Image 01 Image 02 Image 03 Image 03

Kosova katėr vjeēare

Autor: Artan Musliu E enjte 16 Shkurt 2012 13:47 PM

 

Jemi në prag të festimit të katër vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës, e bërë me 17 Shkurt të vitit 2008, ndërsa thuajse në prag të 13-të vjetorit të mbarimit të luftës dhe të fitimit të një lirie edhe pse të pjesshme.

Si çdo individ, ashtu edhe shteti edhe institucionet e saj do të duhej që të bënin llogaritjen e arritjeve dhe shqyrtimin e mbetjeve për të ardhur në përfundimin se a do të duhet të festonim në këtë datë apo do të duhej që këtë datë ta shpallnim "dite meditimi kolektiv"?

Kosova përgjatë këtyre katër viteve të pavarësisë së saj është ballafaquar me shumë probleme si ekonomike, politike, shoqërore, sociale, të brendshme, të jashtme, por padyshim se ajo ka arritur edhe sukseset e saj edhe pse ndoshta jo shumë të kënaqshme për këtë popull i cili për vite të shumta vuajti barrën e robërisë, nënshtrimit, persekutimit, dhunës, analfabetizmit, shpërnguljeve, arrative, burgosjeve, vrasjeve, humbjeve të njerëzve, ndërsa sot ajo po e vuan barrën e varfërisë, papunësisë, presioneve politike si nga brenda ashtu edhe nga jashtë, presionit dhe frikës për humbjen e veriut, problemeve të brendshme shoqërore, sociale, politike, ekonomike, si dhe problemeve të jashtme si ai i mos liberalizimit të vizave, mos përfaqësimit të Kosovës si shtet në shumë qarqe politike e shoqërore në botën e jashtme.

Ndërsa festimin e këtij përvjetori e ka zbehur edhe tragjedia e fundit që i ndodhi Kosovës, rasti i Restelicës ishte më të vërtet shumë prekës për të gjithë ne kur kihet parasysh humbja e njerëzve, por që padyshim se në çdo fatkeqësi ka edhe fat andaj fati i kësaj fatkeqësie ishte gatishmëria e popullatës kur e kërkon vendi, gatishmëria për vetëflijim, për sakrificë në të mirë të vendit, dhe mbi të gjitha fati i mirë i krejt kësaj tragjedie ishte shpëtimi i Amseres pesëvjeçare e cila rastësisht është thuajse sa vetë vitet e pavarësisë së Kosovës.

Andaj ky duhet të jetë një nxitje dhe shtytje për të gjithë ne që këtë vit ta quajmë ''viti i ardhmërisë'' dhe ti përkushtohemi me tërë qenien tonë individuale dhe institucionale që gjatë këtij viti ardhmërisë sonë të i sjellim ditë më të mira, të punojmë në atë mënyrë që përvjetorin tjetër më të vërtetë ta festojmë si një rilindje të Kosovës, si një ringjallje të saj.

Pra, le ta harrojmë sadopak këtë acar dhe gjithë fatkeqësitë që solli dhe le të mendojmë për pranverën që është duke na ardhur, le ta shikojmë botën me syrin e të bukures, le ta shikojmë botën me syrin e diellit që shkëlqen pas shiut, le ta shikojmë botën me syrin e gjelbërimit që vije pas dimrit, le të marrim mësim nga e kaluara, le ta jetojmë të tashmen por gjithsesi le të punojmë për të ardhmen.

Opinionet e autorėve nuk paraqesin domosdoshmėrisht edhe opinionin e redaksisė sė portalit www.mesazhi.com
Mesazhi

Komentet

Ky artikull eshte komentuar 1 here
  • Ermali Vushtrri E diel 4 Mars 2012 0:00

    selamu alejkum Artan vllau / Allahu te shperblefte per shkrimin / e lexova me shume endje beso qe mu duk sikur ne koherat e moqme / ateher kur isha para teje ne derse ... Allahu te rujt e te ndihmofte.selaam

    Reply

REGULLAT E KOmentIMIT
  1. Komenti te kete lidhje me temen.
  2. Ndalohet perdorimi i fjalorit ofendues.
  3. Redaksia e portalit mesazhi.com mbane te drejten e fshirjes se komenteve te papershtatshme.
karaktere te mbetura.

Arkivi i autoreve