Image 01 Image 02 Image 03 Image 03

artikuj

Nexhmedin Spahiu

Mitrovicė, Kosovė

nspahiu@yahoo.com

Te fundit

Tė gjitha shkrimet e autorit >>

Kur propaganda shitet pėr analizė politike

Autor: Nexhmedin Spahiu E marte 20 Shtator 2011 11:41 AM

 

-Televizonet tona, në mungesë të analistëve politikë, po abuzojnë duke i paraqitur komentatorët, opinionistët dhe në veçanti propagandistët e pushtetit si analistë politikë.

Në kohën kur ekranet televizive në Tiranë, Prishtinë, Shkup janë të vërshuara nga poshtë-shkrimet “analist politik” është e vështirë të spjegohet se ka mungesë analistësh politikë. Fatkeqësia është se çdo opinionist, çdo komentator apo çdo propagandist i pushtetit vetëshpallet apo cilësohet nga interesentet si analist politik.

 

Abuzimi i televizioneve: i paraqesin për analistë politikë njerëzit që analizën politike kurrë nuk e kanë mësuar në fakultet

Si merret guximi që të paraqiten si analistë politikë njerëzit që as lëndën analiza politike nuk e kanë mësuar në fakultet e që nuk e kanë dhënë provimin nga kjo lëndë e lëre më të kenë magjistruar apo doktoruar në fushën e analizës politike, kjo mund të spjegohet vetëm si paftyrësi ekstreme.

Unë nuk kam parë ndonjëherë që televizionet tona ta marrin ndonjë nallban e ta paraqesin si dentist e as ndonjë çoban që ta paraqesin për mjek, por kur është fjala për ndonjë propagandist të pushtetit në çast i vihet nofka “analist politik”.

Nuk e kam të qartë se pse agjensionet rregullatore të mediave vizive në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni e lejojnë që televizionet t’ia bëjnë publikut një mashtrim të tillë. Ky është një abuzim i skajshëm.

Abuzimet po bëhen edhe në gazeta ku autorë të shkrimeve nënshkruhen me prof, dr, akademik etj, por tema e trajtuar në atë artikull nuk ka të bëjë fare me lëminë ku autori e ka marrë atë titull.

 

Çfarë do të kishte ndodhur nëse televizionet tona do t’i nënshkruanin nallbanët si stomatologë?

Sigurisht do të ngriheshin në protesta stomatologët do të hidhnin gurë e dru mbi televizionet. Pse atëherë pas gjithë kësaj zallamahie në televizione ku edhe maca e kuca prezantohet si analist politik, nuk protestojnë analistët politikë?


Problemi është se janë shumë pak.

Gjithë politologët shqiptarë që njoh nga të gjitha trojet shqiptare nuk e di që ndonjëri prej tyre që të ketë magjistruar apo doktoruar në fushën e analizës politike (ndoshta ka, nuk po them se nuk ka por unë nuk kam informacion për këtë). Natyrisht, një pjesë e atyre që kanë studiuar në Perëndim shkencat politike, analizën politike do ta kenë pasur lëndë bazike, por shumica e tyre duke parë se maca e kuca paraqitet për analist nuk paraqiten fare në media. Në këtë drejtim, ndjehem në shoqëri shumë të kufizuar, që mos them i vetmuar.

 

Si u hoq analiza politike nga kurikulumi në Universitetin e Prishtinës?

Është ironike që në kohën kur pata ndërmarrë iniciativën për të themeluar Fakultetin e Shkencave Politike në kuadër të Universitetit të Prishtinës (viti 2000) dhe kur Ministri i atëhershëm i arsimit Michael Daxner më pat caktuar nënkryetar të Këshillit themelues (kryetare ishte një holandeze), insitimi im ishte që lënda bazike në këtë fakultet të ishte analiza politike. Nuk e fshihja pretendimin qe këtë lëndë ta ligjeroja unë.

Duke parë që gjithë juristët dhe historianët bënin turr të jenë mësidhënës në këtë fakultet dhe se përdorimi i bërrylave është karakteristikë e meseve tona, parandjeja se do t’më bëjnë kurthin disi. Kurthin e mendoja se do të ma bënin duke ftuar ndonjë profesor të huaj me renome ndërkombëtare që ta ligjëronte këtë lëndë (atëherë ekzistonte kjo mundësi sepse shumë organizata ndërkombëtare financonin këtë projekt, mes tjerash edhe falë angazhimit tim personal si nënkryetar i këshillit themelues). Por kurthi u bë shumë më banal: lënda analiza politike u hoq tërësisht nga kurikulumi duke i marrë në qafë gjenerata të tëra studentësh të shkencave politike në Kosovë.

Heqja e kësaj lënde bazike si dhe shumë lëndëve të tjera profesionale, ngarkimi i kurikulumit më lëndë juridike dhe historike si dhe shëndërrimi nga fakultet në department fakulteti i humbi kuptimin gjithë këtij projekti ambicioz duke e shëndërruar atë një fakultet të dytë juridik apo fakultet të dytë të historisë, të dyja këto fakultete lazëm për reformë rrënjësore dhe shkundje ideologjike (juridiku nga titizmi, e historia nga enverizmi).

 

Kujt iu desht që Kosova të mos kishte analistë politikë?

Nëse lënda do t’ishte në kurikulumin e Universitetit të Prishtinës, qe 10 gjenerata, ndonjëri nga këta studentë apo shumë prej tyre do të përzgjedhnin të magjistronin e doktoronin në këtë lëmi, Më pakta, do t’kishim qindra politologë që do t’kishin njohuritë elementare nga analiza politike. Si të tillë ata do të krijonin opinion më të shëndoshë në jetën tonë politike. Kur njerëzit që nuk kanë haber me analizën politike do të paraqiteshin në TV si analistë politikë, do të kishte reagime e protesta. Kjo gjë do t’ishte shumë më frytdhënëse për shoqërinë tonë e për kombin, por jo edhe aq komode për pushtetin. Për pushtetin është shumë më komode që njerëz të trajnuar në SHIK për agjitacion e propagandë dalin në TV dhe propagandën e shesin për analizë.

 

Aksioni në Veri të Kosovës

Rasti më i freskët është aksioni në veri të Kosovës. Aventura e Qeverisë së Kosovës më 25 Korrik 2011, ku Bajram Rexhepi mburrej se ka pasë vetëm 2 orë (!!!) përgatitje, i kushtoi Kosovës me një jetë polici dhe plagosjen e disa të tjerëve si dhe me qortim publik nga baronesha Ashton.

16 shtatori dëshmoi se kur gjërat përgatiten mirë pas një analize profesionale suksesi është i garantuar. Natyrisht, plani u bë mbi analizën e ndërkombëtareve, miq të Kosovës.

Opinionet e autorėve nuk paraqesin domosdoshmėrisht edhe opinionin e redaksisė sė portalit www.mesazhi.com
Mesazhi

Komentet

Ky artikull eshte komentuar 3 here
  • Ismeti E marte 20 Shtator 2011 12:55

    Te faleminderoj per informacionet, me te verete kam menduar se ka analist dhe per fat te keq iu kam besu shumkujt se ma ka marr mendja se me te vertete jane analist plitik. Fat i zi eshte qe lexueseve dhe opinionit ju servohen kso far titujsh dhe ne i marrim si te verete. Vazhdo se opinioni ka nevoje per informacione dhe opinone te tilla qfar ofroni ju .

    Reply

  • Ismeti E marte 20 Shtator 2011 12:57

    Te faleminderoj per informacionet, me te verete kam menduar se ka analist dhe per fat te keq iu kam besu shumkujt se ma ka marr mendja se me te vertete jane analist plitik. Fat i zi eshte qe lexueseve dhe opinionit ju servohen kso far titujsh dhe ne i marrim si te verete. Vazhdo se opinioni ka nevoje per informacione dhe opinone te tilla qfar ofroni ju .

    Reply

  • Ismeti E marte 20 Shtator 2011 13:14

    Te faleminderoj per informacionet, me te verete kam menduar se ka analist dhe per fat te keq iu kam besu shumkujt se ma ka marr mendja se me te vertete jane analist plitik. Fat i zi eshte qe lexueseve dhe opinionit ju servohen kso far titujsh dhe ne i marrim si te verete. Vazhdo se opinioni ka nevoje per informacione dhe opinone te tilla qfar ofroni ju .

    Reply

REGULLAT E KOmentIMIT
  1. Komenti te kete lidhje me temen.
  2. Ndalohet perdorimi i fjalorit ofendues.
  3. Redaksia e portalit mesazhi.com mbane te drejten e fshirjes se komenteve te papershtatshme.
karaktere te mbetura.

Arkivi i autoreve