Image 01 Image 02 Image 03 Image 03

Implementimi i Edukatės Fetare me metodat bashkėkohore

Autor: Gentian Jetishi E enjte 20 Maj 2010 11:28 AM

 

Ligjërimi shkollor dhe universitar me metodat bashkëkohore të ligjërimit në përgjithësi në vendin tonë ende nuk ka marrë udhë , ndërkohë rastet e pakta aty këtu nga ndonjë profesor mund të konsiderohen si përjashtime. Jetojmë në një botë ku ngjarjet zhvillohet në mënyrë dinamike prandaj që ligjëruesit në shkolla dhe universitete duhet të jenë të vëmendshëm që në shtjellimin e materialit të caktuar të mundohen që të shfrytëzojnë metodat e ndryshme moderne në raport me mentalitetin dhe rrethanat e kohës për të cilën ligjërojnë.

Kur themi ligjërim bashkëkohorë nuk kemi aspak qëllim modernizmin si lëvizje por më këtë po nënkuptojmë elaborim të materies së njëjtë eventuale por vetëm metodologjia të jetë moderne.

Në ligjërimin e Edukatës Fetare ka mundësi të metodave të shumta që mund të përdorën , në raport edhe me moshën e nxënësve.

 

Si shembull:

Kur profesori i Edukatës Fetare tu ligjëroj temën ‘Qëllimi i krijimit të njeriut’ në këtë rast organizimin e orës mund ta bëjë si vijon .

- Para se tu tregoj për temën u parashtron pyetje tërthorazi për temën në fjalë që të marrë opinionet reale të nxënësve për atë se çfarë ata mendojnë se është qëllimi i krijimit të tyre në këtë univers gjigant . Profesori duhet të kujdeset që të mos i ik ky moment dhe që të gjejë mënyrën dhe pyetjet adekuate që të provokoj mendimin e thellë të nxënësve për një temë të tillë. Të i bëjmë nxënësit të mendojnë sinqerisht dhe thellë për një temë është shumë më me vlerë se sa tu tregojmë muskujt e oratorisë sonë e në anën tjetër nxënësit edhe nëse kanë arrit të marrin informacione solide nga ai ligjërim nuk kanë arrit një gjë më të rëndësishme se kjo e që është eksperimentimi dhe shijimi i saj.

- Pas disa minutash debat eventual profesori duhet që për pak minuta të u jap leksionet për temën, duke u ndërlidh me ato çfarë nxënësit kanë thënë dhe duke u dhënë shpjegimin fetarë për çështjen në fjalë. Një gjë e tillë nuk duhet të përfshij tërë orën por vetëm një pjesë të saj, ku profesori do tu ofroj fakte,shembuj, rrëfime për temën në fjalë dhe referenca ku mund të gjejnë material ekstra për të interesuarit .

- Në fund të orës do tu kërkoj nxënësve që për aktivitet të shtëpisë do të kenë shkrimin e një eseje për temën në fjala f.v. ‘Qëllimi i krijimit të njeriut’ ose ‘ Pse ekzistoj’, Kush jam unë, nga erdha dhe ku shkoj’ e ngjashëm, ese kjo që profesori do ta vlerësoj me pikë të caktuara si pjesë vlerësimit të përgjithshëm shkollor për Edukatën Fetare.

Profesorët dhe mësimdhënësit e Edukatës Fetare duhet të ndjejnë përgjegjësin që 45 minutat e orës së Edukatës Fetare të i shfrytëzojnë në maksimum në mënyrë sa më racionale,të dijë që të tillat mund të jenë shumë qenësore për boton emocionale dhe karakterin e nxënësve të tij e që do të jenë liderët dhe populli i së ardhmes.

Shpesh herë duhet provokuar nxënësit edhe me temat tabu, tema këto që nxënësit nuk kanë hapësirë për ti debatuar dhe sa nuk ka hapësirë nuk kanë gatishmëri me për ti debatuar me secilin. Duke debatuar me ta pos që u ndihmon nxënësve për të zhvilluar aftësitë e tyre të shprehurit dhe në veçanti të shprehurit e asaj çfarë ata mendojnë dhe ndihen në të njëjtën kohë u ndihmon atyre me këshilla të përgjithshme për të hapur mendjen për çështjet në fjalë duke u dhënë shpresë, përgëzim dhe kurajo për atë çështje.

Në varshmëri me moshën e nxënësve profesori zgjedh ose sugjerohet nga nxënësit për të debatuar për ndonjë temë që i preokupon. Me nxënës të shkollave të mesme të ulëta që janë në fazën fillestare të adoleshencës temat që mund të trajtoheshin mund të ishin:

- sjella në raport me prindërit, tejkalimi i tensioneve eventuale, pranimi i gabimit me ta dhe gjetja e formës së ofrimit dhe kërkim faljes së tyre ,

- komplekset e shoqërisë ideale, cili është shok i mirë e cili jo, shok interesi, shok i fesë, shok jetës e ngjashëm,

- dukurit negative, cigaret,alkooli, droga të bëjnë më të madh apo më të padijshëm e ngjashëm,

- ose te vajzat në veçanti kompleksi i imitimit të rriturve në veçanti të VIP artistëve, këngëtarëve modele etj.

 

Në anën tjetër me nxënës të shkollave të mesme mund të diskutohen edhe tema tjera si dashuria si emocione dhe hapja e mendjes drejt shpërndarjes reale të këtij emocione.

Por se diskutimi nuk është e vetmja mënyrë dhe as që mund të mendohet si metodë me të cilën duhet të zhvillohet çdo temë apo orë mësimore.

Janë një numër i madh i teknikave dhe metodave që mund të përdorën nga ligjëruesit e Edukatës Fetare por gjithnjë duke mos i ikur esencës së këtij edukimit që është të i bëjë nxënësit të njohin dhe të vlerësoj botën e tyre humane qysh prej fëmijërisë sepse herë do kur do jeta si edukatore e dhunshme ia mëson secilit.

 

Si ndihmë mund të shfrytëzojnë edhe materiale të ndryshme si:

- Fletushka

- Libra

- Rrëfime qoftë origjinale apo nga tregimet

- CD

- Prezantime (Power Point)

- Vizatime,Skica

- Revista

- Foto, Harta, Grafike, Diagrame.

 

Nxënësit vazhdimisht duhet të aktivizohen në orë dhe kjo orë duhet të jetë si freski dhe gëzim për ta. Ata mund të zhvillojnë edhe aktivitete tjera jashtë shkollore për temat të caktuara për të cilat mund të vlerësohen nga lënda (të marrin pikë për vlerësimin përgjithshëm). Si të tilla pos shkrimit të eseve, mund të u kërkohet të bëjnë hulumtime individuale apo grupore për ndonjë temë të caktuara dhe ti prezantojnë para klasës, e të ngjashme.

Teknikat që mund të përdorën edhe në lëndë tjera mund të shfrytëzohen edhe në Edukatën Fetare në varshmëri prej temës në fjalë dhe në veçanti prej moshës së nxënësve.

Mbi të gjitha profesorët e Edukatës Fetare duhet të shkojnë shumë të përgatitur në orët mësimore të shoqëruar me një entuziazëm dhe elan që kjo të ndikoj tek nxënësit që ta shijojnë karakterin edhe thelbin e Edukimit Fetar dhe që realisht të ndjejnë që kjo lëndë është gëzimi i ditës kur ato kanë në oraret e tyre mësimor.

Opinionet e autorėve nuk paraqesin domosdoshmėrisht edhe opinionin e redaksisė sė portalit www.mesazhi.com


Për të dërguar koment së pari duhet të Kyçeni ose të Regjistroheni në mesazhi.com

Arkivi i autoreve