Reagimi i radhës ndaj paloreagimeve tendencioze të “vrasësit me pagesë në publicistikën shqiptare”, (K.M), Kastriot Mykftarajt, bashkëmendimtarit të Dragan Pavlloviç- Llatasit
Për krejt në fund të paloreagimit të tij. K.M më fton që të vizitoj Tiranën në kohën kur vjen Nathalie Clayer, unë i them atij që do të vijë dhe e kam parasysh këtë ofertë, po do të vijë edhe atëherë kur Janullatosi do të bekojë K.M dhe sojin e tij me dekorata dhe medalje për misionin e tyre të “suksesshëm” në provokime dhe nxitje të urrejtjeve ndërfetare me shqiptarëve, si dhe kur Dragan Pavlloviç- Llatasi me shërbëtorët e tij shqipfolës, do të vizitojë Tiranën dhe K.M, dhe ta falënderoj po të njëjtin K.M, për “nxirjen” e shqiptarëve dhe paraqitjen e tyre si ekstremistë dhe terroristë, (lexo: tezë sllave e Made in Llatas). Mbase Mission Impossible i K. M. do të “ketë” sukses.
Në disa momente kam parë njerëz që kur zhgënjehen prej ndonjë personi që flet shqip dhe llogarit veten se është shqiptar dhe ka bërë punë të ndytë, këta të zhgënjyerit kërkojnë që mos të jenë më shqiptarë. Po unë e kisha përmirësuar këtë kërkesë. Kërkoj që e mbarë shqiptaria të mblidhet dhe ti jap Kartonin e kuq dhe ta përjashtojë K.M nga “shqiptaria e tij”, proserbe dhe progreke. E ajo ditë nuk do të vonojë. A sa për litarin që më propozon K.M në fund, (më këtë tregon (a)kulturën e tij prej një bishe si rinoqeri në pyll), unë edhe pse kërkova në mënyrë transparente debat, e K.M preferon debatin ta bëjë me shpifje dhe etiketime, a unë kërkova të debatojmë si të dojë, kur të dojë dhe të zgjedhë mënyrën, ai më është përgjigjur me litarë. Ngase ashtu flet ai në mënyrën e vet “shqip”, po me performim sllav dhe grek. Ngase vetëm armiqtë e shqiptarëve i kanë dhënë litarin shqiptarëve për të var vetveten, ose i kanë varur thjesht vet ata. Unë nuk kam se çfarë të i them K.M përpos që ta falënderoj për ofertën e tij të litarit, po i`a la atij litarin që ti var b...t e tija, edhe pse nuk mund të ketë, ngase vetëm burrat kanë, e sorrat, qyqarët dhe zombiet si K.M nuk kanë. Po të kishin, do të ishin sjellë si të tillë dhe nuk do të merreshin me punë agjenturore dhe spiunazhe, nxitje të urrejtjeve fetare dhe përçarje mes shqiptarëve. K.M i propozoj që para se të linde Dielli të pendohet për shpifjet, etiketimet, çmenduritë dhe punët e tij agjenturore, ngase në të kundërtën do ta mallkojë historia e turpit. Të mos promovojë dhe nxisë urrejtje fetare dhe të mos përçajë kombin shqiptar.
Kur e pyetën Gjergj Fishtën diplomatët evropianë, e më konkretisht kryeministri Francez Georges Clemenceau, rreth fesë ndër shqiptarët, ai tha: “Jemi popull me dy fe, por s’jemi popull me Shën Bartolome”, që do të thotë se të krishterë e myslimanë, ata, vëllezër janë…
Shqiptarët, pra, edhe pse kanë dy fe, nuk janë popull, komb, me Shën Bartolome, falë tolerancës së Fesë Islame, që i përkasin shumica e shqiptarëve. Të mos e njohësh këtë tolerancë, të mos e njohësh Fenë Islame, kjo është turp. Andaj, o K.M e keni pasur mundësinë të mësoni se Konica tha: “Të mos ishte Feja Islame, populli shqiptar do të ishte shumë më tepër në numër, por jo shqiptar".
Kur e pyetën diplomatët e huaj në Washington Faik Konicën, që ishte ambasador i Mbretërisë Shqiptare (1926-1939) se cila është feja e shqiptarëve, ai tha: “Dielën shkojnë në kishë, të premten në xhami…”.Këtë mendim e ndan edhe Eduard Hosh dhe Antonina Zheljazkova.
Duke mos e mohuar kontributin e shqiptarëve patriot, flakadan të çështjes kombëtare, të cilës do qoftë feje apo besimi, unë shtoj listën e shqiptarëve myslimanë si Ymer Prizreni, Haxhi Zeka, (të dy Myderrizë) që ishin fetarë dhe atdhetarë të devotshëm dhe udhëheqës të Lidhjes së Prizrenit (1878-1881) dhe Lidhjes së Pejës “Besa –Besë” (1899), Myderriz Vehbi Dibra, nënkryetar i Qeverisë së Vlorës, (1912), Hoxha Kadri Prishtina, Ministri i Drejtësisë, të Kongresit të Lushnjës, (1920), atëherë kur iu vuan themelet Shqipërisë, si edhe qindra e mijëra shqiptarëve myslimanë fetarë dhe atdhetarë të tjerë, deri te viti 1998-1999, kur Shaban Jashari me familjen e tij, si edhe mbi 40 hoxhallarë, dervishë e shehlerë u flijuan gjatë luftës së fundit për Kosovë, për Shqipëri dhe për Shqiptari.
Me kaq besoj se K.M do të “jetë” i kënaqur me polemikën time, që për hir të respektit ndaj auditorit isha i detyruar ta bëja, ndërsa i kërkoj ndjesë miqve të mijë të shumtë që kërkuan të mos merrem me të, edhe pse unë e fillova polemikën, që i kam lodhur me këtë polemikë me personin me pamje njeriu dhe dituri djalli, agjent dhe përkrahës i Megalidhesë greke dhe i Naçertanies serbe, pra me K.M.
Besoj se me këtë polemika ime do të merr fund, ngase kam punë të tjera më të mençura për të bërë, sesa të merrem me njerëz të kotë, me fobi dhe të dëmshëm për çështjen kombëtare, njerëz që tentojnë të dalin nga lëvozhga e anonimitetit dhe karakterit prej kameleoni, që ndryshojnë qëndrime ashtu si fryn era dhe që mendojnë se bëhen relevantë “duke kritikuar” gjithçka dhe gjithsecilin. Për këta lloj njerëzish vlen thënia “Mos u merrni me të tjerët, po merruni me veten”. Unë do të shtoja “shërohuni mirë njëherë, e pastaj flasim”.
FUND.
Muhamed Murtezi
Mr. Ajni Sinani
Nexhmedin Spahiu
Mr. Bashkim Aliu
Mr. Muhidin Ahmeti
Mr. Ajni Sinani
Nexhmedin Spahiu
Opinione te lexuesve
Hamdi Nuhiju
Opinione te lexuesve
Opinione te lexuesve
Opinione te lexuesve
Mr. Iljasa Salihu
Hamdi Nuhiju
Reklama 228 x 90.png)
Komentet
Nuk ka komente per kete artikull