Image 01 Image 02 Image 03 Image 03

Liri popujve gjithmonė

Autor: Avni Xhemajli E mėrkure 20 Janar 2010 21:56 PM

 

Me hapjen e arkivolit, familjaret e Jetullah Haxhi Deskut panë trupin e djalit të tyre të qepur në të gjithë trupin prej fytit lartë e deri në fund të barkut, ngjashëm si trupin e të riut palestinez Belal Ganemit. Aktet e tilla kriminale të ushtruara nga ushtria serbe, shqiptarët i merrnin më shumë si masakër, dhe pak kujt në atë kohë do të këtë mundur t’i shkojë mendja se djemet e tyre nuk janë vrarë vetëm pse janë shqiptarë, por edhe për arsye të përfitimit nga trafikimi i organeve të tyre.

Dikujt sigurisht i kujtohet e dikujt edhe jo, kur para një dekade grupi i njohur gjerman i rok muzikës “Kelly Family” në aksionin humanitar për të grumbulluar të holla gjithandej Evropës në ndihmë popullit të Kosovës, kur nga kënga e njohur "The children of Kosovo", të cilën në atë kohë e këndonin me dhimbje e shpeshherë edhe me lot në sy refrenin e njohur: “This children of Kosovo/ Are crying for a helping hand/ The children of Kosovo/ Are dreaming of a peaceful land", që çdo njeri që e pati rastin të dëgjonte në koncertet e mbajtura e në TV, qoftë shqiptarë a qoftë të huaj, i prekte në zemër e ua këpute shpirtin. Kjo bëri që mijëra qindra njerëz të huaj, ende të panjohur mirë sa duhet me çështjen e Kosovës të solidarizoheshin e të bashkoheshin me Kosovën anë e mbanë Evropës e botës, me njerëzit e saj, me fëminjët e saj, në dramën që po përjetonte në atë fundshekull.

Po në këtë fillim shekulli kemi ende një dramë që kërkon fundin –të cilën bota e shikon me dekada si po të ishte një shfaqje teatri, sikur kënaqet me të e pastaj sikur edhe duartroket– një tragjedi të një populli tjetër që rënkon, vuan, e qan për më shumë se gjysmë shekulli mes tri mureve, në veri dhe lindje me Izraelin, në perëndim me detin, kurse të katërtin po ia vënë në jug të saj në kufi me Egjiptin, për ta izoluar përfundimisht. Është ky populli i Palestinës. Janë gratë palestineze. Janë burrat e Palestinës. Janë pleqtë palestinez. Janë fëmijët, janë vajzat dhe djemtë e rripit të Gazës, që mes katër mureve qajnë për ndihmën e një dorë dhe e ëndërrojnë paqen në jetën dhe tokën e tyre.

E vetmja dorë e shtirë këtij populli në këto çaste –që para një viti dhune të paparë të ushtruar ndaj tyre prej 27.12.08 deri 18.01.09 nga forcat ushtarake izraelite duke mos kursyer asgjë mbi ta, skena të cilat u panë në televizionet anë e mbanë botës– qe karavani i një autokolone me ndihma humanitare e medicionale prej 200 automjetesh e titulluar si “Viva Palestina”, që kohë më herët ishte nisur nga Londra dhe përshkoi mbi 4000 kilometra rrugë përgjatë Evropës për të arritur në destinacionin e caktuar, e cila u pengua nga autoritetet izraelite e egjiptase, për të mos hyjë në Gaza. Këto ndihma sadopak ua lehtësuan dhimbjet e vuajtjet popullësisë në Gazën e izoluar që pësuan nga lufta e egër 22 ditëshe me bomba e fosfor që e digjte edhe nëntokën e Gazës, ku humbën jetën 1400 palestinez, një e treta prej të cilëve fëmijë, përmbi 5000 njerëz të plaguar dhe një popull i tërë prej 1.5 milion njerëzish të vrarë në shpirt e në zemër.

Në fakt lufta nuk zgjati vetëm 22 ditë. Ajo vazhdoi edhe më vonë, edhe tani. Bota e shikoi autokolonën dhe me përjashtim të shumë pak vendeve islame, i vetmi shtet që realisht bëri përpjekje që ajo të mbërrijë në Gaza ishte Turqia, ngjashëm siç i doli në ndihmë kryeministri i këtij vendi në kampin e Davos-it, duke kërkuar ndaljen e dhunës në Gaza, ku ndër tjera presidentit izraelit, Shimon Peresit, i tha në fytyrë se zëri i ngritur është zëri i fajtorit, takimi i të cilit në shenjë revolte për cenimin dhe kufizimin e fjalës se tij përfundoi me bojkotimin e kryeministrit Turk Erdogan, ngjarje kjo që u pa gjithandej botës në mediet e shikuara.

Në televizionet botërore si Al-Xhezeera, CNN, Euronews, BBC, Skynews etj. u panë gjithashtu edhe krimet e gjenocidi i ushtruar ndaj popullit palestinez në Gaza që nuk ishte i pari, por që edhe kam frikë se nuk do të jetë i fundit. U pa se si në duart e djalit e përgjakur vdiste nëna, në duart e nënës vdiste djali, në duart e djalit vdiste babai, në duart e babait vdiste vajza, e në duart e vajzës vdiste kush tjetër pos gjyshja e cila e kishte rritur atë me mund e dashuri. Bota i pa mëkatet e bëra në Gazë, i pa krimet, e pa gjenocidin, i pa që të gjitha. Dhe nuk bëri asgjë. Vetëm se i ktheu shpien dhe i shikoi si po të ishin ngjarje të një filmi aksion. Nuk u zgjua as edhe atëherë, kur ushtria izraelite sulmoi e bombardoi edhe selinë e OKB-së në Gaza. Por një gjë se paku duket të jetë arritur: Mosharrimi i turpit që ndodhi sheshazi në sytë e botës.

Se fundi bota e pa edhe turpin tjetër, kur gazeta “American Free Press” publikoi aktivitetin kriminal të një sindikate të rabinëve çifut në Amerikë që trafikonin dhe kryenin kontrabandë me organet e njerëzve, qendra e të cilëve gjendet në Izrael, kurse shpenzimet e saj garantohen nga institucioni i quajtur “Projekti për shëndetin kombëtar të Izraelit”, gjë të cilin e pohoi edhe vet një ish-oficer i Izraelit në pension, i cili u gjykua në Brazil kohë më parë për trafikim të organeve njerëzore. Pasi aktiviteti kriminal me trafikimin e organeve doli të jetë i vërtetë në Amerikë, rabinët çifut që po bënin biznes me mishin e huaj, u arrestuan nga FBI-ja. Gazeta "American Free Press" bëri të ditur gjithashtu se projekti “Shpëtimi i Jetimëve” që mbulohet në të gjithë botën, rrëmben fëmijët dhe pas marrjes së organeve i djegin kufomat e tyre.

Pas kësaj ngjarje tronditëse pasoi ngjarja tjetër edhe më rrëqethëse, e publikuar në një gazetë tjetër. Gazetari suedez Donald Bostrom në gazetën Suedeze “Aftonbladet” në njërin prej artikujve të tij të botuar në formë libri, me titull; “Ata grabisin organet e trupave të fëmijëve tanë”, shkruan: "Izraelitët rrëmbejnë të rinjtë palestinezë në Bregun perëndimor të lumit “Jordan” dhe në rripin e Gazës dhe pasi i vrasin, u marrin organet e trupit dhe kufomat e tyre ua dorëzojnë familjeve". Bostrom shkruan se këto veprime kriminale kanë filluar me urdhër të Ehud Olmert-it në fillim të viteve 1990, i cili në atë kohë ishte ministër i shëndetësisë së Izraelit. Duke sqaruar më tutje se Izraeli krime të tilla kishte kryer edhe gjatë intifadës së parë në vitin 1988.

Gazetari suedez Bostrom sqaron gjithashtu se ushtarët izraelitë nuk i kanë kursyer as kufomat e palestinezëve, organet e të cilëve i kanë shitur. Bostrom në shkrimin e tij tregon se ka qenë vet dëshmitar në rastin e të riut palestinez, Belal Ganemit, kur e kishte parë se si ushtarët izraelitë në vitin 1992 e rrëmbyen atë pasi e plagosen, ndërsa pas disa ditëve më vonë Izraeli ia ktheu kufomën familjes së tij, të cilët e panë se barku i Belal Ganemit ishte qepur. Kjo u vërtetua edhe nga vet gazetari suedez Bostromi, i cili në atë kohë kishte arritur të fotografojë trupin e të riut palestinez të Ganemit, fotografia e të cilit me barkun e qepur u botua në gazetën suedeze “Aftonbladet”.

Krimet e tilla të ushtruara nga Izraeli ndaj palestinezëve, shqiptarëve të Kosovës u kujton historitë e tyre rrëqethëse, kur prej fillimit të viteve 80-të e deri në fillim të viteve 90-të, serbët ua kthenin të vrarë djemtë e tyre nga shërbimi ushtarak i ushtrisë së atëhershme jugosllave në arkivole prej hekuri hermetikisht të mbyllura (derisa shqiptarët bojkotuan këtë ushtri), duke thënë se djemtë e tyre po bënin vetëvrasje, akt krejt i pazakonshëm e i pavërtetë që s’e njihte ky popull! Urdhër i prerë i ushtrisë jugosllave/serbe në atë kohë ishte gjithnjë që arkivolet të mos hapeshin kurseji. Ajo ushtri i shoqëronte dhe i mbikëqyrte arkivolet derisa ushtarët shqiptarë varroseshin në vendlindjet e tyre, madje duke qitur edhe me armë kinse në shenjë pikëllimi e dhimbjeje për humbjen e ushtarëve të vet!!!

Për shkak të urdhrave të ashpra ushtarake dhe dhunës, qenë vetëm pak familje që morën guximin të ndriçojnë fatin e bijve të tyre, hapjen e arkivoleve dhe refuzimin për qitjen me armë për të humburit e vet, siq bëri familja Desku nga Siçeva e komunës së Klinës, kur serbët nga Subotica ia kthyen të birin e tyre Jetullah Haxhi Desku, të vrarë më 18 maj 1990, vetëm dy muaj pasi kishte shkuar të kryejë shërbimin ushtarak. Me hapjen e arkivolit, familjaret e Jetullah Haxhi Deskut, panë trupin e djalit të tyre të qepur në të gjithë trupin prej fytit lartë e deri në fund të barkut, ngjashëm si trupin e të riut palestinez Belal Ganemit. Aktet e tilla kriminale të ushtruara nga ushtria serbe, shqiptarët i merrnin më shumë si masakër, dhe pak kujt në atë kohë do të këtë mundur t’i shkojë mendja se djemet e tyre nuk janë vrarë vetëm pse janë shqiptarë, por edhe për arsye të përfitimit nga trafikimi i organeve të tyre, ngjashëm siq bën sot Izraeli me të rinjtë e Palestinës.

Gazetari suedez Donald Bostromi -i cili është i mendimit se me kërkesë të vendeve islamike Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë duhet të ndjekë penalisht këtë çështje- thotë se, Belal Ganemi nuk është viktima e vetme e vrasjeve dhe e trafikut të organeve njerëzore nga organet shtetërore të Izraelit. Viktima të tjera ishin edhe dy palestinezët tjerë Khaled dhe Raed dhe shumë të rinj tjerë, familjarët e të cilëve Bostromi i kishte intervistuar dhe kishte biseduar me ta, të cilët me ç'rast i kishin rrëfyer atij se si ushtria izraelite u kishin marrë organet e fëmijëve të tyre pasi i kishin vrarë ata. Edhe vëllai i një vajze palestineze 15 vjeçare tregon se si ushtarët izraelitë e kishin marrë motrën e tij të plagosur dhe kur ia kishin kthyer trupin, mungonin organet kryesore nga trupi i saj. Ndërkaq, Rabin Rozenbaum i akuzuar për shitjen e veshkave të palestinezëve në Amerikë, ka pohuar se veshkat i blinte në Izrael me një çmim prej 10 mijë dollarë, kurse i shiste në Amerikë me një çmim prej 160 mijë dollarë!!!

Reagimi i Izraelit ndaj shtetit të Suedisë për publikimin e këtij artikulli në gazetën suedeze ishte mjaft i ashpër, duke mohuar raportin e “Aftonbladet” dhe me akuzën për anti-semitizëm, gazetës në fjalë dhe qeverisë suedeze iu kërkua t’i kërkojë falje Tel Avivit, gjë që qoi deri në ftohjen dhe prishjen e marrëdhënieve mes të dyja vendeve, meqenëse një gjë e tillë që Izraeli kërkoi nuk ndodhi. Jen Hellin, kryeredaktor i gazetës “Aftonbladet” organeve izraelite iu përgjigj në këtë mënyrë: " Më vjen keq të shikoj që qeveria e Izraelit me akuza të pabaza, me propaganda qesharake dhe duke përmendur anti-semitizmin përpiqet të pastrojë këtë çështje. Ky artikull në asnjë mënyrë nuk është anti-semit, por vetëm hedh dritë mbi veprimet e ushtarëve izraelitë".

Në anën tjetër, as qeveria suedeze nuk e dëgjoi zërin shfajësues të Izraelit, dhe nuk pranoi t'i kërkojë falje asaj (e cila në shenjë hakmarrjeje, ndaloi hyrjen e gazetarit dhe fotoreporterit të gazetës suedeze “Aftonbladet” në rripin e Gazës), por u shpreh e vendosur për mbrojtjen e lirisë së shprehjes. Dhe me të drejtë, sepse gjithë këto ngjarje rrëqethëse dolën të vërteta, kur para pak ditësh Izraeli pranoi vjedhjen e organeve të palestinezëve si dhe trafikimin e tyre; kur intelektualja amerikane Nenci Shefer Hughes, akademike dhe profesoreshë e antropologjisë në Universitetin Berkeley të Kalifornisë, ndihmoi edhe më tej në ndriçimin e këtyre ngjarjeve që shokun publikun botëror dhe shqetësuan Izraelin, duke e publikuar intervistën e saj të bërë në vitin 2000 me ish shefin e Institutit Izraelit Abu Kabir, Dr. Jehuda Hiss, pjesë të së cilës para pak kohe u transmetuan edhe në Kanlin II të Izraelit.

Ndërkaq ushtria Izraelite e përfshirë drejtpërdrejt në këto skandale çnjerëzore, pranoi turpshëm vjedhjen e organeve, duke thënë: "Ky aktivitet ka përfunduar para një dekade dhe nuk do të ndodhë më!", kurse edhe Ministria izraelite e shëndetësisë gjithashtu e pranoi turpin duke thënë se marrja e organeve ishte bërë me leje!!!

Mirëpo ndryshe nga ushtria izraelite dhe “Ministria izraelite e shëndetësisë” mendon gazetari i gazetës suedeze Donald Bostromi i cili thotë: “Rastet e publikuara nga gazeta "Aftonbladet" kanë të bëjnë me krimet e regjimit sionist deri në vitin 1992, por ky regjim edhe më pas ka vazhduar grabitjen dhe shitjen e organeve të palestinezëve. Si rrjedhim, është e nevojshme të krijohet një grup ndërkombëtar për të kryer hetime më të hollësishme në lidhje me këto krime, në mënyrë që krerët e regjimit sionist dhe autorët e shitjes së organeve të dëshmorëve palestinezë të gjykohen në një gjykatë ndërkombëtare.”

Fëmijëve të Gazës dhe të rinjve të Palestinës, në këto mënyra çnjerëzore i është vrarë fëmijëria, sigurisht bërë jo pa qëllim por me vetëdije të plotë, përmes luftës së egër brenda katër mureve me armë nga më të ndryshmet nga toka, nga ajri, nga deti, nga të gjitha anët, duke përdorë deri edhe fosforin që dogji jo vetëm njerëzit por edhe nëntokën e Gazës. Nga kjo dhunë tronditëse dhe po aq shokuese të vitit të kaluar, fëmijëve të Gazës i është vrarë fëmijëria, dhe jo rastësisht, dhe jo pa qëllim, por krime këto bërë me vetëdije të plotë nga shteti izraelit, sepse kush e ka të vrarë fëmijërinë, e ka të vrarë edhe rininë, edhe pjekurinë, edhe pleqërinë, të vrarë e ka gjithë jetën, edhe shpresën edhe gjithçka tjetër.

Fatkeqësisht nga këto krime gjenocidale populli i Palestinës, fëmijët e Gazës dhe të rinjtë e saj, janë dënuar të jetojnë në këtë mënyrë me fotografitë e kujtimeve -siç e titullon shkrimtari Milazim Krasniqi një nga romanet e tij, që për tematikë ka po ashtu luftën e dhunën, veçse atë të ushtruar ndaj shqiptarëve të Kosovës nga regjimi serb, që preferojë leximin e tij si ndihmesë për çlirimin nga copëzat e makthit të mbetur diku brenda neve- të kobshme të atyre ngjarjeve shokuese të vitit të kaluar dhe të atyre të më shumë se gjysmë shekulli më parë që akoma nuk kanë të ndalur në Palestinë e veçmas në rripin e Gazës.

Në krejt këtë situatë, a nuk do të thoshte një poet i madh: “Liri popujve gjithmonë”, kurse po të ishte nga Palestina Ali Podrimja, në këtë gjendje a nuk do të thërriste: “Zgjohu Palestinë!” “Bashkohu!”, “Botë, ndale krimin, gjenocidin, dhunën, Izraelitët!”, se "Ma rrjepën mishin/ E po jetojnë me mishin tim të vdekur!"; “Gaza është gjaku im që nuk falet!”

 

Opinionet e autorėve nuk paraqesin domosdoshmėrisht edhe opinionin e redaksisė sė portalit www.mesazhi.com
Mesazhi

Komentet

Ky artikull eshte komentuar 4 here
  • Behar E enjte 21 Janar 2010 23:38

    All-llahu te shperbft inshallah vella Avni

    Reply

    Replike nga: tina - E premte 22 Janar 2010 10:07
    mashallah shum shkrim i mire
  • A. C. E diel 24 Janar 2010 23:58

    Allahu te shperbleft vlla Avni Ke bere nje shkrim jashtezakonisht te mire dhe ke bere krahasime shume te qelluara.Eshte e cuditshme qe historia e popullit te kosoves eshte e ngjajshme me ate te vllezerve tone musliman nga populli palestines.Nga ky shkim i juaj, me la shume pershtypje edhe nje gje : ke shfaqur ne drite dicka qe pak kujt apo askujt prej shqiptareve nuk i ka shku mendja. Ke shkruar se Aktet e tilla kriminale tė ushtruara nga ushtria serbe, shqiptarėt i merrnin mė shumė si masakėr, dhe pak kujt nė atė kohė do tė kėtė mundur t’i shkojė mendja se djemet e tyre nuk janė vrarė vetėm pse janė shqiptarė, por edhe pėr arsye tė pėrfitimit nga trafikimi i organeve tė tyre. Eshte shume e dhembshme qe popullli palestines qe gjysem shekulli perballet me akte te tilla cdo dite

    Reply

  • lindi E diel 31 Janar 2010 18:55

    mashallah shkrim i bukur po demokracia e sodit thote: tash ki te drejt te folesh jo si perpara, mirepo askush ste degjon cka te bejme vella allahu ua lehtesofte gjendjen atyre e neve na kthjellte mendjet se po prehemi e po varrosemi per se gjalli ne emer te demokracise

    Reply

REGULLAT E KOmentIMIT
  1. Komenti te kete lidhje me temen.
  2. Ndalohet perdorimi i fjalorit ofendues.
  3. Redaksia e portalit mesazhi.com mbane te drejten e fshirjes se komenteve te papershtatshme.
karaktere te mbetura.

Arkivi i autoreve