Avanturat e qeverisë aktuale të Maqedonisë nuk janë ndonjë risi që të shkaktojnë habi në opinion, ngase gjatë gjithë kohës sa kanë qenë në pushtet qeveritë e partisë maqedonase VMRO, avanturat, bile avanturat e rrezikshme për të ardhmen e vendit, kanë qenë veçori dalluese e periuidhës së sundimit të tyre. Mirëpo, avantura e rradhës me projektin për Shkupin 2014, na çon të gjurmojmë më thellë në rrënjët e asaj që ndodh në Maqedoni dhe prapavijën e vërtetë të pamjes së re që dikush dëshiron t’ia jep qendrës së Shkupit.
Videoprezantimi i pamjes së re të qendrës të kryeqytetit të Maqedonisë- Shkupit, që u bë publik ditë më parë nga ana e qeverisë së Maqedonisë dhe komunës Qendër, qartë tregon se me këtë projekt nuk është për qëllim vetëm aspekti arqitektonik, por në fakt fjala është për një riformulim të identitetit të qytetit të Shkupit, gjegjësisht ballafaqohemi me një problem të natyrës historike e kulturore, e jo thjesht vetëm arqitekturale, bile edhe arqitektura është vënë në kontekst historik dhe kulturor të identitetit, sipas bindjeve të kreut politik shtetëror maqedonas.
Projekti i prezantuar për pamjen e qendrës së Shkupit në në vitin 2014, është pjellë e mentalitetit nacional-romantist e radikalist të kreut aktual të qeverisë për ta mbrojtur një pseudoidentitet që nuk ua njeh askush në botë. Dikush tjetër përmes këtij djaloshi të papjekur, dëshiron ta bëjë atë që bëri akademia serbe përmes Millosheviqit, por duke i harruar rrethanat rajonale, ndërkombëtare dhe nacionale të realizimit të dy projekteve.
Përmes statujave të figurave antike dhe ndërtesave me pamje antike, kreu aktual shtetëror dhe akademik i Maqedonisë dëshiron që ta përvetësojë antikuizimin si vlerë të tyre eksluzive, e kjo ua mbyll derën për në UE dhe NATO. Po ashtu, me këtë, tentohet të tregohet se identiteti i Shkupit është antiko-maqedonas (lexo sllav) dhe ortodoks, e jo edhe islam dhe ilir.
Ky projekt, ngrit mur ndarje etnike kulturore dhe fetare, në kohën kur faktorët relevant ndërkombëtar flasin për domosdoshmërinë e integrimit të komuniteteve të ndryshme etnike në Maqedoni. Derisa Europa bëri çmos që ta rrënojë murin ndarës të Berlinit, dy dekada më vonë, Gruevski dhe klani i tij mu në Evropë ndërtojnë mur të ndarjes etnike dhe kulturore, e që shembullin nuk ka ku ta merr tjetër kund, pos se nga qeveria cioniste izraelite dhe ndonji tjetër vazale.
Sipas këtij projekti, në qendrën e Shkupit do të vehen buste të figurave sllave dhe antike si Leka i Madh, por jo edhe të bashkësive tjera etnike në Maqedoni, në rradhë të parë shqiptarëve. Po ashtu, projekti parasheh kishë për ortodoksët, por jo edhe xhami për muslimanët, edhe pse aty ka ekzistuar xhami shekuj me rradhë. Në këtë mënyrë, Gruevski don t’i japë fund dilemës se kujt i takon Shkupi dhe se Shkupi është qytet unik i gjithë qytetarëve të tij. Sipas kësaj, ai riformulon identitetin e Shkupit si vijon: Qytet i ndarë në dy pjesë, pjesa qëndrore e të cilit është sllavo-ortodokse, ndërkaq pjesa tjetër e lënë pas dore nga të gjitha qeveritë e deritashme të Maqedonisë dhe më herët, islame, shqiptare. Në psikën e brezave të rij tentohet të formulohet imazh për Shkupin e kishës dhe Dame Gruevite e Aleksandrit të Madh, sipas qeverisë, i gjakut të maqedonëve të sotëm sllav, e jo Shkupin e Kalasë, Urës së Gurit dhe xhamisë së Sulltan Muratit, si dhe figurave të komuniteteve jo sllave. Sipas imagjinatës së sëmurë të Gruevskit si ekzekutues i projektit, këto ndërtesa dhe skulptura që nuk korespondojnë aspak me historinë, kulturën dhe identitetin e gjithë qytetarëve të Maqedonisë, do ta vulosin identitetin e rij të Shkupit në kokën e brezave të rij sllav dhe do të shaujnë çdo dilemë se a thua vallë Shkupi u takon edhe tjerëve pos sllavëve ortodoks.
Kjo avanturë e rradhës mjaft e rrezikshme e titulluar “Projekti:Shkupi 2014” ka ndikim negativ si planin e brendshëm, ashtu edhe në planin e jashtëm.
Në planin e brendshëm, ngrit bariera të ndarjes nacionale dhe fetare të qytetarëve; nxit tensione ndëretnike dhe ndërfetare; injoron kulturën dhe historinë e josllavëve, e me këtë edhe e pengon integrimin e brendshëm të të gjitha bashkësive.
Në planin e jashtëm, Maqedonia shndërrohet në shtet problematik që provokon fqinjët dhe shkakton destabilizim të rajonit. Në këtë mënyrë e mbyll vetë rrugën për t’u integruar në strukturat euro-atlantike.
Kjo avanturë, ka edhe kosto të lartë financiare. Në kohën e krizës globale, kur e gjithë bota i ka hapur sytë në planin e harxhimeve të mjeteve të buxhetit shtetëror, Gruevski pa dhimtë harxhon para të buxhetit për lukse të panevojshme, bile edhe nxitëse të urrejtjes ndërfetare dhe ndëretnike. Në një shtet të varfur dhe me papunësi të lartë si Maqedonia, derdhen shuma astronomike për buste dhe ndërtesa të panevojshme. Kështu, vetëm oferta për kishën në qendër të Shkupit, ka qenë 18 milion euro, si dhe 10 deri në 15 milion euro janë paralajmëruar për 17 buste. Imagjinoni sa do të jetë kostoja përfundimtare e këtij projekti famëkeq. E që është edhe më keq, ky projekt i jep Shkupit imazh sllavo-ortodoks, ndërkaq financohet nga buxheti që e mbushin edhe muslimanët.
FAKTORI NDËRKOMBËTAR
Në gjithë këtë avanturë të rrezikshme, një pikë që ta tërhek vëmendjen është edhe qëndrimi i faktorit ndërkombëtar. Në fakt, është vlerësimi im personal se faktori ndërkombëtar nuk është duke u pozicionuar drejtë në këtë çështje. Nuk mohoj se kanë thirrur në mosmarrjen e hapave që tensionojnë marrëdhëniet ndëretnike dhe ndërfetare, por qëndrimi i prerë dhe reagimi adekuat për çështjen në fjalë, nuk ka ndodhur.
Kur janë në pyetje shqiptarët, janë shumë të drejtpërdrejt. Për mësimin e maqedonishtes nga klasa e parë nga nxënësit shqiptar, qartë thanë se duhet të mësohet ngase i ndihmon integrimit të komunitetit.
Nëse vërtet kaq shumë janë përkushtuar në çështjen e integrimit të bashkësive, pyes:Si duhet të jetë reagimi i tyre përkitazi me këto projekte provokuese që shkaktojnë ndarje të thella etnike dhe fetare në vend? Si duhet t’i klasifikojnë këto veprime që jo vetëm që çojnë në ç’integrimin e vendit, por janë rrezik potencial për detabilizimin e përgjithshëm të shtetit?
Nuk mjafton të thuash se duhet respektuar kultura e të gjitha bashkësive etnike, apo se nuk duhet të randohet qendra me objekte fetare, ngase Gruevski me lehtësi përskaj këtyre deklaratave vazhdon në veprimtarinë e tij destruktive të injorimit të kulturave jo sllave dhe jo ortodokse, por duhet deklaruar qartë dhe prerë se në qendrën e Shkupit domosdo duhet rikthyer xhamia e rrënuar.
Nëse e duan Maqedoninë unike, të integruar dhe stabile, ata duhet të bëjnë shtypje edhe përmes instancave më të larta të UE-së dhe NATO-s te qeveria që mos ekzekutojë projekte famëkeqe ndarëse mes bashkësive etnike dhe fetare në vend.
GRUEVSKI E IMITON PIKOLOMININ
Është e njohur në histori se komandanti luftarak austro-hungarez Pikolomini ka bërë djegien e Shkupit me pretekst se është paraqitur kolera. Mirëpo, disa historianë dyshojnë në këtë motiv pçr djegien e Shkupit, gjegjësisht mbështesin tezën se djegia e Shkupit është bërë në shenjë hakmarrje për identitetin islam që po formulonte të ardhmen e këtij vendi. Me këtë gjest, ai deshi ta djeg dhe ta rrënojë këtë identitet të banorëve të këtij vendi.
S’do harxhuar shumë mend për të kuptuar se Gruevski mundohet ta imitojë Pikolominin në djegien e këtij identiteti, por tash me metoda tjera. Në fakt, ai me këtë projekt tenton ta djeg historinë disashekullore islamo-ilire të Shkupit- ndërkaq historia nuk mund të digjet- dhe të formulojë një identitetit tjetër sllavo-ortodoks përmes një imazhi të rij të qendrës së Shkupit ku injorohet çdo gjë jo sllave dhe jo ortodokse.
Ne, nuk kemi çka të presim prej tjerëve të na zgjidhin problemet tona, por duhet t’i përveshim krahët dhe vetë ta mbrojmë identitetin tonë që donë të na mohojë ai të cilit nuk i dihet dhe nuk i pranohet identiteti.
Njerëzit që e morrën votën e këtij populli në zgjedhje, duhet të zgjohen nga gjumi i komoditetit të ulëseve të buta të pushtetit. Është koha që t’i bien me grusht tavolinës që është blerë me para nga djersa e popullit të tyre, e që e shfrytëzojnë tjerët kaq kohë të gjatë.
Mirëpo, a kemi ne burra që i bien tavolinës në zyrat e qeverisë së Shkupit, ju vetë e dini ma mirë përgjigjen!
Reklama 229 x 170.png)
Mr. Bashkim Aliu
Nexhmedin Spahiu
Mr. Ajni Sinani
Mr. Muhidin Ahmeti
Nexhmedin Spahiu
Artan Musliu
Blerim Gashani
Mr. Iljasa Salihu
Xhevahire Abazi
Milazim MUSTAFA
Opinione te lexuesve
Merjem Gashi
Reklama 228 x 90.png)
Komentet
Ky artikull eshte komentuar 13 hereJu lumt per punimin e mrekullueshem, ne tetovaret mburemi qe kemi nje imam sic eshte BASHKIM ALIU selamu alejkum.
juamin u desht te thoni me ndryshe edhe pse edhe e juaja nuk ishte gabim...ne muslimanet mburemi qe kemi nje imam sikur Bashkim Aliu.selamu alejkum
I nderuar z.Aliu une kam shume respekt per punimin tuaj,por menyra e shprehjs deri diku nuk pajtom me ju!Projekti Shkupi 2014 eshte nje projekt i cili Maqedoni e sjell me afer BE dhe NATO-s dhe jo sic thoni ju i mbyll dyert.E vertet se eshte shtypur popullata shqiptare si dhe ajo Islame me anashkalimin e busteve te herojnve shqiptar si dhe Xhami Burmaline kete ceshtje faj eshte i Bashksis Islame ketu ne Maq.Sa i perkete projektit 2014 edhe nje her une vete jam arhitekt dhe e kam par kete ,ai nuk bene fjal vetem per buste te Lekes se Madhe apo luanve te tij po ai parashikon edhe Hotele,rikonstruktime te urae,Bilborde digjitale etj..Por cesht krysore ai nuk perfshin vetem pjes se komunes Qender por edhe ne pjes tjerepajtohem jo ne k.Shqiptare Cair dhe Gazi BabeKetu faj 100% BDI!
Selame te perzemerta per hoxhen e nderuar, per brengen qe e mban kudo qe shkon per popullin e tij dhe qe gjene koh edhe pas shum obligimesh te meret me shkrime dhe vleresime te mrekullueshme si ky.Selame nga nje vlla i juaji.
selam alejkum te gjithve JUAMIN me te vertet pajtohem me niki2003mk se nuk ben te thuash ne tetovaret mburemi ce keni nje imam Bashkim Aliu se me ket fjal ban perqarje nemes vellezerit musliman , se Bashkim Aliun e njoh me mir se ti se aj ka qen edhe ne Paris me Fevzi avdiun imam i Shkupi kurse keta nuk folin veq per tetoven ose shkupin kta folin per gjith muslimant ne rrozullin e tokes .Selam alejkum e rahmetullahi e veberekjatuhu
Allahu ju shperbleft
Mr Bashkim Aliu ban pjese ne Eliten e Muslimaneve dhe Ne kemi te drejte te krenohena me Figuren e tij Komplekse. Sa per shkrimin, nese do te gaboja te kritikoja nje presje te tij, atehere do i faturoja vehtes nje gjynah qe nuk e dua. Respekte per Bashkimin.
selamu alejkum edhe une nga sllupcani jam e imami ime nuk me njeh por une ekam imam te nderuarin hoxhen tim bashkim aliun prap po them aj nuk me njeh selam donte thot se nuk asht imam i teetoves por politikanet po ndahen ne teotoves e shkupit ,per shembull nje politikan ne nje deklaratua fali shkupin shkijeve dhe tha se teova asht e jona e shkupi i tine 3 apo 4 kisha tha INSHALLA i ndreqin qekoj a sht per me qa e mu merzite se gruevski e din vetem nje gjuh selam respekt per hoxhen tim
selam vij nga nje vend ku ka pak shqiptare ose muusliman uun di se asht hadis apo nuk asht netem permirson dikush qe e din se aj qe ka shpin duhet mjea dhan shpinen atij qe nuk ka shpin bs oj qe ke gabu ju zotri juamin se nese teova ka shpin e ne nuk kemi sdon te thot qe ne nuk jemi fare [a mos valle e keni edhe ju mendimin e iljaz halimit qe te na jepni neve ketu pse ju qenkeshni ne tetove selam ktajn gabime katastrofale juamin kuuj etoj une jam pakic por jemi nja 2 her me shum shqiptare se ne tetove apojo juamin shikire e lexova shkrimin para seta lexoj komentin tuj juamin e knaqa e me prishe pak disponimin hoxha im mendoj se nuk mendon si ju selam hoxhes dhe ju tanve
Lokalizmi i Tetovareve po mer permasa shqetsusese... si npolitik ashtu edhe nfe