Image 01 Image 02 Image 03 Image 03
Mbulesa Islame: mjet apo qėllim

Mbulesa Islame: mjet apo qėllim

Autor: Mr.Xhemail Ēupi E premte 1 Mars 2013 10:05 AM

 

Të tjerët e shohin bukurinë e femrës në trupin e saj, kurse Islami e ndryshoi këtë koncept duke thënë se kulmi i bukurisë së gruas qëndron te morali dhe dinjiteti i saj. Femra është nevoja dhe dëshira e parë në botë, ajo u krijua pikërisht atëherë kur babai i njerzimit, Ademi a.s. ishte në mes të parajsës, i rrethuar me bukuritë e saj, me ushqimin dhe freskinë e saj, por ai përsëri ndjente një shprazëti në shpirtin e tij, kjo shprazëtirë ishte vetmia dhe mungesa e dashurisë. Njerëzimi duheshte të nis dhe Allahu xh.sh dëshironte ta bën këtë në formën më perfekte, duke krijuar prej brinjës së Ademit a.s., duke qenë ai në gjum, krijesën e parë të gjinisë së kundër, femrën, që vet e emëroi Hava. Pse e krijoi Havën nga brinja e Ademit a.s. por nuk e krijoi edhe atë nga balta si vet Ademin a.s.? Arsyeja e parë është që të mos paraqitet si krijesë dualiste, e ndarë dhe e veçuar nga burri, konkuruese dhe kritikuese ndaj tij, por si krijesë që ka të njejtën gjenezë me Ademin dhe që do të jetë përkrahëse, keshilluese dhe mësuese e burrit, ti dhimbset ai dhe që ta luan rolin e adukatores shpirtërore të burrit. Arsyeja e dytë është fakti që brinja si asht në anatomi luan rolin e parzëmores (mburojës) të gjoksit prandaj krijimi i gruas të parë nga brinja e burrit është shenjë që gruaja në të ardhmen e gjirit njerëzor do jetë mburojë morale për burrin, ashtu siç është brinja mburojë për zemrën dhe mushkëritë në trupin e njeriut. Unë besoj se edhe sot e kësaj dite, edhe pse jeta është bërë dinamike dhe njeriu është bërë egoist dhe mendon se mund të mbijetojë vet në këtë botë, burri kurrë nuk mund të përparon pa ndihmën dhe përkrahjen e gruas, por edhe gruaja nuk mund të mbijetojë pa përkujdesjen dhe angazhimin e burit.

Motër besimtare, më lejo të të jap disa këshilla: vazhdimisht falemderoju Allahut xh.sh. që të ka ngritur në nivel të lartë, më të lartë bile edhe se vet burri pasi një kaptinë e tërë të dedikohet vetëm ti dhe ajo është kaptina Nisa (gruaja), prandaj mos nguro, por vazhdo të bësh vepra të mira dhe mos e humb shpresën në shpërblimin e Allahut xh.sh.. Prej teje kërkohet që të mbajsh mbulesën Islame (hixhabin) ose nëse nuk e ke, vendose atë. Hixhabi është pastërti shpirtërore, pengim i të keqes dhe bllokim i rrezikut të jashtëm që mund të të kanoset. Thotë Allahu xh.sh. : “O ti Pejgamber, thuaju grave tua, bijave tua dhe grave të besimtarëve le të venë shamitë (mbulojë) e veta mbi trupin e tyre, pse kjo është më afër që ato të njihen e të mos ofendohen. All-llahu fal gabimet e kaluara, Ai është mëshirues” (Kaprina Ahzab: 59). Kur për herë të parë u shpall verseti I urdhëresës për vendosjen e mbulesës, sahabët shkuan nëpër shtepiat a tyre dhe ua transmetuan këtë obligim Hyjnor grave të tyre, por pasi gjendja ekonomike në atë peridhë kohore ishte e mjerueshme ato u detyruan të grisin pëlhurë nga robat e tyre të trupit dhe me to mbuluan flokët e tyre, saqë kur erdhi koha e namazit të radhës, nuk kishte grua në qytetin e Medines që shiheshte pa mbulesë.

Në kontinuitet me argumentat Kur’anore të postuara më lartë, me të drejtë pyesim: çfarë i pengon vajzat muslimane që të vendosin hixhabin? Në vijim do paraqesim disa nga “shkaqet dhe pengesat” e femrave muslimane për mos implementimin e urdhëresës së hixhabit (mbulesës Islame) dhe kundër argumentet fetare në lidhje me të njejtat:

Femra e parë mund të arsyetohet se ajo praktikon shumë nga parimet fetare, por këtë urdhër nuk mund ta aplikon pasi I duket demode, ajo pra praktikon nga feja vetëm atë pjesë që i konvenon asaj, duke braktisur pjesën e ngelur: Ky neglizhin I urdhërave të Zotit ka qenë edhe arsye që Allahu ka kritikuar çifutët duke u thënë: “A e besoni një pjesë të librit e tjetrën e mohoni (Kaptina Bekare: 85), të njejtat fjalë vlejnë edhe për muslimanët. Kurse Pejgamberi a.s. në një hadith thotë: “Nuk e respekton këtë fe vetëm ai që e rethon atë nga të gjitha anët (që i zbaton të gjitha ligjet).

Femra e dytë mund të arsyetohet se mbulesa Islame e pengon që ajo të ekspozon bukuritë e saj, duke u shprehur me cinizëm “pse Zoti më urdhëron të mbulohem kur vet Ai ma ka falur bukurinë? Çdo vajzë kur del nga shtepia pa hixhab, me apo pa dashje bëhet shkakëtare që shumë meshkuj do ta shohin atë me qellime apshore dhe si rezultat I këtij shikimi ato marin mëkate, por mbasi ajo është shkaktare kryesore e mëkateve Allahu këto mëkate do ti ndaj në dy pjesë: për atë që ishte shkak (femra provokuese) dhe për atë që ishte pasojë (mashkulli që u provokua). Prandaj, oj motër, pyet veten se sa mëkate sot i ke dhënë tjerëve dhe vetes tënde? Në rastin e kundërt, nese del me mbulesë Islame, sa më shumë djem të të shohin me atë bukuri Islame, aq më shumë u shtohet besimi dhe krenohen me fenë e tyre, më këtë fitojnë shpërblime nga Allahu, dhe mbasi vajza muslimane është shkaktare e shpërblimeve, Allahu këto shpërblime do ti ndaj në dy pjesë, për atë që ishte shkak (vajza me mbulesë Islame) dhe për atë që ishte pasojë (mashkulli që krenohet me femrën muslimane) .

Femra e tretë, duke mos dashur të hyn në këtë debat thotë: “ke të drejtë, por mua akoma nuk më ka drejtuar Zoti, duke menduar se udhëzimi në Islam është si shkopi magjik që vjen për një çast: Dije se Allahu ta ka treguar rrugën e drejtë, të ka lanë të lirë të zgjedhësh mes të mirës apo të keqes, prej mëshirës së madhe të Tij të ka dërguar edhe Pejgamber me Libër të saktë siç është Muhamedi a.s. dhe Kur’ani, kurse ti të ka ngelur vetëm që të zgjedhish të mirën, të braktisish të keqen dhe mos fajsosh askënd tjetër për pasojat e veprimeve të tua përpos vetvetes. Allahu xh.sh. thotë në Kur’an:” Ne atyre u patën treguar rrugën e drejtë por ata megjithatë më shumë e deshin verbërinë.”(Kaptina Fussilet: 17)

Femra e katërt është aq shumë e prirur pas modës saqë mendon se mbulesa Islame e privon atë nga shijimi I të bukurës: Motra ime, a mos vallë moda është më e dashur për ty sesa Allahu xh.sh.? Mos haro se në çastet e fundit të jetës për kë do kesh më shumë nevojë, për Zotin apo për modën. Pastaj kush të ka thënë se mbulesa e zbeh bukurinë tënde! Ti mund të kesh hixhab dhe përsëri të ndjehesh bukur duke u veshur bukur njëkohësisht, mjafton mos jetë qëllimi I mbulesës mjet për provokim por qëllim final I kënaqësisë të zbatimit të urdhërit Kur’anor.

Motër në fe, historia neve pa pushim na ka folur për jetën e grave të mëdhaja, gra që kanë sakrifikuar dhe që kanë dhënë mundin e tyre për njerzimin saqë prej në lashtësi është e njohur thënia : pas çdo burri të suksesshëm qëndron një grua e mençur. Të këshilloj që të lexosh më shumë për jetën e grave (sahabeve) të kohës së Muhamedit a.s. që edhe pse ishin gra të zakonshme ashtu siç je edhe ti, me veprat e tyre mbetën në histori dhe disa prej tyre bile përmenden edhe në Kur’an. Ti mund ta quash veten çka të duash dhe si të duash por mos haro se Allahu xh.sh. të ka nderuar me shumë tituj të mirë si: nënë, motër, edukatore, mësuese, përkrahëse, këshilluese, etj. Prej teje varet ardhëria e brezave të rij, prandaj mos haro misionin më të rëndë dhe më të rëndësishëm në jetë: edukimi I fëmijëve.

Opinionet e autorėve nuk paraqesin domosdoshmėrisht edhe opinionin e redaksisė sė portalit www.mesazhi.com
Mbulesa Islame: mjet apo qėllim


Arkivi i autoreve