Image 01 Image 02 Image 03 Image 03

Kryeministri Thaēi shembull pėr tė tjerėt

Autor: Kushtrim Gashi E enjte 18 Shkurt 2010 15:55 PM

 

I pari i Qeverisë së republikës së Kosovës dhe kabineti i tij, çdo ditë e me shumë janë duke dëshmuar me punë dhe vepra konkrete, aftësinë për zgjidhjen e problemeve të qytetarëve të Kosovës.Për të krahasuar punën e një institucioni, zakonisht merret si pikë referimi e kaluara dhe e ardhmja të cilën synon të arrin ai institucion.

Kështu mund të krahasojmë edhe punën e Qeverisë së republikës së Kosovës, ku kjo e fundit në krahasim me Qeverinë e kaluar është duke bërë një punë shumë më të mirë.

Dikush parasegjithash mund të thotë se cilat janë punët shumë më të mira të kësaj Qeverie?

Përderisa Qeveria e kaluar nuk ka qen e gatshme dhe e aftë që t’i zgjidh problemet me të cilat janë ballafaquar qytetarët apo ka bërë shumë pak në ketë drejtim.

Qeveria e tanishme e republikës së Kosovës ka arritur që brenda kësaj periudhe të bëjë ndryshime pozitive dhe të dukshme për vendin tonë, duke lehtësuar jetën e qytetarëve tanë.Punët të cilët ka bërë, janë të shumta në shumë fusha, por megjithatë po përmendi disa prej tyre, të cilat janë dhe me prioritare: Ngritja e pagave të punëtorëve shëndetësor, profesorëve universitar, arsimtarëve, policeve, shërbyesve civil etj.

Gjithashtu janë ndërtuar objekte universitare dhe godina të shumta shkollore, është bërë ndërtimi i rrugëve lokale dhe atyre magjistrale, si dhe është në finalizim marrëveshja për ndërtimin e autostradës Prishtine-Morine, e cila pritet të filloj së shpejti.Kjo tregon për dallimin e madh midis asaj që ishte dhe është, si dhe asaj që deshirojmë të arrijmë.

Megjithatë dikush mund të pyes, pse pas terë kësaj punë të bërë kemi protesta të punëtorëve?

Përgjigjja është e dyanshme.E para, protestat dhe grevat janë pjesë e demokracisë, të cilat ndodhin edhe në vendet me të zhvilluara të botës, e lere ma në Kosovën tonë që është një shtet i ri i cili mbush ketë muaj 2 vite.

E dyta për këto kategori ka pasur ngritje të mirëqenies sociale, por ndoshta jo në atë mase të cilën e kemi dëshiruar të gjithë, prandaj Qeveria ka bërë një punë të mirë duke negociuar dhe duke marrë parasysh kërkesat e tyre, gjë rezultojë me ngritjen e pagave të këtyre kategorive të punëtorëve, qe sado pak ka permisuar dhe lehtësuar jetën e tyre.

Pra kjo nuk është e tera që duhet të bëjnë institucionet tona sepse pritet ende nga ana e tyre që punojnë për të mirën e qytetarëve dhe në shërbim të tyre, por megjithatë ngritja e pagave është një hap pozitiv për ketë vend, i cili është duke shkuar drejtë progresit dhe mirëqenies sociale, si dhe drejtë realizimit të synimeve mbarëkombëtare dhe euro-atlantike.

Në vazhdën e punëve dhe ndryshimeve pozitive që po ndodhin në vendin tonë është duke pri kryeministri i Qeverisë së republikës së Kosovës, i cili ditëve të fundit mori një vendim shumë të drejtë dhe shembullor për anëtaret tjerë të qeverisë, ku përmes një letre, drejtuar kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, z.Jakup Krasniqi bëri të njohur dorëheqjen e tij nga pozita e deputetit të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Një shembull i tillë i kreut të qeverisë së republikës së Kosovës, duhet të ndjeket edhe nga ministrat dhe anëtarët tjerë të Qeverisë, të cilët ushtrojnë funksione të dyfishta, në mënyre që të krijojnë mundësi për deputet të ri që do të jenë të përkushtuar vetëm në punët dhe detyrat që përkojnë me funksionin e deputetit.

Dhe ky shembull të bëhet një rregull i pashkruar nga të gjitha Qeveritë të cilat do të vijnë pas kësaj qeverie, pa marrë parasysh se cila parti do të vij në pushtet.

 

Autori është student i fakultetit Juridik në studimet postdiplomike-Master, drejtimi civil, si dhe absolvent në departamentin e shkencave politike dhe administratës publike të UP-së.

Opinionet e autorėve nuk paraqesin domosdoshmėrisht edhe opinionin e redaksisė sė portalit www.mesazhi.com

Komentet

Ky artikull eshte komentuar 54 here
  • Koment E enjte 18 Shkurt 2010 16:47

    Ti a ne PDK je a? Apo po ke deshire qe me keto lavdata te bejsh lajka dhe te ta gjejne ndonje pune? Noshta vendin e deputetit te Hashimit do te ta japin ty per shkak te ketij shkrimi... Ti po shiqojshe gjithcka + plus. Cfare kuptimi ka ngritja e pagave nderkohe qe nuk kemi ngritje buxhetore nga zhvillimi ekonomik?

    Reply

    Replike nga: thaqi - E premte 19 Shkurt 2010 13:06
    ka bon shume pune te mdhaja po punen me te madhen qe e kan bo lejimin e marteses se gjinis se njejte ??????
  • mirsadi E enjte 18 Shkurt 2010 18:39

    hallall te koft bre burre se pe dishe politiken po qishtu duhet me ju larit ktyne te mdhojve deri te futesh edhe ti mrena atje edhe tani futja edhe ti hajnise sikure ata se paske prirje per me i ranis fjalt po mos ta nin se qishtu duhet se vet fjala POLITIK te tregon qe ato te pa vertetat me u munu me i bo te verteta po ti mire e ki se pash e paske kuptu punen e politikes qishtu me politik futu edhe ti ne parti e tani edhe ne kuvend e qishtu veq perpara hahahahahhhaa

    Reply

  • artonm@hotmail.com E enjte 18 Shkurt 2010 19:43

    te lutem ku i sheh ti ato rritje sa per informat rroga e puntorve shendetsor eshte po ajo qe ka qen ne vitin 2007,sa per rruget eshte e vertet qe jan ndertuar po shiqo rrugen prishtin lipjan sa eshte paguar dhe qfar kvaliteti eshte sa cm i ka hanger lima

    Reply

  • hysi E enjte 18 Shkurt 2010 20:11

    haj medet e haj po ti ja paske mledh nja 7 a 8 te mira qe i kan bo krejt e si ke permen te kqijat edhe te mirat tjera qe i kan pas obligim mi bo

    Reply

  • lumi E enjte 18 Shkurt 2010 20:14

    bravo thaq shume pune paske bo more se kena dit hahaha po cfar punesh more jan kto po mos bo hajgare njerezit punojne 50 vjet neper miniera e ne fund i mer 40 eu penzi kjo osht nenqim kjo penzi jo ndihmes ma mire ish kon hiq se kjo hajgare e ti po thu qe ka bo e ka bo po shyqyr qe kena jetu qyty e e kena pa e kena jetu qe nese si run paret deri ne fund te mujit ste dalin e mos me kursy hjek per buk e ti po bon hajgare me neve eeeeeee vallain

    Reply

  • bini E enjte 18 Shkurt 2010 20:15

    pom doket qe mesazhi qllimisht e ka qit ket shkrim qe mi than na kti zotnis a sheh ti o vlla a nin a a menon ti ku po rnon vlla a nparis a ku

    Reply

  • med E enjte 18 Shkurt 2010 20:22

    e vertet qe i ka bo do sene ma shume se perpara po sdo me than qe ja ka dhon hakun punes se ai kryminister u kon u dasht shume ma shume me bo po skan pas edhe qaq koh ......

    Reply

  • Ganiu E enjte 18 Shkurt 2010 21:40

    E pergezoj autorin per kete shkrim tejet real. I deshiroi suksese ne studime te metejshme

    Reply

    Replike nga: tuti - E premte 19 Shkurt 2010 9:37
    shko me gjith te ne..........
  • amir E enjte 18 Shkurt 2010 21:57

    Ncnc, si ke mundesi ore te reklamosh demokracin ne nje kohe kur vete Demokracia nuk eshte me Demokraci, me shkurt kush ka me shume karrike.Turp eshte, deri kur do te vazhdojm te jetojm me ide, e ta lem anash Sheriatin eAll-llahut s.v.t?! Ja mu kjo demokraci eshte shkak pse neve jemi ketu ku jemi.Shqiperia = kriz politike, apo me mire te themi ti them se sme ka thene!Kosove = Une po jetoj mire, dua te shtyhem me shtete evropiane s.p.sh. me operen e Austris ne nje kohe kur te tjerat le te vdesin nga uria se nuk me intereson!Maqedoni = Jo Bashkim, perqarje kete ne e synojm...Nese ja shkel dikujt te drejten, e ke privuar ate nga demokracia ta dish!!!Sa e mire qe na qenka kjo demokraci ????

    Reply

  • E saktė E premte 19 Shkurt 2010 3:37

    po pra ashtu eshte, shembull i mbare kombit shqiptar eshte edhe ky ndėr te gjithe tjereve, Historia flet .

    Reply

    Replike nga: rin - E premte 19 Shkurt 2010 20:10
    po valla flet historia po dikush ssheh qajo eshte e keqja a keni more sy ju a ku po jetoni ju a ne kosove a ne paris
  • noti E premte 19 Shkurt 2010 8:40

    Z. Kushtrim kur e pash titullin e mendova se e ke bere nje shkrim te mire dhe nje shkrim perkujtimi per qeverit qe do te vine, qe mos ta ndjekin rrugen e Thaqit pa kryeminister, mirepo doli e kunderta. Me dhimbesen syt qe i mundova ti lexojne kete shkrim tendin. Ti vella i dashur e paske rrafsh krejt. Per me qen burre Thaqi kish me jep doreheqje se pari ai pastaj ministri i mbrojtjes, drejtori i policise etj etj. Me ka lene pershtypje pjesmarrja juaj ne Mesazh si personazh i dijes, mirepo spo ja vlejka qe te mirresh me shkrime.Une jam shum apartiak po nuk munda ti mbylli syt para fjaleve te tua qe me te vertet me lenduan shum.Qeveria e Thaqit eshte qeveri qe me se paku piunon per qytetaret e saj. Tempujt e dijes-shkollat pa nxenes te mirefillt nuk kan se cka te rendojne token,

    Reply

  • noti E premte 19 Shkurt 2010 8:44

    Pastaj rruget nuk hahen, se pari njerzit kan nevoje per perkrahje sociale e ti me fol per te arrituar e Thaqit qe ka bere ne infrastrukturen e rrugeve.Kam edhe shum te tjera po le te mbeten ne ndergjegjen e secilit prej neve se cka flasim edhe cka mendojme. Ti frigohen All-llahut per veprat e tyre. Ta llogarisin veten para se ti llogarit dikush tjeter krujuesi suprem. All-llahu na ndihemofte.

    Reply

    Replike nga: Kosovar - E premte 19 Shkurt 2010 21:55
    Shiqo i nderuar, edhe une jam apartiak por realiteti shifet, qka ka bere z.Thaēi brenda 2 viteve ate askush nuk e ka arritur, edhe po njerezit qe kan nevoje per perkrahje sociale Allahu inshallah ju ndihmon sepse po ta bente kete ndihme meqense eshte duke e bere Thaēi prap do te thoni, ku jan rruget, keshtu qe ska nevoj qe Thaēi te frigohet per veprat e veta sepse ai te pakten po mundohet dhe po ia arrin te kontriboj per shtet, ju lutem jeni real, duhet te pajtohemi, e di qe e verteta dhemb por....ajo qka ėshtė ėshtė....edhe Historia do te flet per Hashim Thaēin....Ju faleminderit ! Te pershendes. Qdo qytetar i Kosoves eshte i obloguar te kontriboj per shtetin e vet .
  • fati__wien@hotmail.com E premte 19 Shkurt 2010 9:37

    TE PERSHENDES HALLALL JU QOFT UNE QKA LEXOVA KREJT KE E KJART ASGJE SPASH DIQKA QKA U SHKRU E NUK U KAN QASHTU VETEM KUSH NUK DON TA KUPTOJ OSE QE SEDON KET KRYEMINISTER THAQI MIR PO VULLNETI I POPULLIT PO EMBAN KSHTU QE NJERI ME MERITOR I LUFTES DHE I PAQES ESHTE HASHIM THAQI KA PLOT ARGUMENT KUSH DON TE KET ARGUMENT PERSHENDETJE NGA WIENA

    Reply

    Replike nga: NOTI - E premte 19 Shkurt 2010 13:23
    Po cfar vullneti i popullit o zotni, a je kendej pari ti a jo, me 25% te popullit qe kan dal ne votim po e quan vullnet ti. Meritat e luftes i ka, ne rregull po veshtroj pak koleget e vet te luftes se ne cfar gjendje kan ardhen.
  • Mehdi E premte 19 Shkurt 2010 16:54

    Nese flitet per meritat e luftes ato i perkasin Vetem atyre qe kane dhane jeten dhe jane vrare per Lirine e Kosoves. Kurse meriten kryesore per fitimin e luftes dhe nxjerrjen ashte teritorit te Kosoves se makinerise terroriste serbe padyshim qe e ka Amerika me Aleatet e saj.Mos na tregoni neve per meritat e ketyre qe jane gjalle se te gjitheKUPTOJNE. Keto pjesemarres ne lufte per te cilet nuk dijme asgje se sa ushtri serbe kane shpartalluar dhe kane zbrabsur, pra keto bejne mire qe te mos keqperdorojne pushtetin dhe te luftojne korrupsionin dhe te luftojne seriozisht per Kosove dhe bashkim kombetar per te bere realitet andrren e brezave te gjysherve dhe stergjysherve te tyre. mos te bahen materialista te pafund sepse nji dite te gjithe do te vdesin punoni per Neser me msimet e ALLAHUT.

    Reply

    Replike nga: Kosovar - E shtune 20 Shkurt 2010 14:28
    haha qudi me ty tash dmth kush te vritet ka pas merita a, gabim jeni, dmth me shku ne luft edhe me vdek patjeter po duka per me pas merit, ka dasht Allahu edhe kan shpetu nuk eshte domehtenese ense vriten krejt, qudi me ju shqiptart valla....
    Replike nga: niti - E hėne 22 Shkurt 2010 5:09
    jo ata qe kan merita te luftes jane duke nejt neper shatora hala apo neper baraka, pa keqkuptime!!!!!!!!!!
  • Blerimi E premte 19 Shkurt 2010 17:07

    Kushtrim, cdo kompliment per vazhdimesine ne shkrime ama smund te proklamojme per sukseset e nje qeverie, e cila cdo dite pjell sknadale e marrezira, e lere me ato qe nuk publikohen.Dil vleresoje nje here pershtypjen e qytetareve ne rruge... te bejne te qash, ky eshte treguesi me i mire... Shkollat objektet, godinat universitare sqesin buke o vella. Ku jane strategjite per rinine vitale? Ku jane shifrat e papunesise e varferise, ku jane hajnite, ku eshte korrupsioni, ku jane kufijte, sa komuna te mbetėn, se shume kemi pase! Rrafshi moral poashtu eshte katandisur nga mungesa e strategjive per ruajtjen e shendetit publik ne sfondin moral, edukativ, etik. Nese themi se Thaci duhet te merret shembull, kjo i bie se njehere ben te jesh ne keto dy pozita, por dikur vone te heqet dore. S.A.

    Reply

  • Mehdi Shkodra E premte 19 Shkurt 2010 17:16

    Kosova ka nevoje per ALBINA dhe jo per SERVILA.

    Reply

    Replike nga: sokoli - E premte 19 Shkurt 2010 19:36
    Jo o z.Shkodera as Albini nuk osht gjo puna e tij, perderisa edhe ai bashkpunon me te njetit njerz qe bashkpunojn partit tona. P.sh. nga i ka Albini donacionet qe e mabna me to vetvendosjen?! Na kemi nevoj per ni vedijsim te popullates, dhe per nje paraqitje reale te Islamit dhe te punuarit me mesimet e tij. I vetmi shpetim, real, i garantuar, i qendrueshem dhe mbi te gjitha hyjnor.
    Replike nga: prishtina - E shtune 20 Shkurt 2010 23:07
    jo veq shkodra po as ti ne toke te zotit skoke hiq se masi po te intereson aq shume se kai paska donacionet albini shko e vete bile perjashte ska me te qit pa e marr ni pergjegje te kjarte
  • E premte 19 Shkurt 2010 17:45

    Kosova nuk zhvillohet perderisa nuk ka RRYM i nderuar, konsideroj se klasa intelektuale siq qenkshi edhe ju autor i shkrimit..., eshte shume e vertet qe kjo qeveri ka punu me shume se qeverit tjera por duhet pasur parasysh se kjo qeveri i ka kushtet me te favorshme per pune se sa qeverit e me hershme. Nga kjo na del se ko qeveri akoma nuk deshiron ta rregullon qeshtjen e rrymes e cila do te sjell investime ne kosove ngase kshtu eshte ma mire investitor te jen vete qeveria dhe qeveritaret te cileve ju mundesohet te vjedhin ma shume. Hashim Thaēi dhe nje pjese e qeveris tina jane njerz te pashkolluar, akademiket fatkeqesisht jane neper parti tjera te cilat nuk e kan e dinamiken e PDK-se mendoj. andaj juve si intelektual qe jeni ju kisha preferu te gjykoni drejt e jo nje anshem.

    Reply

    Replike nga: prishtina - E shtune 20 Shkurt 2010 23:08
    kjo qeveri i ka ba do pune siperfaqesore veq sa my lavderu para populli se kinse na jemi ma te mirte
  • ibrahimi E premte 19 Shkurt 2010 19:25

    me keqardhje po e theme se nuk ia vlen qe ne mesazhi.com te zene hapesire keso shkrime te sahanelepiresave. Nuk e lexova kete shkrim se nuk ia vlen por ky tipi duhet ta dije se nje udheheq qe merr vota nga qytetaret pa i llogaritur gjysme te vjedhurat ai eshte i detyruar te jete ne sherbime te qytetareve dhe te punoj per te ardhmen e tyre. Ne asnje menyret nuk ka nevoje te numerohen sukseset e tyre, por deshtimet duhej treguar sepse per to ka obligim dhe mbi te bie pergjegjesia. Thene hapur nuk bejne pershtypje shkrimet e tilla sepse punen e thacit po e vleresojne edhe te huajt si jo te sukseshme edhe pse ka keshilletar izraelit, ndoshta ky quni ka harruar ta permend kete sukses te thacit.

    Reply

  • lule_67 E premte 19 Shkurt 2010 19:35

    Selam alejkum.Nuk po shoh kurgjo qe eshte per lavdat ,une jo e per tjeret se di.E di se shteti duhet ta mbron e siguron popullin e saj.Jo, keto nuk i kemi,ky privatizimhajnii la gjeneratat e mesme ne rruge,as ne pune ,as ne pensijon.Trusti ti ka marr paret,luan me djersen tende,e nuk ke te drejt ti terheqesh deri ne moshen 65 vjeqare.A e mbrin ti at mosh a jo ,atyre sju bohet von ,e se ti je pa as nji te ardhur,ata nuk mendojn.Nuk po shoh te mira,ne kete shtet qdo gje qe punohet,10% per popull ,e 90% per veti ,ja kjo eshte.A e din se te kesh nji post,nuk eshte mburje ,por ke pergjegjesi te madhe,se do te japesh llogari para Zotit ,qfar bere ti,qe tu dha pozita.Populli po vuan ,ne depresijon i ke shumicen ,e kta bejn villa,neper vende te ndryshme ,ALLAHU xh.sh. ju udhezoft inshallah amin

    Reply

  • ilir E premte 19 Shkurt 2010 23:07

    kush eshte ne tunel s e din kah eshte lindja dhe perendimi

    Reply

  • Artani E shtune 20 Shkurt 2010 0:49

    Valla e paske knaqe me kete shkrim, sidomos aty kur tha se jane ngrite pagat e punėtorėve shėndetėsor, profesorėve universitar, arsimtarėve, policeve, shėrbyesve civil etj... Hajde rrene hajde... Nena ime eshte moter medicinale dhe i merr 150 euro ne muaj 8 ore ne dite punon. Po a nuk eshte turp per qeverin e Thaqit qe po ma lavderon shume o Kushtrim .... mi lon shendetesine ne kete gjendje????? Mjeku specialist 270 euro??? Ky te duket ty perparim??? Hapi syte edhe veshet e mos shkruaj me kesi lloj artikulli.... Marre, marre, marre per ty dhe qeverine tende te dashur....

    Reply

    Replike nga: hysen - E hėne 22 Shkurt 2010 5:12
    po po mjeku specialist me 270 kurse njerezit qe sdihen ende qart se e a kan fakultetin si ky thaqi marin me shume se 2700 ska dallim te madh nje zero me shume apo ndoshta edhe me shume
  • Arta E shtune 20 Shkurt 2010 13:05

    PO ME DOKET SE JA PASKA DHAN QEVERIA NDONJE TENDER

    Reply

    Replike nga: kariera - E shtune 20 Shkurt 2010 23:10
    more po me duket se thaqi ja paska leshu ketij karriken e deputetit
  • ximi E shtune 20 Shkurt 2010 15:25

    eshte e vertet se ka ba me shum se te tjeret sepse kata po i marrin ka 26 rroga ndersa ata qe lutun dhe dhan qdo gje per ket liri nuk kan as buk per te ngren ka ba shum sepse kishav po jav pagun rrymen dhe po jav pagun edhe naften per agregat ndersa gjamiav po jav kput edhe rrymen ka shum me permen po ma shum spe zgat

    Reply

  • Visar E shtune 20 Shkurt 2010 15:53

    Kushtrim, ndonesi per dicka keni te drejte ama per shumecka ja keni huq. Mundohu ti shikosh gjerat ne realitet. Jane 11 vite pas pavaresise dhe ska asgje te hajrit deri sot qe ta mbush sunin. E syni kur ska me u mbush perderisa i te gjitheve te mos jete i njejte. Sot ju jetoni nen kulm, dikush nuk e ka, edhe pas 11 viteve. Njerezit nuk duan te hane asfalte, njerezit duan mireqenie. Ne asnje nga keto arritje per ngritjen e pagave nuk ka te vertete. Ajo qe eshte e vertete eshte ngritja e pagave per police per 18 Euro, rritja e pagave per mjeket qe ende nuk eshte arrit. Edhe ajo nuk do te jete me shume se 44 euro, e te mos flas per profesor, se ajo as qe do vie ne konsiderim, dhe jo perderisa profesoret ligjerojne ne me shume se 1 fakultet. Analiza juaj eshte 99% e deshtuar.

    Reply

  • Visar E shtune 20 Shkurt 2010 15:56

    dhe mos i krahaso qeverite e kaluara me kete qeveri vecse ne baza te te ardhurave te njejta buxhetore. Sot Kosova eshte anetare e FMN dhe Bankes boterore, me heret nuk ishte. Jo se dua te mbroj qeverine e kaluar, por se shpresoj ti plasoni keto te dhena apo te vertata qe i keni harru me i krahasu, ti merrni per baze ne shkrimet e ardhshme.Suksese me realitet dhe drejtesi.

    Reply

  • shala E shtune 20 Shkurt 2010 16:33

    Zoteri Kushtrim ,ai eshte nje mendim i juaj personalper qeverine Thaqi .e cila tani me nuk do koment ,se disa paskan komentuar aq mire ,sa qe eshte e tepeet te hargjoj energji ..Z Kushtrim ,ju preferoj te shiqoni me vemendje internetin ,se si e ka vizitue kryeministri i juaj shtepite publike ne Shkup .Ajo storje qe e kam pare me se miri flet se kush eshte Hasim amorali ose moralprishmi.

    Reply

  • Xhinxhibuli E shtune 20 Shkurt 2010 17:08

    Kushtrimi eshte ne rregull se ai po kryen shkollen e politikes dhe kete shkrim e ka ba perfekt per te mbrojte temen e Masterit Pse jo dhe nje vend pune te rehatshem dhe me kredibilitet. Flitni ju flitni se Kushtrimi ban punen e vet....

    Reply

  • Leli Selam Alejkum E shtune 20 Shkurt 2010 17:11

    Ju pershendes kjo shkon per ata te cilet i jepin krahun Qeveris Thaqi une jam i paknaqur edhe me ata para tij qe kan qene edhe Thaqin qe eshte tash qka flet Hiostoria e shkrun ai qe eshte ne stom Breg Realitetin e din Allahu S.v.t ja ne Kohen e Pejgamberit Alejhi Selam Sahabet jan tut me mar pozita me rendesi si kjo e kryeministrit kryetar te nje vendi etj e kan pas Friken te Allahu se a do te mund te drejtojne ashtu si don Allahu, ju kan rujt ketyre pozitave ndersa a ruhet thaqi a ruhet ramushi ose te tjeret jo por vriten per karrit e ajo karrit ka me kan kunder tyre nje dite Allahu na ndihmofte Amin amin amin :S:S:S Selam Alejkum

    Reply

  • pajtimi E shtune 20 Shkurt 2010 23:13

    i bej nje kerkese mesazhit qe mos me qit ma kesi shkrimesh ne web.

    Reply

    Replike nga: noti - E hėne 22 Shkurt 2010 8:20
    Pajtim une pajtohem me ty plotesisht, se redaksia duhet me i shiqu se pari shkrimet e jo me ra ne ndikim te dikujt. Subhanall-llah.
  • Ibuari E diel 21 Shkurt 2010 1:36

    Puna ma e madhe e Hashim Thaqit eshte riformatizimi i SHIK-ut.. Ku edhe koheve te fundit komandanti i shikut do jete numri 2 i qeverise Thaqi.... Mjer Kosova per kete qeveri.. Shko ne ministri u Drecinalizu Ministrit, PTK, KEK-u dhe Aeroporti e shume orgaznizata fitimprusese publike... Ehde naj vjet qysh eshte ka punun ky Hashimi ka me ta shit edhe shpine tane edhe shpine teme.............

    Reply

  • Besnik E diel 21 Shkurt 2010 12:50

    E more djale,mos te kishim jetu na ne Kosove,pernime kishim mujte me mendu se eshte qashtu qysh ke shkru ti.Kfjellu pak.

    Reply

  • blerina E diel 21 Shkurt 2010 18:42

    Po zotri ka bo shum vetem per tu korruptuar deri ne fyt .Se pari ne asfaltet e dobeta me tendera te shtrejta .Per te mbajt pushtetin me parate popullit te shkret e ti po e lavderon pse ka dhan dorheqje prej postit te deputetit .Sa duket nuk po shikojke as pes metra me larg o zotri . Shiko shiko e hapi syt ma shum qka po bahet ne ket kosov

    Reply

    Replike nga: haha - E hėne 22 Shkurt 2010 5:16
    po eshte e vertet ne vendin ku jetoje une eshte shtru asfalti pas 6 muajve eshte prishur hahahha asfaltet e thaqit
  • arsimi E hėne 22 Shkurt 2010 4:27

    Njani paska than qe mos me qit ma mesazhi kesi tema . Jo bre vlla ma mir me qit se shumica e popullit po jetojn ne terr e ka dikush qe po hjeton ne drit si qifti i keti djali po qiftat si ku i morren ne qaf popullit All-llahu na rujt

    Reply

  • nesi E hėne 22 Shkurt 2010 13:00

    jazek per kete qe ti e ke shkru si autor more po ti anuk po eshe se na marrun te gjithe po mase shumti ky vetv si kryeminister po ti tregoju familjese sate e per te tjeret mos ju trego se e din se kush eshte thaqi

    Reply

  • Mitrovica E hėne 22 Shkurt 2010 14:26

    o vllazni a po e shihni se ky zotnia i paska vardis titujt e koka hap hajmedet ..edhe e dyta me gjithe keta tituj ky dyqysh duhet me hi ne pune e edhe duhet me livdu hashimin,e qeverin e e tadicin e tone,,se sbon me nejt rrugeve ...eee si ky ta bin ujkun ne torisht.Qeveria jone ska ba sen per mu qe jam ne veri e veq mos mujsha se 3 shpija i kam e kam mi shit te triat.

    Reply

  • Besmiri E hėne 22 Shkurt 2010 17:32

    Se pari, e pergezoj Autorin per kete shkrim shume domethens dhe se dyti, dua qe tua beje me dije te gjithe atyre qe po shohin vetem zi, se mos jane ne ndonje gremin edhe spo dojne te dalin nga ajo.Te gjithe duhet te kemi te qarte se nuk eshte as krejt bardh e as krejt zi puna e qeverise, por megjithate kjo qeveri ka bere pune te mire, qe se cili qe sheh, kupton, mund edhe te vlerson.Gjithashtu dikush nga komentuesit permendi Albin Kurtin, qe edhe une besoje se eshte nje njeri shume i guximshem, por nuk dallon shume nga keta te tjeret qe jane ne pushtet.Nuk po flas fjal boshe dhe pa argumente ne rastin e Albinit sepse dua tu them disa fakte interesante qe besoj zgjojne kurreshtjen tuaj. Levizja Vetevendosje, duke perfshir edhe Albinin ne te jane njerez te cilet nuk besojne Zotin e Madheruar, e kam fjalen per shumicen e aktivisteve te cilet udheheqin kete Levizje.Ne Levizjen Vetevendosje kane perjashtuar dhe jane duke perjashtuar aktiviste, te cilet kane dhen kontributin e tyre qe nga themelimi i saj dhe ate per te vetemen arsye, vetem pse kundershtojne lideret e kesaj levizje aty ku mendojne se kane te drejte.Pra njerezit qe nuk besojne Zotin nuk i frikohen askujt dhe flakin ne rruge aktviste qe kane punuar dhe kontribuar nje kohe shume te gjate.

    Reply

  • Besmiri E hėne 22 Shkurt 2010 18:34

    VazhdimNe Levizjen Vetevendosje ekziston vetem nje ideologji dhe ajo eshte ideologjia marksiste, ku te gjithe jane komunista e dojne Marksin, Leninin, Enverin etj.Po ashtu ne kete Levizje nuk ekziston morali sepse ata as qe edin qka eshte ai, duke bere gjera ma te ndyra, duke bere dashuriqka.Ne kete Levizje mbizoteron manipulimi me te rinjet duke i inkurajuar te behen aktviste, dhe i mbajn aq sa ju duhet e pastaj i flakin rrugeve.Ne kete Levizje ideali nuk eshte ashtu si e proklamojne VETEVENDOSJE, por ideal i tyre eshte karrierizmi gje qe deshmon fakti se lideret e kesaj Levizje janete interesuar qe vetem ata te udheheqin, te arrijne pushtet e te jene me te miret.Nese ndokush nuk beson keto gjera, atehere le ti pyetin aktivistet e thjesh te kesaj Levizje, te cilet jane perjashtuar nga kjo e fundit.

    Reply

  • Mehdi Shkodra E hėne 22 Shkurt 2010 19:14

    Degjo Besmir! Une qe kam vleresu Albin Kurtin ne komentin tim sipas mendimit tim, e kam vleresu sepse kam vite qe shoh tek Ai patriotin e vertete qe mendja dhe zemra i punon per Kosoven, per Kombin ndoshta ndoshta si askush tjeter sidomos ne gjeneraten e Re.Ti me thua se Ai nuk eshte musliman, dikush tjeter me thoshte mbeshtetet nga donacione te ndryshme, dikush tjeter akoma me keq qe se kishte lexu dhe kuptu mire komentin tim shprehej sikur une flisja kunder Albinit etj etj Ti thua gjithashtu qe tek Vetvendosja ka njerez qe nuk besojne Zotin e Malleruar.Mos i ngatrroni gjanat Djalosh, ketu ne koment e kam vleresu su patriot e jo si fetar Nese nuk beson , e ftoj me gjithe zemer Ate dhe shoket e tij te vleresojne se pari Islamin, pastaj jua prin Zoti mbare ne misionin e tyre patriotik.

    Reply

  • Leli E marte 23 Shkurt 2010 10:36

    Besmir i gati na e ndrrove temen krejt ti mire e ki deri dikun veq nese pysim ata njerz qe kan qene pjese e Levizjes VETEVENDOSJE se qka eshte Ideali i Levizjes VETEVENDOSJE edhe tash ata jan perjashtu prej ksaj Levizje qka mendon Besmir do ta livdojne a??? jo por do te mundohen qe me qdo kusht te ja qesin ftyren e Zeze VETEVENDOSJES edhe kjo eshte norale te njerzit e dobt se fasin keq per grupin ku kan qene me pare i fort hesht e nuk flet por jo gjithmone me hesht vetem ne rast si ky. Nuk shkrujta me Livdu as VETEVENDOSJEN as Juve, me sa di per kete LEVIZJE ka qellime kombetare. Ma bani hallall tung

    Reply

  • shala E marte 23 Shkurt 2010 21:48

    Z.Besmir nuk po replikoj me ty ,po nje gje po ta beje me dije ,se me siguri jam me i vjeter se ti .Nese ne Kosove dikush bene pyetjen ,se ku qendrojne enveristat ,ateher pergjigja eshte :ne PDK .Ku ke ma enverist se thaqi ,jakupi buja etj .Bile se jane enverista edhe perkrahes te mdhenje te Edi Rames armikut me te madhe te shqiperse.Sa per albin Kurtin ,ka disa dukuri negative ,por per momentin eshte i pa zavendesuar .pershendetje .

    Reply

REGULLAT E KOmentIMIT
  1. Komenti te kete lidhje me temen.
  2. Ndalohet perdorimi i fjalorit ofendues.
  3. Redaksia e portalit mesazhi.com mbane te drejten e fshirjes se komenteve te papershtatshme.
karaktere te mbetura.

Arkivi i autoreve