Image 01 Image 02 Image 03 Image 03

Hempheri i shekullit

Autor: Qerim Isufi E premte 12 Shkurt 2010 23:29 PM

 

Fillimisht, kërkoj ndjesë nga lexuesit se nuk do të përqendrohem vetëm në një pikë, nga fakti se janë disa ndodhi të cilat nuk mund të anashkalohen. Përderisa fillova të hedhë në letër këtë brengë, brengë e cila me vite në organizmin tim kishte bërë fatkeqësisht rezervuarin e vet. Mendoja, vallë do të ketë ndonjë efekt ky shkrim sado i vogël që është, apo ndoshta vetëm do të zbrazej rezervuari im. Megjithatë, edhe pas zbrazjes së rezervuarit tim, jam më se i sigurt se, hapësira do të mbetej prapë. Gjeneza e krijimit të kësaj hapësire u paraqit, atëherë kur politikanët tanë u merrnin vesh për t’u mos marrë vesh mes veti, por fatmirësisht kur këta ishin përballë politikanëve maqedonas u merrnin vesh edhe shumë më lehtë, nga fakti se këta tanët në fjalorin e tyre përballë politikanëve maqedonas, asnjëherë nuk gjetën dy shkronjat e arta "JO". Politikanët tanë i përgëzoj dhe u dëshiroj suksese për gjetjen e shkaktarit të ngecjes së prosperitetit në fushën: sociale, ekonomike, politike e të ngjashme të kombit tonë. Mendoj se tentimi i tyre është shumë në rregull, por shkaktari investigohet në adresë ekstraordinare të gabuar. Jam një banor i komunës së Likovës, komunë kjo e cila ishte shumë e përshtatur për të zhvilluar luftën e 2001, pas kësaj date kjo komunë u fut në histori, dhe u eliminua nga gjeografia. Po, po zonë e krizës na ishte kjo komunë, por edhe Kriva Pallanka paska qenë zonë e krizës! Vallë asnjë qeveritar i "yni" nuk u interesua për matematikën e dokumenteve të udhëtimit, ç’po ndodhë kështu? Porositësit e këtyre dokumenteve, ose tregojnë patriotizëm sllavë, patriotizëm ky i fundosur së bashku me teorinë e Darvinit, (sa i përket prejardhjes së njeriut), ose fatkeqësisht këta porositës kanë probleme me matematikë. Pse asnjë qeveritar, e kemi fjalën për "tanët" nuk pyet kryeministrin e tyre, lidhje me lehtësimin e regjistrimeve të veturave të huaja, sikur të kishte vetura me targa të huaja nga Maqedonia perëndimore, po me aq numër siç ndodhë në atë lindore afro 30.000 të tillë, a thua do të sjellke ligjin për lehtësim të importimit të veturave!? A thua politikanët tanë nuk po e shohin kryqin grandioz në Vodno, apo e shohin por nuk i pengon në syrin e tyre ekonomik, ku përpos pamjes ata nuk kanë informata se harxhimi i rrymës elektrike paguhet nga buxheti republikan, buxhet ky i cili mbushet vetëm nga sllavët, e kinse jo edhe nga shqiptarët. Kjo më së miri tregon se ky shtet është sekular. Apo ministrat tanë nga tymosja e “gospodin”, “gospodin”-ave, u është paraqitur ndonjë barrierë në irisat e tyre, ku kohëve të fundit nuk vihet asnjë gur themel pa prezencën e tymosjes të këtyre "gospodin"-ave. Përderisa këta të tanët në qeveri participojnë vetëm si shqiptarë e jo si mysliman, ndoshta ky është shkaku që nuk u pengon tymosja. Të zgjedhurit tanë regjional janë aq kursyes të arkës shtetërore, sa asnjë qindarkë nuk kërkojnë të investohet në komunën e Likovës, komunë kjo e cila ishte e përshtatshme vetëm për të kërkuar të drejtat e gjithë shqiptarëve në tërë Maqedoninë. Sa për ilustrim fshati Zlletovë me infrastrukturë franceze, ia tejkalon komunës sonë. Sihariqi më i freskët Shkupi 2014, lus Zotin të mos ndodhë parashikimi i Nostradamusit, me qëllim që të realizohet ky projekt. Sa i përket sllavëve u lumtë. Kudo që sillemi shohim vetëm ikona, kryqe, kisha etj, po, po ky është sekularizëm! Draft projekti i këtillë më përkujton Faraonin me piramidat e tij. Por, fatmirësisht kryeministri ynë për dallim nga Faraoni, kundërshtarët e këtij projekti nuk i hedh të gjallë në pusin e piramidave. Këtu nuk është problemi se nuk ekziston pusi, por nuk ka kundërshtarë. Tani sa i përket këtij problemi, polemizojnë me BFI-në, duke harruar jo rastësisht se burimi nuk është vetëm aty, fundja fundit ç’faktor është BFI-ja në këtë çështje? Ju o dekor qeverie, mos harroni se edhe Causesku hante me lugë të argjendtë, por fundi i tij ishte jo i ëmbël. Ju o dekor qeverie hapni fletët e historisë dhe kujtoni rastin e Pragës, rast ky i cili kishte ndodhur në v.1412. Ju o dekor qeverie, vallë a e pyetni veten tuaj ndonjëherë se ç’është ky zë që ju vjen nga thellësia e brendisë suaj, apo ndoshta e keni të shuar fare?

Opinionet e autorėve nuk paraqesin domosdoshmėrisht edhe opinionin e redaksisė sė portalit www.mesazhi.com

Komentet

Ky artikull eshte komentuar 4 here
  • Iljasa E shtune 13 Shkurt 2010 10:52

    Fillimisht e pergezoj autorin per kete shkrim te mrekullueshem, per kete paraqitje te kolorit problemesh, qe sikur ta lexonin politikanet, sa do pak do e marrin nje keshill te kuptueshme prej nje vallai te tyre, pse jo edhe prej nje votuesi te tyre.Maqedonia eshte e stermbushur me probleme, dhe mendoj se shumica e qytetarve qe jetojn ne kete shtet, edhe pak do te dalin si problemologa te spikatur, por profesion i imponuar ky do te jete.

    Reply

  • Jahja E shtune 13 Shkurt 2010 13:51

    I nderuar autor elaborimi yt me pelqeu shume. Te lumte per meditimin.Te uroj sukses ne keso analiza.Vetem vazhdo!!!!!

    Reply

  • Gjilani E shtune 13 Shkurt 2010 20:50

    Moti koh i percjelli shkrimet qe behen per situaten ne Maqedoi, metvertet habitem me plotikant e atjeheit, por me gzon fakti se autoret e shkrimeve nuk po rrin duarkruq perball idioteve maqedon dhe shiptar, barravo autor eshte nje shkrim shumi i mir

    Reply

  • Mirsadi E diel 14 Shkurt 2010 19:43

    pershendetje per ty vella i nderuar me kete shkrim kaq te dobishem per ata qe kan sy me lexu,qe kan mend me kuptukam fjlaen per politikanet tan te sukseshem qe po marrin votat e shqiptarve qe ne parlament te votojn projektet e maqedoneve anti shiptare dhe anti islame,pse e beje kete?per te rritur rejtingun e Gruevskit qe te vazhdoj me politiken e tij anti shqiptare por me shum anti islamit.Populli thot Bjer daull per kand ka vesh,e nuk di politikanet tan a jan tui lexu/ndegju kto shkrime qe jan me shum se reale.nese jo ateher me keeqardhje e them se Shqiptaret ne RM perfaqesohen nga antishqiptaret me emra shqiptar,inshAllah mesohen nga gabimet e me hershme, permisohet gjendja e shqiptareve ne MK,sukse per ty autor i nderuar vazhdo me ksi shkrime dhasht zoti qe te japin rezultatin eduhr

    Reply

REGULLAT E KOmentIMIT
  1. Komenti te kete lidhje me temen.
  2. Ndalohet perdorimi i fjalorit ofendues.
  3. Redaksia e portalit mesazhi.com mbane te drejten e fshirjes se komenteve te papershtatshme.
karaktere te mbetura.

Arkivi i autoreve