Image 01 Image 02 Image 03 Image 03

Lamtumirė Ramazan

Autor: Mr. Rrahman Ferizi E shtune 27 Gusht 2011 18:45 PM

 

1. Panair Hyjnor

 

Çdo vit ky Panair Hyjnor hapet për ato zemra që kanë arritur infinitiv e perceptimit të së vërtetës, kanë vënë lidhje stabile me frekuencat e valëve të besimit dhe ndiejnë nevojë të programojnë jetën dhe vdekjen sipas platformës Absolute.

Ky Panair erdhi natyrshëm, lehtas si puhizë pranvere duke flladitur shpirtrat e etur për freskinë e Qiellit edhe pse të tejngopur me materien e Tokës. Ky Panair erdhi pikërisht në këtë kohë të vapës së mëkateve, si dhe harresës patologjike të kodit të moralit dhe euforisë së shpërfaqjes së lakuriqësisë në përmasa drastike, madje duke tejkaluar edhe limitet e natyrës shtazore.

Duke parë këtë dukuri të “emancoptimit” ndaj kodeksit moral dhe njerëzor, njeriu mbetet i topitur kur shikon deri ku mund të eskaloj natyra njerëzore në imitim dhe degjenerim, aq lehtësisht të pranuar si trend modern, madje edhe si modë!

Njeriu koshient për misionin e tij human dhe hyjnor vie në dilemë të definimit të kësaj manie pas akulturimit dhe amoralitetit, përmasat e kësaj dukuri s’ka si të trajtohen ndryshe vetëm si kultura e zhveshjes apo zhveshje e kulturës, kultura e degjeneruar apo degjenerimi i kulturës, kultura e çoroditur apo çoroditja e kulturës.

Ashtu siç thonë, “ Kur luani është në kafaz majmuni bëhet mbret”, dihet qartë se kur mungon alternativa perspektive dhe fuqia e implementimit të sajë vjen në shprehje alternativa e regresit dhe aleatët djallëzor të saj.

 

2. Shkollë e vullnetit të mirë

Për këtë Muaj të Madhërishëm u shkrua dhe ligjërua shumë, të gjitha opinionet pikëtakohen në të vërtetën se ky Muaj bënë mrekulli, madje është vet mrekullia Hyjnore, e cila shtrin pushtetin e sajë në podiumin tokësor, mbi baza vullnetare.

Njeriu në këtë Muaj e ndjenë vetën më shumë se kurrë si qenie shpirtërore, duke u munduar dhe arritur të disiplinojë natyrën e tij dualiste.

Të gjitha vendet e Botës, qofshin ato në zhvillim apo në përpjekje për të, e kanë në plan të parë avancimin e plan-programit edukativ e kulturor për shkollimin e brezave të rinj, si sfida më e madhe e një shoqërie njerëzore dhe si kusht relevant për perspektivën e sajë.

A thua sa është duke u arritur ky synim global. Nëse shikojmë statistikat e nxënësve dhe studentëve, kryesisht atyre që gravitojnë nga vendet në zhvillim, hasim të dhëna signifikante të rritjes së delikuencave, dukurive negative dhe një tëhuajsimi kolektiv ndaj familjes, shkollës dhe disiplinës e ligjit.

Dihet se poenta e këtij regresioni është si pasojë e mungesës së një mekanizmi të mirëfilltë, i cili shoqërinë arrij ta vet-disiplinojë duke u bazuar mbi norma të shëndosha hyjnore dhe mbi baza vullnetare e jo vetë në imponime retorike.

A thua edhe të rinjtë e shoqërisë sonë, janë duke u kapluar nga sëmundjet e një degjenerimi perfid (ngjashëm me bashkëmoshatarët e tyre në perëndim edhe pse ata nuk janë të privuar nga mësimi i lëndës besimore në shkollat e tyre) si rezultat i këtij sistemi qeverisës “ bashkëkohor” , i cili pretendon se individin e ka në fokusin e interesimit të tij, ndërsa konceptin e besimit e ka lënë jashtë ligjit dhe Institucioneve shkollore.

Ky Muaj i madhërishëm, përveç tjerash është edhe një shkollë hyjnore, ndërsa njëso nevojë imediate ngase mungojnë tërësisht mjetet e edukimit institucional, dihet se ai cili arrin të disiplinoj vetveten që vullnetarisht të abstenojë nga gjërat e lejuara dhe të këndshme, mbetet modeli më i mirë i njeriut të edukuar dhe vetëdijesuar përballë dukurive dhe stuhive të këqija.

Ky Muaj erdhi me mision të implementojë te ithtarët e tij vlera të mirëfillta të disiplinës, moralitetiti, ushtrimit të vullnetit mbi vetveten, ekuilibrit të kërkesave materiale dhe shpirtërore dhe përgatitjes për betejat e pafundme të jetës, duke arritur të grisë individ të cilët janë të aftë dhe në gjendje të marrin fatin në duart e tyre si dhe të bartin detyra fisnike në shërbim të shoqërisë.

 

3. Stacioni i fundit

Jeta në këtë botë i ngjason një udhëtari, i cili patjetër se do të arrijë stacionin e fundit pa varësisht nga rrugët që ndjek. Të gjitha rrugët shpijnë në një fund të pashmangshëm. Disa rrugëtimin e tillë e trajtojnë si stacion të takimit dhe ndarjes. I tillë ishte edhe bashkë-udhëtimi ynë me këtë mysafirë të madh, me këtë Muaj Ramazan.

Ajo që vërehet është vetëm habia e jonë, sa shpejt shkuan ditët e tij. E s’ka mbetur shumë vetëm të ndahemi me të. Kush e ka lexuar udhëtimin e Hazreti Musës paqja dhe Mëshira e Zotit qoftë mbi të dhe Hazreti Hidrit paqja dhe Mëshira e Zotit qoftë mbi të, e kupton më mirë thënien e Hazreti Muhamedit paqja dhe Mëshira e Zotit qoftë mbi të ku lidhur me udhëtimin e tyr thotë, “All llahu e mëshiroftë Musën, si nuk pati edhe pak durim gjatë udhëtimit me Hidrin e të na vinin edhe shumë lajme dhe ngjarje tjera rreth udhëtimi të tyre”.

A thua nuk merakosemi edhe ne nga “ durim” që patëm në shoqërimin e këtij Mysafiri. All llahu na mëshiroftë të gjithëve për gafletin tonë eventual, si dhe na bëftë të kemi pasur durim në shoqërim të këtij Mysafiri së paku sa kishte Musa në shoqërim të Hidrit gjatë udhëtimit të tyre paqja dhe Mëshira e Zotit qoftë mbi ta.

 

4. Lamtumirë

Eh, si nuk të themi tani mirë se erdhe Muaji Ramazan! Por zemrat me mallëngjim presin të përshëndeten me ty, si me ma të mirin mik, si me ma të dashurin vëlla dhe si me ma të shenjtën krijesë.

Të përcjellim Ramazan, po, po shkon pa na pyetur, e sa do që lotët duam të përmbahen, zemrat qajnë. Të patëm pusullë besimi me të cilën u orientuan drejt valëve hyjnore zemrat tona, këto ditë dhe net si kurrë më parë. E a thua ngopet toka me ujë, ashtu nuk ngopen nga prezenca e jote shpirtrat tanë.

Andaj jemi shtangur, dhe nuk guxojmë të mendojmë, nuk guxojmë të kuptojmë se ma në fund duhet të nxjerrim nga zemra lotin në fjalë, LAMTUMIRË O RAMAZAN.

Të lutemi mos na harro të na shoqërosh edhe atë Ditë kur vijmë tek i lumi All llah!.

Opinionet e autorėve nuk paraqesin domosdoshmėrisht edhe opinionin e redaksisė sė portalit www.mesazhi.com
Mesazhi

Komentet

Ky artikull eshte komentuar 4 here
  • Besim Krasniqi E shtune 27 Gusht 2011 23:57

    Allahu te shperbleft per keto fjale te mira,Dr.Rrahman.Padyshim se Ramazani eshte nje muaj i bekuar...dhe me plot te mira e begati..Zoti na mbusht zemrat tona me iman te fort...e na udhezoft per te mir!

    Reply

  • ilir E diel 28 Gusht 2011 0:24

    Rrahman jeni briliant

    Reply

  • hysi E marte 30 Gusht 2011 10:00

    Ramazani vjen apet

    Reply

  • albani E diel 4 Shtator 2011 20:44

    me vjen mir qe ka kesi njerzish ks

    Reply

REGULLAT E KOmentIMIT
  1. Komenti te kete lidhje me temen.
  2. Ndalohet perdorimi i fjalorit ofendues.
  3. Redaksia e portalit mesazhi.com mbane te drejten e fshirjes se komenteve te papershtatshme.
karaktere te mbetura.

Arkivi i autoreve