Image 01 Image 02 Image 03 Image 03

artikuj

Nexhmedin Spahiu

Mitrovicė, Kosovė

nspahiu@yahoo.com

Te fundit

Tė gjitha shkrimet e autorit >>

Kombi ėshtė komunitet i kualifikuar pėr shtet-ndėrtim

Autor: Nexhmedin Spahiu E premte 13 Janar 2012 10:58 AM

 

- Të krijohet përshtypja sikur Stalini qëndron në derë të çdo shkolle kosovare e shqiptare dhe dredh mustakun për të frikësuar sfiduesit e teorisë së tij për kombin.

 

Bretkosa e pusit po e pyeste bretkosën e oqeanit: sa i madh është oqeani? Shumë i madh ishte përgjigja. Sa i madh, a është sa pusi – vazhdoi bretkosa e pusit. Shumë-shumë i madh ishte përgjigja. A është sa 2 herë pusi, 10 herë, 100 herë?

Si t’ia shpjegonte bretkosës së pusit se sa i madh është oqeani kur masë matëse për bretkosën e pusit ishte pusi?

Ka afër dy dekada që kjo anekdotë më rri në kokë sa herë që ballafaqohem në debatet për kombin. Si t’ua shpjegojë teorinë për kombin njerëzve që, që nga klasa e parë fillore e deri në akademinë e shkencave janë pjekur vetëm me një mënyrë të thjeshtëzuar të kuptimit të kombit.

Për gati dy dekadat e fundit kam përjetuar fatin e njeriut që nga bota e qytetëruar është kthyer në fshatin e tij të lindjes ku akoma nuk kanë njohuri për ekzistencën e rrymës elektrike.

Problemet e këtij njeriu që përpiqet t’u shpjegojë bashkëfshatarëve për rrymen elektrike dhe dobitë prej saj në fshatin ku askush apo pak-kush di për të, mund t’i merrni me mend. Janë problemet me kryeplakun e fshatit (politikën) i cili ka frikë se mos kësisoj po i merr pushtetin. Janë problemet me biznesmenët e fshatit, prodhuesit dhe tregtarët e qirinjëve, llambave, gazit, pishave të cilët janë të parët që nuhasin rrezikun nga përpjekjet iluminuse të këtij njeriu. Të gjithë këta së bashku nxisin masën injorante kundër këtyre përpjekjeve progresive.

Pavarësisht kësaj fushate dhe këtij raporti të forcave, vetë interesi i fshatarëve, familjarëve të kryeplakut e të biznesmenëve një ditë edhe në këtë fshat shtrihen telat e rrymës elektrike.

Kjo gjë pak a shumë ka ndodhë edhe në Shqipëri e Kosovë. Tashmë nuk është vetëm autori i këtyre rreshtave, por janë elita të tëra kulturore e politike që e konceptojnë kombin kush më shumë e kush më pak ashtu si edhe gjithë bota (“oqeani”).

Fatkeqësisht, askush nga elitat politike nuk ka marrë vendim që këto njohuri të futen në institucionet shkollore e universitare.

Të krijohet përshtypje sikur Stalini qëndron në derë të çdo shkolle kosovare e shqiptare dhe dredh mustakun për të frikësuar sfiduesit e teorisë së tij për kombin.

Në këtë vazhdë një student më kërkoi që të shkruaj një artikull ku do të përfshihen definicionet kryesore për kombin për të cilën gjë opinioni i gjerë ka nevojë.

 

Definicionet për kombin

Në teorinë për kombet janë dhënë shumë definicione të gjëra e të ngushta për kombin. Ende nuk kam hasur në ndonjë definicion të përpiktë e të formuluar me pak fjalë. Kjo natyrisht mbetet gjithmonë çështje debati mes studiuesve.

Definicioni për kombin në tekstet tona shkollore dhe fjalorët e gjuhës shqipe është definicioni i Stalinit. Ky është një definicion i ngushtë për kombin, shumë i thjeshtëzuar.

Sipas Stalinit (1878 -1953), kombi është grup njerëzish që kanë gjuhë, prejardhje, kulturë dhe treg të përbashkët.

Ky definicion, nëse përjashtohet fjala treg i përbashkët, e njëjtëson kombin me etninë.

Stalini ishte i ndikuar nga filozofi gjerman Johann Gottlieb Fichte (1762 – 1814), i cili thoshte se çdo popull që flet një gjuhë të veçantë ka të drejtë të ketë shtetin vet. Me një fjalë çdo etni duhet të jetë komb. Përvoja 200 vjeçare tregoi se Fichte nuk kishte të drejtë sepse nga 8000 etni kemi vetëm më pak se 200 kombe. Plus kësaj mbi bazën e një etnie ka raste që u krijuan 2 e më shumë kombe dhe ka shumë kombe shumë-etnike.

Babai i teorisë për kombet Ernest Renan (1823-1892): me 1882 e ka definuar kombin si një princip shpirtëror,si një trup me shpirt. Benedict Anderson është një teoricien i mëvonshëm për të cilin Renani është akoma një idhull.

Kemal Ataturku (1881-1938), babai i kombit turk thotë se kombi është një trup social e politik që udhëhiqet nga një ide dhe ka një gjuhë e një kulturë të përbashkët.

Për ta mos lodhur lexuesin me emra studiuesish po themi se kombin dikush e ka definuar si një realitet racional, ndërsa dikush tjetër si realitet emocional. Një tjetër e ka definuar kombin si realitet racional dhe emocional së bashku. Kombi është definuar edhe si vlere e vetme dhe konvergjente, identitet i veçantë. Apo është definuar si një nga vlerat, divergjues dhe i shumëfishtë. Kombi si karakteristikë përjashtuese e një bashkësie humane në raport me të tjera bashkësi. Kombi si karakteristikë përfshirëse, si një proces variabil, me karakteristika të njëkohshme përjashtuese-integruese.

Kombet mund të dallohen edhe nga fakti i mënyrës së lindjes së tyre; si projekt i dizajnuar apo aksident projektesh. Kombi po ashtu është një proces. Kombi është interes. Kombi është dashuri dhe sakrificë. Kombi është prodhues dhe konsumues vlerash shoqërore.

Definicione për kombin kanë dhënë edhe Gjergj Fishta (1871-1940) dhe Branko Merxhani (1894-1981) të cilët i kam cituar në shkrimet e kaluara.

 

Definicionet për kombin të autorit të këtyre rreshtave
 

Autori i këtyre rreshtave, 10 vite më parë, ka formuluar një definicion për kombin:

Kombi është një bashkësi (komunitet) njerëzish e organizuar mbi bazën e ndjenjës dhe perceptimit të interesit përmes procesesh historike në një shoqëri apo konstrukt politik të aftë për të ndërtuar shtet, të aftë për të prodhuar dhe konsumuar vlera, që e njeh vetveten si të tillë dhe që është i njohur nga të tjerët si i tillë.

Besoj se ky është definicioni më i saktë për kombin nga të gjithë definicionet paraprake, por e meta e tij është se është shumë i gjatë. Në përpjekje për të ekonomizuar fjalët kam ardhur deri të definicioni se kombi është komunitet i kualifikuar për shtet-ndërtim. Ky definicion është mjaft i shkurtër dhe nuk është as i gjerë e as i ngushtë. Ky definicion nuk bien ndesh me asnjë nga definicionet paraprake dhe nuk le hapësirë të madhe interpretimi kontraversial. Ky definicion nuk nënkupton që të gjithë shtetasit e një shteti i takojnë një kombi, por vetëm ata shtetas që e kanë për zemër shtetin në fjalë. Pra, vetëm ata që janë të kualifikuar përmes vlerave që mundësojnë ndërtimin e një shteti në fjalë. Ekzistencën e vet një komb e dëshmon me krijimin e shtetit ashtu sikur një grua dëshmon amësinë e vet me lindjen e fëmijës.

Opinionet e autorėve nuk paraqesin domosdoshmėrisht edhe opinionin e redaksisė sė portalit www.mesazhi.com
Mesazhi

Komentet

Ky artikull eshte komentuar 7 here
  • Ismeti E premte 13 Janar 2012 20:59

    Mendojse te gjith ata qe deri tash kan mendua se e pste ba lamsh tash nuk qka te hamenden se qka nenkuptohet me komb. Me pelqeu shkrimi.Mendoj se shkrimt e gjata , pavaresisht se qfar vlere kan te ne nuk lexohen. Jemi popull qe nuk lexojme artikuj te gjate. \Te pergezoj dhe deshiroj pune edhe me te sukseshme dhe per ne te gjth te dobishme.

    Reply

  • Mentori E shtune 14 Janar 2012 2:39

    Nexh je i palodhshem. Kisha pase qef me tpa President tKosoves.

    Reply

  • Ahmeti-Zürich E shtune 14 Janar 2012 13:48

    Marreveshja e Dejtonit,pat nje ane pozitive:ndali luften,e me te ēfarosjen e muslimaneve te BeH,por e ndau Bosnen ne 3,shtete,duke shprblyer kryesite gjenocidit,per krimin e bere.Per kete,ALIA IZETBEGOVIQ,burre-shteti i zoti,dheshkenctar-njohes i madh i fikhut te Kuranit,kerkon:-Ne duhet te jemi te vetdishemper ekzistimin e popullit boshnjak,te kombit boshnjak,te shtetit boshnjak,dhe jo tendarjes se tij sipas fés,etnitetit,te kantoneve e tj.Kerkesen e tij per nje shtetunik e kane perkrah,e edhe sod ,vetemSHBAt,kurse BE,jo,se heziton,se kashume shtete te saja qe edhe sot e perkrahin Serbin e Madhe.Me se shumtidhe energjikisht kane reaguar serbet,duke mos e pranuar as shtetin as kombinboshnjak,edhe kroatet,poashtu,hezitojne,dhe mbi 17 vite,ēeshtja e tyre ka mbetpa u zgjedhur kjo

    Reply

  • Racionali E shtune 14 Janar 2012 19:40

    Ekzistencėn e vet njė komb e dėshmon me krijimin e shtetit ashtu sikur njė grua dėshmon amėsinė e vet me lindjen e fėmijės.Po ama njė grua mundė tė lindė edhe fėmijė tė jashtėligjshėm-pa qenė e martuar, por mundė tė lind edhe fėmij kopil tė cilit i dihet nėna por jo edhe babai, pasiqė ajo-nėna nė tė njejtėn kohė ka bėr seks me mė shumė se njė burrė. Edhe ky shteti ynė pak a shumė i gjason kėtij fėmiut kopil

    Reply

  • Hamdi E diel 15 Janar 2012 2:21

    Hiq nuk ka rendesi se a e linde femijen me burre legjitim, me dashnor, me dhunues apo me fekondim artificial. Nena behet nene ne momentin qe linde femije qofte edhe te gjymte. Prandaj lene rehat prof.Spahiun se ai i di me mire keto pune.

    Reply

  • Arsim E hėne 16 Janar 2012 18:34

    O Nexhmedin Spahiu na lodhe me kto teorit tua boshe per Kombin, shkurt e shqip e ki perzi leshin as vet sje tu dit qka je tu thon.

    Reply

  • mendimi E shtune 18 Shkurt 2012 23:14

    Ore Nexhmedin burri! Ti je i mencur dhe je oqeani, kurse Ne jemi pusi! Ore , na trego, te lutem, Shqiperia dhe Kosova a eshte nje komb apo jane dy kombe? kete na trego Neve dhe leri perralat ato tregojuja studenteve te tu! Sepse edhe pusi, i cili gjendet kryesisht vetem neper oboore shtepish ka goxha vlere per Neve te pusit ndersa Ti, kur te duash te pijsh uje, shko e pi ne Oqean! O Nexho, mos i ver vesh ketyre qe te bejne komplimente, por merru me shume me ato qe te bejne qofte dhe kritika apo kerkojne sqarime te sakta popullore dhe jo teori dhe emra qe shumica nuk i njohim dhe as qe duam ti njohim. Thuaj, Kosova dhe Shqiperia a jane nje apo dy kombe. Dil edhe nje here o LA COSTA e oqeaneve!

    Reply

REGULLAT E KOmentIMIT
  1. Komenti te kete lidhje me temen.
  2. Ndalohet perdorimi i fjalorit ofendues.
  3. Redaksia e portalit mesazhi.com mbane te drejten e fshirjes se komenteve te papershtatshme.
karaktere te mbetura.

Arkivi i autoreve