Image 01 Image 02 Image 03 Image 03

Historia dhe shkrimi i teksteve tė historisė

Autor: Nexhmedin Spahiu E premte 20 Janar 2012 11:09 AM

 

Kohët e fundit gjithnjë e më shpesh dëgjohet fjalia “T’u lëmë historinë historianëve, të mos merremi me histori”. Kjo tingëllon bukur, por në fakt është një idiotizëm i llojit të vet. Historianët janë për t’i nxjerrë në dritë faktet, por edhe për t’i komentuar ato në dritën e fakteve tjera. Historia dhe tekstet e historisë janë dy gjëra të ndryshme.

 

Historia është shkencë kurse shkrimi i teksteve të historisë është politikë.

Kjo sepse nxënësve në shkollë fillore është e pamundur t’iu serviresh gjithë faktet historike. Ata nuk do të mësojnë historinë e gjithë kombeve të botës e as gjithë historinë e kombit tonë.

Ata do të mësojnë gjëra të përzgjedhura nga tekst shkruesit e historisë. Pikërisht kjo përzgjedhje është politikë. Fakte ka si për periudhën e Skënderbeut (1443-1468) si për Lidhjen e Prizrenit (1878-1881), por cilave fakte do t’u japësh më shumë hapësirë para nxënësve kjo është politikë. Fakt është edhe Lidhja e Dytë e Prizrenit (16-20.09.1943) edhe Konferenca e Bujanit (30.12.1943-02.01.1944), por perse nxënësit duhet të mësojnë vetëm për Konferencën e Bujanit e jo për të dyja apo edhe vetëm për Lidhjen e Dytë të Prizrenit?

Cila ishte politika e tekst-shkuesve të historisë deri më tani dhe cila duhet të jetë në të ardhmen ky duhet të jetë një debat politik i përhershëm ashtu siç duhet të jenë të përhershme debatet për politikat zhvillimore.

 

Tekstet aktuale të historisë distonojnë me sistemin politik dhe orientimet kombëtare

Shkrimi i teksteve të historisë në kohën e Enver Hoxhës ishte plotësisht në funksion të sistemit të tij politik. Shkrimi i teksteve të historisë në këtë kohë është krejtësisht në disharmoni me vlerat demokratike dhe interesat kombëtare. Nuk është se tekstet e historisë nuk kanë ndryshuar fare, por ky ndryshim vetëm sa i bënë me qesharake tekstet e historisë. Nuk ka ndryshim thelbësor çfarë është edhe ndryshimi mes sistemit komunist dhe atij demokratik apo çfarë është ndryshimi në kursin kombëtar shqiptar: nga kursi izolacionist në një kurs të tej-hapur ndaj botës.

Faktet që na i servirnin tekstshkruesit e historisë në kohën e Enverit sa i përket historisë botërore lidheshin me orientimet e politikës së tij të jashtme. Nxënësit në shkollë fillore dhe të mesme kishin mundësi të mësonin në shkollë për historinë e lashtë kineze e hinduse e egjiptiane, për historinë franceze, greke, ruse e serbe por shumë pak apo aspak për historinë amerikane, angleze, gjermane, italiane, skandinave etj

 

Injorimi i historisë së kombeve mike

Kjo, sepse Enver Hoxha miqtë tradicional të shqiptarëve: gjermanët, anglezet e amerikanët i konsideroi armiq dhe anasjelltas, për miq i konsideroi armiqtë tradicionalë.

Nga këto tekste del se kombi gjerman e italian nuk kanë prodhuar gjë tjetër pos nazizmit e fashizmit.

Në tekstet e historisë përmendet pakëz biografia e profetit Muhamed, por jo edhe periudha e ndritur që pasoi paraqitjen e tij në histori.

 

Periudha e kalifateve e prezantuar si errësirë

Në filmin e historisë që i krijohet një nxënësi të mirë në shkollat e Kosovës dhe Shqipërisë pas vdekjes së profetit Muhamed pason periudha e errët mesjetare. E vërteta historike është krejt e kundërt: hopi më i madh i zhvillimit njerëzor në të gjitha rrafshet është bërë pikërisht në këtë periudhë. Zhvillimi shkencor, teknologjik, mjekësor, artistik, juridik, ekonomik, moral, kulturor etj ka bërë hapin e vet më të madh pikërisht në këtë periudhë.

Injorimi i kësaj periudhe nga tekst-shkruesit kosovarë e shqiptarë të historisë i lë mangët nxënësit në shumë fusha.

Derisa nxënësit nga gjithë Evropa kanë dëgjuar për mbretin e lavdishëm Sallahudin Jusuf ibn Ejub (1138-1193), si një shembull i një mbreti luftëtar fisnik me kod moral të luftës, nxënësit në Kosovë e Shqipëri as që kanë dëgjuar ndonjëherë për këtë emër.

 

Injorimi i historisë së protektorëve tanë

Është jashtëzakonisht jo-falënderuese që nxënësit shqiptarë mësojnë shumë-shumë pak për historinë e Austro-Hungarisë, shtetit që ka krijuar shqiptarët si komb e Shqipërinë si shtet. Të mos flas për atë që derisa politikanët kosovarë kanë plotë gojën Amerikë, nxënësit kosovarë nuk dinë pothuajse asgjë për historinë e Amerikës. E për me tepër nga edukata që e marrin nga këto tekste shkollore thonë se amerikanët nuk janë komb!

Opinionet e autorėve nuk paraqesin domosdoshmėrisht edhe opinionin e redaksisė sė portalit www.mesazhi.com

Komentet

Ky artikull eshte komentuar 3 here
  • Ademi E shtune 21 Janar 2012 12:20

    E mrekullueshme.

    Reply

  • Ahmeti-Zürich E shtune 21 Janar 2012 13:31

    Per kete shkrim,prof,me te vertete,meriton ēdo lavdate.Mirepo,nuk duhet me inenēmu shkenctaret,nga lema e historis,sepse ajo ka tendenca me u perseritTe paren here historia te perseritet si tragjedi,kurse te dyten si farsė.Por ti,prapse prap ke te drejt:PER ME QENE DIKUSHI,DUHET ME BERE DIēKAKurse ketahistorianet tone-asgje,pasi qe e kryejne punen shkel-e-shko,qe ti mire po thuash,me mire edhe mos me punu,si ata,siq veprojne.Per me marr rrogen,dijne,edhe meu mbllaqit ne grazhd,si demat.Bota ka perparu shume,kurse ne-ku jemi,dhe perkete,duhet ti perveshemi punes edhe 2-3 here me shume,nese duam me i zen tetjeret.Ska shpetim pa menēuri,as menēuri pa puneFati te ndihmon nje here,mirepopuna-gjithemon.CHak Norrisin,e njef tere bota,sepse eshte njeri i zoti,se punon25 ore ne dite

    Reply

  • Ismeti,Gjilan E diel 22 Janar 2012 19:19

    Pershendetje, pajtohem plotesisht me konstatimin tuaj i nderuar profesor : Historia dhe tekstet e historisė janė dy gjėra tė ndryshme.

    Reply

REGULLAT E KOmentIMIT
  1. Komenti te kete lidhje me temen.
  2. Ndalohet perdorimi i fjalorit ofendues.
  3. Redaksia e portalit mesazhi.com mbane te drejten e fshirjes se komenteve te papershtatshme.
karaktere te mbetura.

Arkivi i autoreve