Image 01 Image 02 Image 03 Image 03

artikuj

Mr. Ardian Ramadani

Kumanovė, Maqedoni

ardian.ramadani@seeu.edu.mk

Te fundit

Tė gjitha shkrimet e autorit >>

K. Myftari, kryeplaku i ēmendur i mėhallės sė tė ēmendurve (I)

Autor: Mr. Ardian Ramadani E shtune 18 Shtator 2010 17:19 PM

 

Reagimi i radhës ndaj paloreagimeve tendencioze të “vrasësit me pagesë në publicistikën shqiptare”, (K.M), Kastriot Mykftarajt, bashkëmendimtarit të Dragan Pavlloviç- Llatasit.

 

Nuk është e lehtë të merresh me fëmijë të rritur, që shkronjat e alfabetit i marrin për lodra, mbase mendojnë se me ato shkronja të bukura mund të luajnë si t’u teket. Kështu, ndërmjet këtyre vështirësive e shoh veten kur polemizojë me njerëz që kanë identitet të dyshimtë e skajshmërish të paqartë. Aq më e ndërlikuar bëhet çështja kur, këta fëmijë të rritur e njerëz me identitet të pështjelluar, merret vesh se kanë dukshëm problem edhe me njerëzinë. Charles Darwin gaboi rëndë atëherë kur tha se, njeriu është kafshë inteligjente, ngase sot, për sojin e disa të ashtuquajturve njerëz, lirshëm mund të aludojmë se, kafsha qenka njeri primitiv. Po, po, vetëm kështu mund ta deshifrojmë dhe t’i japim një identitet të përshtatshëm Kastriot Myftarajt. Kështu të paktën mund t’i jap të drejtë vetës të polemizojë me një krijesë e cila ka pësuar evolucion. Sidoqoftë, nuk do të merrem me gjenezën e kësaj krijese, ngase tutje nuk kam vullnet për të humbur kohë, mbase humbja e kohës bëhet në mungesë të vullnetit.

Derisa lexoja paloreagimin e Kastriotit, t’ju them të drejtën më kishte marrë malli për përrallëza, por jo për përrallëza që fund e krye janë të mbështetura në trillime dhe iluzione djallëzore. Kështu, Kastriot Myftaraj e komentoi në katër vazhdime palopolemikën e tij. Komentimi i këtij agjenti grek nuk mund të karakterizohet ndryshe, pos dhunim i letrës së bardhë dhe përdhunim i shkronjave. Në pjesën e parë, dukshëm e kishte gënjyer ciceroni spiun, duke dalë kështu një komedi, që as djajtë nuk do t’i duartrokisnin, ndaj me pjesën e parë nuk do të merrem, si dhe e kisha lutur ciceronin spiun të këtij agjenti, le të bëhet burrë e të më pyesë për përditshmërinë time, se unë do t’ia tregojë vetëm të vërtetën, e pastaj urdhërdhënësi i tij nuk do të këtë mundësi të hartojë skenarë të djajve.

Siç e potencova më lartë, i lexova paloreagimet e Kastriot M..., me kujdes dhe me maturi. Edhe pse ia dhashë përgjigjet e merituara në dy reagimet e para, ai prapë se prapë vazhdon me avazin e vjetër të sharjeve, shpifjeve dhe etiketimeve, që sikur të gjendeshim në ndonjë vend apo rajon demokratik, që moti ky njeri do t`iu bashkëngjitej ose spitalit të të çmendurve, ose kopshtit zoologjik ose ndonjë burgu.

Megjithë sugjerimet e miqve të mijë të shumtë që mos të merrem më me këtë njeri shpifës, nga shkaku, se është mjeshtër i shpifjeve dhe i llomotitjeve, që mos të bie në nivelin e tij, ndërgjegjja ime e pastër dhe respekti për auditorin që më njeh dhe lexon, si dhe për ata që nuk më njohin, më detyroi që t`i përgjigjem poshtërsive të Kastriot M...., të cilin e them për të satën herë, që më vjen të vjell kur i përmend emrin dhe mbiemrin, jo për shkak të emrit mjaft të bukur që e ka, po për shkak të karakterit të tij të ndytë, për shkak që i humb vlerën emrit Kastriot, po e nderon mbiemrin e tij, si kryeplak i çmendur i mëhallës së të çmendurve, që ai drejton.

E nuk është thënë kot: “Një budalla e hedh një gurë në pus, dyzet të mençur nuk mund ta nxjerrin atë nga pusi”. Kësisoj ky budalla, që më ra hise që të merrem me të, sikurse shumë e shumë të tjerëve para meje, me të vërtetë e meriton më shumë se këtë reagim timin, më shumë se burgun, për shkak të mendimeve të tij të errëta ndaj shqiptarëve të besimit mysliman dhe të Islamit si fe në përgjithësi. Edhe pse në fillim konstatova se të merresh me Kastriot Mykftarajn, është humbje kohe me një të humbur, prapë se prapë, duke i lexuar komentet e disa përkrahësve të tij, më erdhi keq për ata, të cilët në mungesë të informatave vjellin helm dhe vrer ndaj meje, ndaj shkrimeve dhe qëndrimeve të mija, dhe ndaj shqiptarëve të besimit islam, që janë më numeroz, në krahasim me vëllezërit e tyre shqiptarë të besimeve të tjera.

Për të satën herë me radhë duhet t`i dëshmoj kësaj koke si Kastriot Mykftaraj, të cilin kur e pash në foto, u binda që, shpesh karakteri i njerëzve përshtatet me pamjen fizike, e kjo ka të bëjë pikërisht me të humburin e mëhallës së të çmendurve, që tezat e tij të mbrapshta që servohen fatkeqësisht edhe nëpër forume dhe gazeta të ndryshme janë të rrezikshme, sa edhe tezat e Llatasit, palogazetarit serb nga Maqedonia, goja e të cilit masturbon vetëm të këqija ndaj shqiptarëve. Kësisoj edhe Katriot M..., me gojën e tij nuk bën asgjë, përpos që masturbon dhe që dëshmon që ai është një shqiptarofob dhe një islamofob. Nuk e kam qëllimin ta njësoj kombin shqiptar vetëm me fenë islame, ama K.M (lexo: prej tash e tutje këtë njeri për çështje higjienike do ta potencoj vetëm me iniciale) “harron” se shumica shqiptare në gjithë trevat shqiptare është myslimane dhe pikë. Këtë nuk mund ta ndryshojë as ai, e as askush tjetër. Kjo është realitet që ndoshta dhemb, po është realitet dhe nuk kemi se çka ta diskutojmë.

Meqenëse jam i prirë që të mos merrem me etiketime, e as me jetën private të individëve, po me qëndrimet që i llogaris si të mbrapshta të tyre dhe me idetë e zymta, unë do të kursehem nga shpifjet ndaj K.M. Por, ai nuk e bën këtë. Paloreagimin e tij ai e fillon me lloj-lloj shpifjesh që më bënin të qeshja me “aftësitë” e këtij njeriu që të thur tregime dhe përralla, si dhe më vjen që të qajë me atë se ku e kam sjellë veten unë, si dhe shumë veta të tjerë, që të polemizojmë me krijesa me pamje njeriu, si dhe më dhimbset kombi shqiptar që përbrenda vetes ka njerëz fanatik fetar, sikurse Ferdinandi i Monarkisë Habsburge, të cilët janë të mpirë nga ëndrra miope dhe zelli fetar, për universalizim dhe homogjenizim të një kombi të tërë, me një fe të vetme, duke e cenuar pasurinë kombëtare shqiptare, mozaikun e pasur me tre fetë, duke sharë një fe e cila është e pranishme tek 85 % e të gjithë shqiptarëve, si dhe tek 1.5 miliardë e njerëzve në botë. Po, ja që dikush, nuk ka ndërgjegje, nuk ka etikë, nuk ka mend dhe nuk është i prirë që të respektojë diversitetin, të respektojë tjetrin dhe nuk i ka parasysh Konventat e shumta të mbrojtjes së të drejtave të njeriut, ku përfshihet edhe respekti ndaj njerëzve që kanë racë, fe, gjini dhe moshë të ndryshme.

Opinionet e autorėve nuk paraqesin domosdoshmėrisht edhe opinionin e redaksisė sė portalit www.mesazhi.com
Mesazhi

Komentet

Nuk ka komente per kete artikull
REGULLAT E KOmentIMIT
  1. Komenti te kete lidhje me temen.
  2. Ndalohet perdorimi i fjalorit ofendues.
  3. Redaksia e portalit mesazhi.com mbane te drejten e fshirjes se komenteve te papershtatshme.
karaktere te mbetura.

Arkivi i autoreve