Image 01 Image 02 Image 03 Image 03

Kush ju krodhi?

Autor: Qerim Isufi E hėne 23 Janar 2012 09:52 AM

 

Desha por nuk guxova, ngase prapë nuk guxoj ta them, ndaj vetëm po e lëshoj në një letër të bardhë. Ç’të duhet liria pa të drejtën e të shprehurit, jo, jo unë prapë nuk do ta them, vetëm po e shkruaj atë që në rezervuarin tim të filtrimit quhet jo e mirë dhe jo e bukur. A thua nuk ekziston vepra e keqe në këtë nënqiell? Vallë, mungon krimi mbi këtë tokë, meqë nuk munden të them në tokë, si dhe një oqean pyetjesh tjera?! Si përgjigje të pyetjeve të kësaj natyre mund të ilustrojmë pohimin: “Unë jam kriminel, unë jam i keq, unë jam diktator”, unë nuk munda askund të lexoj fjali të këtilla, nëse ndokush ka hasur në fjali të tilla, do të isha mirënjohës nëse më tregon autorin dhe titullin e librit, qoftë edhe broshurë. Askund nuk e lexova në studimet e jetës së Hitlerit, të Gadafit, apo të Gadafit të Ballkanit, një gjë të ngjashme, në të gjitha përshkrimet e tyre lexova: “Unë i bëra për të mirë të popullit tim”! A thua populli i tyre qenka vetëm familja dhe ushtarët e kampanjës vjedhore, në fakt zgjedhore? Pyetjet nuk kanë të ndalur. A mundemi të gjithë të bëhemi familje apo ushtarë të tyre? Po më habit fakti, që kur jemi në veprim të arritjes së qëllimit, të gjithë bëhemi më katolik se vet Papa. Po, po, gjatë kësaj lëvizjeje letra e mbushur me pikë më të ndjeshme të të nënshtruarve, sa për kujtim të harresës, nëse ne i marrim kokrrat e juaja ne vetëm shqip do të flasim, madje edhe atë gjuhë të cilën e keni mësuar do ta harroni, të gjitha shtëpitë do t’i shitni sepse ne do ju japim banesa me pishina, ne do të hapim kufirin e Llojanit, ne do të ua hipim rrogat e të ngjashme. Menduam se vërtetë rrogës i thonë rrogë, e bukës bukë, por me fjalën rrogë ata kishin menduar në rritje të rrymës, në rritje të derivateve të naftës, në rritje të të gjitha artikujve tjerë përveç rrogës. Ne flamurin do ta grisim më falni do ta ngrehim, po këtë e realizuan, u lumtë, në fshatrat e pastra shqiptare e ngritën flamurin, duke menduar në përgjigje të pyetjeve të asaj fushe, mbase harruam se duhet të punojmë, harruam të lexojmë, harruam të futemi në borxh për të shkolluar fëmijët tanë, duke harruar ta harrojmë edhe fenomenin e harresës.

Fatkeqësisht kur u ulën në kolltuk, aty nën kishte qenë një mi, miu kishte qenë i uritur dhe ia kishte ngrënë letrën.

Madje lëre që e humbën letrën e premtimeve, miu ia dëmtoi edhe shqisën e të dëgjuarit, po, po, që kur kolltuku u ul në kokë të tyre, nuk dëgjojnë asgjë që është kundër të parëve të tyre, madje as që shohin sytë e tyre. Sytë u funksionojnë po ashtu edhe veshët, por brohoritjet të cilat bëhen ndaj identitetin tim personal, nuk dua të merrem me identitetin e tyre ngase është e drejtë e tyre, identitet imi i cili i takon shqipes krenare, thënë troç: partneri i tyre i kurorës në një ndeshje hendbolli të mbajtur afër “mollës së kuqe” e fyen letërnjoftimin tonë. Unë së paku do e them në këtë letër, meqë nuk kam jam i legjitimuar të flas në emër të askujt tjetër, ndaj nuk mundem ta bëjë një gjë të tillë. Ata të mjerët fyerës ishin të fyer nga vëllezërit e tyre nga gjaku e nga kisha dhe nuk ia kthyen atyre, por fyen shqipen të cilën e mbajnë si rezervë të artë për shfryrjeje të mospranimit të tyre, madje atje kishin shkuar me pagesën e TVSh-së sime. Unë një fshatar i vogël në këtë botë të madhe e dëgjova atë, ata të cilët duhet ta dëgjonin nuk deshën ta dëgjojnë, ndoshta nuk u ndjenë të fyer, ose nëse e dëgjonin do të thyenin kurorën.

Shpresoj se me këto shkronja nuk kam bërë mëkat ndaj burokracisë, ngase admirali polak Hyman Rickover i lindur në Janar të vitit 1900 thotë: “If you are going to sin, sin against God, not the bureaucracy. God will forgive you but the bureaucracy won't”- Nëse bën mëkat, bën ndaj Zotit e jo ndaj burokracisë. Zoti do të ua falë, kurse burokracia nuk do ua falë.

Kujdes: është mirë të jetosh i varfër, por të vdesësh i pasur. Nuk është mirë të jetosh i pasur e të vdesësh në gypa të kanalizimit, po, po kjo ndodhë atëherë kur populli tërbohet!

Opinionet e autorėve nuk paraqesin domosdoshmėrisht edhe opinionin e redaksisė sė portalit www.mesazhi.com
Mesazhi

Komentet

Ky artikull eshte komentuar 2 here
  • gurbetqari E mėrkure 25 Janar 2012 12:27

    pershendetje autor i nderuar mendoj se nuk duhet patur frigen te thuhen kto gjera sepse pa lirin e te shprehurit edhe liria nuk eshte liri por liri vetem ne leter te cilen e gezojm ne populli yn qe kur kurorzuam martesen e ktyre dy prative pushtetare njera si nuse qe qka i thot agai ajo duhet te veproj dhe ne shtepi eshte vetem per te pastruar dhe lar gembet e burrit ne ket rast duke lare dhe sterlar mekatet e gruevskit ndaj popullit shqiptar dhe nusja qte bej tjeter pos Amiin kundrejt bashkshortit aga gruevski qe me qdo kusht mundohet te zhduk emrin shqiptar dhe histrorin shqiptare dhe ne populli i ngrat qte bejme vetem i shikojm ata qe dikur vet i zgjedhem per tna keqqeveris se si edhe nese ne fyemi ofendohemi nga bashkkeqqeverisit e tyre e ata nuk ndegjojn por faji eshte tek ne vazhdon

    Reply

  • gurbetqari E mėrkure 25 Janar 2012 12:38

    faji eshte tek ne qe ata kan humbur shqisen e te degjuarit dhe te pamurit sepse nga britmat e mdhaja ne mitingje parazgjedhore qe i bente populli per ta ata tash humben ata shqisa duke bertit per ta qe te zajn sa ma shum vende ne karriget e buta te parlamnetit ku aq sa dojn rrogen e kan per vete dhe aq sa funksioner nuk ka komuna ime aq poste ka nji njeri ne at karrige te but ndoshta edhe me masazh elektronike por shpersojm dhe jemi te sigurt se ato shqisa do ti kthehen ne funksionim per shkurt koh kor ti denoj populli nji dit e ajo dit mendoj se eshte afer edrejta vonon por nuk harron mkujtoet ni fjal popullore qe gjyshi im dikur e thoshte nipi im kjo jet eshte e poshter por shpresojm ne dit me te mira andaj prano te jetosh si qen por asesi mos prano tvdisesh ndryshe por vetem si njeri.

    Reply

REGULLAT E KOmentIMIT
  1. Komenti te kete lidhje me temen.
  2. Ndalohet perdorimi i fjalorit ofendues.
  3. Redaksia e portalit mesazhi.com mbane te drejten e fshirjes se komenteve te papershtatshme.
karaktere te mbetura.

Arkivi i autoreve