Image 01 Image 02 Image 03 Image 03

artikuj

Nexhmedin Spahiu

Mitrovicė, Kosovė

nspahiu@yahoo.com

Te fundit

Tė gjitha shkrimet e autorit >>

Kombi dhe edukata fetare nė shkollat publike

Autor: Nexhmedin Spahiu E shtune 3 Shtator 2011 18:15 PM

 

Të jesh komb dhe ta avancosh kombin nuk do të thotë ta luftosh Perendinë dhe fenë, por do të thotë që në emër të Zotit të jesh bashkëpronar apo bashkë-mbret i vendit tënd.

Sapo dola nga një emision në TV ORA NEWS në Tiranë mora dhjetra telefonata të miqëve të mi të cilët më pyetën se kush na qenka Branko Merxhani?! Ata ishin befasuar me vleresimin tim për Branko Merxhanin (1894-1981) si për intelektualin shqiptar më të madh të të gjitha kohërave. Shumica e këtyre miqëve të mi edhe pse njerëz që lexojnë shumë ose nuk paskëshin dëgjuar kurrë për Brankon ose e kishin lexuar, por nuk u paskësh bërë shumë përshtypje.

Sot mu lajmërua njëri nga ata që e kish lexuar per së dyti dhe më tha që paskam pasur shumë të drejtë.

 

Branko Merxhani – intelektual i kalibrit botëror që jetonte në provincë

Është ironi e kohës që Branko Merxhani jetonte dhe botonte në Gjirokastër në gazeta provinciale në ndërkohë që elita e kohës në Tiranë e shikonte me përbuzje derisa ai me durim të pashembullt imponoi respekt saqë, sipas Petro Markos, kur kryeministri i Shqipërisë Mustafa Kruja ftoi në një tubim intelektualët për të përkrahur fashizmin, Branko ishte i vetmi që mori fjalën për të kundërshtuar.

Branko Merxhanin e bënë të pavdekshëm artikulli i tij “Pse nuk jam marksist?” që u botua më 1937. Arsyet të cilat i jep Branko janë të një niveli akademik të paarritshëm jo vetëm për studiuesit botërorë të asaj kohe, por deri te niveli i tij nuk kanë arritur studiuesit bashkëkohorë botërorë as edhe në ditët e sotme kur komunizmi ka rënë planetarisht.

Arsyet që përmend Branko Merxhani se pse nuk e përkrahë marksizmin i dëshmoi praktika planetare dhe ato po formulohen nga studiues botërorë, por asnjeri ndër ta nuk ka arritur të artkulojë aq bukur e qartë sa Branko Merxhani.

Për të qenë ironia më e madhe, kjo doktrinë filozofike e tregoi monstruozitetin e vet në permasat më groteske pikërisht në atdheun e Branko Merxhanit, në Shqipëri. E për të qenë ironia në kulm, ai që e praktikoi këtë ideologji, Enver Hoxha, ishte pikërisht nga qyteti ku jetoi e veproi Branko Merxhani, Gjirokastra.

Derisa veprimtarë të ndryshëm u morën me plagë të shoqërisë shqiptare, Branko Merxhani u mor me vetë ngjizjen e kombit shqiptar, me atë që mbërthente të gjitha plagët së bashku.

Për të spjeguar se pse kjo ishte gjeja më e duhur për kohën, më duhet të spjegojë me pak fjali historikun e lindjes së kombeve.

 

Historiku i lindjes së kombeve

Kombi i parë modern lindi më 1523, kur më 6 Qershor mbreti suedez Gustav Vasa Ericson shpallë reformat e tij që Suedinë e bëjnë pronë të suedezve dhe jo pronë të mbretit siç ishte rasti me shtetet mesjetare ku territori në zotrim të shtetit ishte në fakt pronë e mbretit dhe popullsia që banonte në atë territor nuk kishte asnjë rrol në drejtimin e shtetit. Apo, më mirë thënë, kishte aq rrol sa kishte edhe bagëtia që popullonte atë territor.

Suedezët, pra, u bënë kombi i parë në botë. Anglezët këtë e arritëm me revulucionin e Oliver Cromwell-it më 1649, amerikanët me shpalljen e pavarësisë më 1776, ndërsa francezët me revolucionin e vitit 1789, prej kur edhe fillon epoka e kombeve.

Pse pikërisht lindja e kombit francez shënon epokën e kombeve dhe dhe jo lindja e 3 kombeve të mëhershme kjo është për faktin se komb-bërja franceze qe më e artikuluar (sllogani “Liri, vëllazëri e barazi”, shkrimet Rousseau-os dhe Voltaire-it etj) dhe se komb-bërja franceze u pasua menjëherë me komb-bërjet në gjithë Evropën Perëndimore.

 

Fazat e krijimit të kombeve

Kombet e Evopës Perendimore dhe SHBA paraqesin fazën e parë të krijimit të kombeve (“kombet e lindur natyrshëm”). Fazën e dytë të krijimit të kombeve e përbëjnë kombet e Evropës Qendrore dhe Rusët, ndërsa të tretën kombet e tjera. Profesori zvicran Urs Altermatt fazat e komb-krijimeve në Evropë i ndanë në katër, por nga këndvështrimi im këto janë vetëm tri.

Për të mos zgjatur shumë se çfarë karakteristikash mbartin këto faza do të ndalem tek kombet e fazës së fundit ku bën pjesë edhe kombi shqiptar edhe ai kosovar.

 

Kombet e lindura parakohe pa e arritur pjekurine kulturore e shpirtërore

Shumica e kombeve të fazës së fundit lindën me probleme, përjashtim Sllovenisë e deri diku Kroacisë e ndonjë vendi tjetër, lindën të pangjizura mire, pa e arritur pjekurinë e nevojshme kulturore e shpirtërore.. Ky është rasti edhe me Kosovën edhe me Shqipërinë (këtë e thotë edhe Stavro Skëndi në doktoratën e tij).

Në kohën kur u kthy në Shqipëri dhe filloi të botonte Branko Merxhani, vitet 1928-1938, kombi shqiptar kishte 15-25 vite që ishte njohur si komb, por e vërteta qe se ishte ndoshta më së largu të qenët komb nga të gjitha ato konstrukte politike që njiheshin si kombe, por që akoma nuk e meritonin emrin komb.

Branko Merxhani dha formulat e krijimit dhe formësimit të këtij kombi të cilat i quajti formula të neo-shqiptarizmës. Këto duhet të lexohen me dhjetra herë nga gjithë shqiptarët. Natyrisht, nga këto formula do të mund të mësonin pothuajse të gjitha kombet e fazës së tretë.

 

Branko Merxhani për fenë

Në këtë shkrim po nënvizoj vetëm një nga margaritarët e Branko Merxhanit.

Tani kur po bëhet debat në shoqërinë kosovare për rrolin e fesë dhe kur në emër të shqiptarizmës refuzohet edukata fetare në shkollat publike, ja se çfarë thotë Branko Merxhani më 1929:

“Rregulli i parë i përparimit është feja. Dhe fe nuk do të thotë tipe të caktuara ceremoniale, as orë të caktuara lutjesh as tregime filantropike të djalëzuara. Fe do të thotë thellësim shpirtëror, bashkim i zemrave, dashuri, devocion, besim”.

Në kohën e lindjes së kombeve të para, idetë kombëtare ishin rebelim ndaj Perëndisë, sepse Perendia përfaqësohej në tokë nga Mbreti apo Perandori, i cili gjithë territorin shtetëror dhe shtetin e kishte pronë të vetën.

Nën moton “Liri, vëllazëri barazi” banorët e vendeve të ndryshme u bënë qytetarë, u bënë bashkëpronarë të shtetit. Kjo është esenca e kuptimit të fjalës komb, pra, kur çdo qytetar bashkë-mbretëron me vendin e vet, ku mbreti apo presidenti janë vetëm të parët nga të barabartët. Të jesh komb dhe ta avancosh kombin nuk do të thotë ta luftosh Perendinë dhe fenë, por do të thotë që në emër të Zotit të jesh bashkëpronar apo bashkë-mbret i vendit tend.

Rrjedhimisht, për ta lartësuar kombin tonë na duhet edukata fetare në shkollat publike. Ndonjë individ mund të jetë ateist, por kombi nuk është i qëndrueshëm pa pjesëmarrjen e fesë në jetën publike. Ata që klithin kundër fesë në emër të interesave kombëtare janë 2 shekuj prapa.

Opinionet e autorėve nuk paraqesin domosdoshmėrisht edhe opinionin e redaksisė sė portalit www.mesazhi.com
Mesazhi

Komentet

Ky artikull eshte komentuar 11 here
  • Fatosi E diel 4 Shtator 2011 9:32

    Edhe para do disa viteve shqipatret vuajshin nga regjimet e ndryshme per te vetmen arsy per te drejten e njeriut.. edhe keti sistemi apo ketyre perfitusfe do te ju vi fundi kjo eshte e pa ndaleshme shpresoj qe te ndodh shpejt.. e fundi fundi qdo sistem ka fundin e tij e AI do ta ket Sundimin e tij mbi njerzit dhe veprimet e tyre si llogari per njerzit f.s

    Reply

  • ilir E diel 4 Shtator 2011 12:21

    JU uroj per ketet teme te qelluar

    Reply

  • artan E diel 4 Shtator 2011 13:11

    shkrim shume i fuqishem dhe me permbajtje. i lumte nexhmedin spahiut.

    Reply

  • fisi E diel 4 Shtator 2011 13:16

    shkrim i mire valla,po desha te pyes se ku jane me shkrimet e tyre analistat si Milazim Krasniqi ,Avni Avdiu,Ajni Sinani etj qe nuk shkruajne per kete teme ne kete kohe aq delikate .

    Reply

  • Korabi E hėne 5 Shtator 2011 1:59

    Briliante.

    Reply

  • gimi E hėne 5 Shtator 2011 8:19

    Bravo .z.Nexhmedin.se jav ke qel syte me gishta injorantave...

    Reply

  • shefki E marte 13 Shtator 2011 0:38

    Per Branko Merxhanin vlleh apo shqiptar, kujt i intereson me shum mund te lexoj ne librin e Ndriqim Kulla Antologji e mendimit shqiptar 1870-1945, faqe, 332-392. Tiranė, 2003. Edhe studijuesi Hasan Hasani ne dy botimet e librit Leksikoni i shkrimtareve shqiptar..., jep ca te dhena interesante per Branko Merxhanin, duke mos e ditur vitin e lindjes. Selam te gjith atyre qe i lexojn keto rreshta dhe qe kan entusiazem per hulumtime, studime dhe gjurmime te me tutjeshme.

    Reply

  • saba E enjte 15 Shtator 2011 21:30

    Z. N. Spahiu flet pėr kombin shqiptar dhe KOMBIN KOSOVAR !!!??? Vallė a nuk qenkemi njė???

    Reply

  • GJINI E premte 16 Shtator 2011 17:42

    Edhe une ngre te njejtin shqetesim me komentuesin Saba cfare te kuptojme me kombin shqiptar dhe kombin kosovar, apo eshte ndonje lapsus i autorit?

    Reply

  • Blerimi E shtune 17 Shtator 2011 18:53

    Te nderuar, e di se disa nga ju me te vertet e keni te veshtire ta kuptoni drejt shkrimin margaritar te N. Spahiut. Por kam nje pyetje per ju qe tu lehtesoj kete : Ēka nenkuptoni me kombin Amerikan? A e dini te gjith ju qe se keni te Ēarte se ai perbehet nga etni te ndryshme. I nderuar N. Spahiu te falenderoj shume per kete shkrim qe eshte ne vend dhe kohe te duhur. Dhasht zoti qe kete njerezit ta lexojn nga etja per dituri e jo nga mllefi dhe urrejtja fetare.

    Reply

  • Hilmi Krasniqi E hėne 19 Shtator 2011 16:33

    Pėrshėndetje!Sinqerisht e ndjeva nevvojėn qė tė falenderoj pėr kėtė shkrim tė shkėlqyeshėm. Unė vetėm emrin e Branko Merxhanit e kam dėgjuar, e nuk di sagjė tjetėr Ky shkrim ėshtė shumė aktual, sepse ,bre burrė, po i pėrziejmė gjėrat. Ah, i shreti Ali Asllani...tė kuptohemi pėr mua nuk ka komb kosovar e as qė do tė ketėHilmiu

    Reply

REGULLAT E KOmentIMIT
  1. Komenti te kete lidhje me temen.
  2. Ndalohet perdorimi i fjalorit ofendues.
  3. Redaksia e portalit mesazhi.com mbane te drejten e fshirjes se komenteve te papershtatshme.
karaktere te mbetura.

Arkivi i autoreve