Image 01 Image 02 Image 03 Image 03

artikuj

Nexhmedin Spahiu

Mitrovicė, Kosovė

nspahiu@yahoo.com

Te fundit

Tė gjitha shkrimet e autorit >>

Karakteri i pushtetarit

Autor: Nexhmedin Spahiu E hėne 30 Janar 2012 11:54 AM

 

-Pushtetari i mirë ka vizion, i afron të aftit, është zemërgjerë në ndarjen e meritave dhe benefiteve, është energjik në përmbushjen e misionit, nuk merret me rivalët e tij po bënë që ata ta ndjekin në rrugën ku ai ecën më së shpejti.

U bënë 12 vite që kur në RTV Mitrovica ekziston një redaksi që përbëhet vetëm nga fëmijët që sajojnë programin për fëmijë. Qe 12 vite, çdo ditë nga ora 19.00-20.00 ky termin ka qenë i rezervuar vetëm për programin e tyre në të cilin kurrë nuk ka pasur ndërhyrje nga të rriturit. Stafi i tyre përbëhet nga 20-30 veta të cilët sipas radhës të caktuar nga redaktori/redaktorja e tyre (po ashtu fëmijë) sajojnë programin e tyre çdo natë nga 2-3 veta dhe në fund të javës i diskutojnë këto programe.

Në këto 12 vite pjesë e stafit të kësaj redaksie kanë qenë qindra fëmijë dhe në mesin e tyre rreth 20 redaktorë fëmijë.

Redaktori/redaktorja fëmijë është zgjedhur sipas parimit: ai qe ka përvojën më të gjatë në momentin që paraardhësi/ja i/e tij/saj mbaronte shkollën fillore dhe automatikisht largohej nga stafi i kësaj redaksie.

Ajo pse përshkrova punën e kësaj redaksie është puna e pushtetarit.

Në momentin që zgjedhej redaktori fëmijë ai merrte frenat e pushtetit mbi programin dhe stafin për fëmijë. Për kuriozitet, nuk kam ndërhyrë as atëherë kur redaktori/redaktorja fëmijë vepronin rëndë kundër interesave të televizionit.

 

Çfarë kam parë në këto 12 vite?

Kam parë se sa është i rëndësishëm për fatin e një komuniteti dhe një institucioni karakteri i atij që merr pushtetin në dorë. Kam parë se aftësitë dhe karakteret nuk kanë lidhje mes tyre.

Kam parë që ndonjëri prej fëmijëve sapo merrte postin e redaktorit ndryshonte tërësisht qëndrimin ndaj kolegëve të tyre. Por kam parë edhe fëmijë që nuk ndryshonte fare sjelljen kur merrte pushtetin në krahasim me periudhën paraprake si moderator.

Kam parë fëmijë që si moderator programi nuk ishin spikatur për zotësinë e tyre, por si redaktorë tregoheshin të suksesshëm dhe organizatorë të aftë.

Ndonjëri nga ata ishte shumë i zoti/ e zonja si moderator/e por aspak si redaktor/e.

Ndonjëri prej fëmijëve sapo merrte pushtetin formonte një klan rreth vetit dhe poshtëronte të tjerët.

Ndonjë tjetër fëmijë sapo merrte pushtetin i largonte më të aftët dhe mbante vetëm servilët.

Ndonjëri krijonte staf ku secili moderator ishte më i aftë se sa vet shefi, por ndonjëri i përjashtonte të gjithë ata që i shihte se ishin më të zotë se sa vetë ai.

Ndonjëri e merrte postin me shumë hezitim e ndonjë tjetër numëronte ditët se kur do ta merrte postin e redaktorit.

Ndonjëri nuk arrinte të krijonte pushtet saqë dorëzohej e i lironte postin tjetrit, e ndonjë tjetër krijonte pushtet aq të fortë qe i bënte fëmijët tjerë të qajnë. Madje shpesh vinin edhe prindërit e tyre te unë për t’u ankuar.

 

Karakteri i pushtetarit krijohet që në vegjëli

Në këta 13 vite kam parë pasojat e këtyre pushtetarëve të vegjël dhe kam vërejtur se nuk dallojnë me veprimet e pushtetarëve të mëdhenj.

Në mesin e këtyre fëmijëve kam parë prototipet e Ahmet Zogut, Enver Hoxhës, Mehmet Shehut, Ramiz Alisë, Ibrahim Rugovës, Sali Berishës, Fatos Nanos, Edi Ramës, Pandeli Majkos, Hashim Thaçit, Ramush Haradinajt, Jakup Krasniqit, Nexhat Dacit, Behxhet Pacollit, Fatmir Sejdiut, Isa Mustafës, Albin Kurtit, etj.

Qëllimi i këtij shkrimi nuk është përshkrimi i karakterit të këtyre pushtetarëve, por që ta bëjë lexuesin të mendojë në këtë drejtim dhe ta bëjë vetë këtë analizë në bazë të perceptimeve vetjake.

Dua vetëm të përcjellë eksperiencën time se cili lloj karakterit ishte më frytdhënës për institucionin dhe komunitetin.

 

Cilat veti të karakterit të pushtetarit janë me rëndësi për komunitetin dhe cilat janë të parëndësishme?

Cili tip i karakterit është i dëmshëm për komunitetin dhe cili është i dobishëm për komunitetin?

Kjo përvojë më ka treguar se nuk është fort me rëndësi nëse pushtetari është demokrat apo autoritar sa është me rëndësi se a ka apo nuk ka vizion.

Nuk është me rëndësi se sa pushtet grumbullon ai, por si e përdorë atë pushtet: për të afruar njerëzit e aftë apo për t’i luftuar ata.

Nuk është me rëndësi se sa e lakmon ai pushtetin, por sa zemërgjerë është në ndarjen e meritave dhe të mirave që krijohen.

Nuk është fort me rëndësi se sa koprrac apo dorëlirë është, por sa është i përkushtuar në misionin publik që ka institucioni apo shteti.

Nuk është fort me rëndësi se sa është numri i rivalëve të pushtetarit dhe sa të fuqishëm janë ata, por mënyra se si pushtetari garon me ta: i injoron, i godet pas shpine, kolaboron me ta, i fut në grackë apo i bën ata ta ndjekin.

 

Pushtetari i mirë

Pushtetari i mirë ka vizion, i afron të aftit, është zemërgjerë në ndarjen e meritave dhe benefiteve, është energjik në përmbushjen e misionit, nuk merret me rivalët e tij, por bënë që ata ta ndjekin në rrugën ku ai ecën më së shpejti.

Opinionet e autorėve nuk paraqesin domosdoshmėrisht edhe opinionin e redaksisė sė portalit www.mesazhi.com
Mesazhi

Komentet

Ky artikull eshte komentuar 4 here
  • Ahmeti-Zürich E marte 31 Janar 2012 12:28

    -Pushtetari i perngjan gjarperit,e ka helmin edhe ilaqinAs Kurani,as Shkrimet e shejta,nuk jepin formen e nje regjimi-pushteti.Shkenca,poashtu e mohon-ska pushtet te mirepor,si nevoje e domozdoshme,me i mire se tjeret,esht ai prej te cilit nuk shperngulennjerezit.Perndryshe,populli eshte,de facto e de jure,organi me i lart i pushtetit, mbite cilin nuk ka tjeter pushtet,dhe eshte burim i te gjitha pushteteve tjera,e qe ipergjigjet vetem Zotit.Cdo pushtet i popullit,kerkon dhe pranon at sistem dhezgjedhjet,qe i pershtaten nevojave te veta.Gjermanet,si popull pragmatik,thon:pushtetieshte si kafiqi,zor kush qe del i ēpijt prej tij.Kurse te ne,siq po e shofim ve t

    Reply

  • Ubejdi E marte 31 Janar 2012 12:37

    Kjo toke e Kosoves po qane per nje pushtetar te tille cfare e pershkruan prof.Spahiu.

    Reply

  • haris E marte 31 Janar 2012 18:00

    Ajo qe nuk po me pelqen ne shkrimin e Prof.Spahiut eshte Termi...Pushtetar mendoj qe do te duhej te zavendesohej me Udheheqes...Pushtetaret edhe po e Shfrytzojne Pushtetin...Udheheqesit shpresoj do te Udheheqnin me Shtetin....Per udheheqes vertet kemi shume nevoje por si shoqeri Jemi shume Large qe te meritojme nje Udheheqes...kur ne te jemi Gati edhe Udheheqesi do te dal ne Udheheqje te Shtetit.

    Reply

  • Drejtesimi E marte 7 Shkurt 2012 10:00

    Profesori eshte nje model i spikatur i njeriut te urte. Keto qe Ai thote, ne fakt i ka thene Feja Islame qe ne krijimin e saj. Por , profesori mesiguri e din qe jetojme ne shekullin e poshtersise dhe te servilizmit dhe keto modele dhe karaktere pothuajse nuk kane vend ne shoqeri. Ne shoqerine mbareshqiptare, ne pergjithesi kane vend modele dhe karaktere te degraduara te cilet i pergjigjen shekullit ne te cilin jetojme. Shikojini zyrat dhe adminisgtratat e shtetit shqiptar ne teresi, kush udheheq e kush sundon. Vec kaq e ska nevoje. Por Zoti i madh, do e sjelle nje dite qe te tere do shkojne ne kosh te plehrave. Kujt ia mori mendja dikur qe edhe Enver Hoxha me shoke po shkon ne kosh te plehrave? Pa me thuaj kujt, he?! Profesori duhet nderuar shume per vizionin e tij te paster moralisht.

    Reply

REGULLAT E KOmentIMIT
  1. Komenti te kete lidhje me temen.
  2. Ndalohet perdorimi i fjalorit ofendues.
  3. Redaksia e portalit mesazhi.com mbane te drejten e fshirjes se komenteve te papershtatshme.
karaktere te mbetura.

Arkivi i autoreve