Vendimi i njëanshem i kryesisë së LDK-së për largim nga koalicioni qeveritar jo vetëm qe ishte vendim të cilin e pesojë partneri i saj PDK-ja, por ishte vendim të cilin e pesuan me së shumti qytetaret e Kosovës dhe vetë shteti i Kosovës.
Deri me tani ne mediat e shkruara dhe ato elektronike është diskutuar më të madhe se si largimi i LDK-së nga qeveria ka shkatuar vakum institucional, krizë të thellë politike, por shumë pak deri më tani është diskutuar se sa shumë ky largim ka dëmtuar imazhin e Kosovës, diplomacinë e shtetit të Kosovës, reformimin ekonomik dhe vetë interesat e qytetarëve të Kosovës.
Kryesia qendrore e LDK-së me vendimin e saj për terheqje nga koalicioni qeverises me apo pa vetëdije ka bllokuar porcesin e njohejeve të reja, ka bllokuar procesin e privatizimit të PTK-së, ka krijuar destabilitet politik, ka dëmtuar imixhin e shtetit dhe interesat e qytetarëve të Kosovës.
Krizës së thellë politike në vendin tonë të shkaktuar nga aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese dhe ikja e LDK-së, duket se po i vjen fundi ketë javë të vendimeve politike.
Skenari më i mundshëm qe pritet të ndodh në ketë javë është ai i vendimeve të mëdha politike për zgjidhjen e krizes institucionale.
Pas mbajtjes së Kongresit të PDK-së diten e diel dhe rikonfirmimit të udhëheqsisë së saj, nga kjo parti po përmbushet edhe kushti ligjor për pjesmarrje në zgjedhjet e ardhshme, fati i të cilave do të vendoset ketë javë.
Partia e Behgjet Pacollit, Aleanca Kosova e Re ka filluar një fushat për të marrë nënshkrimet e deputeteve të Kuvendit të Kosovës, ku 1/3 apo 40 nënshkrime i nevojiten për të dorëzuar kërkesën kryesisë së Parlamentit për mocionin e mosbesimit të qeverisë, në të cilën kërkesë do të përmenden shkaqet e krizës politike.
Si po duket AKR-ja dhe LDD-ja do të ia lehtësojnë punën qeverisë së republikës së Kosovës, duke ia mundësuar përfundimin e mandatit të saj në menyrën me të mirë të mundshme në rrethanat e tilla të krijuara politike.
Kuvendi i Kosovës pritet të mbajë seancë parlamentare me 27 apo 28 tetor (diten e Merkurë apo të enjte), ku në rend ditë do të jetë miratimi i ligjit të reformuar zgjedhore dhe mocioni i mosbesimit të qeverisë.
Në ketë mbledhje të parlamentit së pari, do të aprovohet ligji për zgjedhje, së dyti, do të hidhet në votim mocioni i mosbesimit të qeverisë i inicuar nga AKR-ja si dhe do të shkarkohet qeveria nese votohet nga shumica e deputeteve të Kuvendit të Kosovës, ashtu edhe siq parashihet në nenin 100 të Kushtetutes së Kosovës.
Pastaj Ushtruesi i detyrës së presidentit të Kosovës Jakup Krasniqi do të shpërndaj parlamentin e Kosovës dhe kështu do të krijohen kushtet për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme, duke i dhën fund edhe krizës së thellë institucionale në të cilën është futur vendi.
Presidenti i Kosovës në detyrë do të shpallë zgjedhjet e jashtëzakonshme, të cilat priten të mbahen me 12 apo 19 dhjetor, ashtu si e parasheh edhe Kushtetuta e Kosovës afatin optimal brenda periudhes 45 diteshe.
Ndërsa ashtu edhe si janë deklaruar shumica e partive politike nese shpallen zgjedhjet e jashtëzakonshme ato nuk do të kundërshtohen, por do të respektohet vendimi nëse është në përputhje me ligjet dhe Kushtetuten e vendit.
Ne çdo vend demokratik opozita është ajo qe kërkon vazhdimisht zgjedhje, kështu qe nese ndonje parti politike është më e përgaditur për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, atëherë padyshim qe ato subjekte jane partitë opozitare.
Komisioni Qendror i zgjedhjeve do të duhej apo të pakten sipas Kushtetutes është dashur të ishte i përgaditur edhe për zgjedhje të jashtëzakonshme sepse nuk është një organ ad hok, por një organ i rregullt i cili ka sekretariatet e saj dhe assesi nuk guxon askush në KQZ të deklaron se nuk mund të përgaditemi për zgjedhje, sepse për ndryshe një deklarim i tillë do të ishte antikushtetues.
Gara parazgjedhore në vendin tonë parashihet të jetë një garë shumë e ashpër e përciellë me akuza dhe kundërakuza të shumta ndërmjet subjekteve politike, të cilat do të mundohen për t’i bindur qytetaret qe t’i votojnë.
Ajo qe do t’i bashkoj partitë politike pas përfundimit të zgjedhjeve do të jetë formuala e koalicionve dhe interesave politike dhe shumë shpejtë do t’i harrojnë akuzat ndaj njeri tjetrit.
Muhamed Murtezi
Mr. Ajni Sinani
Nexhmedin Spahiu
Mr. Bashkim Aliu
Mr. Muhidin Ahmeti
Mr. Ajni Sinani
Nexhmedin Spahiu
Opinione te lexuesve
Hamdi Nuhiju
Opinione te lexuesve
Opinione te lexuesve
Opinione te lexuesve
Mr. Iljasa Salihu
Hamdi Nuhiju
Reklama 228 x 90.png)
Komentet
Nuk ka komente per kete artikull