Image 01 Image 02 Image 03 Image 03

Kosova njė vend ku problemet i krijojnė ata qė duhet t’i zgjidhin

Autor: Nafi Baxhaku E mėrkure 10 Gusht 2011 13:21 PM

 

Mungesa e një Qendre Islame në Kosovës është dobësi e kreut të BIK-ut, i cili i’u premton besimtarëve atë që nuk është i aftë për t’a realizuar. Për shkak të kësaj vite me rradh kemi ngecje në zhvillimin e jetës fetare, jo vëtëm, në Prishtinë.

Por përgjegjësin kryesore e mbajnë udhëheqësit komunal ldk-ista, të cilët po sillen me dyfytyrësi ndaj zgjedhësve duke i favorizuar kreret e kishes të cilëve me shumë lehtësi i’u siguruan parcellën (në qendër të qytetit ku ishte shkolla ”Xhevdet Doda”) për ndërtimin e Katedrales katolike-politike në Prishtinë. Kurse sa i përket kërkesës së BIK-ut, dhe të qytetarëve të besimt islam, ata mund të presin 12 vite për një lokacion të përshtatshëm për ndërtimin e xhamisë në qendër të Prishtinës! Kjo është padrejtësi që i vjenë era diskriminim. Pakënaqësia e qytetarëve të besiit islam ishte (dhe është) e madhe dhe nuk duhet befasuar që pati protesta cfare i pamë disa ditë më parë në Prishtinë.

Myftiu Tërnava (si zakonishtë pa taktë) në një intervist në vitin 2005 kishte thënë: ”Unë i dua 4 hektar tok në zemer të Prishtinës për të ndërtuar Qendër Islame të Kosovës.”

Derisa ”Uni” i mendjemadhësisë së Ternavës (që sipas Islamit nuk preferohet), si i tillë nuk po përfillet as nga pushtetarët ldk-ista të Prishtinës. Kaluan 6 vite nga kërkesa ultimative e myftiut Tërnava dhe ende s’ka parcellë të caktuar për ndërtimin e Qendres Islame në Prishtinë.

Kurse krerët e Kishes katolike në bashkëpunim me ldki-stët dhe Ibrahimin, sikurse që e kishin caktuar parcellën për ndërtimin e Katedrales ”Nëna Tereze”, pa zhurmë, pa kurrëfar problemi, as pa paralajmërimi e kishin siguruar parcellen prej 28 ha për ndërtimin e Tempullit të Paqes, prap me emrin ”Nëna Tereze”. Pa kurrëfar pretendimi të keq duhet cekur se besimtarët katolikë, duke i`u falenderuar krerëve të Kishës, nuk kanë nevojë të ndihen keqë (pasi që janë të priveligjuar edhe nga pushtetarët), as të protestojnë duke u falur (lutur) rrugëve të Prishtinës. A nuk është kjo nënqmim dhe injorim i shqiptarëve të besimit islam? Athua për këtë paskan luftuar shqiptarët e Kosovës? Për këtë duhet të përgjigjen politik-bërsit shqiptar?

Si pasojë e gjithë kësaj papërgjegjësie ishin protestat e besimtarvëve musliman, të organizuara nga OJQ ”Bashkohu”. Ndërhyrja e policisë na e përkujtojë kohë e diktaturës. Kjo dëshmoi se në Kosovë po ndiqen politika të gabuara dhe shumëcka nuk po shkon si duhet.

Protestat e besimtarvë musliman duke e falur namazin e të premtes në rrugë, sipas mendimit timë nuk ishte formë e qelluar, dhe për arsye sa disa zërave të heshtur dhe islamofobëve i’u dhanë shkas për të bërë propagandë kundër kërkesave të ligjshme dhe për të fajsuar Islamin. Protestat përkohësishtë zgjuan ndërgjegjen e fjatur të disa gazetarëve, politikanëve, deputetëve, të cilët (vite me radhë as që kishin dashur të dinin për kërkesat e BIK-ut) dhanë mendime të ndryshme lidhur me protestat e besimtarëve musliman dhe kërkesën e tyre të ligjshme për ndërtimin e një xhamie të madhe në Prishtinë. Ku ishin këta zëra të mjerë më herët?

Lidhur me këtë më me deshirë do të doja të lexojë ndonjë shkrim të ndonjë motre muslimane që mbanë shami në kokë, por ishte z. Melihate Tërmkolli ajo e cila kësaj radhe kishte marr mundin për të shkruar lidhur me faljen e të premtes e cila u shndërrua në protest në Prishtinë. Ajo në ”Koha Ditore” nuk e kundërshtonte kërkesen për ndërtimin e xhamisë, që është një qendrim i saj i drejtë, por nuk e di si mund të justifikohet heshtja e saj ndaj politikës së LDK-së, zyrtarët e së cilës e kishin aprovuar kërkesat e Kishës katolike, kurse atë të BIK-ut, për të ndërtuar xhami jo! Për këtë duhet të vetëdijesohen të gjithë besimtarët musliman dhe (nëse nuk mund t’i largojnë pushtetarët e kqinjë nga pushteti atëherë) në zgjedhjet e ardhshme të mendojnë se cilëve njerëz duhet t’ua japin voten për të udhëhequr Prishtinën.

Athua me qellim ndiqen politika për të nxitur demonstrata e protesta të besimtarëve musliman (në mesin e të cilëve filtrohen individ tepër naivë e antiislamistë të maskuar) për t’i komprometuar ata dhe kërkesat e tyre të drejta, për të përdhosur Islamin, dhe për të zbehur imazhin e Kosovës në botë? Edhe këtë do të duhej t’a kishin menduar organizatorët e protestave.

Konstatimi i z.Melihate se, ”Ka kohë që në BIK (Bashkësinë Islame të Kosovës) dicka po zihet”, mund të jetë një e vërtetë (ose paragjykim) i cil nuk na gëzon. Por kjo nuk mund të rrezikojë tolerancën fetare në atë shkallë sa politika zyrtare e kursit të I.Rugovës, i cili edhe pse ishte si kryetarë i të gjithë qytetarëve, haptas anonte dhe favorizonte Kishën katolike. Ata të cilët përkrahnin, e që sot vazhdojnë një politikë të tillë, nxisin ndasi e mosdurim ndërfetar, prishin traditën e tolerancën fetare dhe rrezikojn interesat kombëtare. Ti jepet karakter kombëtar Katedreles katolike, dhe të injorohen kërkesat e ligjshme të qytetarëve 90 për qind të besimit islam për ndërtimin e një xhamie të madhe (Qendre Islame në Prishtinë), kjo në realitetin kosovar është, sa verbeisi politike, aq edhe fetare. Eshtë nënqmim, përbuzje, provokim dhe e padrejt ndaj qytetarëve të besimit islam. Kjo nuk duhej të ndodhte dhe shkaktarët patjetë duhet të ndëshkohen me norma demokratike. Kosovës në këtë kohë dhe në rajon më së shumti i duhet qetësia dhe kushte për jetë dhe zhvillim normal.

Si të kuptohene individ të cilët sot me paturpësi kërkesës së arsyshme e të drejtë mundohen t’i japin karakter politikë, sikurse Bajrush Morina në shkrimin e tij, ”Një xhami politike për myslimanin Fuad Ramiqi”. Sipas kësaj logjike Katedrales katolike politike do të duhej që Bajrushi t’i vente emrin e Ibrahim Rugovës. B.Morina duhet të ishte i informuar që BIK-u 12 vite më parë kishte bërë kërkes për ndërtimin e xhamisë qendrore në Prishtinë. Morina duhet t’a di që sot nuk egziston ndonjë përsonalitet i cili meriton që një xhami e madhe të mban emrin e tij, aq më pak të një Fuad Ramiqit, ish-ldkist i cili kishte pranuar të ishte anëtarë i një partie e cila prej themelimit të saj haptas kishte ndjekur politikë pro-katolike. I njëjti Ramiq ditë më parë në një emision në TV-Klan belbëzonte duke i’u përgjigjur pytjeve provokative të Baton Haxhiut të cilit i pelqente që Katedralja katolike të ishte në qendër, kurse Xhamia e muslimanëve diku në periferi të Prishtinës. A dëshmon kjo më tepër dobësin e faktorit islam, apo prezencën në vazhdimësi të disponimit antiislam nga ana e disa laikëve, nacionalistëve primitivë, dhe pro-krishterëve, apo një realitet të përbashkë, jo vetëm, në Kosovë?

Kurse Bajrush Morina duhet ta di se besimtarët musliman nuk i keqpërdorin figurat e përsonaliteteve (as fetare) si kulte për të manipuluar me njerëzit për interesa të individëve e të grupeve të ndryshme, sikurse që po veprojnë disa faktorë (dhe gazetar të shitur) me figuren e misionares katolike e humanistes Nëne Tererzës, jo vetmëm, në Kosovë. A nuk është kjo varfëri fetare, politike, intelektuale, e ”pasuruar” me primitivizëm ballkanik?

Melihatja shpreh brengosjen për ”pasoja të rrezikshme për shtetin dhe shoqërin tonë”, për cka të gjithë jemi të brengosur, por nuk e kuptojë pse ajo nuk i drejton kritikat në adresën e duhur. Politikë-bërsit, në mesin e të cilëve bënë pjesë edhe Melihatja, janë ata faktorë të cilët duhet të mendojnë për nevojat e qytetarëve dhe ti zgjidhin ato me kohë e drejtë (pa dallim) të të gjithë qytetarëve. Udhëheqësit komunal dhe ata qeveritarë janë faktorë të cilët ceshtjen feve (sidomos asaj islame) duhet t’a kuptojnë shumë më seriozishtë. Ata kanë mandatin dhe obligim për t’i zgjidhur problemet e jo për të shkaktuar kriza të panevojshme në shoqërin tonë. Eshtë papërgjegjësi e madhe e udhëheqësve komunal kur besimtarë musliman i trajtojnë si qytetarë të kategorisë së dytë duke i detyrua të falën (lutën) në rrugët e kryeqendrës me cka në botë përcillet një mesazh i cili e dëmton rëndë imazhin e Kosovës. Papërgjegjësia e tyre ka shkaktuar padrejtësi të cilat i detyruan besimtarët musliman për të protestuar. E gjithë kjo ka nxitur mostolerancën fetare. Cka i duhen udheheqës të tillë popullit shqiptar (qytetarëve) në Kosovën e lirë?

Z.Melihate thotë se, ”Kerkesa për xhami në vetvete nuk ka asgjë të keqe, përkundrazi është shumë e ligjshme, por edhe për këtë janë rregullat se si të arrihet deri në realizimin e kërkesës.”

Ashtu është z.Melihate, por cka duhet bërë kurë rregullat shkelen dhe nuk rrespektohen nga ata të cilët duhet ti zbatojnë dhe respektojnë ato? Pritja mund të zgjasë disa javë, muaj, e jo 12 vite, sa është duke pritur BIK-ës. A është kjo e drejtë dhe e ligjshme e nderuar z. Melihate? Sikur të mos ishte kështu mesiguri se as Bashkohu në krye me Fuad Ramiqi nuk do të kishte pas arsye për të organizuar protesta.

Shkaktar për paraqitjen e zërave për përplasje ndërfetare janë rrezultat i politikës së gabuar (pro-katolike) të ldk-istëve, dhe indiferentizmi i atyre të cilët me heshtje i aprovonin ato qendrime (politika) anti-demokratike e diskriminuese. Në Islam askush nuk është i detyruar që me dhunë të besojë, por besimtarët e tij në Kosovë patjetër (sipas ligjeve në fuqi) duhet të trajtojë me rrespektë dhe në mënyrë plotësishtë të barabart. Të gjithë ata (edhe në Bashkësin Islame) të cilët nuk e kuptojnë drejtë ceshtjen dhe rëdësin e besimit (islamit), nuk meritojnë poste udhëheqëse në Kosovë.

Sa i përket Katedrales, dihet që nga vënja e gur themelit të saj janë paraqitur mospajtime të mëdha për cka përgjegjësin (sidomos për nxitjen e mostolerancës fetare) e mbajnë institucionet shtetëror (dhe të vet ish-kryetarit Rugova) i cili haptas kishte anuar nga njëri besim, ai katolikë. Kjo nuk kishte ngjarë në asnjë vend të krishterë, dhe sikur të kishte ngjarë, dorëheqja ose shkarkimi i presidentit dhe liderit të partisë do të ishte i sigurtë.

Melihatja, ldk-iste e dikurshme, arsyeton një politikë diskriminuese duke thënë: ”Kleri katolik kishte bërë të gjitha kërkesat dhe procedurat e nevojshme administrative për ndërtimin e saj.”

A dmth. kjo, sipas z. Melihates, se krerët e BIK-ut nuk paskanë bërë kërkes për ndërtimin e Xhamisë sipas procedurave, dhe mos kjo është arsya që BIK-u po pretë për caktimin e parcelles për xhami që 12 vite? Cfarë lojë dhe mospërgjegjësi është kjo?

Edhe z.Melihate, sikurse institucionet shtetërore të kohës së I.Rugovës, fletë për tolerancën fetare, por Katedrales katolike politike i jepë karakterë shtetëror dhuke thënë, ”për të promovuar shtetësin e saj dhe vlerat qytetëruese e kulturore evropiane, të cilat shqiptarët i bartin me shekuj që nga antika e këndej.” Nëse injorohet e kaluara e përbashkët e kombit shqiptar, atëherë rrezikohet rruga e së ardhmës tonë të përbashkët.

Qendrimi i njëanshëm i cili favorizon katolicizmin është nxitje dhe përkrahje për radikalët ekstremistë të cilët kërkojn me cdo kushtë ndasi e pëcarje fetare, dhe kjo është veprimtari antikombëtare?

Pse Katedralja ”më shumë se faltore” iu paska dashur shtetësisë së Kosovës, kurse Qendra Islame në Prishtinë nuk qenka më shumë se faltore dhe nuk iu paska dashur shtetësisë së Kosovës? Pse sipas z.Melihate një xhamia e madhe (Qendër Islame) në Prishtinë nuk po mundëka (sikurse Katedralja katolike) me i promovuar vlerat qytetëruese e kulturore evropiane? A dmth. kjo që shqiptarët e besimit islam (vetëm pse janë musliman) nuk paskan vlera të identitet evropian, dhe se dikush duhet të ndihet më inferiorë në Kosovë?

Pse me anë të Katedrales të identifikohen vlerat shekullore antike që po i bajkan shqiptarët, kurse në anën tjetër të injorohen vlerat shekullore të islamit në tokën e Kosovës? Cfarë domethënie dhe porosi kanë sot këto dallime e favore në Kosovën me tri fe?

A mos janë këko arsyetë, dhe pazarlleqet e krerëve të LDK-së me faktor të caktuar ndërkombëtar që BIK-ut nuk i’u dha leja, as parcella, për ndërtimin e xhamisë në Prishtinë? A nuk është hipokrizi (dhe dobësi politike) kur Kleri katolikë (me egoizëm) në bashkëpunim të ngusht me ish-presidentin Rugova për qellime pro-katolike (keq) përdoren (postet udheheqëse) dhe emrin e figurës së misionares së krishtere Nënes Tereze??

Shkaku i një politike shkurtëpamëse e hileqare me vite ka rënduar ndërgegjen e besimtarëve musliman dhe ka shkaktuar reagime, kundërshtime, polimika të ashpëra (aspak të nevojshme), moskënaqësi në popull dhe së fundi protestat duke u falur (lutur) në rrugët e Prishtinës.

Se Katedralja qenka në përfundim e siper po dihet por pse Melihatja nuk fletë pse Kisha katolike nuk i’u përmbajt marrëveshjes me komunën e Prishtinës, që para se të fillojë ndërtimi i Katedrales, Kisha duhej të ndërtonte shkollën ”Xhevdet Doda” të cilën e kishte rrënuar? Pse z.Melihate nuk sqaron pse në vend të Kishës katolike shkollen e ndërtoi komuna e Prishtinës me parat e popullit? Athu kështu (duke mashtruar dhe gënyer) Katedralja dhe kleri katolikë do të sherbejën për ngritjen e vlerave kombëtare, apo për t`i dëmtuar ato? Athua duke injoruar dhe dëmtuar vlerat shpirtërore, humane, kulturore e kombëtare të faktorit të gjallë të shumicës muslimane, mund të ngriten vlerat kombëtare? Unë këtë nuk mund t’a besoj sepse duke e injoruar e përbuzur shumicën e popullatës shqiptare të besimit islam me qellim nxitet përcamja dhe mosdurimi fetar. Pse veprohet kështu dhe për interesat e kujt? Edhe kjo po shihet e po dihet, kurse politk-bërsit kosovar heshtin. Kjo është tepër e rrezikshme.

Të shtrohet pytja (pas 12 vjetë pritje të lejes) a i duhet Prishtinës një xhami, plotësisht është e pavend. Duhet pyetur pse deri më sot nuk u realizua një projekt i duhur dhe aq i rëndësishëm për zhvillimin e aktiviteteve fetare të besimtarëve musliman dhe për Kosovën, dhe pse nuk kërkohet përgjegjësi nga ata të cilët mundësun që të radikalizohen kërkesat?

Nëse protestat e paligjshme, sipas z.Melihate, dëmtojnë rëndë imazhin e vendit, atëherë pse për këto pasoja nuk kanë menduar (ata që i paguan populli) udheheqësit e komunës së Prishtinës?

Demtimin e interesave të qytetarëve të besimit islam dhe anën shpirtërore të tyre e kanë shkaktuar udhëheqsit e komunës së Prishtinës, sikurse ata të Tiranës. Pse z.Melihate tregohet kaqë tolerante ndaj atyre të cilët po nxisin mosdurim, urrejtje, dhe përcarje fetare?

Melihatja thotë: ”Që në fillet e saj kjo kërkesë është nisur mbrapesht, me protesta, me zor dhe c’është më e keqja si pandan Katedrales.”

Kjo aspak nuk është e vërtetë (Melihatja duhet të ishte e informuar) se kërkesa e Bashkësisë Islame të Kosovës është aktuale qysh pas mbarimit të luftës, kur edhe Kisha katolike kishte kërkuar që në qendër të Prishtinës të ndërtojë Katedralen. Nga kjo kuptohet se kërkesa e BIK-ut për ndërtimin e xhamisë ka qenë e nisur me kohë e mbarë, por vendimet e komunës së Prishtinës me insistimin e ish-presidentit Rugova ishinë jashtëtprocedurale, tërsisht të njëanshme, të paligjshme, të mbrapshta, të rrezikshme, për cka edhe sot kemi probleme serioze. A e kupton z.Melihate nga ku zenë fillë problemi dhe adresen ku duhet drejtuar kritikat?

Sikurse Ramiqit (i cili në mënyr naive e keqpërdori xhematin dhe faljen e së premtes), ashtu edhe Melihates me vones i’u ka dalë gjumi për këto ceshtje kaqë të ndishme e me rëndësi për besimtarët musliman në Kosovë.

Kur kritikuesit janë më të këqinjë se faktorët vendimarrës, problelemet nuk zgjidhen por shtohen.

Një qasje e tillë është e dëmshme, sikurse edhe qendrimi i N.Tërnavës i cili, sikurse e cekë Melihatja, në meshën solemne dhe inauguruese të kërshendellave të këtij viti z.Tërnava, kryetar i BIK-ut, hic më pak se në vetë katedralen e shpreh pak a shumë kështu kur doli të përshëndes të pranishmit se ne duhet që për të treguar tolerancë fetare, përballë katedrales duhet të ndërtojmë një xhami.”

Nuk e di se a e meritojnë besimtarët musliman një myfti më të mirë se Tërnava (i cili pa taktë në shumë raste nuk është treguar në nivel të detyrës), por e di që BIK-ut i mungon një kryetar të cilin e kërkon koha dhe i cili i’u duhet besimtarëve musliman dhe Kosovës.

Me keqardhje duhet t’i përkujtojë Melihates, se kur i ishte vënë gur themeli i katedrales kreu i BIK-ut, me arsye e në shenjë proteste për padrejtësi që i bëhej besimtarëve musliman, nuk kishte qenë prezent, me cka nënkuptoheshin politikat e gabuara të pushtetarëve ldk-ista dhe të institucioneve shtetërore. Ky gjestë i myftiut Tërnava nuk i kishte shqetësuar politikë-bërsit (as krerët egoista të Kishës katolike), as disa gazetar të shitur, as disa intelektual ateista, se këtu nuk ishte në pytje një përfaqësues fetar por kryetari i shumicës së qytetarëve të Kosovës. A e kupton Melihatja se nga këtu fillon sherri i cili Tërnavës i mundëson që në mënyrë tepër naive e irituese, në një ceremoni solemne të shtrojë ceshtjen e xhamisë duke e arsyetuar kërkesen e ligjshme e të drejtë me demagogji për tolerancë fetare. Cfarë lidhje ka toleranca fetare me të drejtën e pa tjetërsueshme të besimtarëve musliman? Toleranca dhe harmonia fetare në këto kushte dhe rrethana mund të ruhet dhe të ndërtohet atëherë kur krerët e kishës katolike, ortodokse, dhe xhamisë muslimane të kërkojnë të drejta dhe kushte të barabarta (jo vetëm) fetare për të gjithë qytetarët e Kosovës.

Natyrish që ka mënyra tjera për të dëshmuar tolerancën dhe harmonin fetare, por jo duke ndërtuar kisha katolike në fshatra ku nuk jetonë asnjë besimtar katolikë. Kjo është mënyra më e mirë për të nxitur përcarje dhe prishjen e traditës për harmoni dhe tolerancë fetare, dhe kjo është antikombëtarizëm. Tendencat antiislame të krerëve të Kishës katolike (dhe të disa islamoföbëve shqiptar ekstremista) për konvertimë të shqiptarëve musliman, në të krishterë katolik, është punë djalli? Të gjithë antiislamistë duhet të kuptojnë se për shqiptarë (dhe qytetarët tjerë) të besimit islam vdekje ka, por kthim (konvertim) prap në krishterim (katolicizëm) nuk ka.

Mesigur që krerët fetar të të gjitha besimeve kanë përgjegjësi para popullit dhe Zotit për ate që flasin e veprojnë. Të përseritet deklarata e panevojshme dhe e dëmshme e imam Sh.Krasniqit, lidhur me përsonalitetin e Nënës Terezë kur behet fjalë për ndërtimin e xhamisë në Prishtinë, dhe të harrohet deklarata skandaloze e priftit katolikë, Kcira i cili kërkonte publikisht repjen si qen të qinda mija shqiptarëve, kjo aspak nuk i kontribuon tolerancës. Lidhur me këtë kush duhet të mbajë përgjegjësi, sipas z.Melihate, e cila qenka shqetësuar për deklaratën (nuk e cekë përmbajtjen) e klerit katolikë? Edhe unë mendojë që pushtetarët duhet të merren seriozisht me të gjithë ata përsona të cilët po merren me ekstremizmin. Ka zëra të cmendur të cilët po nxisin sheshazi terrorizmin duke kërkuat likuidimin fizik të disa përsonaliteve fetare, intelektuale, e politike të besimit islam, kurse organet e shtetit të Kosovës dhe Shqipërisë nuk ndërmarin kurrëfarë masash. Një qendrim i tillë indiferent e i papërgjegjshëm ndaj ekstremizmit dhe thirrjes për vepra terroriste, i trimëron kundërshtarët e besimit islam dhe shkakton frikë dhe pasiguri te qytetarët në tokën shqiptare. Pse për të gjitha këto heshtin politikë-bërsit, intelektualët, dhe krerët e besimeve në trevat shqiptare?

 

Monstrumi A. Brevik, ky ekstremist e terroristi i krishterë i cili me gjakëftoftësi prej skandinavi e përgjaku vendin e vet duke vrau me tepër se 70 të rinjë të moshës 14 deri 19 vjecare, nga Norvegjia e largët ishte i interesuar edhe për kosovarët, duke i cilësuar si pjesë të xhihadit islamik global. Këta janë ekstremistat e krishterë (monstruma) të cilët më shumë e urrejnë se sa e njofin Islamin. Islami nuk është shkaktarë i gjendjes së mjerueshme të popujve musliman të cilët janë të detyruar të emigrojnë në shtetet evropiane të cilat dikikurë i kishin në sundim kolonial. Por për këtë nuk ishte fajtor krishtermi i cili as sot nuk mund të fajsohet pse disa të krishterë terrorista, sikurse Anders Breviku, veprojnë në emër të krishterimit. Faji nuk qendron tekë fetë, por te njerëzit antifetar të cmendur.

Kur të gjithë njerëzit e shendosh me ment e denojnë aktin terrorist të monstrumit Brevik, del një monstrum tjetër shqiptar terrorist me emrin Kastriot Myftari dhe thotë: ”Por Anders Behring Brevik nuk është një terrorist, por një antiterrorist...” Po kuptohet që ky është misioni i të gjithë islamofobëve evropian. Dhe për cudi ky terrorist as nuk arrestohet, as nuk denohet me burgë. Edhe kjo është pjesë e demokracisë së rrejshme evropiane dhe mosaftësi e politikë-bërsve të cilë po i lejonë terroristët t`iu shesin mejdan. Tragjedit të cilat po i shkaktojnë terroristët janë shumë të dhimshme me pasoja të pa riparueshme. Eshtë ma e drejtë që të varën publikishtë të gjithë terroristët pa përjashtim, ose t`i linqojë vetë populli i cili i ka lindur, se sa të vritën njerëzit e pafajshëm, sidomos të rinjë. Rasti i monstrumit A. Bervik është paralajmërim për rrezikun i cili po i kanoset popujve të Evropës, në të cilën jetojn afër 20 milion muslimanë pas të cilëve qendrojnë më tepër se 1.4 miliard të tjerë. Por kjo është temë tjetër.

Shqiptaria pa besim në Zot është varfëri shpirtërore dhe nacionalizëm primitiv.

Sa i përketë rilindasit tanë i cili në një kohë, dhe rrethana tjetër kishte thënë: ”Mos shikoni kisha e xhamia se feja shqiptarit është shqiptaria”, të cilin e citon z.Melihate, mendojë se është parullë e vjetëruar. Shqiptarët e sotëm, sidomos ata që janë në shërbim të besimeve, kur Kosova e Shqipëria janë shtete të lira dhe kur nuk ka rrezik serioz nga shtete tjera, ata duke marrë përvojë nga e kaluara duhet që në emër të Zotit sinqerishtë t’iu kthehen xhamiave dhe kishave me qellim që si kurrë më parë të gjithë së bashku ato ti venë sinqerisht në shërbim të Zotit, popullit, atëdheut, dhe civilizimit njerëzor. Krerët e feve duhet të kuptojnë se me hapat e shek. të kaluar nuk mund të ecim përpara kur dihet se po jejetojmë në epokë të globalizuar.

A është meritë e ndjenjave kombëtare, apo të atyre fetare (të ndrydhura në shekuj) toleranca fetare? Nga frymëzohen shqiptarët për tolerancë fetare? Nga inteligjencia fetare, nacionaliste, laike??? Nëse deri me sot nuk janë kuptuar dhe trajtuar vlerat kombëtare dhe ato fetare njësoj, si dhurat e Zotit, pse sot të mos vetëdijesohemi për këtë të vërtetë me të cilën do të lartësohet kombi shqiptar?

Se Kosova është shtet laik po dihet, por a ka dikush të drejtë që në emër të këtij laicizëmi të percaktojë kufit e shkallës dhe mënyrës së demonstrimit të vlerave të besimit?

Kush pe e cenon laicitetin e Kosovës? Sipas z.Melihate ministri i Shendetësisë, i cili po mbajka rite fetare në objektin e ministrisë me gjithë kabinetin e tij, dhe ministri i Kulturës i cili i’a paska heq portretin e Nënës Tereze. A nuk është kjo njëfarë islamofobi? Këto ceshtje duhet të rregullohen me ligje. Madje derisa nuk është kështu nuk e di pse të gjendet në objektet e ministrisë portreti i ndonjë figure fetare, sikurse portreti i Nëne Terezës, kësaj misionare kishtere. A nuk e cenon kjo, sipas Melihates, laicitetin e shtetit të Kosovës? Por s’ka faj Melihatja ende nuk është mësuar me ministra të cilët janë musliman praktikues të islamit dhe besimtar të devotshëm të cilët kanë vlera etike, morale, dhe aftësi profesionale me të cilat i janë vënë në sinqerisht dhe me përkushtim në sherbim popullit, vendit e Zotit.

Unë mendojë se interesat e Kosovës po i dëmtojnë deputet e ministra kriminela, bandita, të cilët nga salla e parlamentit vetë po paraqiten përmes ekraneve të TV-ve dhe udhëheqsat e pa dinjitetë njerëzor e fetarë të cilët po korruptohen sa herë që iu ipet mundësia. Prandaj kemi deputet, ministra, kryeministra, parlamentar, komandanta e udheheqësa të ndryshëm të cilët vetëm për disa vite (arriten të ndërtojnë villa me e pa leje ndërtimi në Prishtinë) në vlerë të disa qinda mija euro dhe të bëhen milionera në Kosovën e varfëruar ku njerëzit nuk gëzojnë as minimumin e një jete normale. Kush i ka fejet për këtë, shteti laik, apo laikët e shtetit Kosovës?

Nuk ka njeri që mund të harrojë propagandën armiqësore të cilën e bënte Serbia kundër shqiptarëve për t’i paraqitur (edhe pa qenë) si fundamentalistë islamikë. Kjo shkonte në favor të Kishës katolike, dhe ish-komunisti Ibrahim Rugova me LDK-në, dhe pushtetine e tij.

Nuk mund të justifikohen tendencat gjithnjë prezente antiislame të disa faktorëve shqiptarë në emër të propagandës së Serbisë e cila vetë inspirohet nga kreret fundamentalist e eksrtemist të Kishës pravosllave nga e cila shqiptarët nuk kanë pritur, as nuk presin dicka të mirë. Serbia është shtriga e dikurshme e cila njihet për gënjeshtra, pra edhe kundër luftës së UCK-së, të cilave as vetë nuk iu beson (por si armë në luftë i përdorë), dhe ishte shumë lehtë për t’a demaskuar në Perëndim dhe vende tjera. Por, sikurse sot, faktori politik shqiptar karrshi saj, ka dështuar.

Natyrisht se ne në asnjë mënyre nuk guxojmë t’a mshefim besimin tonë as të heqim dorë nga përkatësia jonë fetare islame, as nga praktikimi i sajë, për cka ka tendenca nga individ e grupe ekstremish shqiptar të krishtere, as nga tendencat e sekteve të ndryshme fetare të cilat po veprojnë në Kosovën e pasluftës. Ne jetojmë në një vend demokratik dhe duhet të zhvillohemi për të qenë të aftë pët të ndërtuar shoqëri demokratike ku njerëzit t’i gëzojnë të gjitha të drejtar.

Mirë thotë z.Melihate se, Kosova ka kulturën e saj fetare që duhet ta kultivojë e ta cmojë edhe më shumë, qoftë ajo islame apo katolike, duke mos lënë vend që në këtë kulturë të manipulojnë sekte të caktuara të cilat më së paku kanë të bëjnë me vlerat kulturore e shpirtërore. Natyrisht duke mos penguar hovin e zhvillimit normalë të besimit islam, dhe besimeve tjera, por jo duke kërkuar konvertime të reja.

Nuk e kuptojë pse Melihatja e shqetësuar për tolerancën fetare me asnjë fjalë nuk kishte përmendur shqiptarët ekstremista islamofobë të cilët me shkrimet dhe paraqitjet e tyre vite me radhë janë duke nxitur opinioni kundër Islamit dhe besimtarëve musliman në tokën shqiptare.

Me këtë rast po përmendi islamofobin Krist Gjinin, një ekstremist i krishterë i cili thotë: “Ndërtimi i xhamisë-qellim i përqamjes në shoqërinë shqiptare”, për cka do të bëjmë fjalë në një shkrim tjetër.

Opinionet e autorėve nuk paraqesin domosdoshmėrisht edhe opinionin e redaksisė sė portalit www.mesazhi.com
Mesazhi

Komentet

Nuk ka komente per kete artikull
REGULLAT E KOmentIMIT
  1. Komenti te kete lidhje me temen.
  2. Ndalohet perdorimi i fjalorit ofendues.
  3. Redaksia e portalit mesazhi.com mbane te drejten e fshirjes se komenteve te papershtatshme.
karaktere te mbetura.

Arkivi i autoreve