Image 01 Image 02 Image 03 Image 03

artikuj

Mr. Iljasa Salihu

Kumanovė, Maqedoni

iljasa@hotmail.com http://www.mesazhi.com

Te fundit

Tė gjitha shkrimet e autorit >>

Kastriot Myftaraj, ky kanibal barngrėnės

Autor: Mr. Iljasa Salihu E diel 15 Gusht 2010 13:38 PM

 

Gjërat që kryhen në rastësi nuk është mirë të merren si të rëndësishme, madje të merresh me këso fenomenesh, do të thotë se ke kohë të mjaftueshme të harxhosh në sende të kota. Aq më shumë, fenomeni në fjalë, bëhet edhe më banal, kur kihet parasysh fakti se gjendemi në një muaj, ku çdo sekondë e harxhuar kot së koti rezulton në privimin e shpërblimeve të shumëfishta, krahasuar pra me muajt e tjerë. Por, ç’të bësh, kur nga kureshtja e madhe për dituri e njohuri të përgjithshme, mund të hasesh edhe në të kundërtën e saj, ku në mozaikun e këtij lloji, sot krejt rastësisht, duke kërkuar kështu diçka tjetër në portalin, www.sot.com.al, hasa në një shkrim të një të çmenduri, i njohur ndër shqiptarët si njeri me shumë fytyra, e me operacione të shumta në fytyrë, qëllimi i të cilit ishte kurimi i fytyrës prej dyfytyrësisë, por i gjori Kastriot Myftaraj qëllimisht harroi se dyfytyrësia me operacione plastike nuk kurohet.

Rutina e tij e radhës në artikullin, “Selim Muça e deklaron Shqipërinë vend islamik”nuk më habiti aq shumë artikulli i këtij renegati fetar, sepse tash e gjashtë vite misioni dhe thirrja e tij ishte kthimi i shqiptarëve në kryqin, dhe përbaltja e vlerave Islame, desh harrova tash së fundi këtë qenie e dëgjuam duke folur vrullshëm për masonerinë çifute, mbase duke e luajtur rolin e kundërshtarit të këtij fenomeni në Shqipëri, por që të lenë përshtypjen e një kreatori të kësaj dore të padukshme të çifutërisë. Sidoqoftë, kjo e fundit le t’i mbese kohës, gjykatëses më të mirë.

Në bazë të artikullit të fundit, z. Myftaraj fare pa doreza intelektuale dhe logjike, përshëndetjen zyrtare për fillimin e muajit të shenjtë të Ramazanit, me automatizëm, duke u mbështetur vetëm në urimin e këtij muaji të shenjtë, e perceptoi Shqipërinë si një vend islamik. Po uratat e Janullatosit dhe pinjollëve të tij në Shqipëri me rastin e festave të ortodoksëve, si mund t’i perceptojë, si vende sllavo-greke, apo si vende vetëm ortodokse?! Nëse ke pak logjikë, do ta kuptosh se urimi i një dukurie të caktuar aspak nuk ka lidhje me indoktrinimin e po të njëjtës dukuri. Ngase, të urosh do të thotë të ketë njerëz që i përkasin identitetit për të cilën urohet, kurse të indoktrinosh do të thotë të plasosh pandërprerë teza të sojit tuaj, mbase duke luajtur në maksimën e përsëritjes së gënjeshtrës me shpresë se një ditë po ajo gënjeshtër të shihet dhe pandehet si e vërtet.

Për fatin tonë të mirë, tashmë nuk po e shikojmë vetëm produktin e plasuar në treg, por dukshëm kemi filluar të merremi edhe me ofertuesin. Ofertuesi i kryqit dhe i disharmonisë fetare, z. Myftaraj, në një punim shkencor të botuar në “Takvim-Kalendar, 2005, Prishtinë” në artikullin, “Miti i harmonisë fetare dhe realiteti i konfliktit”, qartë dhe logjikisht bie në kundërshtim me tezat e tij të sotme. Në këtë artikull, zotëria në fjalë myslimanët i sheh si një forcë tejet të arsyeshme për mbrojtjen e vendit nga kthetrat heleno-ortodokse. Në këtë artikull shihen se këtij i pengon shumë kryqi ortodoks, pra i pengon kryqi, qoftë kryq katolik apo ortodoks, kryqi është kryq, ashtu siç është derri derr, e alkooli alkool, sende që edhe njëra edhe tjetra i lejon. Mes tjerash në atë artikull, z. Myftaraj shprehej kështu: “Në ndërkohë vazhdon me ritme të shpejta procesi i konvertimit të shqiptarëve mysliman në ortodoksë, proces ky i konceptuar si helenizim”, shihet se z. Myftaraj shqiptarët mysliman i paraqet si element mbrojtës të identitetit kombëtar nga invazioni greko-ortodoks. Vijojnë realitetet në po të njëjtin artikull: “Kisha Ortodokse Greke kërkon që të mbahet gjallë konflikti fetar në Shqipëri, në mënyrë që të justifikojë aksionin e vet për helenoortodoksizimin e shqiptarëve, me argumente gjeopolitike, pra sikur kërkon të zhduk rrezikun që i vjen Greqisë nga Shqipëria myslimane”, koment i shkëlqyeshëm, por tejet kundërthënës me autorin e sotëm famëkeq. Meqë shteti helen përmes kishës ortodokse pandehte në shpërbërjen dhe asgjësimin e identitetit kombëtar shqiptar, atëherë më lind pyetja, vallë cili është roli juaj në kohën e tanishme, dëshironi që shqiptarët ta heqin petkun mysliman, ashtu pra siç dëshironte Greqia dhe kisha e saj, apo dëshironi që shqiptarët përmes këtij petku të mund të mbrohen më mirë dhe më arsyeshëm prej orekseve sllavo-greke???

Tani prapë le të kthehemi në artikullin tënd të radhës - fashizoid, për të cilin do ishe paditur dhe dënuar rëndë në shtetet me demokraci të mirëfilltë. Duke dashur që shqiptarëve t’ia mohosh vlerat e përgjithshme Islame, në artikullin tuaj shkove aq larg sa që manifestove vrer të tipit të karikaturave të Profetit tonë, që rrodhën në Danimarkë dhe të konfliktit të përgjakshëm ndër-fetarë në Nigeri që përfundoi me mijëra jeta njerëzish të vrarë. Mos harroni i nderuar se ky konflikt filloi me një provokim teorik të sojit tuaj! Në artikullin tuaj e kishit paraqitur urtësinë e agjërimit, duke e fyer një të tretën e popullsisë së përgjithshme të rruzullit tokësor, në sfondin e të cilës bënin dhe bëjnë pjesë edhe prindërit tuaj. Ju gaboni shumë rëndë, ku thoni se, “E vërteta e Ramazanit është se Muhamedi e vendosi agjërimin për të ndaluar kanibalizmin në Arabi”, ju harroni se agjërimi zgjatë vetëm një muaj, në bazë të thënies së sipër-cekur del se 11 muaj të tjerë paska qenë i lejuar kanibalizmi në Arabi, çfarë trillimi adoleshent! Pastaj nuk e merrni parasysh faktin se, agjërimi nuk përkon vetëm me kohën e Muhamedit a.s, por ajo daton shumë më herët, pra qysh nga koha e Musait a.s, si dhe njëra prej shumë urtësive të agjërimit qëndron ndërmjet bollëkut dhe varfërisë, ku te i pasuri në këtë muaj si asnjëherë më shumë bien kambanat për ndihmë kundrejt të varfërve, si dhe njësimi i të dyve në adhurim dhe falënderim ndaj Krijuesit të botëve.

Kësisoj, ky kushtrim i përmotshëm destruktiv, nuk mund të cilësohet ndryshe pos si kanibalizëm virtual, kushtrim që ju jep rast të dukeni njeri, por vetëm përmes pamjes së jashtme.

Opinionet e autorėve nuk paraqesin domosdoshmėrisht edhe opinionin e redaksisė sė portalit www.mesazhi.com
Mesazhi

Komentet

Nuk ka komente per kete artikull
REGULLAT E KOmentIMIT
  1. Komenti te kete lidhje me temen.
  2. Ndalohet perdorimi i fjalorit ofendues.
  3. Redaksia e portalit mesazhi.com mbane te drejten e fshirjes se komenteve te papershtatshme.
karaktere te mbetura.

Arkivi i autoreve