-Duke qenë një kopje e kombit shqiptar në ngjizjen e tij dhe në rrethanat që e krijuan, kombi kosovar do të ndjek rrugën e zhvillimit të kombit shqiptar i cili tashmë veç është komb multietnik
Në Kosovë, në të gjitha institucionet e arsimit, e vetmja njohuri për kombin është nga përkufizimi i Stalinit ku vihet shenja e barazisë mes kombit dhe etnisë. Në Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, vështirë se gjendet ndonjë akademik që di ta bëjë dallimin mes kombit dhe etnisë. Dy prej këtyre akademikëve, Rexhep Qosja dhe Mehmet Kraja, e kanë treguar botërisht mosdijen e vetë lidhur me ketë dallim.
Në këtë rrethanë, kur para 18 vitesh shkruaja për kombin kosovar, shumica e lexuesve mendonin se fjala është për gabim shtypi.
Kur pas luftës së Kosovës u shtuan zërat për kombin kosovar, të gjithë ne u akuzuam për tradhtarë e përçarës, përfshi këtu edhe presidentin Rugova, propozim-flamuri kombëtar kosovar i të cilit u dogj publikisht në rrugët e Prishtinës.
Ahtisaari: Komb multietnik
Plani i Ahtisaarit i cili u pranua nga Parlamenti i Kosovës pa u lexuar fare nga deputetët (për shkakun e injorancës dhe papërgjegjësisë së tyre) projekton kombin kosovar si një komb multietnik.
Është e turpshme që Presidentja, Kryetari i Parlamentit dhe Kryeministri i Kosovës nuk e dinë se Plani i Ahtisaarit flet për kombin kosovar jo vetëm në mënyrë implicite por edhe eksplicite. Në pikën 1.7 të këtij dokumenti thuhet: “Kosova do të ketë simbolet e veta të veçanta kombëtare, përfshirë flamurin, stemën dhe himnin, të cilët pasqyrojnë karakterin e saj multietnik.”
Hartuesit e Kushtetutës së Kosovës me mosdijen e tyre u kujdesën që të paktën në mënyrë eksplicite të mos përmendet termi komb kosovar, sado që fryma e Kushtetutës së Kosovës e përmban në vete këtë term.
Por kombi (monoetnik apo multietnik) nuk krijohet vetëm me hartim kushtetute.
Ekzistenca e kombit kosovar
Kombi dhe shteti, në kohën moderne, janë të lidhura konceptualisht mes veti, por nuk janë e njëjta gjë.
Lindja e shtetit është dëshmia e ekzistencës së një kombi, ashtu siç është lindja e fëmijës dëshmi se një grua është bërë nënë. Lindja e shtetit të Kosovës është dëshmi e ekzistencës së një kombi që ka krijuar këtë shtet. Se si do të quhet ky komb: komb kosovar, kombi shqiptar i Kosovës, kombi shqiptaro lindor, kombi dardan apo kombi X, kjo është më pak e rëndësishme. E rëndësishme është ekzistenca e tij dhe shkalla e zhvillimit të këtij kombi.
Ekzistenca e kombit kosovar është evidente për vetë faktin se ky komb njihet nga gati gjysma e kombeve të botës. Mospranimi në Organizatën e Kombeve të Bashkuara nuk është fakt i mosekzistencës. Kjo është sikur një fëmijë të jetë i lindur, por akoma jo i regjistruar në regjistrin civil.
Shkalla e zhvillimit të kombit kosovar lidhet me idenë kombëtare shqiptare
Lëvizjet kulturore e politike që rezultuan me krijimin e kombit kosovar i takonin deri vonë lëvizjes kombëtare irredentiste shqiptare. Kombi kosovar është kopje e kombit shqiptar me një distancë kohore prej disa dekadave. Jo 96 vite sa është distanca kohore mes lindjes së shtetit shqiptar (1912) dhe atij kosovar (2008), por ndoshta më pak se gjysma e kësaj distance. Kjo për faktin se kombi kosovar ka pasur më shumë kohë të piqet kulturalisht e politikisht para se të dilte në jetë. Shto këtu se periudha e ngjizjes kombëtare (1878-1912) është e përbashkët.
Përsëritja e historisë së kombit shqiptar
A nuk ka ngjashmëri mes kryengritësve të Haxhi Qamilit që dogjën flamurin kombëtar shqiptar dhe atyre që e dogjën flamurin kombëtar kosovar të propozuar nga Ibrahim Rugova? A nuk ka ngjashmëri mes lëvizjes autonomiste të Vorio Epirit me Veriun e Kosovës sot?
Krahasuar me Shqipërinë e çerek-shekullit të parë të XX, Kosova s’e ka problemin analog të “Republikës së Mirditës” dhe derisa protektori i kombit shqiptar ishte Austro-Hungaria, një nga 7 fuqitë botërore të asaj kohe, protektor i kombit kosovar është Amerika, superfuqia e vetme e botës.
Në aspektin fetar, kombi kosovar është 2-fetar (mysliman e katolik). Kisha protestante po lëshon rrënjë në Prishtinë, por kjo ende nuk është bërë pjesë e kulturës kombëtare kosovare. Kishë ortodokse kosovare nuk ka, pasi të gjitha kishat e manastiret ortodokse i ka uzurpuar Kisha Ortodokse e Serbisë. Pra, ende nuk mund të flitet se kombi kosovar është multifetar nëse numërori 2 nuk nënkupton fjalën shumë.
Ja pse kombi kosovar nuk është multietnik
Kushtetuta luan rrol në formësimin dhe ndërtimin e mëtutjeshëm të kombit, por ajo nuk i jep formë kombit automatikisht.
-Në regjistrin e heronjve kombëtarë të Kosovës që të gjithë i përkasin etnisë shqiptare.
-Në çdo incident mes pjesëtarëve të etnive të ndryshme, në mediet e Kosovës, përmendet etnia e palëve në konflikt.
-Martesat mes pjesëtarëve të etnive të ndryshme në Kosovë janë tejet të rralla.
-Gjatë përzgjedhjeve të ndryshme të sportistëve, këngëtareve, gazetarëve etj, përzgjedhja është vetëm nga radhët e etnisë shqiptare. Vetëm kur ka tutorizëm nga ndërkombëtarët përfshihen edhe pjesëtarë të etnive tjera sipas çelësit që përcaktojnë ndërkombëtarët. Por nuk ndodhë ndonjëherë që me vullnet të lirë e të pandikuar të përzgjedhet ndonjë pjesëtar minoriteti etnik.
-Atitudën monoetnike në Kosovë dhe atë multietnike në Shqipëri më së miri e tregojnë komentet në shkrimin tim të javës së kaluar “Kombi shqiptar, a është multietnik?”, të postuara në portalin e gazetës “Panorama” në Tiranë dhe asaj “Zëri” në Prishtinë. Derisa te “Panorama” shumica e komenteve o ishin pozitive, o ishin në stilin se nuk e kam zbuluar Amerikën se kombi shqiptar na qenkësh multietnik, komentet në “Zëri” ishin 90% negative dhe mospajtuese se kombi shqiptar është multietnik.
-Vetë dokumenti i Ahtisaarit bënë shmangie nga synimi për integrim në një komb kosovar kur është fjala për serbët. Duke qenë se serbët ishin i vetmi komunitet në Kosovë që ka bërë paraprakisht jetën e kombit, me planin e Ahtisaarit, atyre iu mundësua të mbesin pjesë integrale e kombit serb. Serbëve të Kosovës u mundësohet të mbajnë shtetësinë e Serbisë, të kenë shkollat publike që i përgjigjen programeve të Ministrisë në Beograd etj.
Kur flitet për atë se Kosova është “sui generis” mendohet pikërisht në këtë fakt: dokumenti i Ahtisaarit ua mundëson serbëve të integrohen në shoqërinë kosovare, pra të bëhen pjesë integrale e kombit kosovar po që se ata duan, por me asnjë mekanizëm nuk i cytë në këtë drejtim. Ky nuk është rasti me serbët në Kroaci e Maqedoni ku serbët nga të qenët komb për gati një shekull tani bëjnë jetën e një minoriteti etnik.
Të gjitha këto janë dëshmi se kombi kosovar akoma është një komb një-etnik, por ka perspektivë që në të ardhmen të jetë një komb shumë-etnik. Duke qenë një kopje e kombit shqiptar në ngjizjen e tij dhe në rrethanat që e krijuan, kombi kosovar do të ndjek rrugën e zhvillimit të kombit shqiptar i cili tashmë veç është komb shumë-etnik.
Muhamed Murtezi
Mr. Ajni Sinani
Nexhmedin Spahiu
Mr. Bashkim Aliu
Mr. Muhidin Ahmeti
Mr. Ajni Sinani
Nexhmedin Spahiu
Opinione te lexuesve
Hamdi Nuhiju
Opinione te lexuesve
Opinione te lexuesve
Opinione te lexuesve
Mr. Iljasa Salihu
Hamdi Nuhiju
Reklama 228 x 90.png)
Komentet
Ky artikull eshte komentuar 7 hereProf. tek tani po e kuptoj se cka dmth komb. Te jam mirenjohes per kete.
Kombi eshte grup social i vendosur ne nje teritor te caktuar,qe paraqet njeunitet historik,politik e kulturor,kurse ai juridik:Bashkesi personash te ciletformojn dhe kan-ushtrojn sovranitetin- ne nj vend.Sipas Kuranit:kombi,sinjeriu:lind,zhvillohet dhe vdes-shuhetPara Nuhit,kombet shkatrrehen,totalisht,si ai i Lutit,Shuajbit...pastaj,duke ju derguar udheheqsit e padrejt dhemenjemdhej,nuk do te udhezohen,por vet shkojn ne humbje.Pra,nuklejohet qe kombi,si krijes e Zotit,te mohohet,pa marr para sysh,arsyeratekonomike,fetare dhe politike.Si shembull i krijimit te kombit te ri,eshte SHBA,qe u krijua,para me pak se 250 vite,dhe qe u be shtet dhe fuqi me e madheekonomike dhe ushtarake ne boteNdersa ne,edhe pas 2500 v, te ekzistencesnuk formuan shtet ton,se udheheqja e padrejt i
Zotni, kombet jane krijesa atificiale sepse jane te krijuara nga njerezit, per dallim nga etnite qe jane krijesa natyrale dmth i ka ktrijuar zoti. Kombi shqiptar akoma nuk ka mbush 100 vjet e ti thua 2500 vjet
-ETNI:-grumbull njerezish qe posedon nje strukture familiale,ekonomike e socialehomogjene-te perbashket,pra njesi,e cila i takon kesaj bashkesie-komuniteti te njegjuhe,kulture dhe me vetedije te atij grupi,grmbulliNdersa dikush e ēuan edhe popull,apo njesi e tij.Kurse,KOMBI:-njerezit e gjalle qe jetojne bashke,ne te njejtin teritor,qe kane nje komunitet-bashkesi torigjines,historis,kultures,tradites,e nganjehereedhe te gjuhes dhe qe konstituojne nje bashkesi politike.Ketu,ne perendim,shumekush e perzin kombin:nation,me shtetin.Pra keshtu definohen, ketu,ne fjalore dheenciklopedi keto dy grupe-kuptime.Me falni,se heren e pare nuk pata mjaft vend,dhe i rash trup-i shkurtova,kurse historine e ketyre grupeve,me se miri do taspjegonin historijanet profesionalist,tonet apo te huajt
Per sa kohe te ekzistoje jeta ne toke, nuk ka patur dhe nuk ka komb kosovar. Eshte krijuar nga nderkombetaret, nje shtet kosovar, por kurrsesi nuk varet nga nderkombetaret te ndertojne nje komb! Kombet jane te krijuara nga Zoti dhe nuk mund te deformohen e te behet spektakel me To kurse me shtete, behen keto lloj modifikimesh. Natyrisht eshte e kuptueshme qe keto behen per interesa te thella te tyre pra te atyre qe i krijojne keto shtete por per kombe, kurrsesi nuk mund te krijohen ndoshta nga dikush p sh nga Ahtisari mund te etiketohen si kombe ne nje dokument dhe mediokret e pranojne si te tille, por edhe ne kete rast nuk ka force dokumenti mbi ligjin e Zotit Kur Gjermanite ishin te ndara, a keni degjuar ndonjihere qe jane dy kombe gjermane? Kurr. ka shume raste por kjo mjafton.
Sa bukur po e verteton tezen e profesor Spahiut se shqiptaret e konsiderojne shtetin si dicka te imponuar nga nderkombetaret
nuk ka komb kosovar//jan do pshtjellime komb etni shtet ./ sa e di une gjermanet jetojne ne gjermani austri e zvicer zvicra eshte njefar perzierje politike francezet e zvicres gjermanet e zvicres dhe italianet e zvicres dhe retoromanet e zvicres/.,kombi apo etnia e ka deriku njefar perkufizimi vendor gjeografik e gjuhesor tekefundi njerz jemi te gjithe kto dallime nganjehere ne jete mund te behen banale etj,./\lpk