Image 01 Image 02 Image 03 Image 03

Islami burimor i sjell paqe njerėzimit, kundershton terrorizmin

Autor: Adem Avdiu E hėne 2 Gusht 2010 14:06 PM

 

Shoqëria mbarëshqiptare po kalon nëpër një periudhë me sprova të ndryshme, sidomos shqiptarët në shtetin më të ri–Republikën e Kosovës, për shtetësinë e së cilës sakrifikuan shumë ndër shekuj. Determinuesit kryesorë të kësaj shtetësie, që ende vazhdon të jetë një çështje e kontestuar për shumë shtete, ishin faktorët relevantë ndërkombëtarë të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilët finalizuan aspiratën e popullit shqiptar për pavarësi. Kosova tani po shtegton duke u përballur me shumë probleme të brendshme e të jashtme, të cilat po e stagnojnë zhvillimin dhe progresin në të gjitha sferat e jetës. Njëra prej çështjeve me të cilën duhet të merremi sishoqëri, me gjithë seriozitetin e mundshëm, është globalizmi, një dukuri shumëdimensionale që kërkon një trajtim shkencor dhe hulumtim të thelluar intensiv nga ekspertë të fushave të ndryshme. Globalizmi në vetvete ngërthen shumë kapituj, në trajtimin e të cilëve kërkohetqasje dhe studim me përkushtim maksimal, për t’u përballur me sfidat skajshmërisht negative që posedon globalizmi krahas gjërave të dobishme. Ndër sfidat shumë të rrezikshme globale për shoqërinë mbarëshqiptare e veçanërisht për shtetin e ri të Kosovës është terrorizmi binladenian dhe i organizatave të ngjashme, i cili në fjalorin e mediave dhe të shumë analistëve na emërtohet terrorizëm islamik. Kjo është një padrejtësi që i bëhet Islamit, fesë që i Madhërishmi Zot e zgjodhi si program jete për mbarë njerëzimin. Islami sjell paqe dhe siguri për të gjitha shoqëritë e globit tokësor, pasuron shpirtrat me vlera të larta e të arta morale, promovon civilizimin dhe natyrshmërinë njerëzore dhe përmes kësaj realizohet triumfi në përjetësi. Është padrejtësi ndaj popullit gjerman që Luftën e Dytë Botërore, e cila u shoqërua nga krimet dhe terrori hitlerian, ta cilësojmë si krim, gjenocid e terror gjerman. Po ashtu, do të ishte johumane që luftën plot padrejtësi, kanibalizma e barbarizma të realizuar nga disa papë kundër shkencëtarëve dhe besimeve të tjera ta përgjithësojmë duke akuzuar papët e tanishëm dhe veprime të tilla t’i emërtonim si terrorizëm nazaretian. Shkenca mbi fraksionet muslimane e konsideron ideologjinë binladeniane si fraksion të rrezikshëm të quajtur havarixh (revolucionarët e përgjakshëm dhe terroristë), fraksioni parë i shfaqur në mesin e muslimanëve që nga koha e shoqëruesve të Profetit të mbarë njerëzimit, Muhamedit, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të. Historiku i këtij fraksioni që nga zanafilla e tij e deri më sot faqet e tij i ka të stërmbushura me krime, gjakderdhje, atentate e sulme kamikaze duke filluar me vrasjen e udhëheqësit musliman, kalifit të drejtë, Uthmanit, Allahu qoftë i kënaqur me të. Ata vranë edhe kalifin tjetër të drejtë, Aliun, dhe shumë sahabë të tjerë, Zoti qoftë i kënaqur me të gjithë. Terroristët havarixhë nuk kursyen asQaben, kur në vitin 1979 (1400h) i vranë muslimanët teksa faleshin duke bërë tavaf rreth Qabes dhe për disa javë penguan thirrjen e ezanit në këtë vend të bekuar. Këtë terror ata po e realizojnë nën sloganin makiavelist qëllimi justifikon mjetin. Ne jemi dëshmitarë të disa web faqeve në gjuhën shqipe, ku propagandohet ideologjia terroriste havarixhe dhe mbrohen kryeterroristë si Usama bin Ladeni e të ngjashëm me të. Kjo është shqetësuese dhe njëkohësisht ndihmon propagandën skajshmërisht antiislame, e cila çdo herë shfrytëzon idiotizmat, mendimet dhe bindjet e djallëzuara të binladenianëve për të kritikuar vlerat dhe fondamentet islame deri në atë masë saqë dëshirojnë të realizojnë pasionin e tyre satanic për zhdukjen e fesë islame nga trevat ballkanike siç u zhduk në Andaluzi (Spanjë), ku gjaku i muslimanëve në atë kohë dhe sot në disa vende u konsiderua dhe po konsiderohet si uji i kanalizimeve apo edhe më i pavlerë. Ky fenomen është njëri prej shkaqeve që ka nxitur disa muslimanë, të ndikuar nga emocione dhe pasione që e kundërshtojnë Islamin, për të realizuar sulme kamikaze. Ekstremizmi është kancer për të gjitha shoqëritë dhe metoda më e mirë për luftimin e tij është përhapja e diturisë së shëndoshë, e cila e ndërgjegjëson shoqërinë dhe e largon ekstremizmin nga ata që logjikojnë e marrin mësim. Padrejtësia tani ka mbuluar me errësirat e saj mbarë njerëzimin dhe rruga e vetme për përhapjen e paqes dhe dritës që sjell siguri për të gjitha kombet është Islami i mirëfilltë, i bazuar në shpalljen hyjnore (Kur’an dhe Traditë Profetike) sipas metodologjisë së shoqëruesve të Pejgamberit Muhamed, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të. Të gjitha civilizimet, veçanërisht civilizimi perëndimor, duhet t’ia hapin portat Islamit dhe të mos i shfaqin armiqësi të bazuar mbi keqkuptime, gënjeshtra, manipulime e mashtrime. Allahu i Madhëruar në suren Enbija (107), në librin e Tij të shenjtë, Kur’anin Famëlartë, e ka cilësuar të Dërguarin e Tij të fundit, Muhamedin, paqja dhe shpëtimi I Zotit qoftë mbi të, si mëshirë për mbarë njerëzimin. Ky ajet na nxit që të pajisemi me bamirësi e mëshirë dhe njëkohësisht t’i reflektojmë nga thellësitë e zemrës këto virtyte të mrekullueshme ndaj të gjithë njerëzve pa dallim feje, kombi e race. Ata që mendojnë e logjikojnë drejt, me dashuri e respekt për fjalët e Zotit të Lartësuar, duhet të nxitojnë për t’u begatuar me moralin që la trashëgim Pejgamberi ynë, Muhamedi, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ngase i gjithë personaliteti i tij rrezatonte dritën e udhëzimeve kur’anore. Mesazhin profetik e implementuan aq mrekullueshëm shoqëruesit e tij, të cilët kudo ku sunduan sollën paqe dhe siguri. Këtë e arg- umentojnë faktet historike të pamohueshme dhe bindëse, se vërtet Islami ishte dhe do të jetë paqe dhe siguri për mbarë njerëzimin. Paqja mbretëroi edhe në Spanjën muslimane, ku besimet e ndryshme, hebraike, katolike e protestante etj., ishin të lira sepse udhëheqësit muslimanë të Spanjës parimet e tyre mbi të drejtat fetare i ndërtonin mbi kodin hyjnor nuk ka dhunë në fe. Edhe shkenca ishte në zhvillim e sipër dhe shkencëtarët përkraheshin dhe ndihmoheshin nga shteti islam në Spanjë, pasi urdhri i pare kur’anor është lexo-studio, ndërsa në Evropën katolike romake në atë kohë mbretëronte injoranca, dhuna ndërsektare (mes katolikëve dhe protestantëve) dhe shkencëtarët u nënshtroheshin ekzekutimeve barbare. Ky fat i mjerueshëm e goditi pa mëshirë edhe Spanjën muslimane kur u pushtua nga inkuizitorët kanibalë.

Opinionet e autorėve nuk paraqesin domosdoshmėrisht edhe opinionin e redaksisė sė portalit www.mesazhi.com
Mesazhi

Komentet

Ky artikull eshte komentuar 1 here
  • Shin E shtune 13 Nėntore 2010 7:31

    Artikull i qelluar

    Reply

REGULLAT E KOmentIMIT
  1. Komenti te kete lidhje me temen.
  2. Ndalohet perdorimi i fjalorit ofendues.
  3. Redaksia e portalit mesazhi.com mbane te drejten e fshirjes se komenteve te papershtatshme.
karaktere te mbetura.

Arkivi i autoreve