Në botën e globalizuar emri dhe mbiemri nuk po diktojnë idenë e identitetit. Thjeshtë, po merren për pretekst për ndarje, e asesi shkak për bashkim dhe bashkëpunim.
Mbiemri nuk mund të ekzistoj pa emrin, dhe nuk ka kuptim pa përcaktimin identitar të njeriut, fisit, kombit, shtetit. Nuk mund të thuash Maqedonia veriore pa pasur parasysh Maqedoninë jugore. Lehtë e ndërruam hartën gjeografike, por mbiemra nuk pranojmë. Ky ishte pozicioni i qëndrimit në pushtet të Nikolla Gruevskit. Kjo është tërë filozofia e udhëheqjes politike në këtë shtet. Ndërtojmë histori, me statuja, me mure, me beton e me gur, vetëm për ta vetëdijesuar masën, se mbiemra nuk pranojmë.
Sheshi i Shkupit që dikur dukej bukur, pa kuajt e Gruevskit, sot është ngarkuar me statuja të nevojshme e të panevojshme. Ai beton i derdhur në shesh, sikur na jep mesazhin e zorit. Populli maqedonas është në pozitë të vështirë. Atij i duhet që të nxjerr në shesh identitetin e vet, sepse po rrezikohet edhe nga ajo sferë. Kësi mesazhe mund të lexojmë nga tërë ai beton i derdhur në sheshin e Shkupit.
Kjo gjë pranohet lehtë nga bizneset pasi që ata i shohin vetëm përfitimet e tyre ekonomike dhe nuk interesohen fort për gjërat tjera.
Mbiemri pa emër, sot po merr shembull Izraelin dhe logjikën e betonizimit të një toke të huaj. Rrafshoj dhe betonizoj këtë tokë, për të jetuar unë aty, dhe ti nën tokë. Ndërtoj një identitet, një shtet, një vend, një lagje, të jashtë ligjshëm me bekimin e Organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe të SHBA.
Si e realizoj këtë qëllim?
Për ta betonizuar një tokë, fillimisht duhesh ta posedosh. Edhe nëse ajo tokë është vakëf,d.m.th. pronë e myslimanëve të një vendi, ti në mënyrë të dhunshme përmes ligjeve të ndryshme e grabitë atë tokë dhe e pronëson për vetveten. Më pastaj, nëpërmjet tatimeve të shumta në një vend, dhe dënimeve të njëanshme vetëm për një komunitet të atij vendi, ti mbush buxhetin e atij shteti. Me mbushjen e buxhetit, ndarjen e tij të padrejtë, e bën në betonizimin dhe ndërtimin e historisë në shesh të një populli, duke shkelur djersën e një populli tjetër. Popullata shtrëngohet skajshmërisht nga politikat tatimore të këtij vendi. Detyrohet që të gjej rrugë të jashtëligjshme për të jetuar. Nuk mund të përballojë kostot e ditëve të sodit një buxhet familjar prej 300 eurosh. Shpenzimet mujore janë më të larta sesa të hyrat, ndërsa popullata gjithmonë përballet me pa perspektivën ekonomike, politike, sociale, kulturore në këtë vend.
Pozicioni i shqiptarëve tek mbiemri
Janë dhënë shumë interpretime rreth kësaj çështjeje. Disa kanë thënë që shqiptarët duhet të mbështesin palën greke, për krijimin e një mbiemri të Maqedonisë. Disa të tjerë kanë thënë se duhet që të mbështesim Maqedoninë në ruajtjen e emrit të saj dhe mos cenimin e kësaj të drejte. Dhe pala e tretë, kanë thënë që nuk duhet mbështetur as pala greke, e as pala maqedonase, por duhet përkrahur opinioni i ndërkombëtareve për benificionet dhe zgjidhjet afatgjate të problemeve të këtij shteti, përmes futjes së Maqedonisë në NATO dhe në BE.
Nëse mbështesim palën greke, kundër shtetit të Maqedonisë, atëherë fillojmë që të justifikojmë edhe pretendimet greke, për jugun e Shqipërisë. Greqia ortodokse nuk ndalet asnjëherë nga apetitet e saja në Ballkan. Në këtë mënyrë humbim mbështetjen e Shqipërisë, por edhe hidhërojmë miqtë tanë turq.
Nëse mbështesim politikën aktuale të Maqedonisë, për vazhdimin e konfliktit me Greqinë dhe mos zgjidhjes së kontestit rreth emrit, atëherë justifikojmë të gjitha politikat e padrejta të qeverisë së Nikolla Gruevskit ndaj shqiptarëve të këtushëm.
Kontesti midis Maqedonisë dhe Greqisë rreth emrit, po pengon zhvillimin ekonomik të këtij vendi. Nga kjo pengesë, më shumë po dëmtohen shqiptarët e këtushëm sesa maqedonasit. Përderisa si popull, po pengohemi nga ky problem, interesimi më i madh duhet të jetë tek ne zgjidhja e këtij problemi.
Rruga e zgjidhjes, pa asnjë pikë dyshimi duhet të jetë presioni ndërkombëtar. As si thotë Greqia, e as qysh thotë Maqedonia, po qysh thonë ndërkombëtarët.
Muhamed Murtezi
Mr. Ajni Sinani
Nexhmedin Spahiu
Mr. Bashkim Aliu
Mr. Muhidin Ahmeti
Mr. Ajni Sinani
Nexhmedin Spahiu
Opinione te lexuesve
Hamdi Nuhiju
Opinione te lexuesve
Opinione te lexuesve
Opinione te lexuesve
Mr. Iljasa Salihu
Hamdi Nuhiju
Reklama 228 x 90.png)
Komentet
Ky artikull eshte komentuar 2 hereI nderuari Hamdi,nč rregull ajo qč thua mč sipčr por jo ajo qč thua nč fund se assi thon grekčt e as si thonč maqdeonasit por simbas teje duhet tč jet ashtu si thonč ndčrkombtarčt,ktu pak reflektova nč vete dhe erdha nč pčrfundim qč tč mos jetč as ashtu si thonč ndčrkombtarčt sepse nčse nuk čshtč falsitet historik,na e dimčse sa herč kan vendosur ndčrkombtarčt pčr shqiptarčt,shqiptarčt kan mbaruar keq por duhet tč jetč si thonč shqiptarčt pra duhet na shqiptarčt ti realizojm synimet tona e jo tčpresim se ēka dovendosin tjerit pčr vete dhe pčr fatin tonč,fatin tonč duhet ta marrim na vet nč duart tona,besoj se sjam gabim mč sč paku kčtč herč.
Me siguri qe Hamdiu e din mire kete qe me mire eshte te vendosim ne shqiptaret, por si tja bejme kur sna pyet kush dhe skemi forcen e duhur qe ka ardhur si rezultat shekullor i coptimit. Sikur te ishim shume te fortedhe te bashkuar ne NJE, atehere me siguri qe Hamdiu nuk do kishte nevoje per ta mesuar Neve. Nejse megjithate, Hamdiu ndoshta ka menduar te keqen me te mire kur i eshte referuar lojrave te femijerise tone te hershme: As une, As ti Por Njai tjetri Apo Jo Hamdi Burri?