Image 01 Image 02 Image 03 Image 03

Kur studenti operon zemrėn - Mbytė pacientin

Autor: Ubejd Gashi E hėne 1 Shkurt 2010 13:02 PM


 

Studentët nuk mirren me çështje të mëdha. Nuk bënë.

Psh. me operimin e zemrës. Apo me operimin e trurit.

Nuk mirren as të posa diplomuarit. As ata me shumë përvojë, por me dituri jo të plotë.

I drejtojnë pacientët jashtë vendit. Te kompetentët për këtë çështje.

Njejtë është edhe  për çështje fetare.

Xhemati nuk bënë të mirret me çështje të mëdha.

As studentët. As të posa diplomuarit.

As që janë të gjitha temat për xhematet.

(Pse mirret xhemati me çdo çështje është temë në vete).

Nëse studentët e mjekësisë operojnë zemrën, do t’a mbysin pacientin.

Do të krijojnë imazh negativ për Medicinën.

Do të krijojnë huti tek popullata.

Do të frikësojnë popullatën.

Do të  krijojnë përçarje tek studentët, tek kolegët, në mes profesorëve etj. etj.

E nëse ndonjë mësues i nxitë në këto veprime, studentët do të jenë viktimë e tyre.

Ose viktimë e hileqarëve. Që do t’i konvenonte armiqëve.

Mësuesit të cilët i mësojnë studentët të operojnë zemrat, vetë do të jenë viktimë e dikujt tjetër, apo e mendjes së tyre të vogël, apo e lakmisë së tyre të madhe.

E si bënë që të rinjtë të miren me çështje të mëdha?!

Mendja e vogël, ambicia e madhe. Apo plani i dikujt. Apo edhe njëra edhe tjetra.

Ata që duhet tërhequr vërejtjen , nuk janë. Apo janë tërhequr.

Kështu është edhe me çështjet fetare.

Sa tema po diskutohen, që po bëjnë shumë dëme, e që nuk janë çështje të studentëve të fesë.

As të studentëve të lëmive tjera. Të jo studentëve jo se jo.

As të posa diplomuarëve.

As të pa përvojëve. As të atyre me dituri jo të plotë.

Disa çështje janë vetëm për ekspertë. Për ata ekspertë që shumica dërmuese e dijetarëve i njohin për ekspetë.

Kuptohet jashtë vendit. Atje ku duhet. Jo ku nuk duhet.

Meqë të gjitha mësimet nga jashtë nuk janë të dobishme.

Se e mbysin pacientin.

E mbysin xhematin.

Krijojnë imazh negativ për fenë.

Nxisin urrejtje. Krijojnë huti.

Krijojnë përçarje në mes xhematit. Në mes xhemateve. Në mes  xhematit dhe Hoxhallarëve. Në mes Hoxhallarëve. Në mes familjes. Në mes xhematit dhe popullatës. Në mes të diplomuarëve. Në mes studentëve.

Zgjojnë urrejtje.

Kuptohet që iu konvenon armiqëve dhe planeve të tyre.

Bëhen viktima. Viktima të planifikuara.

Bëhen shkaktarë për të mbyllur zemrat e atyre që janë jashtë katër mureve të Xhamisë.

Ndërsa atyre që janë brenda katër mureve iu ngurtësojnë zemrat.

Studentët dhe të tjerët duhet të mësojnë. Të arsimohen vazhdimisht dhe të presin kohën kur dijetarët kompetent iu japin leje që të flasin për të gjitha çështjet.

Të kuptojnë mirë realitetin. Ambientin e brendshëm dhe ambientin e jashtëm.

Të bëhen të dashur, të butë. Të edukuar.

Të bashkuar. Një grup. Të gjithë.

 

Është plan i armiqëve

Formimi i së paku dy grupeve.

Të mirren me vehten në vend se të mirremi me 95% të popullatës.

Të mirren me cikërrima, në vend  se me hulumtime të thella.

Të mirren me çështje të padobishme, në vend se me çështje  të dobishme.

Të mirren me çështje formale duke i lënë esencialet.

Të mirren me çështje të parëndësishme, në vend se me çështje të rëndësishme.

Të mirren me çështje që përçajnë në vend se të mirren me çështje që bashkojnë.

Të mirren me çështje të rëndësishme diletantët, në vend se të diturit.

Të mirren me çështje të rëndësishme por që shkaktojnë pasoja të dësmhme.

Në vend se të mirren me çështje të profesionit të tyre, të mirren me gjëra që nuk i përkasin profesioneve të tyre.

Të lansojnë një forcë të sëmurë që të pengojnë forcën e shëndoshë.

Të bëjnë të barabartë të diturin me xhahilin.

Të bëjnë të barabartë shembullorët me ngelaqat.

Të urrehen në vend se të duhen.

Të krijojnë imazh negativ, në vend se të krijojnë imazh pozitiv.

Të krijojnë huti, në vend të qartësisë.

Të zgjojnë urrejte, në vend se dashuri.

Të mbyllin zemrat.

Kujdes.

Është plan.

Po ne duhet të bëjmë të kundërtën e jo të biem në këto kurthe.

Opinionet e autorėve nuk paraqesin domosdoshmėrisht edhe opinionin e redaksisė sė portalit www.mesazhi.com

Komentet

Ky artikull eshte komentuar 12 here
  • Pollat E hėne 1 Shkurt 2010 15:40

    Edhe une pajtohem plotesisht me shkrimin e autorit...vertet keto ngjarje qe kan ndodhur kan ngjallur urejtje,por jo dashuri...

    Reply

  • abdulaziz gorqi E hėne 1 Shkurt 2010 16:12

    Shume me vend. Allahu te shperblefte, AMIN!

    Reply

  • shukrija E hėne 1 Shkurt 2010 16:53

    shume,shume,shume fjale te drejta e sikur ti kuptonim dhe ti praktikonim kishim me pas dobi....

    Reply

  • Bardhi E hėne 1 Shkurt 2010 19:44

    Vallai bre Ubejd shume mire po shkrun thjesht, kuptueshem ska fjale. Presim shkrimin tjeter...

    Reply

  • Bedi E marte 2 Shkurt 2010 20:45

    Te lumte vella!Sinqerisht nje shkrim interesant por edhe shume bindes,inshalla perfitojme prej tij ne lexuesit kurse autorin e shkrimit Allahu e ngrit ne grada te larta ne xhennet!

    Reply

  • Alemdari E marte 2 Shkurt 2010 20:57

    Komplimente per profesor Ubejdin,shpesh disa sjellje te disave po me bejen te qaaje nga mllefi qe na e shkaktojn.

    Reply

  • niki2003 E enjte 4 Shkurt 2010 0:53

    shkurt-qarte urime profesor i nderuar

    Reply

  • Afrim Ademi E enjte 4 Shkurt 2010 10:39

    Allahu e shperbleftė Autorin, Allahu e ruajt.Ky ėshtė realiteti, merremi me sende qė nuk na takojnė.

    Reply

  • Xhelal E enjte 4 Shkurt 2010 11:36

    Selam alejkum te gjitheve.Profesor Ubejd je i shkelqyeshem,te lumte!Kur te perzihet shapi me sheqerin dihet cka behet aty....ne spo merremi me ate se si ta ndajme shapin nga sheqeri por gjithnje po ua shtojme dozene perzierjes dhe ja pse na lindin problemet.Pajtohem plotesisht me juve.Suksese

    Reply

  • Selman-alb E premte 5 Shkurt 2010 15:15

    Ky materjal e meriton te pershendetet perzemresisht...dhe uroj qe keto porosi ti kuptoje dhe ti meditoje zemra e gjithesecilit prej nesh dhe ti themi ndal egoizmit personal i cili nuk arrin te ngopet kurre. Dhe secili prej nesh te jape dorheqje e tij prej paaftesise se tij dhe ti leshoje vendin me te zotit, ose nese do ti dukej e veshtire, atehere le ta pranoje me te aftin ne gjirin e vet qe te dy te eci perkrah njeri-tjetrit, drejte kenaqesise se Allahut, si vellezer te vertete pa paragjykime te semura!

    Reply

  • MUSLIMANI E diel 7 Shkurt 2010 22:40

    PO NE MEDICIN MJEKU ESHTE MJEK , STUDENTI ESHTE STUDENT , KURSE NE FE NDRTSHON MESELJA , KA HOXH QE VALLAHI AS ERA HOXH SI VJEN , I MER 450 ERO ROG , PERGJDO DIT SHKON NE MEVLUDE I MER NGA 30 40 ERO ,, EDHE PER KURGJO SI BOHET VON , KU RIN NEPER NAJE VEQ I SHAN MJEKROSHAT THOT JON BO NJE GRUB PREJ T,RIVE VEQ KAN LSHU MJEKER EDHE I KAN SHKURTU PANTOLLAT , EDHE KURGJO TJETER ZDIN , E AJ VET ESHTE GJAHIL NUMER 1 . KY DOKTOR E MBYT NJERIUN ,

    Reply

  • Limi E premte 12 Shkurt 2010 18:02

    mashallah shume shkrim i mire edhe shume i qellum mashallah hallall te koft. veq vazhdoni

    Reply

REGULLAT E KOmentIMIT
  1. Komenti te kete lidhje me temen.
  2. Ndalohet perdorimi i fjalorit ofendues.
  3. Redaksia e portalit mesazhi.com mbane te drejten e fshirjes se komenteve te papershtatshme.
karaktere te mbetura.

Arkivi i autoreve