Është një traditë shqiptare e trashëguar brez pas brezi në trojet tona, ku nëse dëgjohen pula duke kënduar si gjel, atëherë menjëherë duhet t’i hiqet koka asaj pule. Mbase të gjorët shqiptar menduan se kjo traditë vlen vetëm për pulat, mbase sikur harruam se, kjo traditë është më shumë analogji se sa diçka tjetër, që mund të përkufizohet me ndonjë domethënie ku patjetër duhet aluduar në pulat. Kështu gjatë këtyre ditëve nxënësit shqiptar u gëzuan për peshqeshin e quajtur libër, dhe në brendësin e librit të muzikës për klasën e katër, e panë dhe e hetuan se pula kishte kënduar në vend të gjelit.
Me personazhin e pulës nuk aludojë në zëvendësministren që dinë të fletë edhe shqip, mbase emrin e ka edhe shumë të bukur me kuptim shqip, por e gjora kishte harruar se, nxënësit shqiptar duhet t’i mësojnë rregullat e para të muzikës shqip, ndonëse ajo si pedagoge, edhe pse nuk jam i sigurt rreth profesionit të saj, por ashtu hiqet, ashtu siç hiqet shitësi i gazetave si gazetar, apo pastruesi i bankës si njeri i cili punon në bankë, po e pyeti, ai nuk do të tregojë se çka punon, mjafton të thotë se, - unë punoj në bankë, sidoqoftë ne do të merremi me personazhin e saj si pedagoge, sepse në këtë shkrim të shkurtër dhe modest i kamë venduar tre personazhe: pulën, pedagogen dhe gjelin, kështu që përpos epitetit pedagoge s’kam si ta emërtojë, edhe nëse do të dua ta emërtoja në njërin prej dy personazheve, frikohem prej pulës dhe gjelit, që mund të më padisin për tjetërsim.
Si lejuat e nderuara zonjë zëvendësministre e pedagoge (uff, sa shumë epitete), që nxënësit shqiptar të na vinë në shtëpi të hipnotizuar, përmes këngës, - hu, hu baba hu, merre kalin shko për dru, mbase në të njëjtin kuptim thuhen edhe me ciriliken e maqedonishtes, nëse nuk e keni ditur, atëherë unë ju tregoj se kjo këngë e cila thuhet se është këngë popullore shqiptare - një gënjeshtër e kulluar dhe tejet tendencioze, është ritual ku bektashinjtë për të mos i ndier fare dhembjet, që ia shkaktojnë vetës, e përdorin këtë këngë, pra shkurtë thënë, - për t’u mpirë fare pa alkool. Nëse nuk ju duket ky argument i shëndoshë, atëherë ju kisha lutur të shkoni te psikiatri, jo që ju personalisht të kontrolloheni, mos më keqkuptoni ju lutem, por mundësisht ta pyetni atë se, mendja dhe truri i njeriut si do të reagoj pas përsëritjes së disahershme të kësaj kënge fetare bektashiane, e assesi shqiptare.
Në të njëjtën libër, mund të lexohen biografi të shkurtra, të kompozitorëve maqedonas, rus, çek, francez, austriak, slloven, por për asnjë kompozitor shqiptar, mund të lexosh gjëegjëza, fjalë të urtë, valle e kënga, por asnjë shqipe, duke e bërë kështu nxënësin e gjorë të dyshimtë rreth përkatësisë së tij kombëtare, sepse ai si letër e bardh, assesi s’mund të besoj se këto libra qenkan për shqiptarët, por ai edhe s’mund të besoj që shteti kaq shumë ia kujton të keqen, duke tentuar që përmes këtyre metodave klasike, gradualisht ta zhvesh prej vlerave të tij kombëtare, që për fatin e tij të mirë janë të shumta. Të mos flasim për gabimet tjera gjuhësore që janë lëshuar prej përkthyesve shqiptar, të cilët sikur mëditja simbolike ia kishte verbuar sytë. Si more përkthyes që flet e shkruan shqip nuk ju vjen fare turp, që për një mëditje dhe zotimit të detyrës suaj, të jeni kaq symbyllur, mendoni se historia do t’ju anashkaloj juve, jo more të gjorë e të papërgjegjshëm, edhe ju si pjesë e këtij vargani të turpshëm do të radhiteni në analet e historisë së turpit, sepse ju ishin ndër të parët që mundeshit ta sensibilizoni këtë tragjedi që po ndodh me librin e ashtuquajtur shqiptar. Ç’të bësh kur jeni shndërruar në interpretues besnik të politikës sllavo-ortodokse-idiote-maqedonase, - huu sa strofë e mirë doli, lirshëm mund ta inkorporoni në librin e dytë - korrigjues të muzikës.
Ndonëse keni harruar se, libri i muzikës i botuar në vitit 1969 ka qenë shumë më shqip se sa ky i sodit, madje me këtë të sodit as që bënë ta krahasojmë, sepse ky tërësisht nuk është i yni, qoftë edhe nëse ca germa janë hedhur në gjuhën shqipe, por mos harroni se, edhe kur lexon apo belbëzon kryeministri jonë në gjuhën shqipe, askush s’ka të drejtë të pohojnë se ai është duke menduar shqip.
Me këngën bektashiane që padrejtësisht dhe qëllimisht ia kishit pllakos thesarit tonë shqiptar, ju nomenklaturë që i imitoni kukullat, mund ta përdorni vetëm për veti: Hu, hu baba hu, ju shqiptar të ministrisë së arsimin, shkoni me kali për dru, mbase edhe kjo mund të jetë nder për ju, por kërkojmë ndjesë, s’kemi ndryshe siç ju dënojmë, mjafton që nxënësit dhe mësuesit zhurmshëm të fillojnë t’i bojkotojnë librat në gjuhën dhe mendësinë maqedonase, të cilat aksidentalisht i paskan ca shkronja edhe në shqip, dhe urgjentisht ta miratoni kërkesën tonë natyrale, që autorët ku fëmija im dhe i juaji i nderuar lexues do të mësojë, te libri i autorit shqiptar, madje të gjithë të jenë shqiptar, s’kemi nevojë që maqedonasit të stërngarkuar me konteste gjeografike, historike dhe kombëtare t’i shesin mend fëmijës tim. Pra, mos ia prishni fëmijëve lumturinë, mos ia shkarravitni trurin e pastër me ngjarje të vjedhura.
Muhamed Murtezi
Mr. Ajni Sinani
Nexhmedin Spahiu
Mr. Bashkim Aliu
Mr. Muhidin Ahmeti
Mr. Ajni Sinani
Nexhmedin Spahiu
Opinione te lexuesve
Hamdi Nuhiju
Opinione te lexuesve
Opinione te lexuesve
Opinione te lexuesve
Mr. Iljasa Salihu
Hamdi Nuhiju
Reklama 228 x 90.png)
Komentet
Ky artikull eshte komentuar 2 hereShkoqitje e qelluar e realitetit te dhembshem. Po ndoshta me kenge popullore shipe kan dash qe Alis tia bejne qefin
Eshte per te ardhur ajo qe po ndodh me tekstet mesimore te shkollave fillore dhe te mesme.Une nuk pajtohem me mendimin e disave se behet fjale thjesht per gabime teknike te paqellimta.E gjithe kjo eshte mire e menduar dhe sinkronizuar me te vetmin qellim qe te keqmesohen femijet tone.Puna e Ministrise se arsimit te RM-se me ngjan sikur puna e asaj fjales Ne po provojme, nese dhez le te dhez.