- Të qenët multietnik për një komb është dëshmi e zhvillimit të atij kombi dhe jo imponim siç mendojnë shumica në Kosovë.
Këtë pyetje ua pata bërë studentëve të mi pasuniversitarë në Universitetin e Hamburgut 5 vite më parë, të cilëve ua ligjëroja lëndën “Konceptet Politike të Vendeve të Ballkanit”.
Një student që kishte lexuar “High Albania” të Edith Durhamit u përgjigj se përderisa shqiptarët deri në fillim të Shekullit XX kanë bërë jetë në fise, sigurisht që nuk mund të jenë një komb multietnik. Por një student tjetër që e dinte faktin se ndër shqiptarë ka edhe myslimanë edhe të krishterë tha: po si ka mundësi pra që kombi shqiptar të jetë multifetar nëse të qenët “multi” qenka cilësi e zhvillimit të një kombi?
Në shekullin XIX, të gjitha etnitë në Ballkan ishin multifetare
Kombi shqiptar si edhe të gjitha kombet tjera në Ballkan u ngjiz mbi bazën e një etnie: etnisë shqiptare. Në shekullin XIX, të gjitha etnitë në Ballkan ishin multifetare. Kishim edhe grekë myslimanë, edhe serbë myslimanë, edhe vllahë myslimanë edhe bullgarë myslimanë. Pikërisht kur filluan zgjimet kombëtare në Ballkan mbi bazën një komb - një fe - një atdhe, myslimanët e këtyre etnive në fjalë o u rikthyen në të krishterë, o vranë e prenë nga vëllezërit e tyre të gjuhës e të gjakut, o u konvertuan në turq. Kështu, grekët, serbet, rumunet dhe bullgarët u krijuan si kombe monoetnike dhe monofetare. Të gjithë këta të krishterë ortodoksë, me përjashtim të etnisë bullgare ku ngelën ca oaza të bullgarëve myslimanë në Shqipëri e Maqedoni, por që nuk u pranuan si pjesë integrale e kombit bullgar.
Atëherë shtohet pyetja si ka mundësi që kombet fqinjë të shqiptarëve u treguan kaq primitivë e barbarë që në zanafillën e tyre, ndërsa shqiptarët të cilët në shekullin XIX ishin akoma më primitivë se fqinjët e tyre në shumë fusha të jetës, të ngjizen si një komb “multi”. Në këtë rast si një komb multifetar. Përse nuk ndodhi që myslimanët si komunitet shumicë t’i shfarosnin bashkatdhetarët e tyre të krishterë ashtu siç vepruan edhe serbet, grekët e bullgarët ndaj vëllezërve të tyre të fesë pakicë?
Alternativat për Austro-Hungarinë, protektorin e shqiptarëve
Përgjigja është tek protektori i shqiptarëve Austro-Hungaria.
Kur Austro-Hungaria, për interesat e saj, vendosi të investonte në komb-krijimin shqiptar kishte tri alternativa: 1. Që të krijonte komb nga të krishterët shqiptarë dhe të shfaroste myslimanët shqiptarë, 2. Që të krijonte komb nga myslimanët shqiptarë dhe të shfaroste të krishterët shqiptarë, 3. Që të shkonte një rruge më të gjatë e më të komplikuar e që kërkonte investim shumë më të madh: të krijonte një komb multifetar ashtu siç edhe u ngjiz më në fund kombi shqiptar.
Alternativa e parë ra në ujë pasi myslimanët shqiptarë ishin komunitet shumicë ndër shqiptarët dhe shfarosja e tyre me rastin e zbuarjes së planifikuar të Perandorisë Osmane nga Ballkani, jo që ishte e pamundur, por mbartte një rrezik tjetër në vete. Nëse do të shfaroseshin myslimanët shqiptarë ishte lehtë e mundshme që territoret t’i merrte Serbia, Greqia e Bullgaria para se një kombi kristian shqiptar të ngjizej dhe para se aty të merrte rrol Austro Hungaria.
Alternativa e dytë ishte e pamundur për shkakun se si do ta arsyetohej para opinionit të brendshëm që një shtet i krishterë (Austro - Hungaria) po investonte tek një komb mysliman që po shfaroste të krishterë.
Kështu u zgjodh alternativa më e komplikuar, me zorshme dhe më e kushtueshme, por që ishte e implementueshme. Megjithëse pikërisht atëherë kur u duk se projekti përfundimisht u realizua ndodhën: Republika e Mirditës, Lëvizja autonomiste e Epirit të Veriut dhe shteti islamik i Haxhi Qamilit. Me gjithë këto sfida përfundimisht kombi shqiptar u ngjiz si komb multifetar e monoetnik.
Multietniciteti shqiptar
Por a mjaftuan 99 vite që kombi shqiptar të zhvillohet në një komb multietnik këtë e tregojnë shembujt e mëposhtëm.
Kur u rikthyem në punë në Universitetin e Tiranës pas ngjarjeve të vitit 1997, pyeta një student timin se si vajtën ngjarjet në Delvinë? Ky student që ishte më i miri në klasë u përgjigj: “Profesor, ne ishin në këtë kodër, shqiptarët ishin në kodrën tjetër, ndërsa ...”. E pyeta: je grek nga mëma apo nga babai? Ai u përgjigj: “Nga të dytë”. Në këtë moment, gjithë klasa u kthyen prapa të habitur: “Piro, s’e paskëshim ditur qe qenkësh grek”. Në një rast tjetër në një zyrë qeveritare në Tiranë ku punonin dy gra të moshuara, gjatë prezantimit vërejta se njëra kishte “ska” në fund të mbiemrit. “Ti qenke bullgare apo jo- e pyeta. Po- tha. Kolegia e saj që punonte me të prej 30 vitesh në po atë zyrë iu kthye me habi: uaa vërtetë qenke bullgare? Raste të tilla me vllahë, boshnjakë e romë kam hasur me qindra në gjithë Shqipërinë.
Në një rast Shqipërinë e përfaqësoi Eurovision një këngëtare etnia e njërit prind të së cilës nuk ishte shqiptare. Askush në opinionin publik nuk bëri kundërshtimin më të vogël edhe pse ky fakt ishte i ditur nga ngjyra fytyrës së saj. Vetë fakti qe ajo u përzgjodh me votim nga publiku i gjerë tregon atitudën pozitive të shoqërisë shqiptare lidhur me këtë çështje.
Më 1994 në Kroaci u zgjodh për Miss një vajzë etnia e së cilës më vonë u kuptua se ishte serbe. Pas publikimit të këtij lajmi asaj nuk iu mundësua ta përfaqësojë Kroacinë në Miss Univers.
Kur ndodhin incidente të ndryshme (me përjashtim të një rasti në Himarë) asnjëherë në mediet e Tiranës nuk përmendet etnia e palëve në konflikt.
Këto fakte tregojnë se kombi shqiptar i ka integruar mirë pakicat etnike dhe kësisoj brenda 99 viteve kombi shqiptar është zhvilluar në një komb multietnik.
Pra kombi shqiptar u nis si komb multifetar e monoetnik por pas 99 viteve u zhvillua në një komb edhe multifetar edhe multietnik.
Të qenët multietnik për një komb është dëshmi e zhvillimit të atij kombi dhe jo imponim siç mendojnë shumica në Kosovë.
Muhamed Murtezi
Mr. Ajni Sinani
Nexhmedin Spahiu
Mr. Bashkim Aliu
Mr. Muhidin Ahmeti
Mr. Ajni Sinani
Nexhmedin Spahiu
Opinione te lexuesve
Hamdi Nuhiju
Opinione te lexuesve
Opinione te lexuesve
Opinione te lexuesve
Mr. Iljasa Salihu
Hamdi Nuhiju
Reklama 228 x 90.png)
Komentet
Ky artikull eshte komentuar 5 hereSa bukur i spjegon Prof.Spahiu gjerat qe te gjithe ne mendojme se i dijme por ne fakt kane qene te panjohura per ne.
Studim tejet serioz.
Sipas fjalorit:multietnik ose multicitet,dmth,te jete i perbere nga shume ETNI:individ te bashkuar ne nje bashkesi gjuhesore e kulturore ku strukturaekonomike e sociale e tyre eshte e afertKurse ne linguistike,sherben per tapershkruar nje popullat,apo nje etni me origjine te panjohur.Nga kjo qe thash,kjo fare nuk ka te bej me neve.Kush ja nisi i pari,dhe per ēfare aresye,nuke dij,por lirisht mund te them qe kjo eshte nje avenntyre pa krye,qe nuk e kaqellimin e mire,pasi kombin e gjuhen tone e dijme cila eshte,kurse flamurinqe e ndrruam,me ndikim te politikaneve tane te papjekurme zi se AzemVllasi,ne kohen e vet,dhe vete kemi me u pendu.Por,shume mire thone:KUR NUK E DIJME KU JEMI,NUK E DIJME AS CKA JEMI,dhe qe besa,nuk po dijme askah poshkojme.Kur ske plan shpejt prite kaosin
Ata qe nuk dijne eshte mire me mesu nga ata qe dijne. Shkrimet e profesor Spahiut jane shkrime edukative nga te cilat mund te mesosh shumecka.
Jam dakord me Riadi-n,por keshilles se tij i mungon vetem nje:,- presė,-dhe ajo dote ishte keshtu:-Mesoni gomarė,si profesori mos u beni,ose:-Mesoni,gomorė siprofesori mos u beni.Historia mund te perseritet,kur nuk je i kujdesshem, por ajoatehere te kushton shume me shtrenjte,kane thene shume shkenctare dhe dijetarte ditur dhe nder ta,babai i historis moderne,IBN HALLDUNI,i cili thot:-historia eshteshiqim ekzakt,hulumtim dhe analize e njeriut,qe nga fillimet e ekzistences se tij.Pra,kursesi,jo, siq ma merr mendja mua,apo ty,apo profesorit tone te nderuar