- Çështja e Veriut të Kosovës nuk është çështje e një cope të atdheut po është përcaktuese nëse mund të funksionojë apo jo Kosova si shtet.
Ambasadorët Fitou dhe Reichel
Ambasadorët e akredituar në Prishtinë, Francezi Jean – Francois Fitou dhe gjermani Ernst Reichel, siguruan se Gjermania dhe Franca shpesh nuk e përdorin emërtimin Republikë dhe nuk bëhet qameti. Kjo është e vërtetë dhe këshilla e tyre është më se miqësore. Gjermania e Franca janë republika të njëmendta dhe askush nuk e konteston të qenët shtet e as pavarësinë e tyre. Me fjalën Republikë apo pa të Gjermania është Gjermani dhe Franca është Francë, por Kosovës jo vetëm që gjysma e botës ia konteston të qenët shtet po edhe vetë patriotët e Kosovës akoma nuk janë të bindur në këtë. Shih për këtë, fjala Republikë sikur u ndihmon në forcimin e vetëbesimit se Kosova është shtet.
Shikoni një numër të madh ligjesh të nxjerra nga Parlamenti i Kosovës ku fjala Republikë përdoret vend e pavend.
Në një hartim ligji ku merrja pjesë dhe unë si interesent, në propozim ligj kishte edhe togfjalësha si “televizionet e Republikës së Kosovës” në vend se “televizionet e Kosovës” sepse fjala ishte për televizionet publike e private që veprojnë në Kosovë sepse në po atë ligj thuhej se në Kosovë nuk ka televizion shtetëror. Por, deputetët dhe shumë interesentë të tjerë as që e kuptonin dallimin mes Kosovës si vend dhe Republikës së Kosovës si shtet dhe insistonin që emri Republikë të futej gjithkund përbri emrit Kosovë edhe atëherë ku nuk e kishte vendin.
Në insistimin tim që të hiqej emri Republikë gjithandej ku nuk e kishte vendin dhe që përbënte nonsens deputetet insistonin qe të mbetej derisa nënkryetari i Parlamentit më tha: “leri se këta njëherë duhet të ngopen me fjalën Republikë e tek pastaj mund të mësojnë se çfarë është Republika”.
Republika e Kosovës- Forma apo thelbi?
Në një situatë problematike çfarë ndodhet Kosova ku imponohen kompromiset, këshilla e ambasadorëve miq të Kosovës është që të lëshojmë pe tek gjërat formale dhe t’u qasemi gjërave thelbësore. Në këtë rast përmendja apo jo emrit Republikë është fakt formal karshi faktit thelbësor se Kosova a merr a po jo pjesë në tubimet rajonale e ndërkombëtare.
Deri më tani në këto tubime organizatori i tubimit është detyruar të zgjedh se a ta thërras Kosovën apo Serbinë. Nëse shteti nikoqir ka qenë mik i Serbisë nuk e ka ftuar Kosovën, nëse shteti nikoqir ka qenë mik i Kosovës i ka ftuar edhe Kosovën edhe Serbinë, por Serbia ka bojkotuar takimin.
Nëse gjendet kompromisi i propozuar nga miqtë tanë atëherë Kosova do të merr pjesë në të gjitha këto nisma dhe tubime rajonale krahas Serbisë. Kjo është një mundësi e mirë pasi përfaqësuesit kosovarë kanë rast të takohen me përfaqësuesit e Serbisë dhe të shteteve që nuk e kanë njohur Kosovën dhe kësisoj të natyralizohen si pjesëmarrës dhe palë në këto takime. Natyrisht, ky do të jetë një hap më tutje në forcimin e Kosovës si shtet por edhe hap drejt njohjes së pavarësisë së Kosovës nga ana e Beogradit.
Natyrisht, ky kompromis nuk pengon që në përdorim të brendshëm dhe në marrëdhëniet bilaterale me shtetet që njohin pavarësinë e Kosovës të përdoret fjala Republikë aty ku e ka vendin.
Veriu i Kosovës është çështje thelbësore
Problemi thelbësor për Kosovën do të jetë çështja e veriut të Kosovës. Aty jo vetëm që ka rëndësi se si do të definohen raportet por edhe emërtimet për këto raporte.
Realiteti në teren është frikësues. Madje edhe opinioni i krijuar “le të kryhet kjo punë qysh do qoftë veç le të kryhet” është shumë trishtues.
Një akademik nga Prishtina më tha se çfarë mund të bëhet më keq nga kjo çfarë është tani. U detyrova t’ia them një të vërtetë banale.
Kosova ka energji elektrike ngase punon KEK-u, po KEK-u nuk kish për të punuar fare pa ujin që merr nga Liqeni i Gazivodës. KEK-u merr ujë nga ky liqen ngase atë e ka nën kontroll KFOR-i. Tani gjithë çështja shtrohet se kush do ta kontrollojë këtë pasuri publike pasi KFOR-i të shkojë nga Kosova. Nëse kjo u mbetet serbëve nën kontroll, atëherë KEK-u pa ujë - e gjithë Kosova pa energji elektrike. Jo kjo nuk ndodh, por KEK- do të detyrohet ta blejë ujin me para për çmimin që do ta caktojnë serbët. Dhe kësisoj Kosova do të jetë gjithnjë e varur.
Mund të ndryshojë qasja e ideologjia, por jo interesi
Për më keq, kjo gjë nuk do të ndryshojë me ndryshimin e qasjes së Serbisë ndaj Lindjes apo Perëndimit, sepse politika e jashtme e Serbisë apo ideologjitë politike të pushtetarëve të saj mund të ndryshojnë, ajo mund të bëhet më pak apo më shumë miqësore ndaj Kosovës, më pak apo më shumë armiqësore ndaj Kosovës, por interesi i saj nuk ndryshon.
Sado që Serbia në të ardhmen të bëhet dashamire e shqiptarëve dhe e Kosovës, ujin s’do t’ia falë por do t’ia shesë. Madje nëse e hidhërojmë shumë ndonjëherë mund të mos na e jep fare.
Ajo që mund të ofrohet si kompromis që Veriu nuk do të ndahet por të bëhet republikë në kuadër të një federate Kosovare, nuk është kompromis, por shuarje e ëndrrës për pavarësi të Kosovës.
Çështja e Veriut të Kosovës nuk është çështje e një cope të atdheut po është përcaktuese nëse mund të funksionojë apo jo Kosova si shtet.
Muhamed Murtezi
Mr. Ajni Sinani
Nexhmedin Spahiu
Mr. Bashkim Aliu
Mr. Muhidin Ahmeti
Mr. Ajni Sinani
Nexhmedin Spahiu
Opinione te lexuesve
Hamdi Nuhiju
Opinione te lexuesve
Opinione te lexuesve
Opinione te lexuesve
Mr. Iljasa Salihu
Hamdi Nuhiju
Reklama 228 x 90.png)
Komentet
Ky artikull eshte komentuar 6 hereNexh, si gjithnje e ke shume me vend.
Rrene e kulluar,e autorit me gjithe diplomate.Emri i shtetit percaktohet me Kushtetut,ecila eshte mbi te gjitha ligjet-qe duhet te jane ne perputhje me me teAs ne ndeshjetsportive,e lere mė, ne bisedime nder-shtetrore,emri nuk guxon me u ndryshuE asemri i kombit,flamurit,hymnit,qe poashtu percaktohen me Kushtetut.Nese nuk eshtekeshtu,kemi te bejm me loje e nenēmim,qe Serbia,mbi 100,vjet eshte duke luajt dhetalle me ne,si maca me mi,fale udheheqesive tona infantile.Ngritja e ēfardo teorive,kunder kesaj qe thash,eshte cirkus e ABRA-KADABRA-mashtrime per femije.Qellimi-dihet,me zhagit sa te mundesh,qe problemi neser te zbehet dhe te behet bajat,sepse koha punon per serbe,e edhe me ju fale,e besa edhe me u shperbly per krimin me te rende te gjenocidit,si neve,dhe muslimaneve ne BeH
Zotni Ahmet,nuk po e kuptoj pse po e akuzoni autorin. Zonja Edita Tahiri pranoi qe Kosova te prezantohet pa Republike.
Kemi arrijt ne kete situate,pasi qe:me mire eshte me duru,se sa me e bere te keqenPor nga friga nga nje e keqe,njeriu shpesh bjen ne te keqe edhe me te madhe,sikur,jo vetem kjo,por edhe udhheqjet tjera,e nga 1999,pasi qe KUSH NUK BEN ASGJE,AIBEN KEQ.Ndaj te keqes kurre nuk duhet te dorzohemi,por te luftojme kunder saj.Nete keqe njeriu njifet se ēfare eshte,si serbet,te cilet te keqen e provojne me dhune,sitash,edhe perpara.Kush te keqen nuk e denon,ai urdheron qe ajo te behet,si keta te BEs.Gabim fatal eshte:prej 2,te kqijave,me zgjedh ate qe eshte me e leht,siq vepronautori.Pejgameri yne thoshte:tere bota me vepru keq,ti largohu prej sajEdhe shkenca,-psikologjia bashkohore thot:PREJ DY TE KQIJAVE,MOS E ZGJEDH ASNJERENēdo gjeeshte e mundurdhe afer nesh,vetem mos te nenshtrohemi
Sinqerisht ti je tosh fare...!
sa me shume qe ndesh njerez si ky Besarti mw mbushet mendja sa i madh eshte prof.Spahiu