Image 01 Image 02 Image 03 Image 03

Identifikohu

Autor: Qerim Isufi E diel 17 Tetor 2010 12:58 PM

 

Kësaj radhe nga ti lexues i nderuar, paraprakisht kërkojë ndjesë nëse të lodhin këto shenja të zeza të vendosura në të bardhë, shenja të cilët janë aq të fuqishme që munden të vendosin fatin e jetës sate, e pse jo edhe atë të jetës sime. Megjithatë, mos ke frikë se këto shenja nuk munden të bëjnë një gjë të tillë, ngase burimi është i tharë. Shpresoj se këto fjalë do të shtynin të shohësh atë që unë e shoh, nga një këndë, këndë ky i cili bartë me vete lekun e rezervuar për të blerë një ABC-e apo një Elifba. Meqë jemi këtu do të kisha tentuar të shkruaj pak e të them shumë, ABC-ja e cila dita ditës po mbushet me figura të huaja, po, po, - me figura të huaja. Sa për habi fletët ku mësohet nota e këngës shqipe, fletët ku mësohet vendndodhja e shtetit amë, e fleta tjera të ngjashme, në të cilët ndodhë mësimënxënia si dhe mësimdhënia, në mënyrë shumë të kulturuar e pse jo edhe të civilizuar janë bërë “paste” nga një popull i cili nuk e dinë se kush është i pari i tij, nga një popull që dita ditës do të ndërrojë çelësin e drynit, dry i cili është i humbur në një rrokje dorësh në familjen e pasur. E gjithë kjo sikur poli(etikët)tikanët tanë sikur nuk e shohin se çka në të vërtetë po ndodh, apo ndoshta e shohin por kanë punë më të mëdha, ndaj merren me to siç janë: vaji i humbjes së identitetit të atyre që u lejojnë t’i marrin erë vendit ku ndahet kulaçi, apo janë të zënë e në halle se si ta shlyejnë borxhin “kryqit” në kokëqytet, si dhe shumë preokupime të tjera. Ndoshta një brengë të tillë do ta zëvendësoja me një këngë të përcjellë me një instrument i cili përbëhet vetëm prej dy telave, ndërsa ekzekutuesi i saj me një të bardhë në kokë. Këtë nuk e hasa dot, por hasa në një qenie të tillë por pa të bardhë në kokë. Mendova se tani jam në adresë të duhur. Prapë ishte një brengë plotësuese, brengë që më simuloi për t’u dëshpëruar, ai ishte segmenti i quajtur mos më dëgjo, por më shiko. Konfuzion i plotë ndonjëherë ajo dëgjohej, dëgjim i cili të shtonte dashurinë ndaj dheut ku isha i lindur, e pse jo edhe ndaj qëllimit apo idealit të atyre që të gjelbërtën e bënë të kuqe. Tani, madje nuk është në hall më të mirë as elifbaja, elifba e cila dikur kisha mësuar, por tani sikur nuk dua t’ua lejoj fëmijëve të mi një mësim të tillë. Po, po, ndoshta nuk do t’i lejoja nga fakti se ndoshta djali im nuk do të kishte të holla për të blerë material të mjaftueshëm për pantallona, apo ndoshta do të ishte hidhëruar me berberin. Nuk do të dëshiroja që as bija ime të mësonte në një libër të tillë, nga frika se ndoshta ajo do të haste në të holla suficiente, ku ajo do të gabonte gjatë matjes, gjë që do të rezultonte me maskimin e fytyrës. Maskim i cili nuk do të mundja të di se vallë është bija ime apo jo?! Unë nuk mendoj sikur ti, por do të luftoj tërë jetën time që ti të mos mendosh sikur unë. Tani më thoni kush jam unë, nëse unë jam unë atëherë kush je ti? Nëse ti je unë e unë ti, atëherë fryti do të ishte bërë frytë, por i zhvilluar pa gjethe. Përderisa më ngatërron UNË time me tëndën, aty ti nuk je ti, madje as unë nuk jam unë. Apo ndoshta për një pasqyrim të këtillë do të ishte Ajnshtajni ku thotë: “Mos bëj kurrë ndonjë gjë kundër ndërgjegjes madje edhe po ta kërkoi gjendja”. E ti, vëlla nga natyra e bindjes si dhe nga fusha e ndjenjës, ma thuaj atë që e dëgjon nga brendia e egos sate. Sidoqoftë le të kthehemi në të ardhmen a kaluar: më kujtohet një person i cili ishte i pagëzuar Pablo Escobari. Personi në fjalë ishte një dorëdhënës i rrallë, njeri i cili brengosej për popullin e vet aq shumë sa që investoi në fushë të ndryshme, fusha këto të cilët luftonin skamjen e rrethit. Sidoqoftë, faktori njeri është ai i cili i rregullon, i rendit e pse jo edhe i dhunon shenjët e zeza. Disi mu kujtua rrëfimi i shokut të George Orwell-it i cili pas vdekjes së shkrimtarit deshifron personazhet e veprës “Ferma e kafshëve” ajo që mahnitë është elementi i qeneve, qenë këta të cilët autori i ilustron si shambellan të Napoleonit (kujdes Napoleoni nuk ishte i vërteti), por ajo që është për t’u habitur është se ato ruajnë atë, por ato a thua kush i ruan???

Që të dy investonin në popullin e tyre, dallimi mes të parit dhe të dytit ishte aty se ky i dyti ishte i natyrës së Cubrolivicit. Rrethi më i ngushtë i tyre ishin mjaft të kënaqur me ta. Por ajo që ishte më tragjike, ishte elementi i cili quhet: të futa në fletat e mia, fleta të cilët sikur të mos ekzistonin ndoshta edhe ne nuk do të dinim të deshifronim investimet e kronologjisë së lartcekur. Do të dëshiroja të më tradhtonin sytë, por gjatë kohë po e mbajmë dritën e gjelbërimit në trafik. Trafik i cili lejon vajtje dhe ardhje të secilit i cili varet nga oksigjeni.

Përfundimi do të ishte i preferuar më një vlerësim të shkencëtarit të lindur më: 14, Mars. 1879: “Bota nuk rrezikohet nga njerëzit e këqij, por nga ata qe e lejojnë te keqen”.

Opinionet e autorėve nuk paraqesin domosdoshmėrisht edhe opinionin e redaksisė sė portalit www.mesazhi.com
Mesazhi

Komentet

Nuk ka komente per kete artikull
REGULLAT E KOmentIMIT
  1. Komenti te kete lidhje me temen.
  2. Ndalohet perdorimi i fjalorit ofendues.
  3. Redaksia e portalit mesazhi.com mbane te drejten e fshirjes se komenteve te papershtatshme.
karaktere te mbetura.

Arkivi i autoreve