Kastriot Myftaraj, njeriu i cili ezanin e quan qenlehje ndërsa mujezinët i quajti qenë që lehin natën
Ditë më parë, një shok imi më kishte dërguar një email ku më propozonte të lexojë në internet një artikull të njëfarë Kastriot Myftaraj. Artikulli fliste për Yllin e Kuq të Komunizmit dhe Gurin e Zi të Qabes. Shkrimi në fjalë, sikur për inat me shtyri të shfletoj edhe më shumë shkrimet e Myftaraj. Dhe mirë që i shfletova. Tek faqja e tij në Facebook, përveç tjerash ai po bënte bile edhe reklamime të paraqitjeve të veta nëpër kanale televizive të Shqipërisë. Në atë faqe, nuk ishte vështirë as për lexuesin më të rëndomt të kuptojë qëndrimin tejet tendencioz kundër Islamit dhe muslimanëve në përgjithësi. Në një vend, saktësisht në fund të shkrimit të lartëpërmendur ai kishte bërë thirrje të hapur për pastrimin e trojeve shqiptare nga Islami dhe muslimanët. Pirolla mos i qoftë!
Kastriot Myftaraj ishte nga Shqipëria. Nuk dijë se cilës fe i takon dhe as që më intereson të dijë. Në realitet, ajo që mua më interesonte ishte diqka tjetër, saktësisht guximi i tij që Ezanin Muhamedije ta quajë lehje e qenit, ndërsa mujezinët e xhamive qenë që lehin natën. Për shkak të karakterit që do të ketë ky shkrim imi, unë Kastriotit nuk do t’i them se është as qen e as nënë e qenëve, në vend të kësaj, Kastriot Myftaraj dhe “pjellës” së tij të ashtuquajtur punim, do ti përgjigjem me fakte shkencore duke argumentuar se shumica e asaj që kishte shkruar është rrenë, trillim dhe mashtrim për qëllime të caktuara dhe të fëlliqura.
Kur fillova të lexoj shkrimin e tij titulli i të cilit nuk lidhet as me fjalë e as me kuptim, mendova se fjala është për problemin e tij të mosnjohjes se gjuhës së fesë. Sepse, gjuha e cila përdoret në spjegimin e fesë ka një terminologji të caktuar, ajo është gjuhë specifike. Pra, të lidhet në një fjali “Ylli i Kuq” dhe “Guri i Zi”, është sikur ajo “filozofia e tij” e përrallave se çka na qenka me më shumë përparësi: Shqiptari Musliman apo Muslimani Shqiptar. Bile, kjo përrallë e cila është vjetëruar kah moti disi mund të futet në ndonjë kallëp, edhe ate me një kusht: që nijeti të jetë i pastërt.
Sipas logjikës, disciplinës e cila “na mëson që sa më pak të gabojmë në të menduar dhe në të folur”, ligji i komperacionit është i qëndrueshëm atëherë kur krahasohen elementet me predispozita deri diku të njejta, si univerzalja me univerzalen, univerzalja me partikularen, partikularja me univerzalen ose partikularja me partikularen. Ky kopmeracion kërkon një kusht: Ndërmjet këtyre kategorive të logjikës duhet të ketë një lidhje reciproke. E pyes Kastriot Myftaraj, se a ka dhe nëse ka, qfarë lidhje reciproke ka mes “Yllit të Kuq” dhe “Gurit të Zi”? Në fillim të këtij punimi, unë gjithënjë mendoja se Kastrioti është xhahil sidomos kur flet për Fenë Islame. Feja Islame është fe së cilës i ngrenë kapuqin edhe dijetarët më të mëdhenjë që ndonjëherë ka pasë në histori. Në fund, se isha gabim kur mendoja ashtu, e mësova vetëm atëherë kalova tek paragrafët e mëposhtëm, bile më së miri këtë e vërejta kur pashe lansimet e Kastriot Myftaraj në faqen e tij në facebook ku pa ndërpre Ezanin e Islamit e quan qenlehje, mujezinit i thotë qen, ndërsa thirrjes për në namaz një të lehur qeni! Të jam i sinqertë dhe shumë modest: Deri më sot ende s’kam lexuar, tek e fundit unë nuk kam lexuar që dikush me kaq shumë trimëri të shajë diqka për të cilën janë shkruar me mijëra faqe, janë përgaditur me miliona kuadro, për të cilën janë bërë edhe lufta e beteja nga më të përgjakshmet. Nuk dijë nëse Kastriot Myftaraj ka qenë mjaft i vetëdijshem, me “men në krye” kur ka sharë kaq fëlliqur ezanin dhe mujezinët?! Unë ende besoj se ai do të kërkon falje për një sharje të tillë, ende besoj se ai mund te ketë pasë ndonjë arësye personale kundër ndonjë personi të caktuar, unë ende dua të besoj se ai këtë sharje nuk e ka bërë sa ka qenë me mendje në kokë!
Nejse!
Shkrimit të Kastriot Myftaraj nuk do ti përgjigjem me kundër argumente. Nuk do të sjelli sqarimet shkencore për të argumentuar të kundërtën e asaj që ky person rrenë. Shkrimit të tij do ti shkoj rresht për rreshti duke dashtë të qesë në pahë trillimet e tija të paskrupullta. Sot, në këtë shkrimin tim nuk do të ndalem tepër as tek “Ylli i Kuq” me pesë maje, bile për këtë s’do të ndjeja për nevojë të shkruaja as edhe një të vetmen fjalë. Jo pse na qenka i keq siq thotë Kastriot Myftaraj, jo pse shqiptarët e përqafuan dhe gabimisht e adhuruan me dekada të tëra, por pikërisht ngase unë e dijë, se përderisa po flasim për yllin e kuq pa thojza, në vend që socializmi të lindej në Evropën Perëndimore, aty për ku edhe bënte përpjekje Marksi duke thënë se komunizmi do të lind dhe rritet në vendet më të forta ekonomike, ylli i kuq i socializmit me ndihmën e jahudive u bartë në Rusinë Cariste, ngase Rusija e atëhershme me gjithë Shtetin Islam ishin dy superfuqitë e kohës të cilat me këmbëngulje i rrinin karshi themelimit të shtetit izraelit në tokën e Palestinës. Shih për këtë arësye, cionistët do të përgadisnin terenin dhe protokolet nëpërmes të cilave këto dy superfuqi do t’i shkatërronin. Të parën e rrëzuan në atë Tetorin e ftohët të revolicionit socialist, ndërsa Shtetin Islam me idenë e nacionalizmit, përqarjes së halifatit në shumë shtete e kombe të ndyshme. Cionistët i’a arritën qëllimit. Revolucioni Socialist i Tetorit dërmoi Rusinë, ndërsa Safavidët e Iranit me gjithë të tjerët nacionalist shkatërruan Perandorinë Osmane, trashëgimtaren e Halifatit të Pejgamberit a.s. Dhe prej asaj dite, për çudi, as e para e as të dytët nuk panë ditë të bardha.
Shkrimi i Kastriot Myftaraj, edhe pse gjuhësisht bukur i qendisur, në përmbajtje është tejet i shkapërderdhur, pa ndonjë lidhje të mirëfilltë tematikash dhe si i tillë aspak koherent, aspak kuptimorë e hiq më pak meritorë për ndonjë replikë shkencore. Megjithate unë mora guximin të shkruaj, ngase mua në realitet me mundonin hërrkamat e një shpirti të sëmuar të Kastriotit, i cili sikur edhe ai tjetri përtej Atlantikut që mori guximin të na krahasoj me derra dhe qenë, bile kishte qajtur me lot krokodili se pse Serbia si preu edhe një milion qen shqiptarë, edhe ky kapadahi, me trimërinë më të madhe Islamin e quajti armik të kombit dhe mbeturinë e shkretëtirës në trojet shqiptare.
Ç’është e vërteta, autori nuk është tepër xhahil. Ai deridiku i njeh gjërat. Informacionet që i sjellë në shkrimin e tij tregojnë se ai nuk është vet. Kastriot Myftaraj, ose është shef i pionave të ndonjë grupe të caktuar ose pion i dëgjuar i shefit të asaj grupe.
Jam mëse i vetëdijshëm se replika dhe debati bëhen rreth shkrimit e jo rreth shkruesit të atij shkrimi. Por, qka ti bëshë këtij “gjeniu”, i cili “nuk i di” as gjërat më elementare të Fesë Islame, qka ti bëshë këtij matrapazi kur dezinformon në mënyrën më të fëlliqur, duke tentuar të paraqesë Islamin si diqka i ligët, se “xhamitë janë fortesat e ushtrisë armike, minaret janë tytat e topave të ushtrisë armike, islamikët praktikantë janë ushtarët armiq”, xhamijat tempuj të prapambeturisë ndërsa minaret e xhamijave thika të përqarjes kombëtare! Katriotit Myftaraj “harron” se Islami udhëheqi gjininë njerëzore me shumë se 13 shekuj, se Islami edhe sot për më shumë se njëmiljard njerëz është kushtetutë e jetës së tyre. Nuk është keq t’i përkujtojmë Kastriot Myftaraj se Islami është fe e Alluhut, ndërsa vet Allahu në Kuranin e Tij u betua se do ta ruaj këtë Islam edhe sikur specjet si ai këte nuk e dëshirojnë. Bile bile, në një vend në Kuran, Allahu shumë qartë thotë se Ai Vet Personalisht do të përkujdeset për fenë e Tij, rrespektivisht për Islamin.
Meqë filluam kështu, hajde pra t’i ulemi në ballë punimit të Myftaraj!
Për hirë të lexuesve që të kuptojnë se sa gabime, sa shkarravina qëllimkëqija i bënë ky shkrues dhe propagandues i njohur edhe në Facebook, unë do ti’a filloj për së mbari.
Kastriot Myftaraj i frikohet kritikës shkencore, ngase ai e di se nëpërmes kritikave të tilla Islami përfiton edhe më tepër respektin. Në vend të kritikës konstruktive, ai qëllimisht mundohet të ndërlidhë gjëra që në realitet nuk ndërlidhen. Realisht, ky është një xhahilizëm me plot gabime logjike. Për Yllin e Kuq ai na thotë se qenka i keq për shkak se ai përdoret edhe në magjinë e zezë! (Themi: Nëse diqka keqpërdoret, nuk do të thotë se ajo diqka duhet të klasifikohet si diqka e ligë!). Për komunizmin thotë se ka një origjinë të errët, se ai nuk ishte ideologji e proletariatit dhe se Ylli i Kuq nuk qenka simbol! (Themi: Komunizmi, edhe përkundër dëshirës së Kastriot Myfataraj të tregohet ma katolik se papa, ai është një formacion shoqëror sikur edhe gjithë formacionet tjera që u paraqitën nëpër histori, ai ishte pikerisht ideologjia e proletariatit ndërsa Ylli i Kuq ishte dhe mbeti simboli kryesorë i kësaj klase shoqërore!). Kastriot Myftaraj për Yllin e Kuq gjithashtu thotë se është i fundit në rradhën e simboleve pagane djallëzore, se para tij paskan qenë “simbolet islamike” të Gurit të Zi! (Themi: As Ylli i kuq nuk është i fundit, ngase të fundit me plot të drejt e konsiderjme paranë e cila ka verbuar sytë e njeriut të sotshëm, e as Guri i Zi nuk ishte i vetmi para Yllit të Kuq, sepse pikërisht për kryqin e kuq dikur shqiptarët mendonin se është shpëtimtari i tyre e për të cilin edhe sot Kastriot Myftaraj pretendon të jetë simbol i joni!). Pastaj, për Gurin e Zi të Qabes thotë së është simboli më i shejtë i Islamit! (Themi: Kjo që thotë Myftaraj as që ka të bëjë me të vëretën, sepse ai gurë nuk ishte kurrë i shejtë, bile as para ardhjes së Islamit e lere ma të ishte konsideruar i shejtë pas ardhjes së tij!). Gjithashtu për Gurin e Zi thotë se dikur paska qenë i bardhë, e pastaj për shkak të mëkateve të njerëzve që e paskan puthur ai qenka bërë i zi! (Themi: Këtu Kastriot Myftaraj e bënë bllabllablla-në më qesharake në punimin e tij!).
Për Ibrahimin a.s. thotë se paska jetuar 2400 vjet para Krishtit, thotë gjithashtu se çdo fis arab kishte Kaaba-n e vet, se arabët pranuan fene e re sepse kjo fe integronte kultet e mëparshme (tejet qesharake dhe tejet xhahilike), se Muhamedi a.s tregoi një fantazi të madhe për të integruar ritualet në fenë e re, se ritualet fetare në Islam ishin kopje e ritualeve të kohës xhahilike, se Safa dhe Marwa janë rituale të idhujtarëve para islamik! (Themi: Përderisa Kurani nuk përmend kohën se kur ka jetuar Ibrahimi a.s., Kastriot Myftaraj duhet të jetë “historiani” i fundit që mund t’a dijë se kur na paska jetuar Ibrahimi a.s. Sikur që nuk është aspak e vërtetë se çdo fis arab paska pasur Kaabe-n e vet, gjithashtu është tejet qesharake të thuhet se arabët paskan pranuar fenë e re kinse për t’i integruar ritualet e mëparshme të kohës së idhujtarisë. Dihet mirëfilli se muslimanët e rinjë, që nga ditët e para të islamit të tyre, me një përkushtim të pashoq u ngritën në luftë pikërisht kundër ritualeve të kohës së idhujtarisë!).
Kastriot Myftaraj mundohet të bëjë njëfarë ndërlidhje mes Hubalit-zotit më të madh në mesin e 360 zotërave sa paska pasur Qabeja, mes hënës dhe ndriqimit e freskisë që bënë hëna natën dhe mes asaj se kinse nga këtu rrjedh edhe përvetësimi i kësaj nga muslimanët! (Themi: A ka gjë më trilluese, më budallaqe se të ndërlidhen këto sende mes vete dhe në fund ti ipet ngjyrë islame tërë kësaj marrëzie?!)
Marrëzinë më të madhe ky shkrues e bënë sidomos kur thotë se Muhamendi a.s. i paska dhënë Allahut tiparet e Hubalit! (Themi: Po te pyetej Kastriot Myftaraj për ate se qka në realitet është Zoti, qka thonë filozofët për Zotin, qka thonë teologët islam, të krishterë e qifut, qka nënkupton me fjalën Zot dhe në fund a mund të definohet Allahu, a thua qka do të na kishte shkruar ky super komperativist mes Hubalit si një gurë dhe Allahut Krijues i Gjtihësisë?!).
Kastriot Myftaraj vazhdon edhe me tutje me marrëzinat e tij. Pak më poshtë, në punimin e tij personi në fjalë për Muhamendin a.s. thotë se paska qenë krijuesi i kombit arab, dhe se Muhamendi paska shartuar Judaizmin dhe Krishterizmin dhe mbi to paska ndërtuar Islamin! (Themi: Mësimet e Muhamendit a.s., që u përcollën tek muslimanët u shprehen nëpërmes hadithit, synnetit të tij. Hadithi edhe pse ishte fjalë e profetit a.s. në realitet ai shpallje e Allahut. Nga ana tjetër, Kurani i Madhërishëm, revetala e Allahut dërguar njerëzimit ishte dhe mbeti udhërrëfyesi më i mirë jo vetëm për Muhamendin a.s., por për tërë muslimanët dhe për tërë njerëzit sa të ekziston bota. Pra, as në hadith e as në Kuran, asnjëherë nuk hasim në diqka se kinse Muhamendi paska qenë themelues i kombit arab, se Muhamendi a.s. paska luftuar per dhënjen e prioriteve kombit arab, se Muhamendi a.s. paska ndërtuar Islamin mbi gërmadhat e Judaizmit dhe Krishterimit të cilët kinse i paska shartuar ato. Përkundrazi, mësimet islame jo që nuk ndalen brenda kufijve nacional të ndonjë përkatësie kombëtare, por ato, sikur që nuk pranojnë nuancat nacionale, ato nuk njohin fare fjalën komb. Realisht, nëse nuk gabohem, kombet paraqiten diku ka fundi i shekullit 18-të. Pastaj, fraza tjetër e këtij Kastriot Myftaraj rreth shartimit të Judaizmit dhe Krishterizmit që i paska bërë Islami nuk është asgjë më shumë se një frazë e rradhës, një frazë më tepër në xherdanin me rruza trillimi që e mban rreth qafës së vet. Islami pranon se të dy këto fe janë fena të shpallura nga Allahu, dhe në kundërshtim me këto dyja, Islami na obligon përkujdesjen dhe respektin ndaj tyre, bile Islami lejon faljen e namazit edhe brenda kishave të krishterizmit dhe sinagogave të Judaizmit. Me një fjalë, Islami as nuk ka shartuar ato, e as nuk është ndërtuar mbi to, por Islami është fe e shpalluar nga Allahu, fe e cila ishte dhe mbeti një ndër institucionet më të njohura edukative që ndonjëherë pati fatin njerëzimi t’a ketë.
Kastriot Myftaraj, me një dozë psikoze të tepruar, më vonë Muhamendin a.s. do ta krahasoj me Svetisavën e Shumadisë, për të cilin në mënyrë shumë ta hapur tregon një admirim të posaqëm. Ai, Svetisavën na e ofron si shembull që duhet t’a ndjekim, ndërsa për arësyetim lanson tezën e tij të quditshme se shqiptarët me Islamin nuk po i lidhka asgjë më shumë veçse një aksidenti historik! (Themi: Nëse është e vërtetë ajo që thotë Myftaraj se Islami po na tërhiqka ka shkretëtirat, nëse është e vërtetë se Islami po na prishka koherencën tonë kombëtare, atëherë përse duhet të marim shembull Svetisavën, përse duhet të pasojmë Vatikanin, Kishën Orthodokse Greke? Nëse po u dashka të nacionalizojmë fenë tonë, siq na porositë Kastriot Myftaraj, atëherë cilën fe t’a nacionalizojmë o Kastriot? Serbët së bashku me grekët kanë orthodoksizmin, Vatikani ka Katolicizmin, Jerusalemi Judaizmin, po ne, me cilën të shkojmë, dhe cilës ti’u futemi nënë sqetull?). Nëse veq duhet të marrim shembull serbët, a thua për cilët serb e ka fjalën Kastrioti jonë: Ata të Svetisavës, të kohës së Qubrilloviqit, Jugoslavisë së Titos, të kohës së Millosheviqit apo tash të Sheshelit e Nikoliqit?).
Kastriot Myftaraj më vonë do ta shohim se i fut hundët edhe në politikë. Me rëndësi është që punimin e vet kryekëput antislam ta qendisë me të gjitha ngjyrat e mundshme armiqësore. Kur nisë të na mbajë ligjerata politike, ai thotë se paska qenë e pritur që shtetet islame në bllok do ta pranojnë pavarsinë e Kosovës! Spas tij paska qenë e pritur që arabët me “surrla e tupane” do të këndonin pavarsinë e Kosovës! A nuk është qesharake një pohim i tillë i Kastriot Myftaraj? A nuk është e drejt ti thuhet këtij “politikologu” se vetëm xhahilët e kësaj kategorie mund t’a kenë pritur një gjë të tillë? A nuk është amaterizëm politik të thuhet dhe të shkruhet një gjë e tillë? Si është e mundur të thuhet, siç thotë “politikologu” ynë nga Tirana se Emiratet e Bashkura Arabe paskan njohur pavarsinë e Kosovës vetëm pasi që ky shtet na qenka protektorat i Amerikës, kur unë e dijë se nëse në Gjirin Persik ka ndonjë protektorat amerikan, atëherë Kuvajti duhet të jetë i pari, ndërsa pikërisht Kuvajti ende nuk ka njohur pavarsinë e Kosovës. Pastaj, nëse duhet të flasim me gjuhën politike që e përdorë Kastriot Myftaraj, dhe nëse gjysma e botës qenka protektorat i Amerikës, atëherë përse Kosova ende nuk është njohur as nga gjysma e botës? Shumica e shteteve që kanë njohur Kosovën janë shtete Evropiane e që, në realitet janë jashtë hemisferës së ashtuquajtur “protektorat amerikan” i Kastriot Myftaraj! A duhet të konsiderohet protektorat i amerikës secili shtet që paska njohur pavarsinë e Kosovës? A duhet të konsiderohet protektorat i Behgjet Pacollit nga Marevci i Prishtinës edhe ai shteti i vogël atje larg në Oqeanin Pacifik, i cili njohu pavarsinë tonë, pikërisht si rezultat i aktivitetit të Behgjet Pacollit që ka bërë dhe po bënë në atë pjesë të botës?
Kastrot Myftaraj nuk lë pa zënë në gojë as Turqinë. Ai bënë një ndërlidhje të quditshme mes Perusë e Kostarikës dhe shteteve islame. Thotë: Me njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Peruja dhe Kostarika vërtetohet armiqësia e botës islame ndaj Kosovës! Ky alamet politikani thotë se këto dy shtete paskan njohur pavarësinë e Kosovës para Arabisë Saudite dhe Emirateve të Bashkuara Arabe. Harron ky burrë se Avganistani musliman ishte ndër shtetet e para që njohu pavarsinë e Kosovës. Për Turqinë trumpeton se edhe ky shtet pranoi Kosovën vetëm pasi nuk mundi t’i bëjë ballë presioneve të Amerikës! Për Turqinë gjithashtu thotë se kur Presidenti Turk Abdullah Gul paska vizituar Serbinë, Turqia paska treguar fytyrën e saj të vërtetë armiqësore ndaj Kosovës, bile neve na sjell edhe një link interneti për të parë atje se qka paska fol në Serbi Presidenti Turk në dëm të Kosovës! Në vazhdim, ai thotë se edhe pse dikur njohu Kosovën, Turqia, pas njohjes më asgjë nuk ndërmori në të mirë të Kosovës dhe shqiptarëve. Pyes lexuesit: Po cili shtet tjetër ndihmoi Shqiptarët dhe Kosovën me shume se Turqia, sidomos në këto tri dekadat e fundit? Cili kryeministër i Turqisë u interesua per Shqiptarët dhe Kosovën më shumë se sa Rexhep Tajip Erdogani?
Kur është fjala për te Vatikani, Kastriot Myftaraj jep disa sqarime të quditshme. Ai thotë se Vatikani nuk e paska njohur Kosovën për shkak se Vatikani po e shihka Kosovën si shtet islam! Ku është e verteta dhe cilës fjalë t’i besojmë më shumë: A fjalës së Kastriot Myftaraj kur rrenë apo intervistës së Kardinalit Katolik kur thotë se Vatikani nuk ka njohur Kosovën për shkak se Vatikani nuk mund të anashkalojë historinë e Kishës Orthodokse e cila Kosovën e konsideron djep i serbizmit? Si është e mundur t’i besohet fjalës së Kastriot Myftaraj kur thotë se “Islami nuk mund të ketë të njëjtin status si Krishterizmi në hapësirën shqiptare, se Islami është fe e sjellë nga pushtuesi, se duhet të zhbëhet çdo shenjë e Islamit në trojet shqiptare, se sot Islami bojkotohet nga pjesa më e madhe e shqiptarëve, se kinse paraardhësit e tyre u kthyen dhunshëm në fenë islame”?!.
Kah fundi i shkrimit të tij, Kastriot Sedikushi porositë që secili shqiptarë që deklarohet musliman duhet t’i hiqet shtetësia e Republikës së Shqipërisë, eventualisht e Kosovës. Ai, porositë kompetentët që shqiptarët musliman t’i shkruajnë për egjiptas, romë apo emigrant arab. Këtë e ilustron me keqardhjen e tij se një pjesë e madhe e muslimanëve i mbushin sheshet gjatë faljes së Bajramit për të përfituar nga xhamitë miell, vaj e sheqer! Ai gjithashtu jep edhe një hipotezë kur thotë se nuk e di saktësisht se sa do të fitonin në referendum muslimanët në Kosovë, për në Shqipëri jep garancën se jo më shumë se 2%, ndërsa për shqiptarët e Maqedonisë thotë që duhet të shkojnë në dreq të mallkuar. Ai thotë se Islami shqiptarëve u ka sjellë vetëm të këqija dhe se në të ardhmën do ti’u sjell edhe më tepër. Islami thotë ai, neve nuk na lidhë me Allahun, por me zallin e shkretëtirës. Kastrioti na thotë se ne shpiptarët jemi popull i vogël, andaj ne duhet të ecim me shembuj, modele, ndërsa për model, na afron modelin e serbëve.
Në fund, Kastrioti thotë kështu: Ne nuk mund të lejojmë që fati i kombit shqiptar të rrijë edhe më tej i ndryrë si në një magji të zezë tek Guri i zi në Mekë! Ndëra unë e pyes se çka duhet të ndërmerret sipas Kastriot Myftaraj që këtë fat t’a lirojmë nga një dry i tillë, ose prej kur e kujt duhet të fillojmë lirimin e kombit nga ky dry?
Mendojmë që i’a vlenë t’i përkujtojmë Kastriot Myftaraj një fakt të pamohueshëm se Islami, në përmbajtjen dhe formën e vet nënkupton paqë e jo luftë ndërsa kërkesa për paqë është kërkesë legjitime e njeriut. Pra, nga këtu del postulati se është shumë e natyrshme të kërkohet Islami, ti kthehemi Islamit e Islamin t’a pranojnë me miliona njerëz nëpër botë. Islami na thotë se nëse vërtetë ndjejmë nevojë për nënshtrim ndaj dikujt, atëherë nënshtrimi duhet ti bëhet vetëm Allahut e askujt tjetër përveq Atij. Nëse koncepti i njeriut mbi Zotin është i ngusht dhe jo i sakt, atëherë edhe qëndrimi i njeriut ndaj atij nënshtrimi do të jetë i tillë dhe jetën do t’a bëjë të ngusht dhe të prishur. Kastriot Myftaraj duhet të dije se Islami urdhëron njeriun të bënë paqë, të don paqën, të ruaj paqën dhe parasëgjithash paqa dhe toleranca me njerëz të jetë fryma e tij. Njeriu sipas Islamit duhet të arrijë paqën me vetveten, nëse e bënë këte, ai do ta ketë me lehtë të arrijë paqë me rrethin ku jeton. Njeriu, jeta e të cilit udhëhiqet nga arësyeja dhe virtytet, është ai i cili jeton në paqë, i qetë dhe i nënshtruar ligjeve të natyrës. Virtytet, sipas Kuranit janë “kufijtë e përkufizuar nga Zoti në ne”. Islami thotë se njeriu duhet t’i besoj Zotit si kreator i rregullave morale dhe të arësyes në mënyrë aktive dhe efektive. Sipas Islamit feja është shpallja dhe përhapja e vlerave të larta njerëzore e që njeriu duhet ti kultivoj edhe më shumë ato. Detyrë e njeriut është që këtë Zot t’a zbuloi në brendësinë e vet, pra, Islami për të cilin kaq keq flet Kastriot Myftaraj, është kjo paqë dhe kjo thirrje për jetë me plot tolerancë.
Kastriot Myftaraj është armik e jetës religjioze. Ai, muslimanin shqiptar nuk e do, prandaj edhe nuk dëshiron të bisedoj me te. Religjiozët musliman për Myftaraj janë armiq të hapur. Ai nuk e di se jeta religjioze në Islam është jetë e nënshtruar ideales ndërsa për idealën i’a vlen të bëhet përpjekje deri në fund. Meqë kurrë nuk e ka shijuar, është mirë t’i përkujtojmë atij se në jetën religjioze, realja më e ulët i nënshtrohet reales më të lartë, dëshirat personale i nënshtrohen shkakut impersonal, vlera e pakët i nënshtrohet vlerës së lartë, temporalja i nënshtrohet eternales, ndërsa partikularja universales. Në jetën religjioze, çdo gjë shkon nga poshtë lart, çdo gjë dëshiron të lartësohet.
Kastriot Myftaraj, përveq që urren Islamin në tërësi, atij i pengojnë xhamitë, minaretë e xhamive, ezani që thirret në ato minare, atij i pengojnë namazet që falet në xhamija e sidomos ata që falen nëpër to. Atij i pengon mu ajo që në Islam quhet zemra dhe bërthama e Islamit.
Sipas Islamit, namazi dhe të gjitha elementet që ndërlidhen me te si xhamija, minareja, ezani e të tjerat, është afrimi më i sinqert dhe më efektiv kah Allahu dhe ka njerëzit. Në namaz, në atë namaz pra i cili falet në ato xhamija që Kastriot Myftaraj don ti rrënojë, njeriu ndjenë se po sheh Allahun e tij, bile Kurani flet qart rreth të pamurit e Allahut përgjatë kryerjes së namazit. Realizimi i kontaktit thuajse direkt mes njeriut dhe Zotit të tij e i cili arrihet përgjatë kryerjes së namazit, njeriun e bënë të pafrikshëm, atij i jep plot forcë dhe energji, andaj ky njeri nuk njeh pengesat që i dalin përpara dhe nëse i dalin ato, është i aftë dhe i fortë t’i menjanojë. Kuptimi i namazit ka këtë performancë. Namazi, (ezani, ikameti, safat, qëndrimi në këmbë, përkulja, sexhdeja, e deri te selami) në Islam është raport reciprok mes njeriut dhe Allahut të tij. Relacioni mes Zotit dhe njeriut në namaz nuk është relacion njëanësor. Për muslimanin nuk ka gjë më të shtrejtë, më të lartë se sa kur thërret besimtarët të falin namazin. Nuk ka gjë më të shtrejtë për besimtarin se kur fal namazin. S’ka gjë më të bukur për muslimanin se sa të ndjejë thellë atë fitoren e cila arrihet përgjatë faljes së namazit. Namazi nuk është për përfitime materiale e personale, apo për përmbushjen e nevojave ditore me ndënjë qese vaji, sheqeri apo miell siç thotë Kastriot Myftaraj. Namazi, ezani dhe xhamija janë tri shtyllat e aspiratës për një dritë më shumë në jetën tonë. Pyes: A ka gjë më të bukur se sa të kontaktohet Allahu, Krijuesi i githësisë? Pra, a ka gjë më të bukur se sa të thirret ezani, të falet namazi e të shkohet në xhami? Tash, a ka gjë më të shëmtuar, më të qmendur se sa të shahet namazi, ezanit ti thuhet lehje e qenit ndërsa mujezinit qen që leh natën?!
Dhe në fund të shkrimit të tij, Myftaraj rezervon hërrkamën trishtuese të vajit të tij se: “Ose kombi shqiptar do të ndahet nga Islami, duke u vetëdeislamizuar, ose Islami do ta mbysë kombin shqiptar. Ndërsa ne i themi: As populli shqiptar nuk do të ndahet nga Islami, sepse koci nuk mund të ndahet nga mishi përderisa trupi është gjallë, as askush s’do të ketë forcën t’a mbyt islamin sepse askush s’ka fuqinë më të madhe se fuqia e Allahut, e as Islami s’do ta mbyt kombin shqiptar sepse Islami është dinamikë dhe jetë, e dinamika nuk nënkupton vdekjen por jetën dhe gjallërinë.
Muhamed Murtezi
Mr. Ajni Sinani
Nexhmedin Spahiu
Mr. Bashkim Aliu
Mr. Muhidin Ahmeti
Mr. Ajni Sinani
Nexhmedin Spahiu
Opinione te lexuesve
Hamdi Nuhiju
Opinione te lexuesve
Opinione te lexuesve
Opinione te lexuesve
Mr. Iljasa Salihu
Hamdi Nuhiju
Reklama 228 x 90.png)
Komentet
Nuk ka komente per kete artikull