Image 01 Image 02 Image 03 Image 03

Kundėr vetvetes

Autor: Hamdi Nuhiju E shtune 3 Shtator 2011 17:20 PM

 

Votimi i fundit që u bë në Parlamentin e Kosovës për amendamentin e paraqitur nga ana e Partisë së Drejtësisë, për futjen e lëndës edukata fetare nëpër shkollat publike, është një votim që Kosovën e dërgon kundër vetvetes.

Mediat, publicistët, anarkistët, analistët e intelektualët u çuan kundër këtij amendamenti, dhe normal me bekimin e Parlamentit të Kosovës edhe votuan kundër. Edhe Kisha Katolike e Kosovës u deklarua kundër mësimbesimit fetar nëpër shkollat publike, pasi që sipas tyre ende nuk janë pjekur kushtet për të futur mësimbesimin nëpër shkolla.

Përkundër të gjitha argumenteve pro futjes së mësimbesimit fetar nëpër shkolla publike, prapë se prapë ky amendament nuk u mbështet. Nuk e mbajti fjalën as Isa Mustafa kryetari i Prishtinës për caktimin e lokacionit për Xhaminë e Madhe në Prishtinë.

Ministri i punëve të jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, që dikur ishte ministër i arsimit dhe shkencës, për festën e madhe të Bajramit uroi të gjithë përfaqësitë arabe dhe islame, duke u paraqitur si një mysliman i sinqertë. Para do kohësh i njëjti njeri kur ishte në postin e ministrit të arsimit, përjashtoi nga shkolla femrat me shami.

Diskriminimi kundër vetvetes dhe dyftyrësia në politikën e jashtme kosovare, na kthen në planet e hidhura të Ante Markoviqit i cili ziente politika të dyfishta për shtetin serb.

Dr. Ferid Agani, kryetar i Partisë së Drejtësisë, kërkoi që me referendum të zgjidhet problemi i futjes së mësimbesimit fetar nëpër shkollat publike. Kërkesa e tij jep mesazhe për njerëzit që dinë të logjikojnë.

Populli i Kosovës,dhe populli i asnjë shteti në botë nuk mund të jetë kundër mësimit fetar asnjëherë. Kundër mësimit fetar janë politikanët, intelektualët, elitat të cilat janë krijuar nëpër rrugë të dyshimta, ose edhe për të ruajtur pozitat e tyre në shoqëri, bëjnë çmos kundër vlerave, vetëm të mos i rrezikohet ekzistenca e tyre si pavlerë në shoqëri.

Është qesharak konstatimi se futja e mësimbesimit fetar nëpër shkollat publike rrezikon kombin dhe laicitetin e Kosovës. Po ashtu edhe mendimi i disa pseudo intelektualëve se edukata fetare nuk mund të mësohet si lëndë as obligative as fakultative pasi që nxënësit dalin jashtë për ti ngacmuar femrat, është mendim i tyre personal nga jeta e tij personale. Por, mediumet që i japin hapësirë këtij mendimi, provokojnë tek masat një reagim të tillë. E keqja nuk është tek futja e mësimbesimit fetar nëpër shkolla, por tek ngacmimi i femrave nga nxënësit kosovar. Me këtë mendim ne vetëm se ambientohemi me gjendjen në Kosovë, nuk duam të ndërrmarim asgjë dhe do të bëjmë sehir.

Kosova është një shtet me shumicë myslimane. E deshën këtë gjë intelektualët tanë, apo nuk e deshën, Kosova nuk mund të kthehet në një Shqipëri diktatoriale që nga koha e Enver Hoxhës. Institucionalisht po bëhet dhunë dhe presion mbi popullatën e Kosovës për ndërrim të fesë. Sikur populli i Kosovës të mos ishin mysliman, sot edukata fetare katolike dhe ortodokse do të mësohej nëpër shkollat publike të Kosovës. Edhe pse shumica e popullatës janë mysliman, prapë se prapë duhet reaguar dhe bërë debate publike për futjen e lëndës së edukatës fetare nëpër shkollat publike. Kjo gjë, implikon nervozë dhe padurim tek popullata, por edhe tek përfaqësuesit e saj të drejt, të cilët me ngulm kërkojnë të drejtat që i takojnë si popullatë.

Në Kosovë nuk duhej bërë fare debat publik për futjen e lëndës së edukatës fetare nëpër shkolla, e as që duhej iniciuar një amendament i tillë. Por, qysh me shkrimin e Kushtetutës së Kosovës duhej zgjidhur ky problem.

Me deputet të tillë si Ardian Gjini që kërkon ringjalljen e teorisë majmuniste të Darvinit, nuk mund të arrijmë deri tek drejtësia asnjëherë.

Kosova është një shtet laik që njeh ekzistencën e feve në Kosovë, që bazohet mbi principe të demokracisë dhe që model ka Perëndimin. Në këtë mënyrë si po vepron, ajo model të vetëm ka periudhën e Shqipërisë enveriste.

Opinionet e autorėve nuk paraqesin domosdoshmėrisht edhe opinionin e redaksisė sė portalit www.mesazhi.com
Mesazhi

Komentet

Nuk ka komente per kete artikull
REGULLAT E KOmentIMIT
  1. Komenti te kete lidhje me temen.
  2. Ndalohet perdorimi i fjalorit ofendues.
  3. Redaksia e portalit mesazhi.com mbane te drejten e fshirjes se komenteve te papershtatshme.
karaktere te mbetura.

Arkivi i autoreve