Reagimi i radhës ndaj paloreagimeve tendencioze të “vrasësit me pagesë në publicistikën shqiptare”, (K.M), Kastriot Mykftarajt, bashkëmendimtarit të Dragan Pavlloviç- Llatasit
Në lidhje me martesat e vajzave ortodokse shqiptare me serbë, e kisha këshilluar K. M që prej frigës nga ezani pesë herë në ditë, të martohet me një serbe të Beogradit ose greke nga Athina, e besoj se atëherë do ti dëgjojë kambanat që “bien” atje në gjuhën shqipe. Më tutje, K. M vjen duke u shpalosur se me kënd bashkëpunon, kënd e ka mentor, po s`ke çfarë të presësh, ai ngrenë në piedestal njerëz që bëjnë fallco libra, keqpërdorin emra në parathënie të librave, e mandej duke u thirrur në patriotizmin folklorik, “shpalosin” projektet sllave në UEJL. Po këta të njëjtit, për vite me radhë i kanë shfrytëzuar të mirat e këtij Universiteti, po kur veprimtaria e tyre fallco doli në shesh, ata e ngrenë kryet në emër të patriotizmit të rrejshëm të luftojnë UEJL. A, sa për mua UEJL mbetet projekti më i madh kombëtar i shqiptarëve në Maqedoni, i ideuar nga Arbër Xhaferi, ngase për së pari herë studenti maqedonas aty e ka të obligueshme mësimin e gjuhës shqipe. Njeri i Serbisë nuk jam unë, po je ti o K.M.
Ndërsa për K.M në lidhje më pyetjen e tij:” Për Zotin se nuk po di ku me e gjet një shqiptare myslimane “ unë nuk do të mundohesha as bushtër t`i gjeja këtij personi single, e lëre më ndonjë shqiptare. Atij i kisha propozuar martesë me ndonjë vajzë nga Shumadija.
Më tutje tek konceptet e Patriotizmit nacionalist të Risheljesë, unë mendoj se dashuria ndaj atdheut do të thotë patriotizëm, ndërsa nacionalizëm dashuria ndaj kombit. Fati i keq e deshi që unë të jem nacionalist i arsyeshëm shqiptar i ndarë padrejtësisht në 5 shtete, por të dua vendin tim ku kam lindur, dhe të jetojë me dëshirën për të qenë i bashkuar me vëllezërit e mi shqiptarë nga Kosova, Shqipëria dhe trojet tjera shqiptare, e kësisoj të arsyetojë lindjen dhe ta meritojë vdekjen në këtë truall shqiptar, ndërsa soji yt o K.M. nuk meriton as vdekjen, ngase ju jeni të vdekur po që ecni mbi tokë, të xhindosur. Ndërsa termi Maqedoni, është term që vjen nga shqipja, dhe nuk guxojmë assesi që ta mohojmë këtë. Ajo e ka kuptimin, emathia, e madhja, për shkak të shtrirjes së madhe gjeografike që kishte. Po, Titoja në Jajce, e keqpërdori këtë term në favor të sllavëve, duke na ndarë edhe më shumë ne shqiptarëve, e mandej kjo mollë sherri, përveç shqiptarëve, preokupon edhe shtetin grek, aty ku ka qendrën e vendosjes, soji i K.M.
Më tej në pyetjen e K.M : “Ja, le të përgjigjet Ardian Ramadani, çfarë të reje ka sjellë ai në studimin e vet për raison d’ etat dhe Richelieu? “, përgjigjet mund ti gjejë tek recensentët e mi, Prof. Dr. Etem Aziri, Prof. Dr. Ali Pajaziti dhe Prof. Dr. Fejzullah Shabani. Ata i kam pasur mentorues dhe këshillues për punën time. Po do ja jap përgjigjet e konkluzioneve të punimit jo K.M, por auditorit që lexon. Ja konkluzionet e punimit tim:
Konkluzione
Përmes këtij hulumtimi dhe studimi (lexo:hulumtimit tim), unë kam arritur në konkluzionet e mëposhtme.
1. Vijueshmëria e doktrinës së Risheljesë, ekspozim përmes gjuhës dhe kulturës, i mundësoi Francës që të jetë çdoherë prezente në marrëdhëniet ndërkombëtare, të jetë pjesë e zgjidhjeve të problemeve të mëdha, të promovojë institucione të cilat do i shërbenin kombit, shtetit francez, si dhe kombeve të tjera dhe shteteve të tjera, sepse një udhëheqës si Rishelje dinte qëllimin e tij se deri ku duhet të shkojë, kishte qëllim të justifikuar, por edhe limite.
2. Doktrina e imponimit përmes kulturës dhe gjuhës, si brend kulturor i krijoi hapësirë shtetarëve francez që të shikojnë më larg se të tjerët, sepse rrinin në shpatullat e doktrinës së një njeriu të madh si Rishelje, ndërsa të tjerët nuk shikonin aq larg. Rishelje dëshmon se suksesi nuk qëndron te pritja prej të tjerëve që të bëhesh i fortë, por sensibilizimi për t`u forcuar buron nga brenda si dhe nga bërja e aleancave për arritje të synimeve dhe qëllimeve të dëshiruara.
3. Doktrina e Risheljesë mundësoi që gjuha frënge, kultura frënge si dhe civilizimi francez të reflektojë çdoherë. Diplomacia moderne evropiane lindi pikërisht përmes doktrinës së tij.
4. Kjo doktrinë ofroi projekte në trajtë institucionesh siç ishte dhe është Organizata Ndërkombëtare e Frankofonisë, hapi rrugën e krijimit të Unionit të sotëm Evropian dhe mbi të gjitha, solli çelësin e suksesit në marrëdhëniet ndërkombëtare, ” Konvertimin e gjuhës kombëtare franceze në gjuhë ndërkombëtare”, për shekuj me radhë.
5. Gjuha si çështje serioze nuk guxon t`i lihet vetëm gjuhëtarëve, por edhe shtetarëve. Sepse Rishelje na bind se gjuha, njeriu dhe kombi që e flet, janë pothuajse një gjë e vetme. Ndërsa na bind çdoherë e më shumë se politika s`është asgjë tjetër por mjeshtëri e shfrytëzuar në çastin e duhur. Udhëheqësit si kardinali Rishelje na mësojnë se njeriu ynë para se të merret me politikë, duhet të emancipohet, kurse për të qenë patriot dhe nacionalist duhet të njohë vetveten.
6. Udhëheqësit si Rishelje na mësojnë se udhëheqësit duhet të kenë parasysh fshehtësinë e udhëheqjes të bazuar në durim.
7. Rishelje na mëson se udhëheqësi duhet të jetë mbi të gjitha njeri, e jo luan apo dhelpër.
8. Rishelje përfaqëson njeriun më të suksesshëm francez të të gjitha kohërave dhe falë tij, Franca e ka edhe sot reputacionin e saj specifik. Njëkohësisht është edhe faktor relevant për shumë çështje. Doktrina e tij dhe ai vet janë prototip i politikës moderne dhe koncepteve të rendit botëror. Franca u bë “zot” i Evropës vetëm përmes tij. Kjo rrugë e suksesshme e trasuar nga ai, ishte dhe duhet të jetë vijimësi për gjithë politikanët, shtetarët dhe udhëheqësit francez, duke filluar nga Francien I, Bonaparta, De Talerani, Klemonzoja, De Goli, Dësteni, Pompiduja, Miterrani, Shiraku. Ndërsa gjuha frënge e shndërruar në institucion të llojit të Frankofonisë, si dhe në gjuhë të punimeve të UE-së dhe OKB-së, mund të themi se është gjuha e vetme e cila arriti që të gëzojë reputacionin më të madh gjatë shekujve të kaluar dhe shekullit tonë.
9. Rendi i ri botëror dhe konstruksioni evropian s`mund të funksionojë pa doktrinën risheljane dhe pa praninë dhe pozitën e duhur të shtetit francez, shtet ky me fizionomi evropiane dhe me vlera të jashtëzakonshme demokratike, institucionale, evropiane dhe ndërkombëtare të cilat kanë reflektuar në sistemin e marrëdhënieve ndërkombëtare si dhe reflektojnë ende, pa të cilat bota e sotshme do të ishte e varfër.
10. Megjithë rolin gjithnjë e më të madh dhe të pakontestueshëm të gjuhës angleze dhe të tjerave, gjuha frënge përmes multilinguizmit dhe plurilinguizmit gjendet shkëlqyeshëm e pozicionuar në mozaikun e gjuhëve ndërkombëtare.
11. Franca për të mbajtur gjallë krenarinë franceze dhe gjuhën frënge ka krijuar poashtu edhe mekanizmin post-risheljan që ta mbajë gjuhën gjallë dhe permanente në komunikim, Organizata Ndërkombëtare Frankofone, organizatë kjo e cila bashkon shtetet që flasin frëngjisht dhe ndajnë vlerat franceze dhe frankofone. Përdorimi i gjuhës si element bashkues e mban Francën prezente në marrëdhëniet ndërkombëtare, mban të lidhur fort frëngjishtfolësit, francezët dhe komunitetin frankofon në Belgjikë, Zvicër dhe Kebek, si dhe në shtetet ish-koloni franceze.
12. Megjithë globalizimin si proces dhe proceset integruese, modeli i shtetit-komb është modeli aktual dhe i pacenueshëm, por i sfiduar nga koncepti i të drejtave të njeriut, ndërsa Raison d`Etat është doktrina e pavdekshme, sepse nuk mund të paramendohet rendi botëror çfarëdo që të jetë ai, pa shtetin si dhe pa kombin. Ky model nuk mund të zëvendësohet me diçka tërësisht tjetër.
13. Mendimi se shteti është mbi të gjitha, nuk duhet të nënkuptohet verbërisht dhe fanatikisht. Raison d`Etat duhet t`i përshtatet rrethanave aktuale. Ajo duhet të ketë parasysh lirinë dhe të drejtat e individit, të drejtat e njeriut, sepse njerëzit përbëjnë shoqërinë, e ajo shtetin.
14. Raison d`Etat shënon se sado që të privilegjohet individi, të drejtat dhe liritë e tij, prapë se prapë shteti duhet të jetë parësori dhe interesat shtetërore duhet mbrojtur me çdo kusht, së bashku me ato kombëtare. Por, mbrojtja e tyre nuk duhet të bëhet në dëm të kombeve apo njerëzve të tjerë. Raison d`Etat na shprehet përmes rreshtave në vijim “Ta duam atdheun, jo se është i madh, por pse është i yni”. Thënia e Kenedit që mos pyet se çfarë bëri atdheu për ty, por çfarë bëre ti për atdheun tënd, mund shumë lehtë të arsyetojë Raison d`Etat të Risheljesë. Liderët dhe shtetarët duhet të jenë koshient në thënien “Jetoni e lini që edhe të tjerët të jetojnë”.
15. Modeli i shtetit-komb për Ballkanin nuk mund të jetë funksional, sepse ky rajon është heterogjen e nuk mund të homogjenizohet. Ai duhet ta ruajë diversitetin e tij, gjuhësor, kulturor dhe etnik. Si dhe të respektojë modelin e shteteve multietnike, multifetare. Tentativa për t`u bërë shtet-komb nga secili shtet ballkanik mund të sjellë pasoja të paparashikuara dhe probleme permanente. Përjashtim këtu bën vetëm kombi shqiptar, i cili është i përçarë padrejtësisht, dhe duhet punuar në drejtim të unifikimit të tij dhe jo në drejtim të fragmentarizimit (gjë që K.M. nuk e bën).
16. Ndjekja e doktrinës franceze risheljane përmes modelit të shtetit- komb dhe Arsyes së shtetit nga shqiptarët është në favor të zgjidhjes përfundimtare të çështjes shqiptare në Ballkan. Shqiptarët si komb duhet të kenë të qartë se koha punon për ta, andaj duhet të shfrytëzojnë në maksimum kohën. Për shqiptarët dhe Ballkanin në përgjithësi proceset euro integruese janë domosdoshmëri dhe nevojë e imperativ kohor. Dhe duhet të punohet në këtë drejtim, duke e ruajtur njëkohësisht indin kombëtar.
17. Shqiptarët duhet të kenë model udhëheqësit e tipit të Risheljesë i cili nuk do t`i ngatërrojë interesat shtetërore me ato fetare.
18. Politika, feja dhe nacionalizmi kur drejtohen keq e ngadalësojnë ecjen përpara, ndërsa kur drejtohen mirë e shpejtojnë ecjen përpara.
19. Shtetarët shqiptarë, politikanët, qeveritarët dhe udhëheqësit duhet të dinë që nuk ka demokraci pa u zgjidhur çështja nacionale, e çështja nacionale nuk zgjidhet pa demokraci.
20. Ndjekja e kësaj formule nga shqiptarët duhet të bëhet fillimisht për përforcim të indit kombëtar dhe për bashkim në aspekt gjuhësor, mësimor si dhe për integrim të ndërsjellë. Shqiptarët duhet të njësojnë abetaret e tyre, kurikulat mësimore dhe programet e ndryshme, të bashkëpunojnë në aspektin ekonomik si dhe të integrohen në UE.
21. Përqafimi i nacionalizmit pozitiv dhe identitetit nacional, përqafimi i kohezionit kombëtar, sepse jemi ende të ndarë në shumë shtete dhe nevojitemi të bëhemi unik përmes gjuhës dhe vlerave tjera, e jo përmes fragmentarizmit gjuhësor apo hapjes së debateve mbi identitetin tonë. Kjo mundëson shmangien e regjionalizmave dhe fragmentarizmit të identitetit unik shqiptar.
22. Shqiptarët duhet të shfrytëzojnë gjuhën për bashkim.
Konkluzionet e këtij punimi i përmbyll me thënien e Kenedit se “njerëzit vdesin, kombet rriten dhe bien, por idetë janë të pavdekshme. Ato jetojnë çdoherë”. Le të japim ide të vlefshme, konstruktive dhe prohumane, që i ndihmojnë kombit dhe njerëzimit.
Muhamed Murtezi
Mr. Ajni Sinani
Nexhmedin Spahiu
Mr. Bashkim Aliu
Mr. Muhidin Ahmeti
Mr. Ajni Sinani
Nexhmedin Spahiu
Opinione te lexuesve
Hamdi Nuhiju
Opinione te lexuesve
Opinione te lexuesve
Opinione te lexuesve
Mr. Iljasa Salihu
Hamdi Nuhiju
Reklama 228 x 90.png)
Komentet
Nuk ka komente per kete artikull