Izraeli arreston 13 palestinezë në Bregun Perëndimor

Në një njoftim, Zyra për Media për të Burgosurit tha se gjashtë palestinezë u arrestuan në qytetet Ramallah dhe al-Bireh, tre në Jeriko dhe katër në Jenin dhe Betlehem

Forcat izraelite kanë arrestuar 13 palestinezë, duke përfshirë një udhëheqës të Hamasit, në bastisjet në gjithë Bregun Perëndimor të pushtuar, bëri të ditur sot një organizatë joqeveritare, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një njoftim, Zyra për Media për të Burgosurit tha se gjashtë palestinezë u arrestuan në qytetet Ramallah dhe al-Bireh, tre në Jeriko dhe katër në Jenin dhe Betlehem.

Midis të arrestuarve ishte një udhëheqës i Hamasit, i cili u arrestua gjatë bastisjes në shtëpinë e tij në Jeriko, thuhet në njoftim.

Një kandidat në zgjedhjet komunale të javës së ardhshme ishte gjithashtu në mesin e të arrestuarve në al-Bireh, tha OJQ-ja.

Ushtria izraelite shpesh kryen fushata të gjera arrestimi në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe Kudsin Lindor me pretekstin e kërkimit të palestinezëve të “kërkuar”.

OJQ-të palestineze vlerësojnë se ka rreth 4.500 të burgosur palestinezë në burgjet izraelite, me të paktën 500 të mbajtur sipas politikës së ndalimit administrativ izraelit pa akuza ose gjyq. /aa