Image 01 Image 02 Image 03 Image 03
Investimet e huaja direkte shtytėse tė zhvillimit ekonomik tė Kosovės
artikuj

Mr. Lulzim Beqiri

Prishtina, Kosovė

l.beqiri25@gmail.com www.mesazhi.com

Te fundit

Tė gjitha shkrimet e autorit >>

Investimet e huaja direkte shtytėse tė zhvillimit ekonomik tė Kosovės

Autor: Mr. Lulzim Beqiri E mėrkure 20 Qershor 2012 14:19 PM

 

Investimi Direkt i Huaj (FDI) nuk janë në nivel të kënaqshëm, kryesisht sepse Kosova nuk vlerësohej si mjedis i sigurt për të investuar. Kosova është vendi me shkallën më të ulët të inv¬e¬stimeve të huaja direkte në Evropë - rrjedhimisht pa investime nuk ka as transferim të dijes e teknologjisë moderne, nuk ka kapital të freskët, vende të reja të punës e prodhim vendor.

Raporti i Bankës Botërore “Të Bërit Biznes në vitin 2010”, vlerëson se Kosova përforcon negativisht në pikën “Tregtia përtej kufijve”, si pasojë e shpenzimeve të larta në eksport/ import, distanca në portet kyçe, infrastruktura, etj. Vlera e IHD-ve në Kosovë ishte 291,5 milionë euro, përderisa IHD e kosovarëve në vendet e tjera arriti vlerën prej 10,6 milion euro (kryesisht për blerje të patundshmërisë në Shqipëri), prandaj vlera neto e IHD-ve në vitin 2009 vlerësohet 280,9 milionë euro. Në tremujorin e parë të vitit 2010 IHD u vlerësua me 62,8 milionë euro, që krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2009 ishte një rritje prej 18,2%.

Struktura e IHD-vë vazhdon të dominohet nga investimet kapitale me 72,6%, të cilat krahasuar me vitin 2008 shënuan rënie prej 4,8%. Kategoria e dytë përfaqësohet nga fitimet e pash¬për¬n¬d¬ara me 20,1%, e cila në të kaluarën kishte pjesëmarrjen më të ulët të IHD-ve. Pjesa më e madhe e IHD-ve në Kosovës ka për origjinë vendet e BE-së, e kryesuar nga Gjermania dhe Sllovenia.

Ekzistojnë 9 tregues të të bërit biznes që përdoren nga Banka Botërore (BB) për të matur disa fusha të mjedisit biznesor të një vendi. Sipas raportit “Të bërit Biznes në 2011” publikuar në nëntor 2010 dhe përgatitur nga BB, Kosova radhitet si e fundit në rajonin e Evropës Qendrore dhe Lindore për fillimin e biznesit dhe për fuqizimin e kontratave. Nga gjithsej 183 vende, Kosova në përgjithësi sa i përket të të bërit Biznes radhitet si e 113‐ta. Një prej rezultateve të implementimit të Strategjisë të NVM‐ve do të jetë përmirësimi i radhitjes së Kosovës në Treguesit e të Bërit Biznes të BB‐së. Më poshtë është dhënë përmbledhja e rezultateve të raportit më të fundit të “Të bërit Biznes 2011” që është publikuar më 4 nëntor 2010.

                                 Banka Botërore Kosovë “Renditja e të bërit biznes” (2010 - 2011). 

Shënim: (1) renditja totale është  183 vende gjithsej; (2) qëllimi është përqindja më e lartë 

Nr

Zona

Renditja

2010

Përqindja  nga totali

Renditja

2011

Përqindja nga totali

Ndryshimi

2010 -2011

0 

Në përgjithësi të bësh Biznes 

113

38%

119

35%

-6

1 

Nisja e një biznesi 

164

10%

163

11%

1

2 

Që kanë të bëjnë me ndërtimin 

176

4%

173

5%

3

3 

Regjistrimin e pasurisë 

68

63%

65

64%

3

4 

Marrja e kredive 

43

77%

32

83%

11

5 

Mbrojtjen e investitorëve 

172

6%

173

5%

-1

6 

Pagimi i taksave 

50

73%

41

78%

9

7 

Tregti përtej kufijve 

132

28%

130

29%

2

8 

Zbatimi i kontratave 

157

14%

155

15%

2

9

Mbyllja e një biznesi

28

85%

31

83%

-3

Tabela 2. “Radhitja e Të të bërit Biznes” e Kosovës nga Banka Botërore (2010 kundrejt 2011). Burimi: Banka Botërore. Për shumë të dhëna shih webfaqen e Bankës Botërore www.doingbusiness.org


Në figurën më poshtë është prezantuar një konspekt i shkurtër i krahasimit me vendet tjera të Ballkanit – siç identifikohet nga Indeksi i Bankës Botërore për të bërit Biznes.[1]

Fig 1.13 Të bërit Biznes në Ballkanin perëndimor 2011 – Rangimi i përgjithshëm, Burimi: Banka Botërore.

 

 

Njëherazi kjo është dëshmi që investitorët e huaj nuk janë të interesuar të investojnë në Kosovë, prandaj dhe Qeveria e Kosovës së bashku me agjencionin për promovimin e inve¬s¬timeve të Huaja duhet të ndërmarrin urgjentisht hapa konkret në përmirësimin e gjendjes aktuale. Në bazë të hulumtimeve të Bankës Botërore investitorët e huaj kanë deklaruar se kanë njohuri të vogla rreth Kosovës dhe se niveli i lartë i korrupsionit dhe krimit të organizuar si dhe sistemi i dobët gjyqësor janë faktorët kyç në largimin e tyre. Republika e Kosovës nuk ka bërë asnjë lëvizje pozitive për ambientin e të bërit biznes. Raporti i Bankës Botërore për vitin 2012, në të cilin vendi ynë nuk ka lëvizur asnjë hap më tej nga vendi i 117-të, ku ishte renditur edhe në vitin 2011. Kosova sipas raportit renditet 168-ta për nisjen e biznesit, e 10-ta për procedura dhe e 58-ta për kohën e pajisjes së biznesit me dokumente. Për marrjen e lej¬eve të ndërtimit, Kosova është renditur e 171-ta, kurse për furnizim me energji elektrike ren¬ditet e 124-ta.



[1] Strategjia e zhvillimit të NVM-ve në Kosovë 2012-2016. Korrik 2011.
[2] “Të Bërit Biznes në vitin 2010”, Raporti i Bankës Botërore për kosovën. 

Opinionet e autorėve nuk paraqesin domosdoshmėrisht edhe opinionin e redaksisė sė portalit www.mesazhi.com
Investimet e huaja direkte shtytėse tė zhvillimit ekonomik tė Kosovės


Arkivi i autoreve

Mendime / Komente