Mbase lindja e Diellit paraqet burimin e jetës, nga kjo edhe fjala Lindje ia jep kuptimin jetës, edhe gjatë procesit të ardhjes në këtë botë edhe të një foshnje të porsalindur. Kulturat, civilizimet, fetë, perandoritë burojnë ose e kanë zanafillën nga lindja. Është i njohur për opinionin civilizimi kinez, hindus, babilonas, bizantin, persian, arab e osman. Njashtu edhe të tre fetë hyjnore apo teiste në një Zot të vetëm, e kanë burimin nga lindja, sikurse hebraizmi, krishterimi ashtu edhe islami, e pastaj gjatë epokave kohore të caktuara janë përhapur edhe në perëndim, veri apo jug të hemisferës tokësore.Nuk bën e të mos përmenden edhe ekzistimi qindra apo edhe mijëra vjeçar të perandorive të njohur nga historia e civilizimit njerëzor, që poashtu burimin e kanë nga lindja, që nga perandoria kineze, japoneze, babilonase, hinduse, bizantine, perse, arabe e osmane etj.. Perëndimi përveç tjerash percepton edhe sinonimin e përfundimit të jetesës së kësaj bote, dhe se në ditën e shkatërrimit(kataklizmës) të kësaj bote, dielli do të lind nga perëndimi që paraqet edhe shenjën e përfundimit të jetës së kësaj bote. Përveç që marrim nga Perëndimi (Oksidenti) shumë gjëra të çmuar dhe me vlerë, duhet të marrim njashtu edhe gjëra të çmuara dhe me vlerë që vijnë edhe nga Lindja(Orienti) mvarsisht prej shijes apo perceptimit të çdo qenieje njerëzore. Shpresoj që akoma dielli të rrezatojë nga lindja, që paraqet vazhdimin e jetës së kësaj bote.
Çdokush e ka të drejtën e vet të shikojë, apo jo, serialet e ndryshme televizive që vijnë si nga perëndimi ashtu edhe lindja, e që shfaqen si në televizionet publike ashtu edhe komerciale. Është e drejtë e çdokujt se çfarë do të përcjell apo të shikojë në ekranet televizive, e drejta e tij është e patjetërsueshme , kulturore, humane, civilizuese e njerëzore.
Në rast se është normale që një grup rep ”fifti-cent” që vjen nga Perëndimi (Oksidenti) i cili para ca kohësh mbajti një koncert “live” në Prishtinë, në të cilin morën pjesë me mijëra adhurues apo fanca, mbajtja e një koncerti “live” të Ibrahimit nga Turqia para ca kohësh, në të cilin poashtu morën pjesë me mijëra adhurues apo fansat të tij, automatikisht qenka anormale, pasi që si i tillë vjen nga Lindja (Orienti). Ashtu edhe serialet latino -amerikane të cilët shfaqen në televizionet tona e që vijnë nga perëndimi, nuk do të hyjë se sa kanë vlerë dhe shije artistike, pasi që nuk jam njohës i artit të serialeve, edhe pse vetëm e di që nuk kanë gjë të përbashkët me kulturën dhe traditën tonë artistike, por ja posa që RTV 21 e tani edhe KTV-ja nisi shfaqjen e serialeve turke, me aktorët kryesor, Mehmedin dhe Pollatin, krisi kiameti e u bë nami, sepse qenkan rrezik për kulturën dhe traditën tonë artistike, pasi që vijnë nga Lindja(Orienti), edhe pse ka gjëra të përbashkëta që korrespondojnë me kulturën tonë artistike. Trumbetohet dhe bëhen klithje me të madhe, bile bile edhe raciste, kinse akoma jemi duke jetuar në sistemin monist, edhe pse një pjesë e shoqërisë sonë akoma ëndërron dhe mendon sikurse ë kohën e komunizmit, dhe se e drejta, perceptimi apo këndvështrimi vetëm i tyre qenka real dhe i drejtë, ndërsa perceptimi apo këndvështrimi i kundërt nga ata, qenka i rrezikshëm dhe jo i drejtë.
Do të përfundojë këtë qasje me një parafrazim të një shkrimi në mediat tona të shkruara, për të cilin mendoj se çdo koment është i tepërt si i tillë: ”Por këto televizione edhe komerciale qofshin, do të duhej të kenë përgjegjësi për formësimin e shijes së këtij populli, nëse jo për edukimin e tij. Do të duhej të kishim sadopak obligime e detyrë, që shijet tona t’i drejtojmë kah perëndimi, se jo pak herë është thënë se nga lindja, e vetmja e mirë që i ka ardhur këtij populli ka qenë ”lindja e diellit”. Aman se na doli shpirti nga Lindja”.
Për të dërguar koment së pari duhet të Kyçeni ose të Regjistroheni në mesazhi.com
Muhamed Murtezi
Mr. Ajni Sinani
Nexhmedin Spahiu
Mr. Bashkim Aliu
Mr. Muhidin Ahmeti
Mr. Ajni Sinani
Nexhmedin Spahiu
Opinione te lexuesve
Hamdi Nuhiju
Opinione te lexuesve
Opinione te lexuesve
Opinione te lexuesve
Mr. Iljasa Salihu
Hamdi Nuhiju
Reklama 228 x 90.png)