Image 01 Image 02 Image 03 Image 03

artikuj

Mr. Ardian Ramadani

Kumanovė, Maqedoni

ardian.ramadani@seeu.edu.mk

Te fundit

Tė gjitha shkrimet e autorit >>

K. Myftari, kryeplaku i ēmendur i mėhallės sė tė ēmendurve (V)

Autor: Mr. Ardian Ramadani E marte 28 Shtator 2010 12:26 PM

 

Reagimi i radhës ndaj paloreagimeve tendencioze të “vrasësit me pagesë në publicistikën shqiptare”, (K.M), Kastriot Mykftarajt, bashkëmendimtarit të Dragan Pavlloviç- Llatasit

 

Besoj që K.M. i ka përgjigjet dhe nuk do të kërkojë më tej përgjigje si lypsarë që është. Në lidhje me moskuptimin e termit: “nacionalizëm patriotik” nuk kam çfarë ti bëj K.M. që nuk e kupton, se kemi nacionalizëm pozitiv (nacionalizmi shqiptar), nacionalizëm negativ (shovinizmi sllav me Naçertanijen dhe ai grek (lexo: ku punon K.M.) me “Megalidhenë), ndërsa me nacionalizmin patriotik unë nënkuptoj këtë që K.M nuk e kupton: “Dashurinë ndaj kombit tim shqiptar të ndarë padrejtësisht, dashuri ndaj mëmëdheut Shqipëri, ndaj shtetit më të ri Kosovës, me shpresën që një ditë do të jemi nën tutelën e Shqipërisë Natyrale, Etnike apo Reale”. De Gol, e kishte devizën e tij të “Honneur et patrie, voici la France” – Nder dhe atdhe, ja Franca. A nuk është mirë edhe ne të themi, nder dhe atdhe kjo është Shqipëria. Andaj, unë për atë arsye promovoj patriotizmin, dashurinë ndaj atdheut Shqipëri Natyrale, po jo atdheut të ndarë padrejtësisht në më shumë shtete, e as atdheut të ndarë sipas modelit të K.M, në baza fetare.

Në lidhje me Francë, si shtet unitar, K.M pretendon se ajo nuk njeh minoritete, gjë që është ashtu, sepse ekziston natyralizimi për ata që duan të bëhen francez, mirëpo nuk e di se çka i nevojitej K.M. ky shpjegim, kur atë e din secili. Me këtë vallë mos do K.M të hapë çështjen e minoriteteve të paqena në Shqipëri, që janë shqiptarë të lindur po me religjion ortodoks. Me këtë mos do K.M të sensibilizojë çështjen e “pakicës” greke, që i ka sivëllezër? Nuk e di, ia la ndërgjegjes së tij të zombies.

A më tutje nuk kam se çfarë të shtoj për shkollimin tim dhe të arriturat modeste të mijat, ngase nuk e kam ndërmend të e mbiçmoj veten time, po nuk dua as të lejoj që një shkërdhatë si K.M të më nënçmojë, duke shpifur ndaj meje dhe duke më quajtur si servil të Veton Latifit, kur unë me këtë të fundit nuk kam asgjë absolutisht as në ide, as në lidhje familjare, e as në pikëpamje. Po e kuptoj që K.M do që përmes meje të kapet me të, unë do ia “jap” këtë privilegj, ai le të merret me Vetonin, e me kend të dojë, po jo duke u marrë me mua të shpikë dhe të trillojë gjithçka që i bie në ato pak mend që i ka..

Në lidhje me studiuesen franceze Nathalie Clayerin, e njoh përmes librave, i njoh mendimet e saja që janë personale dhe që nuk janë zyrtare të shtetit francez, dihet mendimi i shtetarëve francez dhe politika franceze, e cila me ardhjen e Sarkozit është e orientuar drejt Amerikës fuqishëm dhe në favor të drejtësisë, kjo i bie, në favor të çështjes shqiptare, andaj nuk do të më çudiste nëse, K.M do e shihja duke “polemizuar” edhe me shtetarët francez dhe me presidentin Sarkozi.

Në lidhje me Pablo Nerudën, K.M për të treguar që është “erudit” na e shpalos CV e Pabllo Nerudës, ku errëson figurën e Nerudës për poezitë e tij ndaj Stalinit. Edhe Sartri kishte simpati ndaj Bashkimit Sovjetik, po ai mbetet shkrimtar i madh dhe me të mburret Franca. Kur kanë dashur ta dënojnë Sartrin, është çuar në këmbë një pushtetar i asaj kohe dhe ka thënë: A dënohet Volteri i dytë? Duke aluduar në Sartrin. Kemi rastin e Lame Kodrës, (Sefulla Malëshovës), i cili edhe pse ka shkruar poezi për Stalinin, gjë që unë nuk e mohoj dhe nuk e arsyetoj, ai ka poezi mjaft të bukura edhe për Kosovën edhe për Çamërinë. Kemi edhe shumë raste të tjera, por ja që K. M tenton të ndërlidhë gjithçka, për të arritur te qëllimi i tij i mbrapshtë, përçarje brendashqiptare dhe futjen e mollës së sherrit ndër shqiptarët në baza fetare. Në lidhje me atë se sa ti, o K.M je i përkushtuar ndaj kombit (lexo te paloreagimi i K.M. nacionit shqiptar), e shoh dhe ajo mund të vërehet shumë lehtë, mos na bën të qeshim, se e shohim urrejtjen tënde mesjetare të egër dhe barbare, ndaj një pjese shumicë të kombit tënd që është myslimane. K.M ndërlidh figurën kombëtare të Skënderbeut, si figurë shqiptare dhe do t`a ndërlidhë atë si figurë krishtere, ku ai nuk luftoi për fe po luftoi për Shqipëri, dhe potencon se ai, pra, Skëndërbeu abandonoi (ja se sa shqiptarë është K.M. ku përdor barbarizma në vend të fjalës shqipe, braktisi) fenë e dhunshme të Sulltanit dhe u kthye në fenë e të atit. E tash çka do të më (na) propozojë ky farë K........ M. me nam, dreqi e kupton. Kthim të shqiptarëve myslimanë në fe krishtere?! Thuaja se ne shqiptarët i kemi kryer gjitha punët e tash duhet të merremi me fekthime, me konvertime e ku e di unë. Ne e kam potencuar edhe njëherë, kemi probleme të tjera me të cilat duhet të merremi, nuk kemi punë me çështjet hyjnore, me konvertime e me luftëra fetare, sepse ajo do të ishte edhe fundi për ne si shqiptarë. Andaj, pala serbe dhe greke ka tentuar që problemin kombëtar shqiptar, ta paraqesë si problem fetar. Këtë mendim e ndan edhe K.M. A sa për shkencën time që K.M e vlerëson se qenka shkencë e Muhamedit a.s., unë nuk kam çfarë të i them këtij njeriu më tepër se unë vetëm mbroj parime që duhen mbrojtur dhe dua që të mbroj kombin shqiptar nga përçarjet fetare, nga grupet fundamentaliste fetare që nxisin urrejtje dhe provokime, e në këtë grup bën pjesë edhe soji i K.M dhe atyre sorrave, laraskave, bylbylave, qyqeve që promovojnë nëpër web portale të ndryshme urrejtje fetare. Fundja Islami është fe hyjnore, duke mos përjashtuar edhe fetë dhe besimet e tjera. Mos të harrojmë, se secili njeri ka të drejtë të zgjedh këtë apo atë besim. Soji i K.M dhe i të tjerëve si ai, që pretendojnë se janë katolikë të devotshëm, harrojnë se edhe katolicizmi po edhe secila fe, nuk merret me njollosje ndaj Islamit apo ndaj ndonjë feje tjetër. Andaj as K.M e as askush tjetër nuk mund të thirret as në katolicizëm, e lëre ma në shqiptarizëm.

 

Opinionet e autorėve nuk paraqesin domosdoshmėrisht edhe opinionin e redaksisė sė portalit www.mesazhi.com
Mesazhi

Komentet

Nuk ka komente per kete artikull
REGULLAT E KOmentIMIT
  1. Komenti te kete lidhje me temen.
  2. Ndalohet perdorimi i fjalorit ofendues.
  3. Redaksia e portalit mesazhi.com mbane te drejten e fshirjes se komenteve te papershtatshme.
karaktere te mbetura.

Arkivi i autoreve