulturore dhe aspak nuk kanë të bëjnë me gjëra të kësaj natyre për të cilat kanë folur sllavo-maqedonët me cionistët.

Kështu, rreziku është që stipendimi i studentëve përmes rrugëve legale, që është humanitet i dorës së parë, të etiketohet si larje parash dhe financim i terrorizmit, ndërkaq shoqata të ndryshme islame të cilat veprojnë në mënyrë legale dhe sipas rregullave që parasheh ligji, të etiketohen si qelula që punojnë për Al-Kaidën në Ballkan. Po ashtu, rreziku është i madh që edhe veprimtaritë kulturore, si që janë: botimi i librave, revistave, tribunat, etj, të cilësohen ci veprimtari destruktive në shërbim të terrorizmit.

Tërë këtë do ta kamuflojnë me propagnadën e gjoja ndërprerjes së kanaleve të financimit të terorizmit duke lansuar gënjeshtra në opinion se gjoja këto shoqata në fakt janë mbulesë e veprimtarive të huaja dhe financohen nga palë të dyshimta.

Nuk ka kurgjë nëse ata e vërtetojnë se një organizatë e caktuar është e tillë, por jo të flasin pa fakte dhe thjesht vetëm pse pranon ndihma nga shoqata simotra islame nga vendet arabe të gjindet në bankën e të akuzuarve. Vallë, nuk paska kurgjë nëse një student merr bursë nga Sorosi apo nga ndonji organizatë tjetër perëndimore, ndërkaq na qenka kijamet nëse njël student tjetër merr bursë nga një shoqatë arabe? Mos qekan ndihmat e të parëve humanitet, ndërkaq të të dytëve krim? A nuk destinohen për të njejtin qëllim? Vallë mos qenka çdo gjë islame terrorizëm, e çdo gjë perëndimore humanizëm dhe bamirësi? Vërtet këto janë standarde jo reale vlerësimi, dhe nëse flasin për diçka flasin për krizën në të cilën gjinden bartësit e këtyre ideve.

Kështu u vranë muslimanët nga Pakistani të cilët ia kishin mësy rrugës së gurbetit në të zezë te vreshtat e Rashtakut në Shkup në vitin 2002, dhe më pas u akuzuan se kanë qenë grupe teroriste të cilët kanë përgatitur aksione terroriste në Evropë. Kjo mund të ndodh edhe tash.

Tash, pas muhabeteve me qeverinë cioniste për rrezikun nga Al-Kaida në Ballkan, ekziston rrezik i madh që cak i rradhës të jenë shoqatat islame joqeveritare në Maqedoni. Inshallah Allahu na ruan nga sherri i qëllimkëqinjve.

 

Opinionet e autorėve nuk paraqesin domosdoshmėrisht edhe opinionin e redaksisė sė portalit www.mesazhi.com

Komentet

Ky artikull eshte komentuar 11 here
  • G.Kryeziu E hėne 11 Janar 2010 15:36

    Allahu te shperbleft per ket shkrim. AMin InshaAllah Allahu na ruan nga sherri i qėllimkėqinjve!

    Reply

  • haxhija E hėne 11 Janar 2010 20:56

    Selamun Alejkum,laborim shum i mir , je nga te rrallet qe i komenton gjerat drejt, ALLAHU te dhasht shendet dhe te forcoft akoma me shum ne rruge ne te cilen gjendesh,por shpresoj qe te gjith muslimanet ti shohin gjerat drejt. SELAM.

    Reply

  • Rexhep Beqiri-Bujanoc E hėne 11 Janar 2010 21:34

    Esselamu alejkum !All-llahu xh.sh.tė shpėrbleftė me xhenetin Firdevs inshaAllah pėr kėt shkrim tė mrekullueshėm.Amin.All-llahu i shkatrroftė inshaAllah kundėrshtarėt e Islamit kudo qė janė dhe ngado qė tė vijnė.A M I N

    Reply

  • omer E marte 12 Janar 2010 11:13

    hej kjo eshte e rrezikshme per krejt shqiptaret edhe ket bile jan duke e bar veq me burgos sa ma shum shqiptar por ne emer te terrorismit e ata politikan qe ju shqiptaret e maqedonis i keni voto e qe ju kan pelqy shum karrikat nuk kan me ju mbrojt qysh si mbrojten ata te bordesit,Allahu ju forcoft e ju ndihmoft bashkohuni te pakten ju qe jeni musliman te mir edhe bahuni forc ne ate ven e leni ata dyftyrshat le te ngajn mas karrikave,,,,

    Reply

  • E enjte 14 Janar 2010 4:24

    llapi usa kenosha Allahu te shperbleft i nderuar hogj per ket shkrim po sidoqoft hajr inshalla selamun alejkum

    Reply

  • selam E diel 17 Janar 2010 11:08

    shum mir e ke shkruar bravo te qoft ALLAHU TE SHPERBLEFT

    Reply

  • tetovari E hėne 18 Janar 2010 4:50

    Allahu e shperblefte kete magjister, ralle gjenden ne mesin tone hoxhallare te ketille. Dhashte zoti qe te gjithe ta kuptojne kete politike te kalbet te sllaveve barbare te njohur nga historia si te tylle.Lus Allahun qe armiqte tane ti shkateron ndremjet veti kurse planet e tyre te buruara nga shejtani gjithe tju deshtojne. Muslimanet dita dites po perballen me sprova te ndryshme ,Edhe njeheri allahu na ruajt dijetaret ,neve na udhezofte, shoqatat te cilat veprojne te jen sa me te matura dhe sa me durimtare. selam

    Reply

  • fatmir E mėrkure 20 Janar 2010 15:55

    Eselamu alejkum Allahu e shperbleft teologun dhe magjistrin tone te nderuar.E kam njė pyetje nėse mundet se po mė vlon nė zemėr e nuk pe di.A janė Al-kaeda njerėz tė mirė d.m.th. musliman qė veprojnė nė tė mirė tė Islamit apo jo dhe nėse po pse dhe nėse jo pse

    Reply

    Replike nga: visar rrustemi - E premte 22 Janar 2010 0:18
    vlla fatmir aka munsi ket oytje mi ja bo direkt bin lladenit ose talebaneve ato te japin pergjigje ok?
  • visar rrustemi E premte 22 Janar 2010 0:19

    sleamulajekum. Hoxhe i nderuar Allahu te nderoft dhe ta munoft qe tej ejshe ne rrjedha me ngjarjet dhe shpresoj se do te na keshillosh me shpesh se si te verojme urime per shkrimin

    Reply

  • reshat E diel 24 Janar 2010 18:04

    maqedonasit po bejne punen e tyre ashtu sic e kane berre me par idhujtaret e mekes jehudet e medines dyfetirshit ne mesin e muslimaneve per kete mos u cuditni se ajo eshtte ne natyren e tyre.Vllezer deshiroj te jam gabim por mendoj se keto veprime mr soqatat islame vin si rezultat i disa krereve me emer islam e cilesi dyfetirshi si mund te arsietoet ndryshe heshtja e tyre.allahu na ndihmoft neve qe te shohim njeri tjetrin si vellezer te vertet qe nuk poshtrojne njeri tjetrin sepse kur nenuk jemi te percar tjeret jane te dobet.SELAM

    Reply

REGULLAT E KOmentIMIT
  1. Komenti te kete lidhje me temen.
  2. Ndalohet perdorimi i fjalorit ofendues.
  3. Redaksia e portalit mesazhi.com mbane te drejten e fshirjes se komenteve te papershtatshme.
karaktere te mbetura.

Arkivi i autoreve