Image 01 Image 02 Image 03 Image 03

Kosova drejtė zgjedhjeve tė parakohshme

Autor: Kushtrim Gashi E diel 3 Tetor 2010 10:05 AM

 

Pas dorëheqjes së Presidentit të Kosovës, si rezultat i vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, e cila vlerësoi se ai ka shkelur seriozisht Kushtetutën duke mbajtur dy poste njëkohësisht, atë të Presidentit të Kosovës dhe Kryetarit të LDK-së, filluan të dëgjohen zërat brenda partnerëve te koalicionit për zgjedhje te parakohshme.

Meqë partneret e koalicionit nuk po mund të arrijnë marrëveshje për kandidatin e ardhshme për president, atëherë zgjedhjet e parakohshme janë të pashmangshme.

Tani partitë politike kanë filluar konsultimet për datën e zgjedhjeve, ku disa kërkojnë qe këto zgjedhje të mbahen brenda këtij viti e disa të tjera vitin e ardhshëm, por kruciale duhet të jetë interesi i vendit e jo apetitet për pushtet.

Prandaj duke u bazuar në interesin e vendit këto zgjedhje nuk do të duhej qe te mbaheshin brenda një periudhe shume të shkurtër, e as duke shtyre këto zgjedhje pafundësisht sepse do të hynim në një krize politike e cila do te na dërgonte në greminë.

Kosova është duke shkuar drejtë zgjedhjeve të parakohshme, të cilat nuk do te duhej qe te mbaheshin ketë vit për shkak të pamundësisë së përgatitjes së tyre, por as nuk duhet shtyrë ato në pafundësi për arsye se data e fundit e ushtruesit të detyrës së Presidentit përfundon me 26 mars të vitit të ardhshem.

Momenti më i duhur i mbajtjes së zgjedhjeve do të ishte fundi i janarit të vitit të ardhshëm apo fillimi i shkurtit.

Përderisa në çdo vend të botës opozita kërkon zgjedhje dhe i shfrytëzon momentet e volitshme politike për të bërë presion te vazhdueshme në mënyrë qe të mbahen zgjedhjet, në vendin tonë ndodh e kundërta partia me e madhe opozitare AAK-ja disa muaj me parë kërkonte më vendosmëri qe zgjedhjet të mbaheshin, ndërsa tani është kundër tyre, me ketë mund të kuptojmë se kjo parti është duke luajtur një rol jo edhe aq konstruktiv në skenën politike të vendit.

Koha e afrimit të mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme, skenën politike në vendin tonë do të bëhej shumë më interesante. Veçantia e gjithë kësaj do të jetë në atë se partia më e madhe në Kosovë PDK-ja, do të shpalos sukseset e saj brenda kësaj periudhe qe ka qeverisur, suksese të cilat janë të shumta, veçanërisht për projektet gjigante, të cilat kanë munguar në Kosovë qe nga paslufta.

Projekti i zgjerimit të rrugëve magjistrale, posaçërisht zgjerimi i magjistrales Prishtinë-Pejë, ndërtimi i autostradës së kombit, projekti i koncesionimit të aeroportit, ndërtimi i rrugëve lokale, projekti i ndërtimit të çdo rruge ku ka shkelur këmba e ushtarit të UÇK-së, ndërtimi i objekteve shkollore në gjithë Kosovën, ndërtimi edhe i godinave universitare, ndërtimi i objekteve të banimit për student, mundësit me të mëdha për studime, rritja e pagave pothuajse në të gjithë sektorët qe nga mjeket, arsimtaret, profesoret universitar, shërbyesit civil etj, janë të

arriturat me të mëdha të Qeverisë së udhëhequr nga PDK-ja, pa harruar

të përmendim shpalljen e pavarësisë së Kosovës, rritjen e numrit të njohjeve, anëtarësimi në organizata ndërkombëtare, mendimin e GJND-së.

Në këto zgjedhje si e veçantë do të jetë edhe pjesëmarrja e lëvizjes vetëvendosje në garën zgjedhore, ku do të masin vetën duke respektuar kornizat dhe rregullat zgjedhore. Shkrirja e partisë reformiste ORA në LDK është një mundësi më e madhe e partisë së dytë me të madhe në Kosovë qe duke u shkrirë subjektet e vogla politike brenda saj dhe duke bërë reforma të arrin numër sa me të madhë të votueseve.

Begjet Pacolli dhe AKR-ja kanë ndihmuar fushaten lobuese për njohjen e pavaresisë së Kosovës, duke e rritur numrin e shteteve qe na kanë njohur dhe zgjedhjet do të ishin një mundësi për rritjen e elektoratit.

AAK-ja është rritur në zgjedhjet e fundit, prandaj këto zgjedhje do të mund të ishin mundësi e mirë për të, deputetet e pavarur e kanë mundësinë qe të aderojnë në ndonjë parti politike aty ku e gjejnë vetën në mënyrë qe të mbesin gjallë politikisht.

E gjithë kjo garë zgjedhore dhe ky proces si i tillë normalisht se do të kushtojë miliona euro, por nga këto zgjedhje do të zgjedhim përfaqësuesit tanë, të cilët do të kenë legjitimitet të plotë për të vazhduar me tutje për të korrur suksese të reja.

 

Kushtrim Gashi

Student i fakultetit Juridik në studimet postdiplomike-Master, drejtimi civil në UP, kontakti : kushtrimi86@hotmail.com

Opinionet e autorėve nuk paraqesin domosdoshmėrisht edhe opinionin e redaksisė sė portalit www.mesazhi.com
Mesazhi

Komentet

Nuk ka komente per kete artikull
REGULLAT E KOmentIMIT
  1. Komenti te kete lidhje me temen.
  2. Ndalohet perdorimi i fjalorit ofendues.
  3. Redaksia e portalit mesazhi.com mbane te drejten e fshirjes se komenteve te papershtatshme.
karaktere te mbetura.

Arkivi i autoreve