Se të gjithë islamofobët dhe terroristët, pa marrë parasysh vendin, gjuhen dhe kombësin e tyre, janë njësoj monstruma e vrasës, dëshmon rasti i fundamentalistit të krishterë Brevikut nga Norvegjia, dhe antiislamistit dhe xhihadistit Kastriot Myftarajt nga Shqipëria. Duke marrë parasysh qendrimet e tyre armiqësore ndaj muslimanëve dhe Islamit në tokën shqiptare, dhe rrezikun që i kanoset Kombit shqiptarë nga ”kalorësit e kryqëzatave” të sojit të Brevikut i cili përkrah vrasësin, monstrumin dhe kriminelin Karaxhiq.
Brevik terroristi dhe fundamentalisti i krishterë në manifestin e tij thotë: ”Pasi të gjithë muslimanët të janë larguar nga Evropa, Kosova do të ribashkohet me Serbinë dhe njëher.” Me të drejtë Tim Judah në një shkrim deklaraten e Brevikut e quan ”Mein Kampf” i diteve tona, në të cilin hebrejtë janë zëvendësusr nga muslimanët si armiq që duhen luftuar dhe fshirë nga Evropa. Brevik terroristi dhe antiimuslimani, i cili në emër dhe interesa të krishterimit evropian Kosovën ia falë Serbisë, Myftarj islamofobin aspak nuk e shqetëson dhe heshti si peshku, hesht dhe me pafytyrësi i përkrah qendrimet antishqiptare të vrasësit Brevik. Dhe Myftaraj terroristi dhe tradhtari i kombit jeton dhe vepron i lirë në atë gjysmë Shqipëri, laike e demokratike!
Jamë kundërshtar i denimit të njerëzve të pafajshëm, por edhe kundër cfaredo tolerimi të vogël ndaj keqbërsve të cilët me qellim i shkelin ligjin dhe të drejtat individuale (sidomos ato fetare). Prandaj nëse drejtësia shqiptare nuk e izolon dhe denon Myftarajn, i cili është një minë e kurdisur nga e cila rrezikohet jeta e njerëzve dhe bashkëjetesa e popullit shqiptarë, atëherë mund të dyshohet se ndokush nga pushtetëmbajtësit shqiptar ose qendra të caktuara antishqiptare qendronë pas provokatorit dhe terroristit Myftaraj. Politik-bërsit në Shqipëri duhet të reflektojnë ndaj provokimeve të islamofobëve. Ceshtjet fetare janë shumë të ndishme dhe si të tilla seriozisht e ndershëm duhet të trajtohen. Nga kjo mvaret ruajtja e tolerancës ndërfetare, uniteti, zhvillimi i kombit dhe siguria e shteteve shqiptare.
Myftaraj ekstremisti, që me pafytyrësi përmend fashizmin dhe nazizmin, nuk ka kurrëfarë logjike që me tezat të njëjtëve të shpreh brengosje për të ardhmen e Norvegjisë dhe të shteteve tjera evropiane. Myftaraj terroristi duke nxitur forcat ekstremiste si, ”qytetarë të përgjegjshëm (të ngjajshëm me Brevikun, dhe qytetarët shqiptar të papërgjegjshëm të cilët në vitin 1997, i’a vunë flakën Shqipëris) për të marr vetë në dorë ceshtjen e sigurisë, duke ndëshkuar ndër të tjera kolaboracionistët europianë të invadorëve islamikë”, pretendon për ti vënë flakën jo vetëm të gjithë Evropës. Ekstremisti Myftaraj është me terrorist se ata të Osama Bin Ladenit (të cilët kërkojn largimin e ushtarëve të huaj nga shtetet islamike), sepse po lufton kundër bashkëkombasve të vetë autokton shqiptar musliman dhe Islamit të tyre shekullor në vendin, tokën dhe shtetin e vet. Myftaraj antiislamisti është më i rrezikshëm se Breviku, i cili gjendet në burg, kurse terrorist Myftaraj, për qudi, ende është i lirë. I lirë dhe i trimëruar nga (pa) drejtësia shqiptare për të vazhduar luftën kundër shqiptarëve musliman dhe për të përgatitur opinionin shqiptar për konflikete fetare dhe vëllavrasje që nuk i njeh historia e kombit shqiptarë. Lexuesi shqiptar për të satën herë ka kuptuar se kemi të bëjme me një gazetar intelekrual antiislamist me emrin Kastriot i cili vazhdimisht është duke përdorur dhe preferuar përdorimin e gjuhës së urrejtjes dhe përcarjes për ti shkatërruar shqiptarët.
Idetë idioteske e reaksionare asnjëherë racës njerëzore, përvec tragjedive, nuk i kanë sjellë dicka të mirë. Një Hitler antisemitistë ka vdekur së bashku me 54 milion njerëz viktima të LDB-re. As Norvegjisë, as Evropës së sotme nuk i duhen Hitlera të ri islamofobë antimusliman të cilët si monstruma pa mëshirë e me gjakëftoftësi (të Brevikut) do të shkatërronin jo vetëm Evropën. Këtë e kërkojnë ”qytetarët e përgjegjshëm” si paramilitar të paramenduar të fantazmës të sëmurë të errësirë së mendjes së monstrumit Kastriot Myftaraj, për të cilin ndi keqardhje dhe urrejtje. Si është e mundur që vrasësi i njerëzve të pafajshëm, terroristët që kërkojnë dëbimin e shqiptarëve musliman nga Shqipëria, kriminelët që përkrahin Karaxhiqin, dhe ata që Kosovën ia falin Serbisë, të thuhet se nuk janë terroristë por ”qytetarë të përgjegjshëm” ???
Natyrisht se gjithnjë ka vendë për t’i korigjuar politikat e gabuara dhe për të kërkuar falje në shoqërit e popujve të përparuar e të qytetëruar të këti fillim shekulli, por kurrë, dhe kurrësesi për veprime terroriste dhe lufta të kryqëzatave për të vrarë njerëz të pafajshëm. Breviku, që e konsideron veten dhe Karagjiqin ”kalorës i kryqëzatave”, dhe përkrahesi i tyre antiislamisti Myftaraj, dhe të tjerë manjakë, mashtrohen rënd nëse mendojnë se do të mundnin ti realizonin planet antiislame për deportimin dhe vrasjen e myslimanëve të Evropës, pa ndërhyrjen e botës (aqë sa është) islame. Muslimanët e Evropës, e në veqanti shqiptarët (pa dallim feje) dhe muslimanët e Ballkanit, nuk do të rrinë me duart kryqë para veprimeve kriminale të ”kalorësve të kryqëzatave”. Një avantur e tillë vetëvrasese do të shtynte në humner shkatërruese të gjithë botën. Këtë nuk do ta lejojnë kurrë njerëzit e menqur të Evropës, Skandinavisë, Amerikës, Lindjes....
Myftaraj islamofobi mund të leh sa të donë në gazetën e pistë ”Sot” kundër muslimanve dhe të kërkojë mbylljen e xhamive po ndërtohen të reja) në botë ka vende paqësore me njerëz të mdhejë e të përgjegjshë sikurse Ministri i Jashtëm norvegjez, Jonas, i cili me rastin e vizitës në një xhami të Osllos, thotë: ”Norvegjia gjithmonë është krenare me shoqërin e saj multi-kulturore dhe ajo as që vihet në pikëpytje.” Myftaraj si gazetar i pa etikë profesionale e njerëzore nuk afirmon tolerancën ndërfetare të popullit shqiptarë, por nxitë urrejtje, përcarje dhe vëllavrasje midis shqiptarëve. Prandaj është antishqiptar i dëshmuar dhe i dështuar, kurse Breviku le të kalbet nëpër burgje së bashku me terroristët e tjerë, dhe pas vdekjes si ”kalorsit e kryqëzatave” në botën tjetër do të vuajn në Ferr.
Jamë njëri prej dhjeta mija shqiptarëve të besimit islam i cili në vitin 1991 kamë qenë i detyruar të kërkojë strehim në Suedi. Pritjen dhe pranimin i mirë që na bëni ky shteti dhe populli suedezë meriton mirënjohjen tonë të përjetshme. Kontaktet e para që kisha me ata njerëz të qytetëruar dhe human ishin me policë. Dallimi në krahasim me sjelljet e policsë tonë (e cila në prill të vitit 1981, më kishte arrestuar në vendin e punës, dhe së dyti, në shtëpi gjithashtu në prill të vitit 1989) ishte i pa krahasueshëm. Natyrisht përjashtuar disa individëve të mirë. Dhe kur është fjala për azilkërkuesit nga Kosova, me pakë përjashtime të gjithë ishim shqiptar të besimit islam, por jo edhe besimtar të mirë. Për mua kjo nuk ishte dicka e panjohur sepse populli shqiptar kishte jetuar afër gjysmë shekullin nënë sundimit e egër komunist. Megjithate nuk mund të pajtohesha me sjelljet plotësishtë antiislame të bashkëkombasve të cilët si të tillë dëmtimin interesat e popullit tim dhe imazhin e Kosovës.
Me 28.08. 1992 ministresha për cështje të azilantëve të Suedisë, zonja Brigit Friggebo deklaron se populli shqiptar (pra, jo muslimanë) e ka traditë vjedhjen. Atëherë nuk bëhej fjalë kundër muslimanëve sepse ende nuk kishte islamofobë as islamofobi. Deklarat e ministreshes Friggebo ishte e pa matur dhe krionte opinion negativ kundër të gjithë shqiptarëve gjë që dëmtonte qenien tonë nacionale. Në Suedi kishte azilkërkues nga Irani, Turqia, Bosnja, Sanxhaku, Somalia, Serbia, Etiopisë, Sirisë, Bullgaria dhe vende të tjera, por ministresha Brigit publikisht akuzonte dhe ofendonte vetëm shqiptarët. Fakt ishte se disa shqiptar (në mungesë të edukatës fetare dhe të besimit) merreshin me hajni dhe kriminalitete të tjera, por jo të gjithë dhe kjo nuk mund të durohej.
Duhet theksuar se atëherë, edhe pse ishte fjala për njerëz të njejtë, nuk kishte propagandë kundër muslimanëve dhe Islamit, nuk kishte islamofobë as islamofobi, as antiislamizëm sikurse që ka sot në Evropë. Sipas agjencionit suedizë për hulumtime shoqërore ”Forum för levande historia”, në Suedi në vitin 2009 numri i faqeve islamofobe dhe antisemite të internetit ishte 8 mijë, kurse këtë vit ka arritur në 15 mijë. Këtë duhje pritur sepse gjatë viteve të fundit kemi në skenë popullistët ekstremist të krahut të djathtë të cilët (kërcënojnë sigurin në Evropë) janë shndërruar në forcë politike, sikurse në shtetet evropiane edhe në ato skandinave. SD (Sverigedemokraterna) në zgjedhjet e vitit të kaluar i siguruan 20 deputet në Parlamentin e Suedisë. Popullistet e krahut të djathtë ka vite që janë shndërruar në forcë politike edhe në Norvegji. E gjithë kjo sot po i trimëron të gjithë islamofobët dhe antiislamistët, natyrisht, të deshtuar.
Lidhur me deklaratën e ministreshes Friggebo, unë së bashku me disa shqiptarë si azilkërkues nga Kosova, i dërguam një Protestë (e cila është botuar në ”Republika”, me 21.08.1992), me të cilën kundërshtuam rrebtë deklaratë e saj me të cilë ofendonte dhe njolloste Kombin tonë. Në mes tjerash kërkonim që ajo të distancohet nga deklarata, dhe nëse ka shqiptarë të cilë merren me kriminalitet, kërkuam që të tillët të largohen nga Suedia. Praktika dëshmoi se ne kishim të drejtë, dhe sikur shtetet skandinave të kishin marrë masa kundër hajdutëve dhe kriminelëve ardhacakë, sot nuk do të kishim urrejtje ndaj muslimanëve dhe Islamit në shtetet evropiane. Edhe pse ishim shqiptar të besimit islam (radikal ose të moderuar sipas islamofobit Myftarajt), ne atëherë nuk kishim mundësi për të bërë dicka më shumë për interesat e mërgatës shqiptare në Suedi. Megjithate ishim dëshmuar si shqiptarë dhe besimtar musliman të vërtetë, dhe kjo suedezet i bënte të na rrespektonin dhe të na duan sikurse edhe sot, pas 20 vjetëve të qendrimit në Suedi, vend të cilin sikur të kërkohej do ta mbroja me armë së bashku me suedezet.
Ndoshta për këtë qendrim dhe këto veprime sado modest në përpjekje pë ti mbrojtur interesat e mergatës shqiptare dhe imazhin e Kosovës, islamofobi Myftaraj sot nuk do të më cilëson si musliman ekstremist.
Atëherë e kamë kuptuar që sjelljet dhe veprimet antiligjore të një numri bukur të madh (jo vetëm) të azilkërkuesve kosovarë te një shtresë e shoqëris suedeze me arsye shkaktonin moskënaqësi dhe urrejtje ndaj të huajve. Duhet të jemi të sinqert dhe ta thomi të vërtetën se në fillim të viteve 90-ta në shtetet skandinave nuk ishte prezente urrejtja ndaj muslimanëve as ndaj Islamit. Të huajt nuk u dalloheshin sipas përkatësis fetare, por thjeshtë si të huaj-emigrant. Dhe, natyrisht, këta emigrant nuk ishin njerëz nga Anglia (por nga ish-vendet që dikur ishin koloni e tyre), nuk ishin as nga Franca (por nga ish-vendet që dikur kishin qenë koloni e tyre), ishin emigrantët të vuajtur e të prapambetur shqiprar nga Kosova e cila ishte e okupuar, për të satën herë, nga Serbia, ishn viktima të regjimit të Milloshevoqit që qenë të detyruar të emigrojn në vende të tjera. Natyrisht, për të gjitha këto mban një pjesë të përgjegjëse edhe Evropa.
Lufta në Afganista, okupimi i Irakut, Izraeli dhe ceshtja e Palestinës, dhe shkaqe të tjera të politikave të gabuara të Evropës e Amerikës shkaktuan kriza të rënda të cilat i detyruan njerëzit (kryesisht myslimanët të cilët në vendet e veta ishin viktima të regjimeve diktatoriale dhe antiislame), të emigrojn për të siguruar një jetë më të mirë kryesisht në shtete demokratike e të zhvilluara perendimore, paraqitja e terrorizmit në emër të Islamit, sidomos pas atentati i 11 shtatorit 2001, shkaktuan konflikte dhe shtuan urrejtjen ndaj të huajve, sidomos të muslimanëve në Evropë, Amerikë.... Luftën të cilë e shpalli Amerika kundër terrorizmit qarqeve antiislame iu sherbej si shkas për të shtuar aktivitetin e propagandës kundër Islamit. Kjo i trimëroi islamofobët shqipfolsa të cilët (edhe pse në shtetet shqiptare nuk kishte emigrant musliman), të bëjn propagand dhe fushat të egër e të ndyrë kundër muslimanëve dhe Islamit. Islamofobët shqipfolsa si Myftaraj kanë qellime djallëzore për deislamizimin dhe destabilizimin e Kosovës dhe të Shqipërisë!
Eshtë krejtë normale që besimtarët musliman dhe patriotët e vërtetë t`iu kundërvihen islamofobëve dhe tendencave të tyre armiqësore e antikombëtare.
Unë si praktikues i islamit jetoj 20 vjet në Suedi dhe, sikurse në punë ashtu edhe në jetën private nga ana e suedezve jamë pranuar mirë dhe jamë i nderuar e i rrespektuar pë cka e ndi veten mirë. Kurse në Kosovën time të banuar me shumicë të popullatës shqiptare të besimit islam, pushtetarërt dhe udhëheqësi karierista e të shitur për interesa përsonale më akuzonin për irredentizëm duke më shpallur të rrezikshëm dhe si të pa ”pershtatshëm morralo-politikisht”. Sot këta njerëz të shitur e pa diniteti profesional e njerëzor jetojn të lirë dhe të barabartë me viktimat e veta të dikurshme në Kosovën e lirë laike e demokratike! Dhe sot i kemi islamofobët shqiptar, të sojit Myftaraj, të cilë po luftojn kundër Islamit dhe shqiptarëve (dhe qytetarëve tjerë) musliman në trevat shqiptare.
Islamofobi Myftaraj shkrimet lidhur me atentatet terroriste në Norvegji i shfrytëzoj për të plasuar në opinion idetë e helmatisura me racizëm. Nuk e akuzon vrasësin e të rinjëve, monstrum Brevik, por kryeministrin Jens Stoltenberg! Harron me qellim islamofobi dhe xhihadisti Miftaraj të përmend (për falenderim e mirënjohje as që bëhet fjala sepse terroristi Myftaraj, para se të bënte krimin terroristi i krishterë Brevik, kishte kërkuar deportimin e të gjithë shqiptarëve musliman nga Shqipëria, kurse Kosovën e përmend vetëm atëher kur leh si qen shqip kundër Islamit) faktin që politikë-bërsit e Norvegjisë janë njerëz humanë të cilët pranuan për të strehuar disa qinda e mija familje shqiptare, të rrezikuara nga regjimi i Millosheviqit, të cilat ishin larguar nga Kosova. Manjakëve, sikurse Myftaraj, iu pengon politka multikulturale. Atyre u pëlqejnë fashizmi dhe islamofobia e cila i ka rrënjet në Evropën e shekujve të mëparshëm. Fushata antiislame e islamofobëve shqiptar ekstremista si Myftaraj është shprehje e dobësisë së politik-bërsve shqiptar dhe e shtetit laik i cili nuk është i aftë për t`iu siguruar të drejtat besimtarëve musliman dhe të përballet me rrezikun e radikalizmit, nazizmit, racizmit që po rrezikojnë tolerancën nderfetare dhe të ardhmen kombëtar.
Dhe po ky i njëjti Myftaraj, islamofobi shqiptari më ekstremist e shpirtëzi thotë: ”Stotelbergianët shqiptar punojnë për llogari të qendrave ndërkombëtare, jo rrallë edhe perëndimore, të cilat kërkojnë që të përgatisin situata për një subverzion islamik në Shqipëri.” Si mund të diskuton njeriu me një gazetar i cili shpif, mbjell frik e urrejtje?
Po kush i’u beson ëndërrave horror të këti monstrumi shpirtëzi me imagjinat shtrigash i cili e mbron xhihadistin e krishtere Brevik i cili i prirë nga c`menduria natiislame i bëri kurban afër 90 njerëz (në mesin e të cilëve kishte edhe fëminj) të pafajshëm. Për t’kujat interesa punon xhihadisti Myftaraj i cili e përkrah vrasësin Brevik i cili 20 për qind të teritorit të tokës shqiptare i parashe t’ia fali Greqisë, dhe 20 për qind Malit të Zi? Të shpifish dhe të merresh me paragjykime për subverzion islamik në Shqipëri, dhe njëherit të heshtish për teorin e Breviku të shprehur në manifest e tij, ku parashihet coptimi i asaj gjysmë Shqipëri dhe dhënja e Kosovës Serbisë, kjo kjartë dëshmon tradhtin ndaj kombit shqiptar. Cfarë dreq shqiptari është Myftaraj i cili hesht si peshku për këto plane të hapta subverzive të përgaditura nga kryqtarët që kërkojnë ndarjen e Shqipërisë? Hesht ekstremisti Myftaraj për hatër të terroristit Brevik i cili (sipas asaj që e kishin frymëzuar terroristët nga Serbia) shkruar se, ”trojet shqiptare janë të pushtuara nga xhihadisët”. Nga kjo kuptojmë se Myftaraj është një terrorist dhe antishqipta me shpirrt prej djalli i cili nga urrejta që ka për Islamin, është i gatshëm të shkatrrojë një popull të tërë dhe shtetet shqiptare.
Nuk po i mbrojë ”stoltenbergianët shqiptar” sepse të tillë nuk ka në Shqipëri. Por Myftaraj mirë po u’a bënë pushtetarëve shqiptar në shenjë falenderimi që po e tolerojnë këtë xhihadist antiislamist dhe tradhtar të shqiptarëve dhe muslimanëve të Ballkanit. Myftaraj islamofobi është gazetar i cili vite me radhë po ushqen dhe po nxitë konflikte fetare dhe kjo është subverzion i hapt kundër Shqiperis, Kosovës....
Për cfarë ”stoltenbergian shqiptar” fletë monstrumi Myftaraj i cili vitin e kaluar (pra një vit para se monstrumi Brevik të bëjë krimin më të madhe në Norvegji), kishte shkruar: ”... Shkurt është e nevojshme një luftë preventive kundër radikalizmit islamik në Shqipëri, një luft e ngjashme me ato që bëri Izraeli në Gaza, Bregun Perëndimor dhe Liban. Mënyra më efikase për zhvillimin e kësaj lufte është nxjerrja jashtë ligjit e fesë islame në Shqipëri dhe mbyllja e të gjitha objekteve të saja të kultit.”
Lexues i nderuar a ke lexuar ndonjëherë cmenduri më të madhe se kjo e shqiptarit kriminel me emrin Kastriot? E di ky idiot gazetar se ushtarët e Izraelit gjatë këtyre 10 vjetve i kanë vra 1300 fëmijë palestinez (sipas raportit të përfaqësuesit special të KB për të drejtat e njeriut në Izrael, Richard Falk). Myftaraj hesht si peshku për vrasjen dhe gjakun e fëmijëve musliman, por nuk harron të leh si qen i rrugëve lidhur me prerjen e kurbanit duke thënë: ”Gjaku ritualistik religjioz që u derdh në hyrje të bashkisë së Tiranës me 25 korrik, në prag të fillimit të Muajit të Ramazanit , është një gjak që paralajmëron gjakderdhjen e madhe religjioze që do të vijë në Shqipëri, në rast se nuk ndalet revanshi islamik.” Ky është shpirëziu Myftaraj islamofobi i cili harron se në Shqipëri muslimanët shekuj me radh presin kurban, por asnjëherë nuk ka pas gjakderdhje religjioze në Shqipëri dhe askund në trevat shqiptare. Për cfarë revanshi islamik fletë ky shpifës e idiot islamofobë Myftaraj? Gjekderdhje po kërkojn islamofobët shqiptar manjaka si Myftaraj i cili pa kurrëfar arsye dhe të drejte i ka shpallur luftë Islamit dhe shqiptarëve musliman në tokën e shenjtë shqiptare. E din Myftaraj islamofobi se islamizëm do të thotë paqe, dhe se feja islame shqiptarëve i`u ka ofruar harmoni, tolerancë, mirëkuptimë, vëllazërim, solidaritet, barazi e shumë të mira të tjera të cilat shqiptarë (krahas pengesave të antiislamisëve islamofoba) ende nuk janë të afte për ti shfrytëzuar. Besimtarë musliman po ndërtojn objekte fetare për të edukuar popullin dhe për të arsimuar kuadrot fetare me qellim për ti jetësuar dhe gëzuar vlerat e Islamit. Gjakderdhje religjioze kërkon islamofobi, terroristi dhe tradhtari Myftaraj. Islami dhe muslimanët popullit (vetvetes) i ofrojnë harmoni fetare, kurse islamofobët si Myftaraj janë ekstremistë që po ofrojn dhe imponojnë fatëkeqësi kombëtare. Kjo është e vërteta që po shihet dhe po dihet.
Po dihet se kështu kishin vepruar gazetarët terroristë serbë për të përgatitur opinionin dhe terenin për luftë dhe masakra kundër besimtarëve musliman në Bosnje e Hercegovin. Për këtë arsye Breviku e përkrah kriminelin serbë Karagjiqin të cilin e cilëson si ”kalorsin e krishterimit”, kurse Myftaraj antiislamist e përkrah terroristin dhe vrasesin Brevik. Kjo dëshmon se të gjithë këta janë terrorista e monstruma antishqiptar e vrasë të njerëzve të pafajshëm. Islamofobët si Myftaraj janë terrorista të cilët po përgatisin tragjedi me përmasa nderkombëtare, prandaj duhet ti urrejmë dhe ti luftojmë pa mëshir.
Pa marrë parasysh ëndrrat e zeza të islamofobit Myftaraj në Shqipëri (Tiranë) po ndërtohen xhamia të reja në të cilat besimtarët, jo vetëm, shqiptarët muslimanë do ti zhvillojnë aktivitetet fetare. Po hapen edhe Universitete islame në kryeqendrat shqiptare.
Ato, sikurse që u tha me rastin e hapjes së Universitetit ”Beder” në Tiranë, do të bëhet qendrat e rëndësishme të studimeve islame. Kurse për Myftarajn antiislamisti (i cili si frikacak që ështe i frikësohet ngritjes dhe zhvillimit të Islamit dhe të muslimanëve, ishte marr me tepër me emri e jo me qellimet e Universiteti ”Beder”), thotë se ai Universitet qenka ”shkolla e moxhahedinëve.” E thotë me qellim dhe e di pse e thotë ky qellimkeq. Por e dinë edhe besimtarët musliman qellimin antiislam të terroristit Myftaraj. E di islamofobi Myftaraj se në gjithë botën ka Universitete të tilla, dhe a dmth. kjo se të gjitha ato qenkan ”shkollat e moxhahedinëve” të Afganistanit? Myftaraj islamofobi si nxitës i urrejtjes, përveq shpifjeve kundër Islamit dhe muslimanëve, merret me paragjykime e profetizime prej manjaku i cili mbjell frik, pasiguri dhe panik në opinion.
Por, Myftaraj terroristi së bashku me islamofobët e tjerë mundë të vazhdojn e të lehin dhe të vdesin në urrejtje. Kjo është e drejta dhe zgjedhja e tyre.
Shqiptarët musliman do të vazhdojnë të jetojnë me Islamin, të zhvillohen me te, dhe të ecin të sigurt në rrugën e t’Madhit Zot, në tokën shqiptare. Të bindur si shqiptar musliman, dhe vetëm si shqiptar musliman pa u asimiluar as në aspektin kombëtar, as në ate fetar do të sigurojmë të ardhmen tonë fetare (pa i harruar vëllezërit katolik, ortodoks e ateist...) dhe vetëm kështu do të garantojmë edhe egzistencën kombëtare. Ky qendrim përparimtar kombëtar dhe fetar i besimtarëve musliman (përjashtuar disa individë dhe grupe fanatikë të mashtruar), për të mbrojtur vlerat kombëtaro-fetare po e brengosin islamifobin Myftaraj dhe bashkëmendimtaret e tijë me ide, radikale, raciste, terorriste, antiislame dhe antimuslimane.
Kastriot islamofobi me pafytyrësi thirret në demokraci. Cfarë dreq demokracie mundet me qenë ajo në të cilën Myftaraj, lidhur me fenë islame, preferon zgjidhje me të egër se ajo e kohes së diktaturës së Enver Hoxhës i cili kishte ndaluar të gjitha fetë, kurse islamofobi Myftaraj në kohen e demokracisë kërkon të qetë jashtë ligjit vetëm fen islame! Dhe ky islamofobë i cmendur i cili ka guxim të kërkon mbylljen e të gjitha objekteve fetare të Komunitetit Musliman, me pafytyrësi flet për përgatitje të subverzionit islamik në Shqipëri! Cila demokraci dhe inteligjenci etike i lejon Kastriotit qendrimet raciste e shevoniste kundër Islamit dhe muslimanëve? A nuk është kjo një përgatitje e subverzionit fashist në Shqipëri?? Apo një përgatitje e cionizmit izraelit i cili më shumë se gjysmë shekulli po e shkatrron popullin palestinez të cilit me luftë ua ka uzurpuar tokat? A është Izraeli i vetmi shtet terrorist i cili po vret me qinda e mija fëmijë palestinez? A është shteti cionist shkaktarë kryesor i paraqitjes së ”radikalëve islamik” të Kastriotit, i cili akuzon viktimat vetëm pse janë musliman? Dhe thotë, ”radikalët islamik në Shqipëri.” Athua kush është më radikal? Agresori e vrasësi kryqëtar, apo viktima muslimane, në rastin konkret e islamofobit Myftaraj në Shqipëri??
Dhe, merreni me mend, ky kriminel gazetar jeton dhe vepron i lirë në atë gjysmë Shqipëri. Ky faktë dëshmon mosfunkionimin e shtetit ligjor, dobësin e skajshme dhe pa përgjegjësin e ayre që e udheheqin Komunitetit Musliman së bashku me të gjithë të punësuarit e tij, dëshmon dobësin e të gjithë besimtarëve musliman ........
Myftaraj monstrumi gënjen kur thotë se ka musliman radikal në Shqipëri. Nëse bëhet fjalë për shqiptar radikal, atëherë ata janë islamofobët e sojit Myftaraj. Sikur të kishte shqiptar musliman radikal, ata me plotë arsye do të ishin të mbushur me urrejtje e neveri ndaj Myftarajt dhe deri me sot do ta kishin vra, sikurse regjisorin holandez Theo van Gogh. Këtë kërkojnë provokatorët ekstremistë (sikurse ata të vetëquajturit musliman) që pastaj të fajsojnë Islamin (viktimën e dyfishtë), ku edhe e kanë qellimin kryesor.
Për këtë nuk do të ishte fajtor Islami, por individët radikal viktima të provokimeve nga pala kundërshtare. Këtu nuk është fjala për mospajtim me mendim ndryshe, për cka gabimishtë ose me qellim fajsohet Islami dhe muslimanët e devotshëm, por për gjuhen e luftës, kësaj radhe, të një antiislamisti me emrin Kastriot. Pra, jo Islami paqësor, por radikalët Bin Ladena të Ballkanit, si Myftaraj, dhe terroristi Anders nga Norvegjia janë shkaktarë të konflikteve dhe tragjedive të cilat po i përjetojmë. Lufta (në daqit thoni xhihadi) kundër xhihadistëve antiislamista si Myftaraj është obligim.
Vijon
Muhamed Murtezi
Mr. Ajni Sinani
Nexhmedin Spahiu
Mr. Bashkim Aliu
Mr. Muhidin Ahmeti
Mr. Ajni Sinani
Nexhmedin Spahiu
Opinione te lexuesve
Hamdi Nuhiju
Opinione te lexuesve
Opinione te lexuesve
Opinione te lexuesve
Mr. Iljasa Salihu
Hamdi Nuhiju
Reklama 228 x 90.png)
Komentet
Nuk ka komente per kete artikull