Reagimi i radhës ndaj paloreagimeve tendencioze të “vrasësit me pagesë në publicistikën shqiptare”, (K.M), Kastriot Mykftarajt, bashkëmendimtarit të Dragan Pavlloviç- Llatasit
Në mënyrë shumë amatoreske K. M . në po të njëjtin paloreagim, fillimisht shpreh optimizëm për deislamizimin e shqiptarëve, kurse pak më poshtë i frikohet vitit 2078. Falë Zotit që nuk na ndodhi plani 600 + 2000, e nuk do ta lejojmë as planin tënd djallëzor, të Savë Batares dhe të Dragan Llatasit.
K. M pretendon përmes Ligjit të bëjë deislamizimin e shqiptarëve, e më pas po patë nevojë ai do t`i përdorë të gjitha mjetet dhe mekanizmat tjera, por ky injorant harron se bie ndesh me Ligjin, ngase me Ligj dhe Konventa mbrohen të gjitha besimet fetare. Ndërsa, i vobekti në mendje, K. M. harron se Meka dhe Medina, që janë qytete në kuadër të Arabisë Saudite, janë vende të shenjta pelegrinazhi, ku kushti kryesor që të vizitojë ndokush ato vende është të jetë mysliman, ndërsa K.M. pretendon të ndërtohet atje kishë. Çfarë idiotësie, po kështu flasin ata që kanë mungesën e trurit të vogël, e të madhin me teleskop nuk mund të ua gjesh!!! Sa i përket tolerancës në objekte fetare, e ke rastin e Stambollit, ku në mes të një qyteti me shumicë myslimane, gjendet Patriarkana e Stambollit, Kisha Ortodokse e gjithë besimtarëve ortodoksë. Më tutje, e ke rastin në Prishtinë, ku në mes të një qyteti me shumicë myslimane, është e ndërtuar katedralja katolike, ndoshta di ta bësh dallimin mes katedrales dhe kishës, nëse jo mësoje. E sa i përket asaj se shqiptarët myslimanë a janë të dhunshëm ose jo, argumenti i mësipërm flet për këtë, poashtu edhe respektimi i objekteve të tjera fetare gjetiu, po edhe tolerimi ndaj llomotitjeve të tua. Sikur shqiptarët myslimanë të ishin fanatikë dhe të mos ishin tolerantë, emri yt që moti do të gjendje në historinë e turpit, i gurosur në ndonjë varr të humbur.
Më tutje K.M. duke e potencuar se shqiptarët e pranuan Islamin me dhunë, ai I vendos shqiptarët në pozitë inferiore pezhorative si frikacakë dhe të ndrojtur, që lehtë pranojnë ndërrim të fesë dhe asimilohen lehtë, e dihet se shqiptarët e pranuan Islamin pa kurrfarë rezervash, sepse në të panë vlera. Ata nuk u asimiluan, po përkundrazi e ruajtën indin kombëtar, duke e luftuar pa mëshirë Perandorinë Osmane, më shumë se gjithë popujt tjerë ballkanik. K. M përmes tezës së tij dëshiron të paraqesë shqiptarët frikacakë dhe lepurushë, ndërsa popujt tjerë ballkanik që nuk e ndërruan fenë, po i paraqet si trima. Ja se sa shqiptarë është K. M!!! K. M. nuk mund të bëjë dallim mes ideologjisë (stalinizmit) dhe fesë ( Islamit), e para ka përfunduar në analet e historisë së turpit, e kjo e dyta gjallëron dhe qenëson edhe më tej, e do të qenësojë pa pushim.
Më tej, K. M tenton të “vejë në dyshim” aftësitë dhe njohuritë e mija me mbiemrin Kisinxher, që unë e lexoj Kisinxher në shqipen time. Me këtë ai do të tregohet si superiorë dhe si sfidues. Nuk ndalon këtu, ai vazhdon edhe më tej të merret me Risheljenë, e nuk e din që Rishelje, nuk kërkonte konvertime fetare, përkundrazi ai detyrat fetare i kryente me zell, po interesin kombëtar e kishte primar. Andaj, për Risheljenë, K. M. nuk ka se çfarë të më dëftojë, ngase e kam stërstudiuar. Ai mbetet udhëheqësi model briliant, që nuk hoqi kurrë dorë nga besimi i tij katolik, po nuk kërkoi kurrë konvertimet fetare, po përkundrazi forcoi kohezionin kombëtar. Historinë e krijimit të kombit francez e kam shumë të njohur, e për të edhe kam shkruar në dylibrat e mijë, po jo duke ndenjur në përkthimet e letrave të Bajrush Sejdiut, sepse personalisht as emrin nuk dua të ja përmend, por duke lexuar, studiuar dhe hulumtuar në Francë, Belgjikë e kështu me radhë. Dele nuk kam ruajtur në Likovë, ngase unë jetojë në Opajë, do të isha krenar të ruaja, kam ruajtur kafshë të tjera, po beso se të paktën ata kafshë janë shumë më të ndershme dhe më profitabile se ti, ti nuk mund të krahasohesh as me plehun e tyre ngase e kontaminon edhe tokën pjellore. Kafshë kam pasur, kafshë shtëpiake, ngase me mund dhe me djersë i kemi kultivuar për tu shkolluar, ngase nuk merrej as gjyshi, as babai im, as familja ime, as unë me vepra agjenturore që të paguhej, siç paguhej dhe paguhet K. M. Po një gjë ta dijë K. M. Ne nuk kemi shitur nënë, grua e motër për disa dhjetëra euro, në sajë të lopëve dhe deleve që kemi pasur, e ju që nuk i keni pasur këto i keni shitur pa më të voglin dyshim, vetëm e vetëm që të dilnit “nga kopshti me lule i Xha Enverit” dhe të shijonit botën reale. Më tutje përmend figurat e shquara franceze, që besoj se i ke dëgjuar ndonjëherë. Figura të njëjta iluministe kemi edhe ne shqiptarët, edhe pse shqiptarët e “paskan” humbur ekuivalentin e betejës së Poatjesë, ndërsa sot falë përpjekjeve të shumta të atyre figurave kemi arritur të mbijetojmë kombëtarisht, gjë që se gjen shembullin te asnjë komb tjetër, që pa marrë parasysh sulmet permanente arriti të mbijetojë, po jo duke bërë luftëra fetare, po kombëtare.
Ndërsa në lidhje me shkrimin “Mbresat e një vizite të paharruar” të ftoj ta rilexosh o K. M, ngase kibël kombëtare është Prekazi për ne shqiptarët, sikurse Kruja, ashtu mu sikurse Qabja për myslimanët, në kuptimin që Prekazi duhet të konsiderohet i shenjtë kombëtarisht.
K.M i dëshiron shqiptarëve të mbarë trevave shqiptarë të thyejnë kryet në Mekë, njësoj sikurse Llatasi, me ç’rast dëshmon aktivitetin e tij agjenturor. Kryet nuk do ta thyejmë ne atje, kryet i kemi lënë mjaft nëpër luftëra të ndryshme, mjaft kemi vdekur në luftërat e fundit, bile Sllupçani, që kërkoj nga K.M që mos t`ia përmend emrin, i ka ngrënë 36 000 granata nga miqtë e K. M që mendojnë si ai, bile familja e nderuar Zymberi i vra si familje shqiptare dhe myslimane, xhamitë u rrënuan se ishin xhami të shqiptarëve ku faleshin të njëjtit, po duke luftuar stoikisht dëshmuan se janë të pathyeshëm, andaj atyre nuk iu thehet koka aq lehtë, po atyre që tentojnë të ua thyejnë kryet, ju thyhen edhe këmbët. A betohem se djegia e një xhamie nga ana e K. M apo njerëzve si ai, nuk do të ndodhë kurrë, ngase njerëzit sikurse K. M me bythë të ulur në karrige me dy këmbë, para kompjuterit, nuk kanë forcë dhe guxim të mbysin miza, e lëre më të djegin xhami ose objekte fetare. Më tej K.M shkruan “Ju në faqen tuaj në facebook, si “figurë publike” keni pëlqyer faqen “Kundër publicistikës së Kastriot Myftarajt”, ku paraqiten komunikatat kundër meje të një organizate paramilitare islamike me emrin Shërbimi Informativ Mysliman”, a një gjë le ta dijë K. M dhe të tjerët si ai, se për të luftuar njerëzit e tillë do të duhet bashkëpunuar edhe me Djallin, vetëm e vetëm lebetia dhe tentativat për përçarje ndër shqiptarët të shuhen përgjithmonë.
E sa i përket Natës së Shën Bartolomeut, kjo natë është turpi i Francës, turp me të cilën skuqen dhe turpërohen francezët e jo sikurse mëton K.M “Çka është Nata e Shën Bartolemeut? Ajo është mitra e përgjakur nga ku lindi Franca moderne.” Një gjë e tillë është fund e krye gabim me (pa)qëllim..
Muhamed Murtezi
Mr. Ajni Sinani
Nexhmedin Spahiu
Mr. Bashkim Aliu
Mr. Muhidin Ahmeti
Mr. Ajni Sinani
Nexhmedin Spahiu
Opinione te lexuesve
Hamdi Nuhiju
Opinione te lexuesve
Opinione te lexuesve
Opinione te lexuesve
Mr. Iljasa Salihu
Hamdi Nuhiju
Reklama 228 x 90.png)
Komentet
Nuk ka komente per kete artikull