Reflektim ndaj shkrimit: Fantazma e Sulltanit sillet mbi Kosovë
Përrallat e Hamdi Thaqit në shkrimin “Fantazma e Sulltanit...” marrin edhe një dimension tjetër, atë të kopallave që shndërrohen në tragjikomedi, kur në cilësinë e një profesori të historisë, mundohet të na jep madje edhe leksione teologjike. Kështu, ai thotë: “Myslimani i mirë, i përkushtuar dhe besimtari i mirë, para popullit dhe para zotit duhet të jetë i sinqertë”.
Në vetëm këtë fjali të shkurtë e të thjeshtë, që nuk ka më shumë se vetëm nëntë fjalë (semantikisht) të ndryshme, H. Thaqi, bën pesë gabime, që s’mund t’i falen atij si profesor që merret me edukimin e brezit tonë të ri.
Nën një: Në fjalinë e sipërpërmendur ku shkruan “Myslimani i mirë...”, është plotësisht e pavend që pas sintagmës “Myslimani i mirë” të shënohet edhe pjesa “,i përkushtuar”, sepse kuptohet vetvetiu se myslimani i mirë nuk mund të jetë i pa përkushtuar kur është mysliman i mirë.
Nën dy: Edhe pjesa tjetër kur shkruan “dhe besimtari i mirë”, është e pavend, sepse edhe në këtë rast, myslimani kur është i mirë nuk mund të mos jetë besimtar i mirë. Pra, me fjalë të tjera, myslimani i mirë është edhe i përkushtuar, por edhe besimtar i mirë. Prandaj, fjalia e lartshënuar është e ngarkuar pa kurrfarë kuptimi me gjymtyrët: “i përkushtuar” dhe “besimtari mirë”. Përdorimi i këtyre gjymtyrëve pa vend dhe pa nevojë në fjalinë e lartshënuar, vijnë si pasojë e mungesës së njohurve për Islamin dhe si shkak i pasigurisë së autorit, kur flet në lidhje me myslimanët dhe Islamin. Kështu, duke grumbulluar fjalë të ndryshme, ai mundohet t’ia përhumb njerëzve -siç do të shprehej populli “me kos.” Edhe fjalitë e tjera po të shikohen me vëmendje janë jashtëzakonisht të koklavitura. Por si njeri që e merr kaq fort në mbrojtje shkollën shqipe, Hamdi Thaqi do të duhej të posedonte njohuri solide për gjuhen shqipe. Kjo flet qartë se përveç mungesës së njohurive për Islamin, ai ka mungesë të njohurive thelbësore edhe për gjuhën shqipe. Por edhe ndërtimi i tekstit po të shikohet vetëm pak me vëmendje, vëren qartë se autori nuk është origjinal në shkrimet e tij.
Nën tre: Forma urdhërore e fjalisë “...duhet të jetë i sinqertë”, përmes së cilës autori i urdhëron myslimanët të jenë të sinqertë, është non sens dhe tepër e pasinqertë. As moralisht nëse ka pak moral, por as fetarisht nëse ka pak besim, në asnjë mënyrë nuk është e udhës t’i urdhërojë të tjerët të jenë të sinqertë kur vet nuk është.
Nën katër: Ja përse nuk është i sinqertë. Fjalën popull e vendos para fjalës Zot, që përveç jo sinqeritetit, e tregon edhe arrogancën të tij. Prandaj fjala Zot duhet të vendoset para fjalës popull, pasi Zoti është Ai që e ka krijuar çdo popull dhe gjithçka që ekziston në univers.
Nën pesë: Përveçse autori e bën këtë veprim arrogant, ai e fuqizon arrogancën e tij në raport me Zotin, kur fjalën Zot e shkruan më të vogël, edhe pse fjala Zot është emër i përveçshëm, kurse vet Zoti është Një dhe I Vetëm dhe i Plotfuqishëm mbi çdo send.
Pyes, a nuk i frikësohet autori? Në Kur’anin Famëlartë thuhet:
“Po nëse ti i pyet: “Kush i krijoi ata...?” (43:87)
“Nëse ti i pyet ata: “Kush krijoi qiejt e Tokën, kush i nënshtroi (të lëvizin) Diellin dhe Hënën? ” (29:61)
“Thuaj: “E Kujt është Toka dhe çdo gjë që ka në të, nëse jeni që e dini?” (23:84)
“Thuaj: “Në dorën e kujt është i tërë pushteti i çdo sendi...”.” (23:88)
“Thuaj: “Kush ju furnizon me ushqim nga qielli e Toka, kush e ka në dorë të dëgjuarit e të pamët (tuaj), kush nxjerr të gjallin nga i vdekuri e kush nxjerr të vdekurin nga i gjalli, kush rregullon çdo çështje? Ata do të thonë: “All-llahu”. Ti thuaj: “A nuk i frikësoheni?” (dënimit).” (10:31)
Prandaj fjalia e lartshënuar, për t’i shpëtuar hidhërimit dhe ndëshkimit të Krijuesit të boteve, do të duhej të shkruhej kështu: “Myslimani i mirë para Zotit dhe para popullit duhet të jetë i sinqertë”. I tillë do të duhej të ishte edhe Hamdi Thaqi kur flet e shkruan për BIRK-un, hoxhallarët dhe për besimtarët islam.
Ky është besoj leksioni i duhur teologjik për historianët e sojit në fjalë.
Muhamed Murtezi
Mr. Ajni Sinani
Nexhmedin Spahiu
Mr. Bashkim Aliu
Mr. Muhidin Ahmeti
Mr. Ajni Sinani
Nexhmedin Spahiu
Opinione te lexuesve
Hamdi Nuhiju
Opinione te lexuesve
Opinione te lexuesve
Opinione te lexuesve
Mr. Iljasa Salihu
Hamdi Nuhiju
Reklama 228 x 90.png)
Komentet
Nuk ka komente per kete artikull