-Kur Akademiku Arben Puto e bënë kundër meje këtë falsifikim në kohën e internetit, imagjinoni se çfarë kasaphane ka bërë me figurat madhore të historisë sonë në kohën kur qasja në arkivat dhe dokumentet ka qenë tejet e kufizuar.
Se shoqëria shqiptare dhe ajo kosovare nuk janë shkundur nga komunizmi i Enver Hoxhës, dhe se historianët falsifikatorë nuk po heqin dorë nga falsifikimi e dëshmon edhe shkrimi i fundit i Akademikut dhe historianit Arben Puto “Ministri terrorist Xhafer Deva, ja masakra e 1944” që është reagim ndaj shkrimit tim “Rexhep Mitrovica e Xhafer Deva”.
Ja falsifikimi i Arben Putos: E zezë në të bardhë
Arben Puto duke u përpjekur të më paraqes kontradiktor dhe së këndejmi jo të besueshëm shkruan:
“Autori i shkrimit shton se disa vjet më parë ka qenë në Tiranë dhe ka parë një libër në të cilin Xh. Deva quhej "armik, tradhtar e kriminel". Është çuditur dhe ka pyetur se kush e ka shkruar. Qenka përgjigjur Liri Belishova, e cila paska thënë se "sigurisht e ka shkruar dikush nga shokët tanë që ka vuajtur tmerret e E. Hoxhës". Ky është me siguri mashtrim. Liri Belishova nuk mund të ketë thënë asgjë për t'i dalë në mbrojtje vrasësit të 4 shkurtit, me gjithë vuajtjet që i janë shkaktuar në mënyrë absurde, amorale nga një shoqëri për të cilën ajo ka dalë maleve, vajzë fare e re.”
Lexuesi mund ta vërejë lehtë falsifikimin duke e krahasuar me tekstin tim të cilit i referohet Arben Puto dhe i cili qëndron në shumë ueb-sajte
(http://www.zeri.info/artikulli/3/21/21020/rexhep-mitrovica-dhe-xhafer-deva/rss.php?category=3&subcategory=21):
“Gjatë kohës sa jetoja në Tiranë, 15 vite më parë, bisedoja shpesh me ish-të burgosur politikë. Në fakt, gjithë Shqipëria e asaj kohe ishte përplot ish-të burgosur politikë. Të gjithë ata flisnin zi e më zi për Enver Hoxhën, por për ata ish-të burgosur, që dikur kishin qenë partizanë, e keqja e Enver Hoxhës fillonte më 1945. Para këtij viti për ta ishte shoku Enver që luftoi armiqtë e popullit. Kur përmendej emri i Xhafer Devës ata tërboheshin fare duke thënë se ka qenë armik, tradhtar e kriminel.
Një ditë mora një libër dhe u lexova një faqe prej tij. I pyeta: a e dini kush e ka shkruar këtë? Zonja Liri Belishova, dikur anëtare e Byrosë Politike, e më vonë e burgosur dhe e internuar, u përgjigj: këtë sigurisht e ka shkruar dikush nga shokët tanë që ka vuajtur tmerret e Enver Hoxhës.
Atëherë tregova se pjesa që u lexova ishte pjesë nga artikulli i Xhafer Devës, i shkruar më 1942. Aq mirë e kishte përshkruar Xhafer Deva situatën në të cilën do të ndodhej Shqipëria në rast se do të vinin në pushtet komunistët saqë asgjë nuk dallonte nga ajo që vërtetë ndodhi më pas.”
Shqipëria e Kosova duhet të lirohen nga enverizmi si gjermanët nga nazizmi
Meqë, lexues të nderuar, e patë vetë shtrembërimin që Arben Puto i bënë artikullit tim ditën për diell, mund ta kuptoni se çfarë masakre i ka bërë historiografisë sonë ky historian shërbëtor i Enver Hoxhës. Dhe ky akademik është idhull i akademikut Rexhep Qosja dhe i shumicës së historianëve të Prishtinës.
Dhe kur këtë falsifikim ma bënë mua në kohën e internetit, imagjinoni se çfarë kasaphane ka bërë me figurat madhore të historisë sonë në kohën kur qasja në arkivat dhe dokumentet ka qenë tejet e kufizuar.
Ja këta janë falsifikatorët që na kanë shkruar historinë. Këta njerëz akoma nuk e kanë kuptuar se të falsifikosh historinë është krim ndaj kombit e ndaj njerëzimit.
Por shyqyr Zotit tani është koha e internetit dhe www.google.com nuk të le të futesh shumë në mëkate.
Jo "Lufta e lavdishme Nacional Çlirimtare" po Lufta Civile në Shqipëri
Ideja e shkrimit tim ishte pikërisht ajo se komunistët shqiptarë përkundër vuajtjeve ne burgjet e Enverit nuk kane përjetuar katarsisin e pritur. Ata akoma mendojnë se para vitit 1945 Enver Hoxha ishte figurë pozitive, dhe nuk kuptojnë se rrënjët e tmerrit komunist janë pikërisht tek "Lufta e lavdishme Nacional Çlirimtare" e cila në fakt nuk ishte aspak e lavdishme, por thjeshte një lufte civile ku për shkak të rrethanave historike fituan komunistët.
Ata, si injorantë që ishin, nuk mund ta kuptonin Xhafer Devën, i cili i dinte pasojat e ideve komuniste. Madje as përvoja e hidhur nepër burgjet e Enver Hoxhës nuk i bindi tërësisht. Por kjo nuk do tv thotë se brezat e rinj të mos kuptojnë se kush ishte Xhafer Deva dhe kush ishin komunistët.
Ta quash Xhafer Devën kriminel duke u thirrur ne vrasjet e 4 shkurtit 1944 (Arben Puto thotë 86, por kjo nuk dokumentohet as për 40 veta, sepse një listë prej 86 emrave nuk është publikuar kurrë), përballë afro 10.000 të vrarëve nga regjimi i Enver Hoxhës (plus katastrofave tjera kombëtare: burgime, internime, censurime, etj. etj) është sikur ta quash NATO-n kriminele për shkak se vrau dhjetëra civilë të pafajshëm sërbë gjate bombardimeve ndërsa po shpëtonte Kosovën nga gjenocidi. Për më tepër që komunistët e vrarë më 4 shkurt 1944 nuk ishin edhe aq të pafajshëm.
Komunistët shqiptarë ishin terroristë
Komunistet shqiptarë ishin terroristë. Nuk mund të jenë terroristët të pafajshëm. A nuk ishte terrorist Vasil Shanto që vrau Major Adem Boletinin (djalin e Isa Boletinit) vetëm pse Ademi ishte komandant xhandarmerie në Shkodër? A nuk ishin terroristë ata që në Janar 1944 vranë nipin e Xhafer Devës, për të vetmen arsye se ishte nip i Xhafer Devës edhe pse ai (nipi i Xhafer Devës) nuk merrej fare me politikë?.
Muhamed Murtezi
Mr. Ajni Sinani
Nexhmedin Spahiu
Mr. Bashkim Aliu
Mr. Muhidin Ahmeti
Mr. Ajni Sinani
Nexhmedin Spahiu
Opinione te lexuesve
Hamdi Nuhiju
Opinione te lexuesve
Opinione te lexuesve
Opinione te lexuesve
Mr. Iljasa Salihu
Hamdi Nuhiju
Reklama 228 x 90.png)
Komentet
Ky artikull eshte komentuar 4 hereKu do te ishte Kosova sikur ta kishte per President Nexhmedin Spahiun? Dikur e urreja por tani e kuptoj se e kam pasur shume gabim.
valla bre nexh si gjithmon na knaqe. msheljau gojen atyne qe jau kan mshel tjerve per gati 50 vjet me rend. po edhe kta komunistat si te asaj kohe ashtu edhe te kesaj te tashmes, e kan filozofine dhe strategjine e njejte e ajo eshte se, nese don me e tregu vehten te mire athere duhesh krejt tjeret me i bo te kqi. Kqyre sod kosoven edhe e merr vesh se per qka e kom fjalen. Sod ne kosove, per strukturat udheheqse pushtetmbajtse, jan te kqi ata qe e kallxojn te verteten, ata qe nuk jan te korruptuem, ata qe urdherojn ne te mire dhe ndalojn nga e keqja etj, etj. ...Sa ksi njerz se qfare sod jan ne vendet kyqe ta udhheqin kosoven, pak ka me pas prosperitet. Ishalla e kam gabim
O Nexhmedin djali! E tera fara e ndyre dhe soj e sorollopi i Putajve ne kohen e enver hoxhes kane qene spiune dhe sherbetore te larte te diktatures te cilet kane poseduar poste dhe privilegje. Kjo fare e ndyre eshte fatkeqesi qe nuk i tregohet vendi me kohe, te pakten tash 20 vjet, prandaj dhe personalisht shpesh e quaj pseudodemokraci sistemin e sotem ne Shqiperi sepse nuk me kenaq me disa vepra qe sjane demokratike, si pershembull: toka tek i zoti, spastrimi dhe eleminimi nga postet i tere spiuneve dhe ofiereve te sigurmit etj etj dhe per ironi te fatit keto kontigjente i ke ne krye te shtetit te politikes shqiptare nga te dyja krahet si Sali shehu, Gramoz Ruci , etj etj etj deri tek djalmi i xhelil gjonit dhe i sul bushatit. Kjo eshte demokracia ne Shqiperi, ndaj dhe Putaj leh .
pajtohen se negjmedin spahie esht njeri shume i ditur po po e kritikon vetem komunizmin ne shqiperi pse nuk po flet edhe ata ne kosov kush e vrau emin durakun ai se ju priu shqipetareve per 40 vjet e dini mir kush esht,pastaj kush luftoi kunder shaban polluzhes.pastaj politika heshtake e viteve nentedhjeta qe ne bashkpunim me milosheviqin vran ukshin hotin .ai vet ka deklaruar para ghyqit politiko ushtarak te milosheviqit se e vran ata qe ja rrezikonin shtqtrin serb dhe paqen e akorduar ne shqiperin veriore te vilajetit te kosoves