Image 01 Image 02 Image 03 Image 03

Loke, erdha!

Autor: Qerim Isufi E enjte 4 Gusht 2011 14:14 PM

 

Në prag të përgatitjes shpirtërore, në pritje të musafirëve në shtëpitë e veta. Po, po të huaj në vatrat e tyre, rrugët përplotë me të tillë, kufinjë të stërmbushur me udhëtarë. Lotë të përcjellura me ujë gëzimi. Dy javë të gjata të cilët zëvëndësojnë motin, javë të ndara në dysh, javë ardhjeje e vajtjeje. Në faqet e historisë shpesh hasim projektin e njëfarë Vaso Cubrilovici I cili krijoi Tuqinë moderne me arnautë. Arnautë të cilët nipëritë e tyre jo më shumë e jo më pakë janë në gjendje të thurrin fjalitë “gjyshi im dikur ishte arnaut” dhe kaq, as që dijnë se kush ishte Fan Noli, imam Vehbi Ismaili, Skenderbeu, Hasan Prishtina etj. Vallë si ta quajmë këtë person arnaut të turqizuar apo turk të arnutizuar.?? Ky djalosh I bukur, a thua sa peshon në anën e tij faji, nga fakti se në brendinë e tij hasim gjak Skënderbeu? Sidoqoftë për të mos lodhur ty I nderuar lexues, bëjmë një hap më parë. Këtë rast e ka kapluar vala e historisë. Por, ajo që është për tu dhimbsur është arnautizimi modern apo më mirë thënë perëndimëzimi I vëllezerve tanë. Vëllezër të cilët po dhurojnë trupin e tyre Perëndimorëve, të mirat materiale njashtu në të njëjtën adresë, për në mëmëdhe nuk I mbete gjë tjetër vetëm të dhurojnë lotët e përcjellur me një oqean përmallimi për loket, loke të cilat po I presin me shami të bardhë, loke e cila çdo agim pret nipëritë e mbesat e saja, por sa ka vlerë ardhja e tyre kur kjo loke gati nuk I njeh e as që mund t`I kuptojë ngase ai nip bukurosh e ajo mbesë e ëmbël nuk din të thurrin fjalinë ‘si je moj loke’? fjali e cila freskon zemrën e saj, lokja nga dashuria shprehet” eja të të puth ballin” mbesa e vogël fare nuk ia jep ballin, ngase nuk e kupton, jo jo nuk e kutpon se ajo I takon fushës së atij bukuroshi të arnautizuar (më butë thënë të perëndimëzuar). Përderisa prindërit e tyre shoqërohen me ëndërra e asgjë më shumë për vendlindjen e tyre, duke kujtuar abetaren e vjetër por të ëmbël, mësuesin e thinjur I cili fliste shqip, shoqërin me xhep të zbrazur (shoqëri e pasuruar me buzëqeshje e me sinqeritet). Në momentin që ky prind lirohet nga ankthi vendos në vete” Nuk mundem më të përballoj, nuk më pëlqen kjo pleqëri, rini e cila më largoi nga prindërit, pleqëri që tani më largon edhe nga fëmijët e mi. Nuk dua të jetoj me xhep të pasur e I kapluar me mallë, dua, dua varfërinë time që dikur e kisha, varfëri e përcjellur me përkdhelje prindërore ” Kurse ata të cilët duhet menduar për mos krijim të një perëndimëzimi e asimilimi, fare nuk brengosen e madje as që kalon nëpër kokat e tyre një parandalim I tillë apo për një kthim të tyre në mëmëdhetë e tyre. Jo, jo, fare nuk lodhen me këtë gjë kjo pjesë e qenieve për arsye se më primare për ta është vurja e çmimit të teleferikut për në Vodno (Kryqi) apo ndoshta janë të preokupuar me vazhdimin e projektit te kishës së jerusalemit në kalanë e Shkupit? A thua o ju të cilët përdorni vetëm dy gishtërinj (edhe atë gjysmë të fjetur në parlament) nuk po I shihni këta të rinjë si hikin për në Perëndim, a thua nuk keni ndonjë pjesëz ndërgjegje për kthimin e këtyre? Pyes veten a thua nuk ju dhimbsen këto loke të cilat janë lodhur duke lotuar e duke I shprehur “”Udhë të mbarë”. Jo jo ju nuk keni kohë të merreni me probleme të kësaj natyre ngase keni për detyrë të kryeni “ Mbretërinë e kafshëve” edhe atë kafshë të vjedhura nga komshit, në mes të kokëqyetit. Jini të sigurt se nuk ju paralizohet goja nëse në parlament përdorni ndonjë fjalë të nxjerrur nga fjalori ekonomik. A thua deri kur do të bisedoni vetëm për patriotizëm (patriotizëm duke u fishkëlluar organet e barkut popullit)? Më brenë një pyetje e cila I takon kutisë së Pandorës pas një kohe shumë të shkurtër “ kë do të përfaqësoni e nga kush do të kërkoni kokrra’?

 

Opinionet e autorėve nuk paraqesin domosdoshmėrisht edhe opinionin e redaksisė sė portalit www.mesazhi.com
Mesazhi

Komentet

Ky artikull eshte komentuar 3 here
  • gurbetqari E enjte 4 Gusht 2011 20:22

    hmm....nuk di prej ku tia filloj si te komentoj nji shkrim te till kaq te perfshires dhe prekes shkrim qe veri ne lidhje mendjen me zemren dhe lagu syrin e lagur,rinqethi tere trupin qe nga gishtrinjt e kembes deri ne maje te flokut,tani sdi sdi qka te them sepse me trupin e shitur perendimorve shkoi edhe mendja pas aty qmimi duke harruar se kush ishim e qka ishim,pranuam edhe dhimbjen e shpirtit dhe notin ne oqean te krijuar nga ata qe percjellin dhe nga ne qe udhtojm sepse nuk benem ball qe ta pranojm dhimbjen e xhepit dhimbje qe eshte momenatle tani durojm dhimbje te zemres dhe te tere trupit sepse ate qe allahu nai fali neve shendetin ne ia falem dikuj tjeter,por fatkeqsisht se kete edin dhe kan dhimbje per kete vetem ata qe jan te prekur me kete semundje,qeveritaret smerziten JOO.

    Reply

  • E enjte 4 Gusht 2011 20:33

    smerziten se ata nuk kan dertin e lokes me shami te bardh nuk kan dertin se dikend edhe gjumi nuk e zen duke e menduar ate loke qe eshte duke pritur te dyert e shtepis por JO nuk po kthehet askush sepse nevoja per egzistenc na detyroi te gjithve qe ta kapim kete rrug duke i ditur pasojat e kesaj rruge me tunele,dhe kete ishim te detiruar ta bejme sepse ata qe kishin obligim te sigurojn vende pune ne vendin ton i shihnim vetem kur kishin nevoj kokrre dhe aq.per funf te falemderoj nga zemra autor i nderuar tash mar frym disi dryshe kur edi se dhembjen dhe merzin kemi me kend me nda.qe cop te mallit e shprazim permes shkronjave duke i kujtuar kohret e vjetra ne prehrin e lokes dhe rrethit qe na rrethonte...

    Reply

  • dallendyshja C E enjte 4 Gusht 2011 20:49

    shkrim mjaft emocionues, po sikur te zgjatej kjo merzi sa zgjati edhe leximi, sikur te mbaronin lotet kur mbaroi edhe leximi,ne koke po sillen edhe shume sikur tjera.... mirepo jo, ky udhetim dhe keto valixhe do i percjellin vellezrit dhe motrat tona deri ate dite kur do ta marrin udhetimin e perjetesise, po sido qe te jete, ato jetojn ne zemrat tona dhe dhasht All-llahu te jemi se bashku ne perjetesi, ne Xhennetet e All-llahut te kenaqemi pas gjithe ketyre vuajtjeve.

    Reply

REGULLAT E KOmentIMIT
  1. Komenti te kete lidhje me temen.
  2. Ndalohet perdorimi i fjalorit ofendues.
  3. Redaksia e portalit mesazhi.com mbane te drejten e fshirjes se komenteve te papershtatshme.
karaktere te mbetura.

Arkivi i autoreve